| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Rozina Prendi: Kam luftuar me rolin e zysh Elenės Gazeta SOT Emocionet e njė roli ku jeni protagonistja, zysh Elena, kur edhe nė jetė jeni e tillė? Pėrsa i pėrket kėsaj, nuk kam ndonjė emocion tė veēantė, sepse ėshtė njė ndjesi qė unė e kam provuar. E veēanta ėshtė se kjo zyshė po vihet nė disa rrethana tė tjera. Kur e kam marrė tekstin pėr herė tė parė dhe e kam lexuar, mė ka krijuar njė ndjesi tė trishtė, pėr faktin se ēfarė procesi i brendshėm kalon, sesi shtjellohet ai dhe shpėrfytyrohet nė fund. Besoj qė Elena ėshtė njė njeri qė beson shumė tek dashuria, por ajo e pėrgjithshme.Fjala dashuri ka pėrmasa shumė tė mėdhaja tek ai njeri dhe kjo mė ka tėrhequr mė shumė tek ky rol. Ajo dashuron shumė fort dhe di sesi ta pėrēojė atė. Do tė pėrmend njė fakt shumė interesant me Viton, i cili ėshtė njė student pėr tė cilin ajo ka njė dobėsi pėr tė, sepse shikon tek ai ca drita, ai ka inteligjencė, ėshtė pak naiv, por asaj i pėlqen tek Vitoja kjo gjė. Viton, pavarėsisht se e kontrollon, e poshtėron shumė rėndė, ajo prapė mundohet ta falė, tė kujdeset pėr tė. Kjo mė ka bėrė shumė pėrshtypje. Nė pėrgjithėsi, ne njerėzit jemi tė ngurtė. Po na i thyen gjėrat ėshtė shumė e vėshtirė ti ngjisim, kurse Elena e bėn. Kjo ka qenė edhe lufta ime me te. Elena me Rozin. Sepse procesi i punės sonė ėshtė i kėtij lloji, qė fillon e pėrballesh me rolin dhe lufta ka qenė shumė e fortė mes ne tė dyjave. Pse i fal? e pyesja, sepse Elenėn ata e poshtėrojnė dhe e shkatėrrojnė. Kam kuptuar nga ky rol, qė tė duash vėrtetė ėshtė diēka e mrekullueshme. Ne nė ēdo rol mėsojmė nga njė gjė tė re, qė se kemi gjetur gjatė rrugės sonė. Dhe kjo rrugė tė jep shumė gjėra pėr tė mėsuar, mbase edhe pėr tė rregulluar. Si ėshtė pėrvoja e punės me regjisorin Xhelili? Kjo nuk ėshtė hera e parė qė punojmė bashkė. Me Metin kam punuar qė studente, pastaj kemi qenė kolegė dhe jemi ende. Ėshtė e treta herė qė punoj me tė. Ėshtė njė regjisor qė tė krijon atmosferė, tė nxit. Sigurisht, qė gjatė punės ka edhe pėrplasje, por ai ėshtė i kėndshėm. Punoni me njė kast aktorėsh tė rinj, qė nuk janė pjesė e Teatrit Kombėtar. Si ėshtė puna me ta? Dua tė kapem tek shprehja aktorė tė Teatrit Kombėtar. Pėrderisa janė aktorė, janė kombėtarė. Ē rėndėsi ka qė Teatri ka njė numėr tė caktuar dhe nuk mban dot mė shumė, por besoj se tė gjithė aktorėt duhen respektuar njėsoj. Unė kam patur kėnaqėsinė tė punoj me dy ish- studentėt e mi, qė mė kanė dhėnė emocionet qė unė kam patur me ta, konkretisht. Po ashtu edhe kolegėt e tjerė. Ka qenė njė trupė qė jam ndjerė shumė mirė, kam patur mundėsi shpėrfaqeje dhe vijohet njė shtrat, shtrat i ngrohtė, e thėnė nė gjuhėn profesionale. Zysh Elena ka shumė parime, qė i shfaq nė kėtė dramė. Ju vetė, i keni kėto parime? (qesh) Tė them tė drejtėn, shumicėn i kam. Mbase jam nė invers me kohėn, por mė pėlqejnė. Sigurisht, nuk i kam sa Elena, se do gėnjeja po ta thoja kėtė, por i kam dhe kjo ka qenė ajo pika e pėrbashkėt me personazhin, qė ne e shijojmė nė rolet qė marrim. Sa aktuale ju duket kjo vepėr dhe ēfarė mesazhi transmeton personazhi juaj? Ėshtė shumė aktuale. Unė punoj vetė pedagoge dhe probleme tė tilla ka sa tė duash. Mbase mund tė thuash qė ėshtė hequr mesatarja dhe gjėrat janė mė ndryshe, sepse nė kėtė vepėr bėhet fjalė pikėrisht pėr tė arritur mesataren qė duhet. Gjithsesi, kėndvėshtrimi qė kanė njerėzit ėshtė ai qė bėn tė konfliktohen. Studentėt kanė kėndin e vėshtrimit tė tyre, qė shikon tė ardhmen pėr njė perspektivė tė lumtur, por qė duke shkelur mbi disa gjėra qė pėr mua nuk janė tė drejta, pėr Elenėn nuk janė tė drejta. Shkelja e vetvetes, e virtytit po bėhet rėndom dhe ky ėshtė mesazhi qė Elena do tė pėrēojė dhe gjithashtu kjo vepėr. Po bėhemi si kafshėt, pėr tė arritur njė gjė ne shkelim mbi ēdo gjė, pėrveē vetvetes. Mbi shpirtra, mbi gjak, mbi djersė... Po shkelet mbi parimet, jo si parullė, por parime tė thella, brenda vetes, qė krijojnė ndjesi shumė tė forta njerėzore. Drama ka edhe pak humor, a ka mbetur ndopak edhe tek roli juaj nga kėto situata tė shfaqjes? Ėshtė e ndėrtuar vetė vepra e tillė, sepse duke patur dy lloj moshash, njė marrėdhėnie gjimnazistėsh, sigurisht ata xhonglerojnė mė shumė me nuancat e kohės. Kurse Elena ėshtė mė tepėr pasojė e tyre, i pret, nuk ėshtė shumė aktive nė kėto shaka tė tyre. Sigurisht, ajo krijon marrėdhėnie me kėto grimca, i shijon shumė deri vonė, kur situata bėhet konkrete dhe ajo kupton ēfarė po ndodh. Ėshtė siē ndodh nė jetė, ne nuk i marrim bllok gjėrat, bardh e zi. Njeriu ėshtė shumė fleksibėl, ka ngjyra brenda dhe detaje qė i dalin pėrmes situatave. Secili e pėrjeton ndryshe situatėn dhe kjo ėshtė e bukura e gjithė kėsaj. Prandaj jemi kaq shumė, kaq tė veēantė dhe kaq tė pėrbashkėt. Idenė e njė teatri privat, qė po themelohet me shfaqjen tuaj, si e vlerėsoni, nė situatėn e teatrit shqiptar tė viteve tė fundit? Unė e vlerėsoj maksimalisht kėtė iniciativė. Ėshtė pėr tu admiruar dhe pėr tu nxitur. Duke ditur qė hapėsirat teatrale janė shumė tė vogla dhe tė kufizuara dhe duke ditur politikat qė po ndiqen brenda teatrit shqiptar nė pėrgjithėsi, politikat qė nė pėrzgjedhjen e aktorėve... Tė thuash Ia japim kėtij, se gjynah, nuk ka ndonjė rol ėshtė njė koncept shumė i gabuar qė po ndiqet. Po shkelen vėrtetė breza tė tėrė qė po dalin, nuk u jepet mundėsia pėr tė dalė qoftė edhe njė herė pėr tė luajtur, nėse nuk ia fėrkon krahėt dikujt. Ėshtė pėr tė ardhur keq. Ndoshta po shprehem pak ashpėr, por e vėrteta kjo ėshtė. Ėshtė shumė mirė qė tė ketė teatėr privat, sepse nga kjo lind edhe konkurrenca dhe ajo sjell larminė dhe zhvillimin. Nėse shkolla i jep 50 % tė aftėsive njė tė riu, ai nuk mund tė realizohet po nuk u stimulua. Nga puna vjen ēdo gjė, se nuk jemi nė epokėn e gjenive qė lindin nga hiēi. Sot duhet tė kesh shansin pėr tė punuar.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Intervista! | AlbShkodra | Muzika | 95 | 14-05-2008 03:31 |
| Vit i fokusimit nė pėrhapjen e sė vėrtetės pėr Kosovėn | Sabahi | Politika shqiptare | 0 | 28-01-2008 09:45 |
| Luan Zhegu - Nje brez i arte qe nuk vdes | Administratori | Muzika | 0 | 15-02-2007 17:10 |
| Bibla ne Shqip | Administratori | Bibla dhe Jeta | 11 | 27-02-2005 01:51 |
| Prof. Dr. Sali Berisha rrėfen jetėn e tij | AlbShkodra | Politika shqiptare | 7 | 26-12-2004 19:18 |