| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Premierė e suksesshme e Faustit tė Gunosė Prof. Dr. Isak Shehu Realizimi Padyshim vėnia nė skenė eFaustit tė Sharl Gunosė (Charles Gounad) ėshtė njė arritje nė shumė drejtime, si artistike ashtu dhe menaxheriale duke thyer shumė koncepte nė mirėfunksionimin e TOB-it si dhe nė krijimin e traditave nė kėtė fushė. Qė nė momentin e parė qė ballafaqohesh me afishet tė binte nė sy bashkėpunimi i gjerė i tė gjithė atyre artistėve tė shquar tė huaj e shqiptarė gjė qė tregon seriozitetin e organizatorėve pėr tė realizuar me nivel sa mė tė lartė kėtė vepėr, e cila ka mjaft probleme tė vėshtira artistike, por qė mendoj se u arritėn nė nivele shumė tė kėnaqshme. E kėtu, pėr kėtė bashkėpunim, nuk duhen lėnė pa falenderuar Ambasadėn Franceze, Bashkinė dhe Operan e Marsejės e bashkėpunėtorė tė tjerė tė cilėt ndihmuan nė realizimin e kėsaj opere. Sot, teatrot e operave nė botė funksionojnė pikėrisht nė mėnyrėn se si u realizua Fausti. Pėr sezone tė caktuara kontraktohen artistė nga e gjithė bota, si regjizorė, dirigjentė, solistė, skenografė etj duke plotėsuar sipas nevojave stafin e caktuar pėr njė vepėr tė caktuar. Kjo sjell freskimin e herė pas hershėm tė produksioneve artistike gjė qė mban tė interesuar publikun e kėtij zhanri nga njė anė, por shėrben dhe pėr shkėmbime pėrvojash pėr artistėt nga ana tjetėr. Por kjo mėnyrė funksionimi e TOB-it sjell kėrkesėn e rritjes apo sigurimit tė mė shumė fondeve, pra lind nevoja e krijimit tė njė bordi donatorėsh, i cili tė sigurojė tė ardhurat e duhura. Kėto janė probleme qė do tė kristalizohen nė kohė, por u takon drejtuesve tė institucionve kulturore dhe Ministrisė pėrkatėse qė tė shkurtojnė kohė, sepse shembujt e mira ekzistojnė, mjafton tė ndjekėsh e pėrshtatėsh. Pak fjalė mbi veprėn Opera Faust e Gunosė ėshtė njė nga pikat kulmore tė krijimtarisė franceze dhe njėkohėsisht asaj botėrore. Libreti mbėshtetet nė kryeveprėn e Gėtes me tė njėjtin emėr Faust. Ishte pikėrisht kjo kryevepėr qė do tė magjepste kompozitorin qė nė moshėn 20 vjeēare dhe pas shumė skicimesh, pas 20 vjetėsh, me libretin e shkruar nga Zhyl Barbie (Jules Barbier) nxjerr nė dritė operan qė do tė pushtonte skenat e botės Faust. Nė fakt libreti ka mangėsi nė drejtim tė pasurisė dhe thellėsisė sė fjalės, por kjo nuk bie nė sy, duke patur parasysh se nga ana tjetėr siguron njė veprim mė tė lirė skenik dhe mbi tė gjitha njė emocion mė tė ngjeshur muzikor. Opera Faust e Gunosė mbetet simboli i operas franceze, e pasur me figura tė shkėlqyera muzikore dhe me shprehi tė pėrkryera figurash artistike. Ajo solli nė skenė njė gjuhė melodike dhe harmonike qė shkoi larg, duke influencuar ndjeshėm krijimtarinė muzikore tė mėvonshme. Pikėrisht pėr kėtė Debusy dhe Ravel do shpreheshin:Guno rizbuloi sekretin e sensualitetit harmonik, tė humbur nga klaviēembalistėt francezė tė shekullit 17-tė e 18-tė. Interpretėt Rregjia e skenografia tė linte mbresa dhe mendoj se ishin nė lartėsinė e veprės muzikore. Ēdo gjė ishte funksion tė mendimit muzikor dhe kėto ishin elementė qė ndihmuan nė realizimin cilėsor tė veprės. Solistėt pėr mendimin tim e justifikuan plotėsisht besimin e kontraktuesve duke na dhėnė figurat e personazheve muzikorė nė tėrėsinė e tyre gjė qė e konfirmoi dhe reagimi i ngrohtė i publikut nė tė gjitha shfaqjet. Duke shprehur urimet mė tė mira pėr artistėt e huaj tė cilėt e justifikuan mė sė miri praninė e tyre nė kėtė opera do tė doja tė veēoja artistėt solistė shqiptarė tė cilėt kanė arritur nivele mjaft tė mira dhe kanė njė prespektivė tė sigurtė. Kėshtu tė tre Margaritat dhanė njė figurė tė kompletuar si nga ana vokale, por edhe nga ana skenike. Me suksesin e Etleva Golemit dhe Mariana Lekės tashmė jemi mėsuar dhe unė i uroj nga zemra pėr kėtė arritje tė re tė karrierės sė tyre, por dua tė pėrshėndes dhe kėngėtaren e re Emiliana Palushaj, studente nė Akademinė e Arteve, e cila bėri njė hap mjaft tė sigurt nė realizimin e kėtij roli. Edhe mexosopranot ishin tė njė niveli mjaft tė mirė, por dua tė veēoj E. Zepishtėn pėr progresin qė ka bėrė me vokalin e saj. Fjalė tė mira mund tė thuhen dhe pėr L. Sulėn dhe S. Hidershėn nė rolin e Vagnerit. Orkestra tingėlloi kompakte dhe kėtė rradhė mė e intonuar se rradhėt e tjera. Eshtė pėr tu pėrgėzuar puna e dirigjentit italian Fabio Pirona pėr punėn kėmbėngulėse dhe mendoj se ai arriti qėllimit duke siguruar njė tingėllim shumė afėr kėrkesave tė veprės. Edhe kori e pėrballoi mjaft mirė rolin e tij me ndonjė problem nė zėrat e burrave, por qė nuk e dėmtoi shfaqjen. A ka krizė nė opera? Marr shkas ta mbyll me kėtė pyetje nga njė emision nė Top Chanel me tė njėjtin titull. Pėr mendimin tim krizė nuk ka pėrderisa ka produksione tė tilla, por probleme ka. Gjithnjė pėr mednimin tim, problem ėshtė mungesa e njė dirigjenti tė kualifikuar qė tė paktėn tė dijė ēėshtė intonacioni. Dhe ky problem del nė pah sa herė qė vijnė dirigjentė nga jashtė. Problemi kryesor ėshtė se instrumentisti mė i dobėt i orkestrės ėshtė mė i pėrgatitur se dirigjenti, atėhere ēfarė mund tė presėsh nga orkestra?? Pėrsėri pėr mendimin tim problem jo i vogėl ėshtė dhe pagesa e kėtyre instrumentistėve. Nuk mendoj se ėshtė problem pėr buxhetin e shtetit rritja e pagave tė instrumentistėve tė dy orkestrave tė kryeqytetit gjė qė do tė ndikonte drejtpėrsėdrejti nė nivelin e lojės sė kėtyre orkestrave. Pėr fat tė keq kėto dy probleme nuk dolėn nė atė emision, por mendoj se nuk ėshtė vendi tė zgjatemi me kėto probleme, pėr tė cilat mednoj se personat tė cilėve u takojnė duhet tė merren seriozisht, nė mėnyrė qė atyre tu lehtėsohet puna, dhe ne spektatorėve tė na ēojnė mė me qejf e dėshirė nė TOB.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Merkel ben thirrje per bisedime te suksesshme rreth Kosoves | informuesi | Politika shqiptare | 0 | 21-10-2007 21:30 |
| Sevilja-Slavia, sfida premiere | informuesi | Sporti Shqiptar | 0 | 02-10-2007 23:21 |
| adobe premiere elements encoding taking too long? | Noki | Computers & Internet | 0 | 05-08-2007 05:46 |
| nero nuk pranon nje material nga adobe premiere pro | gjatae | Programe dhe programime | 2 | 11-09-2006 12:12 |
| Futbollistet Shqipetar jashte vendit! | AlbShkodra | Futbolli | 311 | 07-03-2006 21:03 |