| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| “Portokalli” eshte nje show televiziv humoristik i perjavshem, prodhim i Top Channel. Titulli i spektaklit - “Portokalli” - nuk ka te beje aspak me frutin ekzotik “portokall”, por me ngjyren portokalli te semaforeve te rruges. Kjo lidhet me realitetin shqiptar, i cili shpesh duket si nje makine e ndaluar ne nje semafor te mbetur ne ngjyren portokalli, gje qe nuk e lejon as te shkoje perpara, por as te kthehet prapa. Personazhet e “Portokalli” jane njerez te mbetur pikerisht ketu, ne kete pike kritike, me hallet e tyre te perditshme, te cilet, sic ndodh ne nje kryqezim rruge, perballin fatet me njeri-tjetrin. Te gjithe keta personazhe lidhen me spaktaklin nga dy prezantuesit e tij: Agron Llakaj dhe Amarda Toska. Ne kete perballje shperfaqet universi shqiptar me te gjithe kompleksitetin e tij: politika, familja, morali, tendencat e modes, arti, media si fenomen, tradita perballe konceptimit modern, etj.etj jane disa nga temat qe trajton “Portokalli”. Nen regjine skenike te te mirenjohurit Altin Basha dhe nen ate televizive te Aldon Lipes, vjen fryma e nje humori mjaft cilesor dhe elegant nga skenaristet Vangjel Kozma e Jani Duri; me skenografi dhe me kostumografi me vizion bashkekohor te realizuar nga skenografi Fatmir Minga dhe kostumografja Ilirjana Loxha. Muzika live e orkestres se drejtuar nga Kapo maestro Florian Luari; grupi e balerinave te Rozafa Palace, si edhe prania e spektatorit si pjese e natyrshme e spektaklit jane disa nga elementet perberes te tij. Pas nje sezoni mjaft te suksesshem i cili u permbyll me nje shfaqje te madhe ne Pallatin e Kongreseve “Portokalli” rifilloi sezonin e ri me nje pamje te re. Tashme Portokalli per spektatorin televiziv eshte spektakli me i dashur i te dieles dhe nje nga spaktaklet me te ndjekur ne mediat Shqiptare, per kete mjafton fakti se “Portokalli”-ne e ndjekin kudo jo vetem ne shtepi por dhe ne bare dhe restorante kudo ku shihet Top Channel. Aktoret pjesemarres ne kete spektakel jane disa nga personalitetet me te njohura te fushes se humorit, por “Portokalli” eshte bere tashme edhe nje tribune per prezantimin e shume talenteve te reja te kesaj fushe. Emra te njohur si Agron Llakaj, Arben Dervishi, Koco Devole etj., krahas te rinjve te suksesshem si Marin Orhanasi, Romir Zalla, Erand Sojli, Ervina Kotolloshi, Gentian Zenelaj, Gent Bejko, Julian Deda, Ervin Bejleri, Gladiola Harizaj, Besart Kallaku, Pjeter & Nue Lleshi, Florian Binaj, Amalinda Kore, Ermal Mamaqi, qe interpretojne materiale te skenaristeve te njohur Vangjel Kozma e Jani Duri dhe te shume shkrimtareve te tjere si Ermir Topi, Eno Barjami, Grigor Banushi, Koco Devole, etj. Nderkohe, “Portokalli” synon dhe vazhdon te mbledhe rreth vetes gjithe portencialin artistik ne fushen e humorit ne Shqiperi, duke ofruar humorin me te mire deri me sot. Marin Orhanasi – Polici Eshte tipi karakteristik i policit shqiptar, pra nje njeri i shkathet, por injorant i rekrutuar nga shteti, per te vendosur qyteterimin. Mbi kete kundershti shpaloset personaliteti i tij hap pas hapi nepermjet situatave qe ai perjeton. Batuta: Mbeta une me ... ne dore! Polic! Besart Kallaku – Minatori protestues Nje minator i mbetur pa pune, qe kerkon te punoje, qe shan qeverine per gjendjen e tij te mjeruar dhe per genjeshtrat e pafund qe ajo thote ne lidhje me hapjen e vendeve te reja te punes. Duket sikur ai ka deshire te madhe per te punuar, por kur gjen pune na del se ai nuk ka deshire te punoje dhe e shan gjate gjithe kohes punedhenesin apo punen e tij. Batuta: Ça ke?!? Kalaman i shpif! Padhosh! Romir Zalla – Llambi Llambi - Eshte nje burre i perfshire ne vorbullen e marteses se tij te deshtuar, ku gruaja ben ligjin dhe ia nxin jeten dhe ai nuk eshte ne gjendje ta shmange nje gje te tille, vetem i pergjigjet kerkesave te saj. Rebelimet e tij ndodhin sa here ai eshte vetem ose kur vjen per t’u shfryre ne Portokalli. Batuta: Jam i qete, jam i qete...! Me ke tallesh ti ëëëë?! Agron Llakaj - Xha Temja (Sali Berisha, Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu) Xha Temja - Nje plak vagabond qe hiqet sikur eshte veteran, qe vjen te tregoje nje tjeter histori te Shqiperise, nje pusht plak qe rishkruan historine e paqarte 50-vjecare te vendit tone. Pjeter & Nue Lleshi - Rapsodet Jane tipa klasike te rapsodit shekullor shqiptar qe sjellin ne kengen e tyre ndodhite dhe problemet e dites dhe historise, me nje theks te spikatur humori. Batuta: E kish mendjen tek ai miku... / Gjithe shqiptaret jane maloke... Erand Sojli – Berber Pasi vendos te lere pas kraheve jeten e nje emigranti, Miti Boboshtica, vendos t’ia hyje nje zanati ne vendin e tij, duke zgjedhur pikerisht zantin e berberit, si njeri nga profesionet me te thjeshte dhe me te shpeshte ne Shqiperi. Ne berberhanen e tij hyjne lloj-lloj njerezish, lloj-lloj “kokash”, te cilave ai duhet “t’u gjeje formen”. Batuta: Do t’u rruaje Miti te tereve! Per koke te mamkes! Ervina Kotolloshi – Fshatare jugore qe studion ne Tirane Nje studente tipike konviktore qe vjen nga fshatra te thella te jugut dhe qe nuk ia ka idene jetes se Tiranes, derisa perballet dhunshem me te, kur vjen te studioje ne Tirane. Nje personazh ne metamorfoze qe sjell pershtypjet e para rreth metropolit shqiptar, per fenomene qe nuk eshte ne gjendje t’i pertype dhe qe dalengadale fillon te shnderrohet ne nje ****kature te vertete, duke dashur qe te pershtatet dhe te jetoje si nje kryeqytetase e vertete. Me pas ajo fillon pune ne Tirane si gazetare dhe sjell edhe problematiken e gazetareve te reja Batuta: Me rruaçi, me rruaçi! Jam bukurane! Jam si idh! Me marrte te keqen ajo tiranasja qe me thote... Gentian Zenelaj & Gent Bejko & Julian Deda - Sh.B.L.Sh Sh.B.L.Sh. - Nje grup qe sjell humor situate, kryesisht mbeshtetur ne nje perqasje te re ndaj historise, letersise, kinematografise, mitologjise dhe ne pergjithesi te artit te se kaluares. Ervin Bejleri & Gladiola Harizaj - Vini & Silva Pasi Nini, nje “i forte” qe vinte nga burgjet e Italise qe, do te “rehabilitonte” edhe shokun e tij te femijerise, Vinin, nje djale naiv e te pamesuar me pune te pista - dhe qe si perfundim: ishin nje dyshe “te fortish” te deshtuar qe ne fillimet e tyre - bie ne burg, nga Italia vjen Silva, dashnorja e Ninit qe ka punuar per 6 vjet ne rruget e Italise. Ajo vjen qe te gjeje nje plan per te nxjerre Ninin nga burgu dhe per te gjetur se ku jane parate qe jane zhdukur, por papritmas meson se Nini eshte martuar me dike tjeter dhe ketu gjithcka merr nje kthese tjeter, duke na sjelle si perfundim nje dyshe edhe me absurde se ajo e Ninit dhe Vinit. Batuta:Mos me bej si sumtekelek! Koncentrejshen! Mos u hallakatejshen! Edmond Dervishi - Baristi Taqka, shoku i Mitit, pasi i ktheu greku kur humbi 2-1 me Shqiperine, vjen ne atdhe dhe hap nje lokal qe nuk ka kurre kliente, prandaj ai pi vete gjithe diten. Fale gjendjes se tij te dehur, persiatjet e tij kane te verteta te medha, qe ai i thote pa doreza per shkak te nje gjendjeje te pandergjegjshme. Batuta: Jane ca gjera qe nuk i shpjegon dot! Une e hap per ta mbyllur dhe e mbyll qe ta hap! O gjelosh! Koco Devole - Doktori Nje matrapaz i shkathet qe nen koperturen e nje doktori, mashtron sa mundet, vetem e vetem qe te fitoje ca para me shume. Batuta: Mirembrema telepaciente te nderuar qe hani, pinin, rrini, flini e na shihni, mirembrema dhe miresevini ne emisionin “Trupi dhe Shendeti Ksenofon Ilia – Xhejmsi Nje mormon amerikan, qe me naivitet perpiqet t’i kuptoje gjerat sipas logjikes se ftohte te nje perendimori dhe qe e ka shume te veshtire te kuptoje zakonet ekzotike dhe shprehjet e nje populli ballkanik me temperament te nxehte. Batuta: Nuk kuptova Goni! Une jam miku juaj! Cfare do me thene...? Amalinda Kore - Xhevria Nje plake qe shet ne tregun e shumeperfolur te gabit dhe qe na sjell me tiparet e kesaj pakice kaq interesante hallet, problemet financiare dhe shoqerore te nje kombi qe vishet me “firmato te blere te gabi”. Batuta: Qyqja, qyqja, qyqja, si u prish kshu kjo dynja!!! A m’kuptove?!? Ermal Mamaqi - Rrushi Ne vazhdim te Bletes Punetore, nje artist i deshtuar qe vinte te bente artin e tij deshtak, duke krijuar carje ne rrjedhen e Portokallise dhe konflikte me Agronin, vjen Rrushi, qe kete here edhe eshte veshur teresisht edhe si bistak rrushi Batuta: O rrush i dashur ose i dashuri rrush...
__________________ If a tear fell from my eyes each time I thought of YOU, I would have a puddle of fallen wishes......~ crazy in ~ |
|
#2
| ||||
| ||||
| Pershendetje Black..... shume me pelqen ky emision nuk e ndjek rregullisht vetem kur te kam kohe. Me teper me pelqen Xhevria heheheheheh
__________________ Nobody is perfect ... |
|
#3
| ||||
| ||||
|
__________________ If a tear fell from my eyes each time I thought of YOU, I would have a puddle of fallen wishes......~ crazy in ~ |
|
#4
| ||||
| ||||
|
__________________ If a tear fell from my eyes each time I thought of YOU, I would have a puddle of fallen wishes......~ crazy in ~ |
|
#5
| ||||
| ||||
|
__________________ If a tear fell from my eyes each time I thought of YOU, I would have a puddle of fallen wishes......~ crazy in ~ |
|
#6
| ||||
| ||||
|
__________________ If a tear fell from my eyes each time I thought of YOU, I would have a puddle of fallen wishes......~ crazy in ~ |
|
#7
| ||||
| ||||
|
__________________ If a tear fell from my eyes each time I thought of YOU, I would have a puddle of fallen wishes......~ crazy in ~ |
|
#8
| ||||
| ||||
|
__________________ If a tear fell from my eyes each time I thought of YOU, I would have a puddle of fallen wishes......~ crazy in ~ |
|
#9
| ||||
| ||||
|
__________________ If a tear fell from my eyes each time I thought of YOU, I would have a puddle of fallen wishes......~ crazy in ~ |
|
#10
| ||||
| ||||
| përshëndetje blak..., Qershija me të vërtet emision shuuuuuuuuuuumë i qëlluar , të mban "gjallë " përgjatë gjithë kohzgjatjes që të gjithë janë të mrekullueshëm sidomos : gjini , xhevria , ponja , vini e silva e kështu me rradhë duke mos haruar edhe edi ramën
__________________ gjëja më bukur në botë është bukuria e shpirtit |
|
#11
| ||||
| ||||
| Citim:
__________________ Nobody is perfect ... |
|
#12
| ||||
| ||||
| Citim:
për mendimin tim shumë të mirë ishin edhe adela që shumë mirë "ja ngopte" babait të saj deputet,e tani që siç duket na u "rrit" e na u bë Ponja po ja "ngop" edi rama si dhe nini do të ishte mirë që dënimin me "burg në itali" të mos e ketë të përjetshëm "edukimin Perëndimor" të ninit pra në "konçentrecjone" sidoqoftë uroj që ky emisjon të ketë një jetgjatësi sikurse këto sapun-serialet
__________________ gjëja më bukur në botë është bukuria e shpirtit |
|
#13
| ||||
| ||||
| kjo teme esht cool fare lol,per mendimin tim esht shum i bukur por ama ka shum banalitet dhe nuk esht mire per femijet, mua me shum me pelqen ai katunari i mean si flet si katunari ai te shkrin fare esht i madh me i miri, |