| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Pirro Mani, regjisori i madh shqiptar, qė i ktheu shfaqjet nė simfoni... NgaDalipGreca Kryeredaktor i gazetės Illyria nė New York Mėngjeseve dhe pasditeve nė rrugica e korridoret e gjata tė parkut plot pemė e gjelbėrim tė Pelham Park way-t, nė Bronx-New York, nė radhėn e amerikanėve qė vrapojnė pėr tė ulur ca mishrat e tepėrta, do tė shohėsh edhe njė burrė tė shėndoshė, shtatshkurtėr, tė veshur sportiv, i cili vrapon rregullisht dy herė nė ditė, mėngjeseve dhe mbrėmjeve. Ai ushtrohet ēdo ditė nė kėtė mjedis tė gjelbėrt, ku syri i regjisorit ka zbuluar mrekullitė qė fsheh zona dhe ėshtė i dashuruar pas saj...Ai gjithēka e sheh me syrin e regjisorit, edhe mjedisin. Takimin me tė e lashė nė telefon: Takohemi tek "Shkėmbi i Kavajės"- mė tha Pirro pėrmes sė qeshurės bubulluese. Dhe kėshtu, kėto ditė u ulėm tek stolat e parkut, pranė shkėmbit, qė lartėsohet aty mes gjelbėrimit, qė vetė ai e ka pagėzuar "Shkėmbi i Kavajės". Ai ka shpirt poetik, mė befason me pėrshkrimin e bukurive qė kishte zbuluar po nė ato mjedise qė kalojmė pėrditė, por pa vėnė re gjėra tė veēanta, ndėrsa syri i regjisorit ėshtė ndryshe... -Shiko, mė tha, kėtu nė Bronx njeriu zbulon mrekullira, qė vėrtetė janė nė kontrast, ta zemė, me Manhattan-in, por gjithėsesi ka vlera njohėse pėr ne qė nuk e kemi jetuar tė djeshmen e New York-ut, e djeshme qė ėshtė e konservuar ende nė Bronx. Nė fillim, kur vendosa tė zhvendosesha nga Colorado pėr nė New York, mė patėn kundėrshtuar pėr zgjedhjen qė pata bėrė. - Ku do tė jetosh, nė Bronx? Mos e bėj atė gafė! -e kėshillonin miqtė e atjeshėm. Mė patėn folur edhe pėr pasiguri e "rreziqe", por kėtu kam takuar njerėz shumė miqėsorė; tė gjithė mė pėrshėndesin, tė njohur e tė panjohur, ndėrsa natyra mė tėrheq shumė, ėshtė e magjishme, sidomos pėr syrin tim regjisorial. Shpesh herė humbas nė brendėsinė e parqeve, meditoj, shėtis bashkė me personazhet dhe subjektet e veprave tė mia qė kam nė dorė dhe pėrhumbem, pastaj kthehem dhe shkruaj e shkruaj... Ai, vullkani i skenės, qė i rrinte ndezur, ka mbetur sėrish ashtu, i pashuar, por tani i zhvendosur nė fushėn e krijimtarisė. Mė duket se koha fluturon dhe bashkė me tė dhe unė me subjektet e mia. Nuk them se nė Colorado (ka jetuar para se tė vinte nė New York) nuk kishte variante, por kėtu nuk e di se si mė duket, krejt i veēantė ky Bronx-i. Shpesh herė dal diku nė kryqėzimin mes Holland Avenue dhe Lydig dhe gjithandej dėgjoj tė flitet shqip, dėgjoj kasetofonat e makinave shqiptare tė buēasin nga kėngėt shqiptare dhe shpirti ndjen njė prehje tė butė, tė kadifenjtė.. Pa tė vėshtrosh arkitekturėn e kėtyre mjediseve ku janė vendosur shumica shqiptare; Ėshtė njė hundė e ngritur aty dhe po tė shikosh pėrpara ka njė pamje tė mrekullueshme; ajo ura e veēantė, trenat qė vrapojnė nėpėr shina mbi urė, lumi i makinave nėn urė, kėmbėsorėt qė nxitojnė, ca ndėrtesa karakteristike tė viteve 50-60. Po nuk ėshtė gjithė kjo mrekullia. A e ke vėnė re atė pamjen e ndėrtesave nė tė dy anėt e poshtė urės? Jo? Po aty ėshtė njė mrekulli e mbetur. Aty ėshtė Amerika e viteve 30-tė. Shihe me kujdes se do tė mahnitesh... Ai sikur ka marrė nė dorė penelin dhe vazhdon e skicon pamjen poshtė urės, ndėrsa fjalėt pėrshkruese janė poezi e gjallė plot metafora... Ky ėshtė Pirro Mani, regjisori i madh shqiptar, shtylla, themeli dhe maja e teatrit kombėtar, aktori dhe regjisori i paarritshėm, Artisti i Popullit, njėkohėsisht i biri i " Armikut tė Popullit" Kosta Manit, dikur emigrant nė Amerikė, idealisti qė u rikthye tė ndėrtonte urat, rrugėt e Shqipėrisė. Paradoksi i absurdit shqiptar, "Artisti i Popullit" i biri i "Armikut tė popullit"! Si mund tė jetojnė sė bashku? Sidomos nė kohėn e mjegullt tė dekorit komunist, ku thika tė ulej pas shpine si nė tragjeditė e Shekspirit; ku biografia ishte "pasaportė" pėr gjithēka? Ai qė nuk e njeh historinė e jetės sė Pirro Manit, (ashtu siē nuk e njihja edhe unė para se ta takoja, deri nė ēastin qė nuk kisha lexuar monografinė e shkėlqyer tė prof. Josif Papagjinit), do ta merrte kėtė si njė stisje, sajesė gazetareske pėr t'i dhėnė Pirro Manit njė dozė persekutimi demode, siē ėshtė bėrė nė modė nė vendlindjen tonė.. Por Pirro Mani nuk ka nevojė pėr sajesa tė tilla, emri i tij ėshtė aq i rėndė nė themelet e teatrit shqiptar sa qė nuk ka levė politike qė e lėviz prej andej. Pa Pirron regjisor, teatri mbetet pa themele, pa ēati, pa histori...Po teatri ishte mburrja jonė! Hija e tė atit ende trazohet dhimbshėm nė trurin e tij, i pėrzjehet nė subjektet e veprave qė ka nė dorė. Shpesh herė atė hije ia kanė nxjerrė si mur tė pakapėrcyeshėm nė rrugėn e jetės pėr t'i pėrmbysur ėndrrėn e madhe pėr skenėn regjisorit dhe artistit Pirro Manit. Ata, shefat e kuadrit, shpesh i nxirrnin atė, hijen e tė atit, Kostės, e bėnin enkas si pėr ta trembur, ndėrsa ai ngjitej pas asaj hije, bėhej njėsh me tė, kėshillohej me tė nė ēaste tė vėshtira, kur ata e paralajmėronin: Nė kazėm, nuk e ke llangar biografinė, mos kujto se nuk tė njohim! Ose: nė Kukės merre vrapin dhe bėj thiatro atje, eduko masat me artin e partisė... Pirros i dhimbte shpirti pėr tė atin, qė s'dihej se ku endej i pa kallur nė dhe'. Babai pat mbetur pa varr, atje nė dhe' tė huaj. Po ē'ishin kėta njerėz cinikė qė njėherė ia kishin shpallur dėshmor e pastaj armik?!. Truri i tij nuk i jepte dot pėrgjigje pyetjes. Kosta Mani, arkitekti qė la Amerikėn pėr Shqipėrinė. Po cili kishte qenė pra babai i Pirro Manit? Kosta Mani qe inxhinier arkitekt. Qe kthyer nga Amerika nė vitin 1920, madje pat shoqėruar Fan Nolin nė udhėtimet e tij nga Tepelena nė Gjirokastėr. Nė Shqipėri filloi punė si inxhinier nė Ministrinė e Botores. Pirro ende edhe sot nuk e ka zgjidhur enigmėn: Pse u kthye nga Amerika i ati, kur Amerika kishte gjithė ato mundėsi pėr njė inxhinier tė zotin, siē ishte ai?! Ndoshta nga qė ai ishte idealist dhe si i tillė, pėr tė Atdheu ishte gjithēka. Atij i duhet shėrbyer edhe atėhere kur ta kthejnė kundėr. Inxhinieri Kosta Mani i pėrkushtohet Shqipėrisė; rruga e Thethit, ndėr rrugėt mė romantike tė Shqipėrisė, mban autorėsinė e tij. Bashkė me Gjadrin e madh (kumbara qė qethi fėmijėn Pirro) ndėrtojnė urėn e Milotit, e njohur si "Ura e Zogut". Kosta ndėrtoi edhe urėn e Kardhiqit nė Gjirokastėr. Kjo urė i dha njė fatkeqėsi dhe njė dhuratė, qė do ta kishte tė shtrenjtė gjatė jetės sė shkurtėr. Gjatė punimeve pėr ndėrtimin e urės theu kėmbėn. Ku tė gjente mjek? E ēuan tek njė mjeshtre popullore, qė i kishte dalė nami si ortopede e rrallė.. Mjeshtrja, plaka Dade, jetonte nė Stegopull tė Gjirokastrės. Muskujt e Kostės sforcoheshin nėn dhimbjet e shtrėngimeve tė plakės, ndėrsa sytė iu ngulėn nė bukurinė e rrallė tė njė vajze 15-vjeēare; mbesa e plakės Dade. Inxhinieri shėroi njėherėsh kėmbėn dhe shpirtin. Vajza bjonde, me emrin e bukur Amali, do tė bėhej "robinė" e inxhinier Kostės, i cili e kėrkoi sakaq pėr grua. U martuan me Amalinė dhe lindėn fėmijėn e parė, Pirron, pastaj dhe dy vajzat, motrat e Pirros. Kosta, ndėrkohė kishte blerė njė truall 6 mijė m2, nė rrugėn "Shėn Gjergji" nė Tiranė, sot ß??Ali Demi" dhe aty ndėrtoi shtėpinė e tij, qė Pirro e gėzon sot (edhe pse ėshtė nė Amerikė shtėpia pret tė zotin ende). Jeta ecte nė rrjedhat e veta. Shpesh Kosta bridhte nėpėr Shqipėri, ku ndėrtonte a projektonte. Merrte me vete edhe Pirron e vogėl dhe e ushqente me dashuri pėr kombin, Atdheun e shtrenjtė, qė duhej dashur edhe kur ishte kockė e lėkurė. Nė ditėn e pushimit fashist, Kosta u pushua nga puna me akuzėn se kishte hedhur nė erė urėn e Limushit, atė urė qė e kishte bėrė vetė. Kosta kishte shtetėsi amerikane, urrente fashizmin, dhe u trondit nga pushtimi i Shqipėrisė. Dikur hapi njė zyrė private nė Tiranė, "Stika", sė bashku me inxhinierin Spiro Koleka. Ajo zyrė nisi projektet e ndėrtimit tė infrastrukturės sė Tiranės; projektoi rrugė, sheshe; parqe, vila tė bukura dy dhe tri katėshe. Kosta projektoi vilėn e njohur mbi kodrat e Tiranės, "Baballarėt e Teqesė" dhe vepra tė tjera qė i rezistuan kohės. Ėshtė pjesėmarrės i Konferencės sė Pezės; mė pas zgjidhet kryetar i Kėshillit Antifashist Nacional-Ēlirimtar pėr njė rajon tė Tiranės; ai qe i zgjedhur dikur edhe deputet i Korēės. Madje u thirr edhe nė Ansamblenė Kushtetuese. Gazeta "Tomorri" e asaj kohe i kushtoi hapėsirė nė kronikėn e vet fjalės sė deputetit Kosta Mani: "Ēamėria, Kosova, janė pjesė tė pandara tė Shqipėrisė, deklaron deputeti Kosta Mani." Kosta ishte mbrujtur me atdhetarizėm nė radhėt e "Vatrės" kėtu nė Amerikė. Kjo Ansamble qė u zhvillua nėn bajonetat gjermane, u bė hija, qė do tė ndiqte kėmba kėmbės Kosta Manin, mė vonė u bė vdekja e tij. Ai u kap nga SS-t, u burgos, u torturua, dhe nuk u mor vesh se ku e degdisėn. Gjermanėt nuk mund tia falnin mosbashkėpunimin. Vonė u mėsua se e kishin ēuar nė kampin shfarosės, ku hyje dhe nuk dilje i gjallė, nė kampin e vdekjes tė Mathauzenit. Ata qė shpėtuan nga ai ferr sollėn nė Shqipėri ngjarjen qė i pat marrė jetėn Kosta Manit: Nuk kishte pranuar tė ngrinte "gurin e turpit", gurin e poshtėrimit; pas tij vinte guri i varrit. Ushtarėt gjermanė tė kampit i dėrgonin tė burgosurit nė njė humnerė tė thellė dhe i detyronin qė tė ngrinin nga njė gur tė madh mbi shpinė (si rrasė varri) dhe i shtrėngonin me pahir qė t'i ngjiteshin tė pėrpjetės. Dhe ata ēapiteshin me shpirt ndėr dhėmbė me shpresė e me gurin e rėndė nė shpinė. Kosta e kishte imagjnuar veten edhe si Krishti edhe si Sizifi nė kėtė ngjitje. Po pėrse duhej ta bėnte sakrificėn, kur pas ngjitjes, do ta prisnin plumbat? Pyet Pirro mė shumė veten se sa tė atin! Kosta Mani nuk e kishte ngritur "rrasėn e varrit" , gurin e poshtėrimit. Ata e grinė me plumba. Ai u masakrua mė 1943, u shpall dėshmor mė 1945, ndėrsa komunistėt e ripushkatuan mė 1946, duke e ēshpallur! - Kjo detyrė i ishte ngarkuar ca militantėve qė e demaskuan gruan e Kosta Manit, si gruan e tradhėtarit, e kolaboracionistit. Fjalėt pushkatonin njėsoj si plumbat. Kosa grirėse e biografisė tė rrezikshme ra mbi tė gjithė familjen. Dhe nėnė Amalinė gati sa nuk e la zemra, kur vajzat ia hoqėn nga shkolla dhe Pirron ia pushuan nga puna. Dhe Pirro nuk mund tė bėnte pėrjashtim nga ligji i biografive, vullneti i tij, fuqia fizike, nė situata tė vėshtira i bėnė shumė punė. I binte kazmės, ndėrsa pasditeve merrej edhe me sport. I ati, edhe pse e pat lėnė fėmijė 12 vjeēar, i pati injektuar vullnet dhe dėshirė pėr punė. Labirinthet e karrierės dhe hija e tė atit Veēse hija e babait do ta ndiqte kėmba kėmbės derisa tė bėhej dikushi, tė bėhej ai emėr qė peshon aq rėndė sot nė teatrin tonė kombėtar. Sidoqoftė rruga nėpėr tė cilėn eci regjisori i madh, Stanislavski shqiptar, qe plot labirinthe; njė sekretar partie i tregonte vijėn; njė shef kuadri e thėrriste dhe e paralajmėronte tė kishte kujdes se partia ia njihte mirė biografinė; njė tjetėr vinte gishtin tek buza dhe i jepte kėshillėn cinike: Shėėėėt, dhe rri urtė-ė! Ke talent, por duhet dhe pasaporta e biografisė! Biooografia...mbi tė gjitha! Dhe ai luftonte me vetėveten, kėshillohej me hijen e babait tė dashur, qė nuk i pat bėrė keq Shqipėrisė pėrveēse e pat lidhur me ura dhe rrugė? Ndonjėherė Pirro ashtu me shpirtin copė e ēikė pėrplasej nė ndonjė mejhane dhe aty nėn avujt e alkoolit pėrpiqej tė gjente rrugėn nėpėr labirinthet e gjarpėruara tė hamendjeve, por kur ftillohej i thėrriste vetes, sidomos pas kėshillimit me hijen e Kostės: Punė, Pirro, vetėm punė! Por edhe kur punonte ata nuk i ndaheshin. Dhe pėrpiqeshin qė ta armiqėsonin me hijen e tė atit... Kur shkonte nė gjendje tė dėshpėruar, nėnė Amalia, zėvrarė shpirtcopėtuar, pėrpiqej tė mos e lėndonte:Pėrsėri paske pirė, mor bir? Ētė bėnė kėtė herė?!Me se tė ranė nė qafė...Ai ulte kokėn...Po si arriti tė ēaj nėpėr shtigjet e zėna artisti i ardhshėm? Mjaftojnė pak shembuj, pėr tė parė shtigjet, nėpėr tė cilėn nisi e ndrojtur, dhe jo pak herė tė rrezikuar ngjitja e Pirro Manit: Rastėsia e bėn fitues tė Konkursit pėr Liceun Artistik. Edhe tani i duket se gjithēka erdhi si nė ėndėrr: Kishte shkuar me dy shokė qė do tė konkuronin pėr teatėr, thjesht pėr t'i shoqėruar. E sheh artisti, i miri Besim Levonja, dhe i thotė: -Hajde dhe ti! Pirro e kujton sikur tė kishte ndodhur dje ajo rastėsi qė e ēoi tek teatri.Reciton ca vargje nga "Bagėti e Bujqėsi". Pastaj e provokojnė"Gjarpėri, te kėmbėt e tua!"-Unė u hodha pėrpjetė, bėra nja dy salto si atlet dhe kaq. Tė nesėrmen e pashė emrin te lista e fituesve, kujton Pirro atė ditėn e ēuditshme qė e ēoi nė krahėt e ėndrrės.Pėr njė ēast e harron hijen e babait, por nuk e harronin ata, qė kishin ēelsat e pallatit tė dosjeve, dosjet e biografisė, dosjet e tė pabesuarve...Pasi e mbaron shkėlqyeshėm Liceun, Pirros ia refuzojnė kėrkesėn pėr shkollė tė lartė:"Jo, ti je i biri i kolaboracionistit, Kosta Mani. Nė kazėm djalė! Dhe qepe! "Dhe Pirro kishte marrė kazmėn dhe duke e ngulur thellė, pėrpiqej qė tė nxirrte inatin ndaj absurdit, qė ia pat bėrė shpirtin copė. Mė pas i qethėn kokėn dhe e ēuan ushtar. Por edhe tje nuk hoqi dorė nga ėndrra, teatri. Luajti Qazim Mulletin, kurse njė ushtar tjetėr luajti Hajrijen. Ata qė e ndiqnin mbanin shėnime nė dosjet e tyre pėr birin e armikut... Por dikur, ata, shefat katran tė kuadrit, sikur i kishte kapur gjumi, ose bėnin sikur flinin; rekomandimet e artistėve, ish mėsuesve tė tij e dėrgojnė nė Moskė. Veēse, ata tė tjerėt, nėpunėsit e pallatit tė dosjeve, nuk harronin. Pirro Mani do tė ndeshej sėrish me absurdin: Sapo kishte mbaruar shkėlqyeshėm studimet pėr regjisurė nė Moskė (ku pat shkuar falė dorės sė ngrohtė tė artistit Besim Levonja, ndoshta dhe rekomandimit tė mėsuesit tė tij, mjeshtrit tė skenės, Kadri Roshi, pas peripecive e pėrplasjeve me hijen e padukshme tė tė atit, qė burokratėt cinikė ia nxirrnin sa herė ai synonte njė pistė tė re vrapimi), troket nė ministri pėr emėrimin. Nėpunėsi ia kumtoi pa ceremoni emėrimin: - Nė Kukės djalosh! Pirro i shokuar nga ky emėrim, pyet mė tepėr veten se sa shefin burokrat:Unė nė Kukės? - Po, atje shko e bėj thiatro! - Mė falni , por unė kam mbaruar pėr regjisurė teatri. Sikur nuk ka teatėr nė Kukės. Ai, shefi : A je Pirro Mani ti? Po Ai:- I Kosta Manit je ti? Po -Aty nė Kukės. Ik nashti se nuk e ke llangar biografinė, merr vesh. Ata po e emėronin nė Kukės Pirro Manin qė kishte shkėlqyer nė Moskė, nė vendin e kolosėve tė teatrit, ndoshta pėr ta thyer, qė tė shpėrthente dhe pastaj e dinin ata se ētė bėnin. Shkėlqimi nė skenėn ruse Atje nė Moskė, fati dhe talenti ia patėn pėrkėdhelur shpirtin artistit tė ardhshėm.Ata tė dosjeve kishin mbetur larg. Ai qe fatlum sepse studioi nė shkollėn e famshme ruse, nė Institutin Shtetėror tė Artiti Teatror GITIS, dhe fitoi atje diplomėn e studentit mė tė shkėlqyer(pas 40 vjetėsh do tia sillnin atė diplomė). Fati e ndihmoi edhe pse pati si pedagogė emra shumė tė njohur tė Teatrit rus, si drejtorin e Teatrit Dramatik tė Moskės, udhėheqėsin artistik tė teatrit "Majkovski", njė ndėr regjisorėt mė tė mėdhenj moskovitė dhe atij rus, Aleksej Mihajlloviē Goncarovin, nxėnėsin e drejtpėrdejtė tė Stanislavskit tė paarritshėm, brezit tė fundit qė qe ende gjallė aso kohe. Pikėrisht ky njeri i shquar i teatrit zbuloi tek Pirro Mani, njė temperament tė veēantė skenik dhe i besoi atij rolin e Edi Karbones tek "Pamje nga ura" e shkruar nga dramaturgu amerikan, Arthur Miler.- Rolin e Edi Karbones e mora me shumė pasion. Jetoja orė e ēast me tė, thotė Pirro. Ky ishte njė shans qė njė herė tė troket nė derė. Dhe unė e kapa fort dhe sdoja ta lėshoja kurrėsesi. Pirro, i dha Edi Karbones shpirt nga shpirti i tij. Qe njė sukses roli i shqiptarit nė atė dramė. Tė gjitha gazetat e artit, e merrnin nė intervista, fansat i kėrkonin gjithandej autogarfe. Madje u shkrua se "ky shqiptari e luaka mė bukur se Sokollovski", njė nga aktorėt mė tė shquar rusė tė kohės. Madje u pėlqye nė mėnyrė tė veēantė theksi ruso-shqiptar i Edit-Pirro. Ndoshta gjithēka lidhej me faktin se Karbone ishte emigrant Italian nė Amerikė, ndėrsa Pirro ishte shqiptar student nė Rusi. Ėshtė e vėshtirė qė tė pėrcjellėsh nė pak radhė atė jehonė qė pati roli i realizuar mjeshtėrisht nga Pirro Mani. Njėri prej kritikėve dhe estetėt mė tė njohur rus dhe europian, Allpers, pasi kishte parė shfaqjen "Pamjen nga ura", qe shprehur: "Mė kishte marrė malli tė shoh Mihail Ēehovin. Tani qė pashė Edi Karbonen e Pirro Manit, mu ringjal Mihail Ēehovi." Dhe Pirro nuk u besonte veshėve qė ky kritik i njohur po e krahasonte me njė njeri aq tė shquar, njė nga aktorėt mė tė mėdhenj tė Teatrit tė Moskės, i arratisur asohere nė Amerikė, ku qe bėrė aktor protagonist nė Hollywood. Nė njė nga shfaqjet "Pamje nga ura " asistoi edhe ish partnerja e tė madhit Aleksandėr Moisiu, aktorja e njohur gjermane, Korner. Shprehjet e saj vlerėsuese i mbollėn gazetarėt nė kolonat e gazetave moskovite:"Jam e lumtur qė takoj kėtu nė Rusi njė aktor shqiptar, nga vendi i Moisiut tė madh." Aktorja, kujton Pirroja, u mallėngjye shumė, bile filloi tė ngashėrehej nė lot duke kujtuar Moisiun e madh. Pirro e sjell edhe tani nė kujtesė ēastin fatlum tė takimit me aktoren Korner, madje ai edhe qe skuqur e qe hutuar ca si shumė kur ajo i pat lėvduar hapur , nė sy tė tė tjerėve: Mė vjen mirė qė Shqipėria paska dhe nxėnės tė Moisiut". Kur mbaroi studimet, studenti i shkėlqyer Pirro Mani pati oferta konkrete pėr tė qėndruar nė Teatrin e Moskės, por ai ishte idealist, dhe si i tillė do tė vinte dhe do t'i shėrbente Atdheut; ishte idealist siē kishte qenė i ati, i cili duke e marrė Pirron pas vetes nėpėr Shqipėri, kur ndėrtonte ura e lidhte rrugė, i fliste atij se sa i bukur ishte Atdheu. I ati i Pirros, Kosta Mani, kishte lėnė Amerikėn pėr Shqipėrinė. Kishte ardhur bashkė me Fan Nolin nė vendin e varfėr dhe nuk qe kthyer mė pas. Atdheu kishte plagė dhe ky, Kosta, pėrpiqej tia shėronte me projektet e veta. Ndėrsa i biri, ky artist qė kishte ardhur plot ėndrra pėr teatrin nga Moska, pėrplasej nė realitetin absurd tė burokratėve cinikė, tė rojeve tė biografive, qė ia vrisnin shpirtin me porositė cinike: Kujdes -ė, se ta dimė biografinė! "Pamje nga ura", triumfi dhe kurthi Pėrpiqej tu qėndronte larg shpirtzinjėve tė biografive, po si shqiteshin ata. Veēse ishte i bindur se ai ishte misionar i teatrit dhe nuk duhej tė humbte kohė. Veten Pirro Mani do ta tregonte nė Korēė, ku e emėruan regjisor tė Teatrit. Iu fut punės plot pasion. Pėrsėri thirri nė ndihmė Arthur Milerin. Vuri nė skenė "Pamje nga ura", por nuk u rrek qė tė imitonte ustain e vet rus, zėri i tė cilit ende i tingėllonte nė veshė "Ti Pirro nuk duhet tė na kopjosh ne, t'i duhet tė na kthesh krahėt". Dhe Pirro e vuri nė skėne "Pamje nga ura", sipas konceptit tė tij, qė mė vonė do tė thirrej me emrin e tij tė pėrveēėm, alla Pirro Mani. Regjisori i ri do ta udhėhiqte vetė trupėn nė skenė pėrmes rolit tė Edi Karbones tė luajtur mjeshtrisht. Dhe Korēa e duartrokiti Pirro Manin. Madje nė sallė kishte patur shumė diplomatė dhe gazetarė tė huaj.Tė gjithė e pėlqyen spektaklin. Mė pas u dėgjuan bishta se shfaqja pėrcillte frymė revizioniste. Nuk vonoi urdhėri: pezullim!. Pas shkėlqimit ksihte ardhė rėnia ose siē shprehet Pirro, vetė shkėlqimi kishte rėnė nė kurth. Partiakėt e vegjėl tė periferisė nėnqeshnin dhe pėrkėdheleshin si fitimtarė: Partia kishte qenė syēelė, ata qenė vigjilentė dhe nuk kishin lejuar qė tė helmatiseshin spektatorėt me pikėpamje revizioniste. Pirro e pa veten tė goditur, por ende nuk ishte rrėzuar nė ring. Fryjnė ndonjėherė erėrat e rastėsisė dhe si padashje ndryshojnė rrjedhėn e ngjarjeve. Njė nga tė mėdhenjtė e piramidės, Ramiz Alia, shkon nė Korēė pėr konferencė Partie. Ai kishte parė "Pamje nga ura" atje nė Moskė; atje i kishin thėnė se njė shqiptar e kishte luajtur mė mirė se Sokollovski. Dhe ky kishte pyetur partiakėt e Korēės: Ku ėshtė ky njeri, pėrse nuk po e shoh kėtu? Ata, shėrbėtorėt e vegjėl, qė patėn fėrkuar duart se kishin qenė vigjilent, u ndriti buzėqeshja:- Bėri njė shfaqje me gabime tė rėnda ideologjike, nuk pati sukses, prandaj e hoqėm nga repertori. -Ēfarė gabimesh ideologjike, ajo ėshtė shfaqur nė Bashkimin Sovjetik. Dhe ata, shėrbėtorėt e veckėl, turravrap gjetėn Pirron; duke iu servilosur i dhanė lajmin se e kėrkonte i madhi. Pyetja e tė madhit tė partisė, pėr ēudinė e shėrbėtorve tė veckėl, qe e papritur : A mund ta bėsh gati shfaqjen brenda dy ditėsh? Pirro mezi e priste kėtė pyetje dhe vrapoi nė skenė; e mblodhi trupėn dhe pas dy ditėsh shfaqja qe gati. Pirro ende i kujton ato ēaste tė rėnda nė skenėn epasshfaqjes, kur salla ende nuk po guxonte tė reagonte. Ai, i madhi qe ngritur dhe i qe drejtuar skenės. Heshtje akulli. Pirros, djersė tė ftohta. Loja kishte qenė e shkėlqyer, por pritej reagimi i tė madhit. Tė gjithė qėndronin tė ngrirė. Mos vallė sėrish do tė vinte pezullimi? Pėrsėri akulli do tia ftohte shpirtin regjisorit? Ndėshkim? Ndoshta. Pirro ndiqte hapat e tė madhit qė dukej sikur ēapitej enkas ngadalė dhe koha sikur nuk shtyhej, dukej tepėr e gjatė. Ramizi, pasi kishte mbėrritur nė skenė e kishte shkrirė akullin vetėm me njė fjali magjike qė u drejtoi aktorėve: "Ore, unė e kam parė shfaqjen me atė aktorin e madh rus, Sokollovskin, por ky djali juaj sikur luan mė bukur". Kaq u desh, akulli shkriu. Stuhi duartrokitjesh, edhe ata shėrbėtorėt e veckėl, qė e kishin zbuluar ideologjinė revizioniste nė rastin e pezullimit, tani duartokisnin mė fort. Drama "Pamje nga ura" qė e bėri aq tė suksesshėm nė Moskė, qė u ngjall pasi e vdiqėn nė Korēė, korri sukses tė jashtzakonshėm. Staticientėt kanė shėnuar se ajo qe dhėnė 50 herė vetėm nė Korēė, pastaj nė tė gjithė Shqipėrinė. Pirro ishte shkrirė me Edi Karbonen, ndėrsa konceptimi regjisorial i dramės, i mbante tė mbėrthyer shikuesit. Por guri i sizifit kishte rrėshqitur sėrish, dhe ai, Sizifi- Pirro, duhej ta ngjiste sėrish. Amerikani Miler dhe drama e tij, kishin hyrė klandestinė nė Shqipėri. Edhe pse kishin gjetur mjeshtrin Pirro Mani, qenė tė pagėlltitshėm nė Shqipėrinė komuniste. Realizmi socialist dyshonte nė helmin qė mund tė mbillte. Pas atij suksesi, pas ringjalljes, dramėn e pa vetė Njėshi, vetė Enver Hoxha. Tė ndalohet drama! -qe piskama e tij. "S'kam asgjė me aktorin qė luan Edi Karbonen, ėshtė nga artistėt mė tė mirė qė kam parė, por drama ėshtė frojdiste. - E kishte thėnė ai, s'kishte zot qė e kthente pas urdhėrin. Pas kėsaj shfaqja nuk u dha mė-psherėtinė Pirro, qė ska harruar asgjė edhe pse kanė kaluar aq kohė... Pėrsėri aty Brenda gjoksit tė stėrmadh tė artistit, diēka u thye, u ftoh shpirti. Ai, i pat dhėnė aq shumė prej vetes asaj drame, qe bėrė njėsh me Edi Karbonen. Kėtė lloj thyerje regjisori Mani do ta ndjente shpesh. Fatin e "Pamje nga ura" do ta kishte edhe "Rrethimi i Bardhė" me autor Naum Prifti. "Rrethimi i bardhė" dhe akulli i ngrirė kur shkeli Enveri nė Teatėr Shfaqjen"Rrethimi i bardhė" kishte shkuar pėr ta parė pėrsėri ai, i madhi, monarku. Pirro Mani nuk e fsheh, nė prag tė shfaqjes provonte njė ankth qė nuk i shqitej prej gjoksit. Ka qenė 26 shkurti i vitit 1964, kur ai, Enveri, kishte shkelė nė teatrin A. Z. Ēajupi dhe pas atij momenti qetėsia e thellė ishte bėrė mbretėreshė e gjendjes. Akullnajė pėrreth. Acar... Ēdo tė thoshte Zeusi? Konceptimi regjisorial i Manit, rishkrimi i tekstit (siē bėnte me ēdo pjesė qė vinte nė skenė) i kishte dhėnė shfaqjes njė tjetėr prirje, e kishte ashpėrsuar konfliktin, ndryshe nga shfaqja e Tiranės. Pirro shihte reagimin e perandorit atje nė llozhė, por asgjė nuk lexohej atje sė jashtmi. Ai ishte si mali qė sbėzan e stundet. Pėrmes ankthit shfaqja po shkonte drejt finales. Pirro e ka nė mendje ngjarjen: Kishte ardhur finalja e skenės sė fundit; njė mori duarsh tė ngritura lart prej gjeologėve punėtorė, mbetur mes borės, kallkanit dhe grykės sė malit, tashmė kishin ngrirė si njė gjest mistik, si nė njė lutje, si nė njė shpresė a fat, a pėrshpiritje, a klithmė dėshpėrimi, teksa aeroplani pėrsipėr kokave tė tyre largohej tutje indiferent, sfidues, shurdhan. Mizanskena ishte dėshpėruese. Pirro shihte atė, njeriun Perėndi. Mjaftonte njė shenjė e tij dhe gjithēka merrte udhė. Enver Hoxha kishte bėrė shenjėn; njė xhest nervozoi atė.. Kaq mjaftoi qė kumti tė kapej e tė pėrcillej atje ku duhej. Pirro ka ndjerė njė dhimbje brenda qenies sė vet; dhe kjo krijesė e tij skenike po dėrmohej, po thėrrmohej ēika-ēika. Udhėheqėsi kishte pritur tjetėr gjė, tjetėr zgjidhje: ku ishte Partia? Ajo duhej tė zbriste nga qielli dhe tė mos i braktiste ata fatkeqė qė ngrinė kallkan atje majė malesh. Dhe salla duhej tė shpėrthente : Parti-Enver; jemi gati kurdoherė! Udhėheqėsi priste duartrokitje, ndėrsa salla kishte mbetur e mpakur nėn dhimbjen e efekteve qė pėrcollėn ato pamje tronditėse. Arti i Pirros i kishte tronditur, por partia donte atmosferė festive, entuziazėm... Drama u ndalua, urdhėri kishte dalė prej Zeusit. Pirro sėrish pėsoi goditje; ata pėrpiqeshin qė tia merrnin jetėn krijesave tė tij skenike. Regjisori nuk u tėrhoq, djersiti, kafshoi buzėt, kur ata turreshin dhe pėrpiqej me sa mundte tė shpėtonte krijesat qė mbanin brenda shpirtin e tij.Krahas hijes sė biografisė, qė pėrpiqte ta kafshonte dhe njė tjetėr hije e ndiqte kėmba- kėmbės: censura. Ndėrsa biografia i nxori telashe, qė u pėrpoq t'i kapėrcente, gėrshėra e censurės ia shėmtonte krijesat, ia deformonte, ia rrudhte. Ai eci me kujdes mes tė dyja duke luftuar qė tė mbijetonte. Dhe mbijetoi nė sajė tė talentit tė tij tė jashtėzakonshėm. Kritika ka shkruar se Pirro Mani u bė figura mė pėrfaqėsuese e teatrit shqiptar. Aktori Agim Qiriaqi ėshtė shprehur:" Faza e tij e parė ka qenė e shkėlqyer, kurse pas Plenumit tė IV tė vitit 1973, ai u detyrua tė bėjė si shumėkush kompromise me censurėn ideologjike e politike tė kohės. Megjithatė ai mbijetoi nė sajė tė talentit tė tij tė padiskutueshėm. U bė figura pėrfaqėsuese e teatrit. Atė nuk e hodhėn dot poshtė, ashtu si edhe Ismail Kadarenė nė letėrsi. Nė teatėr u goditėn shumė figura tė shquara, si Mihal Luarasi, Kujtim Spahivogli e tė tjerė. Pirroja nuk dorėzohej kollaj. Luftonte. Mbijetonte mes vėshtirėsive, kufizimeve, imponimeve. E mbajti nė kėmbė teatrin pėr 15 vjet tė tjera pas plenumit tė IV. Ishte lindur si artist i madh". Nė Korēė ai guxoi dhe rijoi personalitetin e vet skenik nė periferi. Shfaqja e dytė qė vuri nė skenė nė Teatrin e Korēės ishte "Kėneta", ku dhe nisi njė ndėr bashkėpunimet jetėgjata, ai me skenografin e njohur, Agim Zajmi. Regjisori i pasionuar kėmbėngulte shumė tek skenografia e veprės qė vinte nė skenė, e cila jep goditjen e parė tek spektatori. Dhe Pirro e gjente fjalėn shpejt me Zajmin. Mė pas, po nė Korēė, mė 1962, Pirroja do tė vinte nė skenė dramėn e Bernard Shout "Vdekja e Blanko Postnet". Njė vit mė vonė, mė 1963 ai vė nė skenė dramėn "Vajza pa prikė" vepėr dramaturgut rus N. Ostrovski. Repertori pasurohej. Trokitje nė portėn e Teatrit Kombėtar Atje nė Korēė, po binte nė sy talenti i regjisurės. Sa do tė donte qė edhe pėr tė tė ēelej dera e Teatrit kombėtar. Teksa e ēonte nė mendje kėtė mendim, sakaq i fluturonte si njė zog i trembur dhe po atė ēast fanepseshin ata, nėpunėsit e pallatit tė nėndheshėm tė dosjeve. Dhe ai vazhdonte tė punonte mė me kėmbėngulje. Por njė ditė vjeshte tė vitit 1962, regjisori Pandi Stillu, e fton tė dublonte Pjetėr Gjokėn nė rolin e Lirit tek "Mbreti Lir" i Shekspirit.Kujton Pirro: Provat zhvilloheshin nė Tetarin "Aleksandėr Moisiu" tė Durrėsit pėr shkak se Tetari Popullor po rikonstruktohej. Nė njė mbrėmje tė zakonshme, gjatė provave, Pjetėr Gjoka, "Liri" i Shekspirit, kėmbeu fjalė me regjisorin Stillu. Zėnka u trash. Pjetri e braktisi skenėn e provave. Drejtori i Teatrit Popullor, Xhemal Broja, i kėrkoi regjisorit tė vazhdonte provė me Pirro Manin. Regjisori, i cili deri nė atė ēast nuk i kishte ofruar Pirros asnjė provė, e pranoi vazhdimin me dublantin. Pirroja sjell nė mendje emocionet e kohės sė largėt: As vetė nuk e kuptova se si mu grumbullua brenda vetes gjithė ajo energji, vetėbesim, frymėzim i ēuditshėm, njė zjarmi magjike... Porova qe e suksesshme. Duartrokitjet zgjuan sallėn, qė nuk pat pipėtirė deri atė ēast. Tė gjithė mė uruan. -Na befasove Pirro, i tha Loro Kovaci, tek e shtėrngonte nė pėrqafim. Mė pyeti regjisori, i cili m'i kishte mbėrthyer beftė dy duart nė supe:"A i ke kėshtu edhe tablotė e tjera?" - Edhe mė mirė, - ia ktheva. Liri im ėshtė nė ngjitje dhe arrin kulmin nė monologun: "Fryni, erėra! Ēajini bulēitė! Tėrbohuni, fryni! - Hipa nė skenė, ia nisa monologut tė Lirit "Shtėrngatė, shfryj, vill zjarr, derdh shi, gjėmo!" Interpretimi qe i shkėlqyer. Regjisori i entuziazmuar, e kishte harruar zemratėn e Pjetėr Gjokės. Dublanti kishte qenė brilant. -Kur mbarova, gjoksi mė ulej dhe mė ngrihej prej gulēimave tė mbretit Liri. Nuk isha Pirro, isha Liri, i braktisur nga tė gjithė. Ata sėrish shėprthyen nė duartrokitje...-Atė ditė, kujton Pirro, ishte e mėrkurė. Regjisori i tha i entuziazmuar drejtorit se shfaqja do tė jepej tė shtunėn. Sa nuk fluturoja nga gazi i brendshėm qė mė jepte ai suskses... Atė natė, aktori -regjisor, thuri ėndėrra tė bukura; do tė vinte nė Tiranė, por nė mėngjes mėsoi lajmin e keq: "Nuk tė ka miratuar Ministria. Do tė ikėsh nė Korēė, bile qė sot nisu! "Urdhėrin qė s'dihet se nga cilat zgafella kishte dalė, po ia pėrcillte kolegu. I pezmatuar u pėrpoq tė kėrkonte ndonjė tip sqarimi. Tė paktėn tė kisha luajtur Lirin, pastaj le tė ikja, dukej se i ishte drejtuar mė shumė vetes se sa kolegut, por kundėrthėnia ishte e prerė: Mos e ēo ndėr mend, kthehu dhe sa mė shpejt! I thanė se Komiteti i partisė i Korēės kishte protestuar pėr largimin e tij. Nisu qė tė mos keshė telashe! Ēishte kjo kėshillė, a urdhėr? Pirro edhe sot pyet veten pse rrodhėn nė atė kahje ngjarjet. Pse pikėrisht urdhėri erdhi pasi ai shkėlqeu me Lirin? U pėrpoq tė argumentojė me njė ndėrhyrje: Po largimi im nga Korēa ka qenė korrekt. Artistit i duhej tė mbijetonte; uli kokėn, psherėtima i ēau gjoksin, por i duhej tė kthehej nė periferi. Tirana ende nuk ishte e gatshme ta pranonte. Si duket shefat e zinj ishin tė gatshėm pėr ofensivė. Mos luaj me grerėzat, i tha vetes. Nė vitin 1966 Tirana mė nė fund e pranoi pas ndėrhyrjeve tė mjeshtrave tė skenės, Kadri Roshit, Sandėr Prosit e tė tjerėve. Ata kishin ngulur kėmbė qė ai tė vinte si aktor. Nė fakt ai shkoi si regjisor dhe pedagog i jashtėm nė Institutin e Arteve. Do ta pushtonte triumfalisht Teatrin Popullor pas shtatė vjet betejash nė Korēė. Nė Tiranė nisi me dramėn e Kol Jakovės, "Perkolgjinajt". Iu desh nė fillim qė t'i hynte njė operacioni tė thellė dramės, e cila nuk qe ndonjė pjesė kushedi, por Pirro i dha asaj jetė, frymėmarrje, i dha lėvizje aksionit. I mbante nė tension aktorėt dhe i nxiste qė tė jepnin maksimumin. Spektatori e priti jo keq. Kur dhe si njohu Pavlinėn Jeta rridhte, por Pirro ende kishte mbetur fillikat, ende nuk e kishte gjetur shoqen e jetės. Dhe rasti erdhi. Atė vit qe caktuar kryetar i komisionit pėr konkursin e pranimit tė studentėve tė degės pėr artin dramatik. Aty gjeti shoqen e jetės. Ja si e ka pėrshkruar J. Papagjoni kėtė moment:" Sytė i mbetėn mbėrthyer pas fytyrės ovale tė njė vajze tė re, zė-ėmbėl, nga Lushnja. I pėlqeu natyra e saj e brishtė, delikatesa, feminiteti, njė gjendje emocionale qė i gufohej krahėrorit. I pėlqeu bukuria, sidomos sytė. Ajo konkuronte pėr aktore. Kishte zė tė veēantė, si tė lagur, ankues, madje melankolik. "Ky ishte momenti i parė, mė pas gjithēka erdhi natyrshėm. Tregon Pavlina pėr mė tej: "U ndodha njė ditė nė provat qė Pirrua bėnte me kursin e tretė pėr aktorė. Pse u ndodha atje? Ju e kuptoni vetė. Pirro vinte gjithmonė pranė meje pas ēdo demonstrimi qė bėnte dhe bisedonte krejt lirisht me mua, jo sikur unė tė isha studente. Ēuditėrisht, ndjehesha shumė e shlirėt nė prani tė tij. Kėtė njeri ėshtė e pamundur tė mos e duash. "U dashuruan, u martuan dhe po t'i shohėsh sot ata, nuk e ke tė vėshtirė tė zbulosh se janė po aq tė dashuruar, si atėherė 37 vjet tė shkuara. Familja u plotėsua me dy fėmijėt e tyre Bendisin dhe Vetiolėn, tė cilėt ndjehen krenarė pėr prindėrit e tyre, qė i dhanė aq shumė skenės shqiptare. Qė tė katėr tashmė jetojnė nė New York... Le tė kthehemi sėrish tek skena, atje ku ėshtė jeta dhe pengu i Pirro Manit. Kritika dhe kolegėt kanė pohuar se Pirro i dha gjithēka teatrit shqiptar. Nė Teatrin Popullor ai u ngrit mbi meskinitetin dhe xhelozitė. Vetėm punė, i tingėllinte nė veshė zėri i tė atit. Dhe punoi siē dinte tė punonte ai. Jo rrallė censura zgjaste duart dhe ia priste me gėrshėrėt e saj tė stėrmėdha krijesat e tij skenike, por ai nuk jepej, tėrhiqej, gjente njė detaj tjetėr dhe pėrpiqej qė tė vinte paqen mes vetes dhe asaj, shtrigės censurė. Le t'i lėmė pak hapėsirė penės sė drejtpėrdrejtė tė J. Papagjonit, qė e ka pėrcjellė nė pak rreshta thelbin e pėrballjes sė regjisorit me censurėn: I dashur Pirro! Sa tė vėshtirė e ke patur, mik i shtrenjtė, t'u dredhoje bishtukėve tymues tė censurės me gjithfarė emrash, parimesh tė ngrira, raportimesh, komisionesh, diskutimesh.Ti duhej ta dehje qiklopin dhe t'ia verboje syrin gjigand pėr tė shpėtuar krijesėn fluturake tė fanatazisė, idetė e guximshme dhe flatrimin e mendjes sate pjellore nėpėr paradigmat e ēuditshme tė artit. Duhej dinakėria, por edhe guximi. Ti disa herė u pėrballe me kėtė sy dhe u rrezikove, aq sa mund tė tė flaknin tej, tė shuanin nėpėr periferitė e cinizmit dhe zilisė njerėzore, tė tė humbnin nėpėr gropat thithėse tė provincės, qė ata dinin t'i ujdisnin fort mirė. Dhe s'ishin pak "gojėt e shqyera", krah shtetit dhe pas shtetit. Mirėpo ti, mik i dashur, herė pas here guxoje. Dhe sfidoje. Edhe rrezikoje. Flaka tė avitej, ti nė flakė futeshe, qė tė shuaje flakėn. Pirro Mani guxoi mė tepėr se ē'duhej, p.sh. tek "Arturo Ui". Gjetja e tij ishte fare e veēantė: njė kornizė bosh mes portreteve tė diktatorėve. Dhe ata, ustallarėt e censurės, nuk ishin syleshė. Ata do ta thėrrisnin dhe seanca e pyetjeve do tė ishte torturuese:-Ē'ėshtė ajo kornizė bosh? Pėr kė aludon? Kujt i takon ajo? Hė, fol, pėr kė e ke sajuar? Dhe Pirro nuk e ka harruar pėrgjigjen qė i dha partiakut tė lartė: -Atė qė thotė Brehti, se barku nga lindin kėto monstra ende s'ėshtė shterpėzuar! Lėri mor kėto- iu hakėrrye partiaku i lartė. E di unė, e di, i foli ai me nėnkuptim duke i dhėnė tė kuptojė se e dinte pėr kė aludonte, por. Ai nuk ia tha, por nėnteksti qe i qartė se korniza bosh ishte pėr diktatorin tonė, pėr Enverin. Ai, Pirro Mani, nuk mund ta hidhte atė gjetje metaforike skenike, mezi ia kishte pjellė truri nė tallazin krijues e sipėr.Ka qenė njė natė e tmerrshme ajo e pas bisedės me partiakun e lartė. Dyluftimi kishte qenė me nėnkuptime e aluzione se pas ideve tė tilla tė rrezikshme mund tė vinte Spaēi a Burreli. Atė natė ai kishte hedhur ca gota pėr tė qetėsuar trurin e tallazitur. Ē'tė bėnte? Ta hiqte kornizėn? Po ajo pėrbėnte thelbin, si ta flakte ashtu? Vendosi, nuk do ta hiqte! Tė dilte ku tė dilte. Do tė mbahej pas Brehtit, barku i pashterpėzuar. - Mė keq do ta kisha po ta kisha hequr, - thotė Pirro. Se po ta hiqja, do tė thoshin se e kisha vėnė qėllimisht dhe po e hiqja se ma tha ai, partiaku i lartė i nomenklaturės. Pra se jam trembur. Dhe e la. Atė natėn e tmerrshme tė dyluftimit nuk e heq nga mendja as Pavlina Mani, e shoqja. Sapo i kishte hapur derėn, ai nuk i qe pėrgjigjur pyetjes sė saj: Ku ishe?, por e kishte urdhėruar: Shpej, pėrgatit valixhet! - Pse?, kishte pyetur ajo. - Sepse nuk e heq. - Kė, nuk heq Pirro? - Ai: Atė, horrin e horrave, morrin e morrave, Arturo Ui-nė. Ajo:-Tė lutem, ule zėrin, do na dėgjojnė! Ai vazhdonte me batutėn e Kadri Roshit nė rolin Arturos: "Horri i horrave, morri". Ky detaj metaforik, korniza boshe, ka qenė njė zgjidhje e veēantė, qė i ka habitur edhe gjermanėt, tė cilėt kanė ardhur pėr ta parė realizimin shqiptar. Shfaqja ēau pas shumė peripecishė. Shkrimtari Naum Prifti, nė librin e tij "Teatri nė kohėn e krizės" shkruan:"Ranė gjithė pjesėt e huaja, me pėrjashtim tė Arturo Ui", pėr tė cilėn u zhvillua njė diskutim i fortė brenda komisionit, ku bėja pjesė edhe unė, si inspektor i Ministrisė pėr teatrin. Megjithėse drama qe thellėsisht politike, sepse demaskonte mėnyrėn se si hypi nė pushtet Hitleri, si i vrau shokėt e tij atėherė kur nuk i duheshin mė, si siguroi pėrkrahjen e Hidenbergut, edhe ndaj saj u shprehėn gjykime tė rrepta nga ekstremistėt e komisionit."Brehti nuk i bie problemit nė kokė, por merret me aludime. Ē'ėshtė ky trusti i lulelakrės? Pse me lulelakra do tė edukohet spektatori ynė? Pse shpie vendin e veprimit nė Amerikė?". E tė tjera si kėto. Ka qėlluar qė mundi i Pirros tė shkojė kot, pa shkuar shfaqja tek spektatori. Atij i kujtohet p.sh. drama e Bashkim Kozelit "Si u kalitėm". Sėrish mendja krijuese e Pirro Manit kishte sjellė njė gjetje metaforike: Kishte vėnė nė mes tė skenės njė lis me rrėnjėt e tij tė ngėrthyera, tė nguluar fort nė tokė. Pėrreth atij lisi vėrtitej e ndėrtohej mizanskena. Kur gjithēka ishte gati, shkon Manush Myftiu, i mbledh nė drejtori dhe urdhėroi:"Pėr njė arsye, shfaqja nuk do tė jepej". Kaq tha ai, tė tjerat nuk ishin pėr ta. E vėrteta qe mėsuar ca ditė mė vonė kur doli "grupi armiqėsor" i Beqir Ballukut dhe i "puēistėve". Mundi iku kot, po ē'tė bėnte regjisori? Ishte koha kur partia po shkulte lisa tė mėdhenj, si ai i skenės me rrėnjė e ngulura fort, ishte koha kur ngryseshe i madh dhe gdhiheshe i vockėl, ishte koha kur makinat tė rrėmbenin nė mesnatė e s'dihej se ku tė gjente mėngjesi, nė ndonjė qeli, katund tė humbur pėr internim apo nė plumb.Kolegėt e Pirros qenė ėrė viktimė e lancimit tė antikulturės; Kujtim Spahivogli e Mihal Luarasi, patėn rėnė viktimė e vlugut antiart. - Kujdes Pirro!- kėshilloi ai nė ato ēaste vetėveten.Po kishte raste, qė drama tretej para kohe, sapo ishte bėrė platforma, sapo ndaheshin rolet, mbėrrinte urdhėri:Jo, ndaleni, nuk ėshtė pėr moralin tonė!Tipike pėr kėtė ishte bashkėpunimi me Petro Markon pėr tė vėnė nė skenė dramėn nė vargje tė kėtij shkrimtari, qė tė gjithė jetėn nuk iu ndanė vuajtjet. E rrėfen kėtė bashkėpunim tė dėshtuar vetė Petro Marko tek libri i tij "Retė dhe gurėt": Punova gjithė muajin dhe e mbarova dramėn. Titullin ia vura "Niku i Martin Gjinit". U nisa pėr Tiranė dhe ia shpura Ramiz Alisė qė ma kishte dhėnė kėtė ide. Pas dhjetė ditėsh ai mė thirri dhe mė pėrqafoi:"I ke rėnė nė tė! Ke bėrė njė vepėr tė arrirė". Patjetėr qė unė u gėzova, por iu luta qė pėr ta vėnė nė skenė tė vinte Pirro Mani nga Korēa. Erdhi Pirro. Bashkė me Pjetėr Gjokėn, si ndihmės regjisor, u mblodhėm pėr tė ndarė rolet sipas aktorėve. Aktori i madh i tetarit, Naim Frashėri, kėrkonte me insistim tė merrte rolin e Nikut.E kisha paraqitur nė konkursin e ushtrisė, mė dhanė vendin e parė. U botua dhe nė revistėn "Nėntori". Filloi dhe Agim Zajmi nga skenografia.Por.fermani nga komiteti i partisė i Tiranės, qe i prerė:Pezulloni pėrgatitjet. Drama ėshtė liberale sepse fliste pėr njė lloj degjenerimi tė fėmijėve tė udhėheqjes (tė kohės sė Skėnderbeut).Petro Marko gėlltiti dhimbjen, por dhe Pirro Mani, nuk e pat tė lehtė. Eh, psherėtinė Pirro. Sa shfaqje u censuruan, sa u qethėn nė skenė, sa mė pas, sa mbetėn nė projekte. I tillė ishte edhe bashkėpunimi me Kadarenė pėr "Pashallėqet e mėdha". Pirro e pat hedhur nė letėr mendimin regjisorial, diskutonte me Kadarenė pėr filmin e ardhshėm, por edhe ai mbeti diku; censura e kishte vdekur qė pa u ngritur nė kėmbė. Kadareja shkruan: "Ishte teatri, me sa duket, qė, pėr shkak tė grumbullimit mu nė mes tė qytetit, provokoi sė pari idenė e censurės(I.Kadare- Unaza nė kthetra). Pirro Mani do tė mbijetonte falė talentit dhe mbijetesa e tij ishte fat pėr tetarin tonė.. Ndryshe ku do ta gjenim njė "Arturo Ui" si ai i Pirros? Po"Gjenerali i ushtrisė sė vdekur"? Po "Fytyra e dytė", po "Kush e solli Doruntinėn", "Epoka pėrpara gjyqit", "Prefekti" , "Cuca e Maleve", "Nata e dymbėdhjetė" , "Pėrmbytja e madhe", "Furrnalta" , "Besa e madhe". Mjeshtria e tij, u shtri jo vetėm nė teatėr e film, por edhe nė opera. Vuri nė skenė operėn "Skėnderbeu" , "Komisari" me skenar tė D. Agollit, "Kavaleria Rustikana". Atij i takon nxjerrja nė pah e cilėsive interpretuese tė sopranos sė mirėnjohur Inva Mula tek opera e Nikolla Zoraqit "paja" me tekst tė arbėreshit Di Maxhio Pirro. Punoi edhe nė festivale folklorike e shumė aktivitete tė tjera. www.revistaprestige.com/
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Filma shqiptare ne internet! | nikas | Kinemaja dhe Televizioni | 16 | 03-05-2008 07:48 |
| Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės | Sabahi | Arena Nderkombetare | 0 | 07-01-2008 11:24 |
| Partizani-Tirana, luhet derbi i madh shqiptar | informuesi | Sporti Shqiptar | 0 | 11-11-2007 06:07 |
| Gjergj Kastrioti - Skenderbeu | AlbShkodra | Historia | 13 | 21-04-2007 17:33 |
| Safet Butka | Administratori | Historia | 0 | 10-05-2006 13:22 |