| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Fiori Dardha, gazetarja qė sfidon Vip-at Fiori, pas Bla bla bla -sė, vjen me dy projekte Paparaci dhe Nata e ēakejve. Njė nisje e mbarė pėr 2006? Paparacin patėt mundėsi ta ndiqni qė nė 3 Janar, kurse pėr tė dytin do tė duhet tė prisni dhe njė muaj para se tė fillojė. Te i pari do tė keni mundėsinė qė thashethemet- tė gjitha e kanė njė bazė- t'i ndiqni tė ilustruar me xhirime apo foto qė do serviren nga agjencia ALNA. Dukesh mjaft e sigurt nė suksesin qė mendon se do tė kesh nė A1 televizion... Kam qenė e vetme nė marrjen e audiencės nė TV Koha. Shikuesit i kam tėrhequr unė, pa asnjė bashkėpunėtor- pėrveē njė operatori dhe montazheri. Te A1 do tė sjell audiencėn time. Edhe pse A1 ėshtė fare i ri nė treg... Nė momentin qė kam kaluar tek Koha, ajo kishte vetėm tre muaj qė ishte hapur (rinovuar). Mua nuk me njihte asnjeri deri para njė viti e gjysmė, ndėrkohė qė tani po tė bėjmė njė xhiro bashkė nė Tiranė, nė dhjetė veta, tetė do tė mė flasin Bla bla bla . Nuk tė vjen pak keq qė tashmė atė emėr e ke dorėzuar? Bla bla bla -ja ėshtė e gjitha e imja, aty jam e gjitha unė, pėrderisa ata nuk kanė ndryshuar as siglat e emisionit. Ai emision mė pėrket vetėm mua dhe kėtė e them me plotė gojėn. Tani qe kam ikur unė, emisioni Bla bla bla ka njė rėnie drastike, dhe mė vjen keq qė prodhimi im ėshtė degraduar nė atė mėnyrė. E ke ndjekur sė fundmi? Ma kanė thėnė shumė njerėz tė tjerė prandaj, nuk kam tė drejtė tė flas pėr njė gjė timen; jo gjithmonė gjėrat qė bėn tė pėlqejnė, po qė ai emision mund tė bėhet vetėm nga Fiori kjo ėshtė e sigurt. Sepse ėshtė njė ide e imja, ėshtė njė prodhim i imi, njė format i imi, askush tjetėr nuk e bėn dot Fiorin. Nuk u pėrpoqe ta regjistroje si tėndin? Ishte njė Copyright i TV Koha, sepse unė atė emision aty e nisa dhe nuk mund ta merrja. I dėmton ikja jote? Kishin siguruar audiencėn e se shtunės, me largimin tim do t'u iki dhe audienca e asaj mbrėmjeje. Nuk tė bėnė njė ofertė mė tė mirė (tė Kohės) ? Patjetėr qė mė bėnė ofertė tjetėr, por nuk e pranova. Nuk doja qė pronarėt e Kohės tė mendonin qė unė po bėja presion qė tė mė rritet rroga dhe pastaj tė vazhdoja tė rrija aty sepse nuk kisha ku tė ikja mė. Unė kisha dhe oferta tė tjera. Mė e mira erdhi nga A1? Ishin disa, por zgjodha A1 dhe jo televizionet e tjera sepse ishte Koēo Kokėdhima ai qė arriti tė mė bindte se unė mund tė bėj atė qė dua . Ēfarė ėshtė ajo qė do? Zoti Kokėdhima ishte i vetmi qė mė ofroi staf. Ndaj aty unė do tė bėj dy projekte- Bla bla blan e vjetėr qė do tė quhet Paparaci dhe spektaklin e ri Nata e ēakejve . Nata e Ēakejve? Tingėllon paksa i frikshėm edhe pse kam dėgjuar qė do pėrngjasojė me Le ienne (Hijenat) e transmetuar tė Italia 1 dhe i drejtuar nga Alesia Markuci... Ai do tė jetė njė spektakėl me natyrė investigative. Kėtė gjė kam dashur tė bėj dhe kur fillova Bla bla blan , por nuk m'u ofrua staf. Tani i kam tė gjitha mundėsitė teknike dhe organizative. A1 ka krijuar Departamentin e spektaklit Nata e ēakejve, pėr tė cilin do tė punojnė plot 30 veta. Ndėr ta dhe shumė emra tė njohur tė televizionit. Qė janė... Bujar Kapexhiu do tė jetė skenaristi, Kledi Kapexhiu regjisori dhe unė do tė jem drejtoresha e prodhimit. Nisur nga pėrvoja nė televizionin tjetėr nuk tė tundon ideja ta kesh tė gjithin tėndin (me tė drejta)? I pėrket A1 televizion sepse unė kėtė ide e gjeta tė gatshme. Nė momentin qė mua mė thanė do bėsh kėtė, kemi kėtė ide, pranova me kėnaqėsinė mė tė madhe, sepse ishte ajo qė unė realisht doja tė bėja. Nė dhjetor firmosa njė kontratė pesė vjeēare mė A1 televizion dhe kam besim te tė dy palėt. Pas Bla-bla-blasė , vjen Paparaci e mė pas nė ēdo lėvizje tė mundshme ēfarė do tė zgjidhje? Po iki do t'i vė njė emėr tjetėr emisionit, do ia vė Fiori, dhe kėshtu do tė mbetet vėrtet i imi. Paparaci, si ai i Enriko Papit nga Kanale5, mos duket pak si tepėr i huazuar? Paparaci nuk do te jetė vjedhje, sepse njerėzit janė mėsuar me emisionet qė bėj unė. Ajo vajza qė bėn Bla bla blan tani ne TV Koha mendoj se ma ka vjedhur emisionin. Atė vajzėn qė del ne ekran nuk e njoh, sinqerisht qė nuk e njoh, por di qė njeriu qė e bėn vėrtet, pra qė jep idetė dhe shkruan komentet ėshtė njė ish shoqja ime. (Kot nuk thonė qė i yti ta fut) Ha ha ha! Kam bėrė njė sakrificė, kam lėnė kafen e darkės pėr tė ndjekur atė Bla bla bla -nė e re qe po bėn TV Koha, dhe konstatova se ai emision me tė vėrtetė ėshtė degraduar. Megjithatė duket sikur edhe tė vjen pak mirė qė nuk ka qenė nė lartėsinė tėnde, apo jo? Kjo ka dy anėt e medaljes. E para qė njerėzit e kanė kuptuar se si e bėj unė nuk e bėn asnjeri tjetėr Bla bla blan . Nuk e di se sa profesionale jam treguar me ato qė kam bėrė por e di qė ėshtė njė stil i imi, tė jap njė shembull: sikur Zonė e Lirė tė bėhej nga Andi Bejtja, nuk do tė ishte mė Zonė e lirė se atė emision mund ta bėjė vetėm Ēani. Dy emisione nė tė njėjtėn kohė. Nuk po tė rėndojnė pak Fiori? Nuk mė ėshtė kėrkuar qė tė bėhet Paparaci , por kam dashur vetė unė qė t'i bėj njė dhuratė A1 televizion, sepse Nata e ēakejve fillon nė shkurt, dhe i binte qė dy muaj unė tė rrija pa dalė ne ekran. Ē'do tė thotė dhuratė nė kėtė rast? Paparaci n e mora pėrsipėr nė mėnyrė vullnetare. Do vazhdoj ta bėj qė njerėzit tė vazhdojnė tė kėnaqen me mėnyrėn time tė tė ngacmuarit. Do vazhdoj ta bėj se nuk mund tė rri dot pa thashetheme. Do vazhdoj ta bėj pėr t'u treguar te tjerėve se unė di ta mbroj punėn time dhe nuk mund ta harroj lehtė formatin e emisionit qė mė bėri tė njohur. Si i ke raportet me paranė? Unė jam njė njeri qė e dua shumė lekun, nuk rri dot pa tė pavarėsisht se rrogėn e shpenzoj pėr tre ditė dhe pjesėn tjetėr te muajit e kaloj duke iu lutur prindėrve qė tė mė japin para. Mė duhen lekė pėr tė paguar njė faturė prej 500 mijė lekėsh (tė vjetra) pėr celularin. Gjithmonė kam pasur njė rrogė shumė tė mirė, pėrjashto kohėn kur punoja nė Vizion Plus si amatore nė fushėn e televizionit me njė rrogė minimale- por prapė isha e kėnaqur. Tek TV Koha kam marre njė rrogė shumė tė mirė, por kėtu ku jam tani jam akoma me mire. Po mė bėn kureshtare pėr shumėn... Preferoj mos ta them. Tani qė futa kėmbėt nė televizion, tani qė bėra njė emėr kam tė drejtė dhe tė pretendoj-gjithmonė duke e justifikuar pagesėn me punėn time. Koēo Kokėdhima mė ka thėnė njė batutė paraja ėshtė gjėja e fundit nė njė biznes. Nuk e kam kuptuar asnjėherė kėtė shprehje dhe gjithmonė kam reaguar me humor. Megjithatė mė ka thėnė edhe diēka tjetėr Paraja ėshtė gjėja mė me tepricė nė treg dhe kjo ėshtė shumė e vėrtetė. Nė pozicionin e paparacit , tė njohin, ma shuan dot kuriozitetin se ēfarė do tė bėsh mes ēakejve? Do merrem me organizimin dhe drejtimin kėtij spektakli, ku do ndėrthuret studioja me terrenin. Gjithēka do tė serviret me humor dhe satirė pa pėrjashtuar dhe elementet argėtues. Nuk do te kem balerinė, kur tė jetė e nevojshme do tė kėrcej dhe vetė. Je futur nė kurs vallėzimi? Jo, kam ca miq balerinė qė do tė mė japin instruksione tė vogla baleti, por qė gjithēka do ta bėj vetė. Unė kam bėrė 12 vjet violinė, besoj se kam njė vesh absolut, kam njė zė zė nuk kam fare (ha ha ha). Nuk ka ngelur njeri pa u bėrė kėngėtar. Ne shyqyr zotit kemi dhe Radio+2. Me ndihmėn e DJ dhe aparaturave zėri im do tė tingėllojė bukur nė veshėt e teleshikuesve. Kėto do tė jenė thjesht garnitura e gjithė spektaklit sepse 70 % e kėtij projekti do tė jetė nė terren. Ēfarė do tė kapni nga terreni? Do mundohemi tė sjellim tė gjalla ne emisionin tonė ato absurditete qė ndodhin nė realitetin shqiptar. Do ironizojmė dhe diskriminojmė fenomenet negative. Pak a shumė si e nisi Fiks Fare? Fiks Fare nuk mund te jete shembulli mė i mirė pėr tė krahasuar spektaklin Nata e Cekenjve. Unė mendoj qė Fiks Fare ka njė defekt shumė tė madh, viktimėn e bėn aktor, nuk e di sesa mė kupton apo jo. D.m th nėse unė jam viktima e shkoj dalė para ekranit pėr te pasqyruar hallin tim, pėr autoret e emisionit konsiderohem thjesht si njė aktor qė shfrytėzohet vetėm pėr te fituar audiencėn. Ndėrsa nė spektaklin tim ēdo personazh, rrethanė, apo detaj qė do tė vijė, nuk do tė ketė pėr qėllim tė pėrdorė viktimėn pėr tė bėrė skup televiziv. Asnjė person konkret? Protagonist do tė ketė, por asnjė nuk do tė dalė me figurė nė ekran. Do tė jetė ēdo gjė e inskenuar. Ne do tė dalim pėr tė xhiruar nė terren, madje dhe me kamera tė fshehta, por asnjė nga ata qė duan tė servirin hallin e tyre nė ekran nuk do tė dalė fytyrė zbuluar. Neve nuk na intereson qė tė godasim individė tė veēantė, por duhet tė godasim fenomenet, dhe nuk do ta bėjmė kėtė vetėm pėr tė rritur audiencėn. Do jemi ne qė do e zbulojmė njė ēėshtje, qė do e ēojmė nė prokurori, qė do e ndjekim prokurorinė gjatė gjithė hapave. Njė ēėshtje do tė quhet e pėrfunduar nga ne vetėm kur gjykata tė japė vendimin. Nė cilėsinė e shefes sė kėtij produksioni, mua nuk mė intereson qė tė shfaq njė zyrtar qė ngacmon seksualisht sekretaren dhe ta diskreditoj nė ekran, nuk ėshtė ky qėllimi. Pėrderisa nuk arrin dot ta zhdukėsh kėtė fenomen nuk ia vlen qė tė merresh. Ne nuk duam tė bėjmė viktima, ne duam qė tė zgjidhim probleme. Ne do tė jemi Avokati i Popullit, duke pėrligjur thėnien Media ėshtė pushteti i katėrt. Pak mė parė mė the se kishe njė listė personash qė nuk duhet tė pėrmendeshin aspak nė Bla-bla-bla. Je e sigurt qė as kėtu nuk do tė kesh njė tė tillė? Mua nuk mė intereson tė merrem me jetėn private tė njerėzve, aq mė tepėr qė projekti ynė nuk do tė jetė kamxhik gjobash. Ne asnjėherė nuk do prekim anėn familjare. Nėse tek emisioni Paparaci unė do tė merrem me thashetheme, tė spektakli Nata e ēakejve' do tė ketė vetėm fakte. Ēdo njeri ėshtė i lirė tė vijė nė studion televizive pėr tė pėrligjur apo pėrgėnjeshtruar atė qe ne kemi thėnė me fakte. Tė jeni tė sigurt qe nga ana e shefit tim nuk do tė vijė asnjė porosi pėr individė tė caktuar dhe nuk do tė ketė asnjė lloj censure. Suksesi i gazetės Shekulli, revistės Spekter dhe i radios +2 ka treguar se Kokėdhima ėshtė njė menaxher shume i mire dhe di vėrtet tė bėjė media. Jam e bindur se shumė shpejt dhe televizioni A1 do tė jetė nė majat e medias elektronike. Sa tė mbrojtur do tė jenė gazetarė qė do tė investigojnė? Gazetarėt aty ku shkojnė do tė paraqiten me logon e emisionit. Ne nuk mund tė japim siguri absolute. Nuk ka kėtu jemi tė mbrojtur, apo s'jemi tė mbrojtur. Nė qoftė se njerėzve nuk do t'u biem kot nė qafė, atėherė nuk ka rrezik. Besojmė nė ekzistencėn e shtetit. Tė ka ngacmuar ndonjė qė ka mbetur i pakėnaqur nga komentet nė Bla bla bla ? Kam pasur plotė duke filluar qė nga fyerjet e thonjtė nė fyt. Nuk kanė lėnė njeri tė familjes pa mė sharė. Kam menduar ta lė emisionin kur kam pasur kėrcėnime se nuk dija nga t'ia mbaja. Kėto kėrcėnime me kanė ardhur nga njerėz qė kanė pasur shumė pushtet nė atė kohė. Them se njerėzit nuk duhet t'i prekėsh tek nderi dhe tek lekėt- tek nderi e kam anashkaluar duke zgjedhur njė mėnyrė servirjeje me humor, ndėrsa tek lekėt nuk e kam bėrė ndonjėherė ndonjė gjė tė tillė. Pėr fjalė goje nuk tė vret njeri. Ke bėrė thashetheme me porosi? Asnjėherė nuk kam pasur rekomandime pėr VIP-at qė unė kam nxjerrė nė ekran. Rekomandimet kanė qenė pėr njerėzit qė s'kam nxjerrė asnjėherė nė ekran. Tė ka ndodhur qė tė janė lutur pėr tė dalė nė intervistė, qoftė edhe me pagesė? Si i pėrzgjidhje politikanėt qė intervistoje nė qershor? Gjatė fushatės elektorale emisioni im ka pasur minutazhin e monitorimit (nga KKRT) brenda, i vetmi nga gjithė emisionet argėtuese. Dhe kam qenė e detyruar qė njėherė tė nxirrja tė PD, tė PS apo LSI. Nuk po them qė nuk mė janė ofruar para, por nuk kam abuzuar kurrė. Nė punė nuk bėj kompromise. Kė do tė veēoje nga personazhet e intervistuar? Nga gjithė personazhet e mi do doja tė veēoja Rudina Xhungėn se asnjėherė nuk kanė pasur mundėsi ta shohin mė njerėzore sesa tek emisioni im. Ka qenė njė intervistė shumė miqėsore, edhe pse ishte hera e parė qė takoheshim. Dua tė veēoj Sinan Hoxhėn pėr njerzillėkun qė ka treguar nė emisionin tim; i paarritshėm nė ****zmėn e tij ka qenė Spartak Ngjela, i cili ka dhuruar vėrtet show nė Bla bla bla ; Edi Paloka pėr batutat e tij; Blendi Klosi ka qenė shumė i veēantė dhe i natyrshėm. Personazhi qė ke pėrmendur mė shpesh? Lul Basha ka qenė personazhi qė mė ka ofruar mė tepėr material; ka qenė i pranishėm herė me intervistė dhe herė me komente ironike. Ėshtė bėrė i gjallė pas komenteve? Ka reaguar. Mė ka marrė nė telefon e mė ka pėrgėzuar. Do tė ishte shumė mirė sikur tė gjithė tė reagonin si ai. Mua mė duhet qė personazhet qė vijnė nė emisionin tim t'i pėrshtaten natyrės sė tij. Mė vjen pak keq sepse tani nuk mė marrin dhe aq seriozisht. Dikur shqetėsoheshin shumė shpejt pėr thashethemet qė unė u servirja. I sajoje vetė? Kur i kisha nė biseda mund tė them se shumica e provokimeve qė u bėja ishin tė sajuara. Cila ėshtė pyetja qė nuk do tė doje tė ta bėnin asnjėherė? Si arriti Fiori deri kėtu ku ėshtė? Ose ke te dashur? Mė duket se e kam dėgjuar dhe nga ty kėtė... Unė e kam bėrė po varet shumė nga mėnyra si e them, sepse nuk i intereson njeriu nėse ke apo jo tė dashur, por si e ke dhe kush ėshtė. Kush ėshtė i dashuri yt? Tashme ėshtė i fejuari im. E quajnė Donard, ėshtė regjisor dhe pedagog nė akademinė e arteve. Ėshtė njė nga tė paktėt persona qė di gjithēka pėr mua dhe mė njeh shumė mirė. Mė ka kritikuar vazhdimisht pėr atė qė unė bėj. Ka qenė i vetmi person qė nuk ka pėlqyer asnjėherė asnjė emision timin- pėrveē grimcave. Ai pėrqendrohet shumė te detajet dhe mė ka mėsuar qė t'u kushtoj rėndėsi atyre. P.sh nė njė intervistė mbahet mend vetėm njė pyetje ose vetėm njė pėrgjigje. Njihesh pėr njė paraqitje ekstravagante nė intervista...Mė kujtohet vjet kur ishe e ftuar te Zonė e Lirė dhe drejtuesi tė bėri tė pėshtyje nė studio. Varet si e merr. P.sh derisa ai mė lejoi tė pėshtyja emisionin e tij, pėr mua ishte Ok. Unė pėr vete kėshtu e pashė. Kėtu nuk ia vlen tė gjykohem unė. Pėshtyma ėshtė njė efekt aspak i kėndshėm televiziv dhe aq mė tepėr spektakolar. Unė nė emisionin tim nuk do e bėja kurrė. Ai qė ma ka kėrkuar, ka menduar se po bėn spektakėl kurse unė mendova se i pėshtyva emisionin dikujt. Kush nga drejtuesit televizivė tė pėlqen mė shumė dhe kush mė pak? Mua Arian Ēani mė pėlqen. Kam dėgjuar shumė tė tjerė qė thonė: Unė nuk e bėj atė qė bėn Ēani, ai ėshtė i pacipė.. Pėr mua sa mė i pacipė tė jetė njė njeri qė del nė ekran aq mė mirė bėn. Kėtė epitet ma kanė vėnė dhe mua, por qė nuk mė shqetėson aspak. Kurse prezantuesja qė mė acaron ėshtė Zhaku. Dua tė shoh se ēfarė ka ai emisioni i saj pėr tu njohur me tematikėn dhe personazhet, por nuk arrij dot ta ēoj deri nė fund. Mė acaron sepse mė duket shumė e stisur, nuk ka asgjė tė vetėn. Zhaku ka marrė gjėrat mė tė kėqija tė Mimoza Ahmetit, e cila ėshtė njė femėr me shumė botė. Je mė shumė e njohur, apo e suksesshme? Do tė doja qė njerėzit tė mė pėrkufizonin mė shumė me epitetin e suksesshme. Gjėja qė e them pa diskutim ėshtė se jam mė e njohur. Ėshtė fakt nuk e mohoj dot. Emisioni im bėri bum qė dy muajt e parė tė transmetimit. Ndonjėherė them se ėshtė ēėshtje fati sepse kjo ishte diēka qė nuk ishte bėrė ndonjėherė nė Shqipėri dhe pėr kėtė mė ka ndihmuar shumė tipi im. Unė jam shumė strikte nė punė, jam shumė e egėr, bėhem ndonjėherė shumė e bezdisshme sa them me vete: O Zot si durojnė kėta qė punojnė me mua!. Ke marrė mė shumė vlerėsime pozitive, apo negative pėr emisionin tėnd? Mund tė them qė kam marrė shumė vlerėsime pozitive. Mė vjen keq nė Shqipėri nuk ka njė matės audience dhe kėtė gjė jam munduar ta bėj vetė me telefonata. Pas emisionit telefonoja me dhjetėra dhe qindra vetė e i pyesja: Ēfarė emisioni keni ndjekur sot? Edhe kur janė pėrgjigjur Bla bla bla , nuk e kam mbyllur me aq por jam pėrpjekur tė kuptoj nėse ėshtė ndjekur realisht, apo jo. Kėtė gjė e kam bėrė sistematikisht pėr njė vit e tetė muaj, ndaj e quaj publikun gjykatėsin mė tė mirė tė punės sime.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#2
| ||||
| ||||
| Cilėt janė engjėjt e Hygertės Mė e bukura e Shqipėrisė sė '95s dhe vajza e spektakleve shqiptare tani ka filluar tė mendojė mė shumė pėr veten. Si? Duke u veshur nė tė bardha. Pėr tė stampuar ēastin magjik nėn inicialet HS Hygerta's Angels. Nga Estela Ziu Foto: Eliano Kalemi Fati ishte me bukuroshen durrsake kur Pierre Cardin vendosi kurorėn mbi kokėn e Hygertės. Ashtu si atėherė kur prindėrit vendosėn ta thėrrisnin me atė emėr, i cili sėrish pėr shansin e saj ishte i veēantė. Plot dhjetė vjet ne botėn e lėkundur tė spektaklit e reklamave do t'i mėsonin Hygertės qė tashmė ky nuk do tė ishte vetėm emri me tė cilin tė gjithė e njohin. Nuk ngurroi dhe e shkroi me tė madhe nė njė fasadė pallati, pikėrisht pranė njė prej atyre zemrave mė tė reja tė kryeqytetit; aty ku kryqėzohen rrugėt qė tė ēojnė nė zonėn mė trendi tė Tiranės sė Re. Nuk priti tė bėhej nuse pėr tė treguar sesi rri fustani qė shėnjon fundin e beqarisė (se kur as ajo vetė nuk mund ta thotė, edhe pse tėrheqja e pėrkohshme nga televizioni kishte tė bėnte pikėrisht me njė vendim tė saj pėr jetėn private), por pėr tė pėrdorur imazhin e saj si karremin e bardhė tė ditės mė tė bukur tė njė femre. E ka vendosur botėn nėn kėmbė. Tė paktėn kėshtu duket teksa rri njė kat sipėr tokės dhe vėshtron nga vitrinat e mbushura me nuse e dhėndurė njė tiranė qė ecėn. Ashtu si dhe ajo vetė- me hapin e kohės. Gjithēka arriti tė kursente nga vajtje-ardhjet e pėrjavshme nė Prishtinė, prishi sa hap e mbyll sytė nė veshje- kėtė herė jo pėr veten, por pėr tė tjerė. As kur kėndoi Barbin nė skenėn e festivalit, apo koketėn e Moulin Rouge te Netėt e Klipit dhe as kur preku Majėn e Olimpit nė sallėn e Teatrit Kombėtar nuk ėshtė ndjerė mė mirė se tani. E kisha ėndėrr diēka timen, nė fillim mendova pėr njė dyqan veshjesh, por ideja nuk mė joshte dhe aq. Fustanet e nuseve janė diēka mė sublime dhe romantike. Kap shkėlqimin e syve tė vajzave qė i provojnė ato. Ėshtė dhe kėnaqėsi, dhe biznes.. Kur stilisti francez vendosi kurorėn mbi kokėn e Hygertės, ndoshta me mėnyrėn e vet e bekoi atė. Qė prej asaj dite bl**** vizatimi mund t'i gjesh sa nėpėr shtėpi ashtu edhe nė folenė e saj tė engjėjve. Edhe nė spektakle kam vėnė idetė e mia pėr veshjen. E kam pas qejf stilimin, ndoshta mė vonė do tė krijoj edhe vetė. Nė shumicėn e bl****ve ka fustane tė vizatuara duke dashur tė bėj edhe njė linjė timen, sigurisht pa pasur nevojėn tė bėjė njė punishte, pasi ato mund tė realizohen edhe jashtė vendit.. Nė pėrzgjedhjen e fustaneve ėshtė pėrpjekur tė tregohet e kujdesshme, si pėr tė parashikuar tė gjitha llojet e shijeve; qė nga fustanet tipike tė Hirushes e deri te ato mė ekstravagantet nė portokalli. Mund tė zgjedhėsh atė model qė do, shumica janė tė punuara me dorė. Janė tė atilla qė tė plotėsojnė shijet e shumicės sė femrave shqiptare tė cilat zakonisht nuk duan gjėnė e thjeshtė qė luan vetėm me format. Vetė ka sakrifikuar orėt e ditės- pėr tė qenė aty poshtė ku jeta vazhdon- qė tė jetė vetė ajo udhėrrėfyesja e shijeve. Madje pohon se kėto foto i ka bėrė pikėrisht tė tėrheq vajzat qė besojnė nė imazhin e saj. Sigurisht qė do tė rikthehet nė televizion. Ėshtė zhdukur pėrkohėsisht pėr tė besuar tek diēka mė e madhe sesa karriera televizive. Pasi pėr dy vjet e gjysmė u bė fytyra e Gėrvisht e Fito , tani ėshtė rehatuar me Eminflex . Me kėtė tė fundit ka njė kontratė qė pėrfundon me fundin e 2006-s. Falw saj merr njė pagė e cila i lejon qė kėto kohė tė mendojė e qetė pėr engjėjt e saj. Vetėm se mos prisni qė aty tė shihni krijesa me flatra. Ėshtė njė emėr qė i shėrben supersticiozitetit tė Hygertės. Angel quhet mbesa e saj e vogėl, emrin e sė cilės tezja e ka pėrdorur si ogur tė mirė. Prania e Hygertės Ka ditur tė jetė jo vetėm e bukur; ka kėnduar, aktruar dhe prezantuar. Pas shpalljes Miss Albania ėshtė njėra nga drejtueset e tri festivaleve tė dimrit radhazi: mė 1997, mė 1998 dhe mė 1999. Dy vitet e para drejton edhe dy festivalet e pranverės. Prezanton nė Miss Shqipėria 2000 dhe nė Miss Shqipėria 2002, nė Mbretėresha e Detit 2001. CV-ja e saj si prezantuese vazhdon me Netėt e Klipit Shqiptar 2001, prapė mė 2004, nė Miss dhe Mister Kosova 2002, nė emisionet Sport and Shou, Kolazh, Zoom, mandej nė Kosovė, ku ka drejtuar spektaklet Shou i sė shtunės, Ndryshe nga tė tjerėt. Njė vit mė parė ishte duke pėrzgjedhur fituesit e Bingos kosovare. Pjesa e dytė e 2005-s ishte njė relaks pėr t'u rikthyer tashmė me njė biznes.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#3
| ||||
| ||||
| Mashkulli Perfekt - George Clooney Aktor, regjisor, producent... njė dashnor i pavėmendshėm dhe shumė kėrkues... njė gjah qė askush nuk e ka kapur akoma...Narcizizėn i tij? Legjendari: E thėrrasin Gorgeus George apo thėnė ndryshe i madhėrishmi. Arma vdekjeprurėse: njė buzėqeshje ndihmėse qė tė bėn pėr vete...pėr mė tepėr, ai ėshtė njė ujk i vetmuar qė shfaqet, tė josh dhe largohet...Pėr njė tė tillė gjithēka mund tė tolerohet ose thuajse gjithēka, sepse ... nuk tė shqetėson asnjė e metė e tij...gjithēka e tij ėshtė e adhurueshme ... Ai tė bėn tė ndihesh si mbretėreshė... Nė foto na paraqitet njė burrė i pafalshėm. Njė orė e Milano-da-bere. Pallto deveje nga tė Gordon Gekko nė Wall Street. Portreti nė kėto foto...na prezanton me njė burrė tė mrekullueshėm, me njė orė tė mrekullueshme, njė pallto tė mrekullueshme dhe gjithēka tjetėr tė tillė. Rezultati nuk ėshtė vetėm shuma e tė gjithave. Ekziston edhe njė konstante, tė cilėn dinė ta llogarisin edhe mė injorantėt nė fushėn e algjebrės: burri nė kėto foto ėshtė ai, George Clooney. Ai ėshtė si e bardha dhe e zeza, si Martini, i lehtė dhe gazmor. Nuk ka asgjė pėr t'u shpjeguar, asgjė pėr t'u diskutuar, ėshtė perfekt. Duket se nuk ka asgjė njerėzore. Tė ishte njeri, do tė kishte tė meta. Do t'u ngjante miqve tė tij, kolegėve, aktorėve tė tjerė. Do tė ishte si Brad Pitt apo Matt Demon. Nė mesin e tyre dhe nė setin e filmit perfekt Ocean's Eleven , ai arrin tė jetė si Andy Garcia, njė njeri qė me pallto deveje dhe me njė orė tė madhe dore, tė jep direkt pamjen e atij qė duhet tė kishte: pronar i njė kazinoje (mesa duket George dhe Brad po hapin me tė vėrtetė njė tė tillė nė Las Vegas. Me vulėn e George, ajo do tė pėrbėjė njė revolucion estetik dhe kulturor). Ndoshta njeriu i vetėm nė tė njėjtėn lartėsi me George, ėshtė Johnny Depp. Edhe ai ėshtė i fiksuar nė filmat impenjativė, intelektualė dhe me mesazhe. Megjithatė, superioriteti i George ndaj Johnny-it ėshtė tepėr i dallueshėm: ndėrkohė qė Depp ėshtė martuar, ka bėrė fėmijė, George ka zgjedhur tė jetė sentimentalisht i paqėndrueshėm. Ėshtė sikur na ushqen me iluzionin se ka ndenjur beqar pėr ne...i kapshėm, i disponueshėm, i lirė...Kuptohet, fansat e kanė tė papėrtypshme ta imagjinojnė nė pantofla, me fėmijėt qė e mėrzisin sepse i ndihmon nė pjesėtimet me tri shifra dhe me njė grua qė i bėrtet se pse nuk i ka hedhur plehrat. Ėshtė e vėrtetė qė George ėshtė njeriu qė nė filmin Njė ditė tė rastėsishme , ia doli ta bėnte sexy njė robdėshambėr leshi me ngjyrė kafe. Ėshtė e vėrtetė qė i ka mbijetuar deri edhe kostumit me thumba qė vishte tek filmi Batman. Ėshtė e vėrtetė gjithashtu qė superioriteti gjenetik i George ėshtė i brendshėm dhe i konsoliduar dhe nuk ka nevojė pėr demonstrime tė mėtejshme, por ne e preferojmė beqar tė regjur, asnjėherė tė veshur, qoftė edhe gabimisht, me pantofla. Neve na pėlqen ta imagjinojmė perfekt, ashtu siē ishte nė Ocean's Eleven , njė film nga i cili askush nuk kujton intrigat dhe goditjet e skenės, por cilėsinė rrėnjėsore qė e bėnte filmin perfekt: George ishte gjithmonė nė skenė, nė ēdo spot. Ai paraqitet thuajse gjithmonė nė smoking. 1 orė e 56 minuta tė no-Martini-no-party ...pikėrisht kėtu e kemi kuptuar qė ai ishte njeriu i vetėm, i cili do tė mbetej po perfekt, edhe me njė kravatė tė gjerė...edhe me njė pallto kashmiri tė njė punonjėsi burse, edhe me njė orė tė madhe avokati... Ėshtė i vetmi njeri, pėr rrobat e tė cilit do tė linim me kėnaqėsi njė vend nė sirtarėt tona... Ai dhe tė tjerėt... Pas George, nė horizont nuk shfaqet askush tjetėr, ndėrsa para tij qėndrojnė Cary Grant, Yves Montand dhe Marcello Mastroianni. Padyshim, ndėr ta radhitet edhe miti i pėrjetshėm Sean Connery...njė tipologji burrash me njė sharm ekstrem, me njė dhunti tė spikatur dhe tė rrallė: i bėjnė gratė tė qeshin pa qenė nevoja tė krekosen me smoking... Identiteti Emri : George Clooney, ndryshe Gorgeous George (I madhėrishmi) Mosha: 44 vjeē (shenja e horoskopit, Demi) Profesioni: aktor, producent dhe regjizor. I njohur si qen i punės Tipologjia: i bukur dhe i pathyeshėm. Arsyeja se pse u pėlqen femrave : sepse ėshtė absolutisht perfekt. Nuk mė pėlqen ta ndaj me tė tjerėt jetėn time private. Pėrndryshe, ēfarė do tė mbetej private nė tė?! Pasi luajta rolin e pediatrit nė E.R, kam vendosur tė mos kem fėmijė. Mendoj shpesh pėr vazektominė... Filmat, gratė dhe zakonet e njė ylli tė vetmuar... Nė vitin 1994, ai hyn nė grupin e xhirimit tė filmit E.R. Dhe...roli i doktorit Douglas Ross e ēon nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė Olimpin e yjeve hollivudiane. Ai ėshtė aktori i gjashtė nė historinė e kinemasė qė interpretoi Batman-in (1997). Me personazhin e Danny Ocean nė Ocean's Eleven , nė vitin 2001, roli i tij arriti nė 20 milionė$. Gjatė vitit nė vijim, ai drejton dhe interpreton Rrėfimet e njė mendjeje tė rrezikshme . Nė xhirimet e kėtij filmi njihet me Krista Allen, e cila hyn nė grupin e tė dashurave tė tij tė shumta. George nuk i pėlqen lidhjet e forta dhe tė gjata. Ai ka mbi shpatulla vetėm njė martesė 3 vjeēare dhe ka vendosur tė mos martohet kurrė mė. Qershorin e kaluar, pas pėrfundimit tė lidhjes me modelen Lisa Snowdon, ai ka deklaruar: Jam tepėr i zėnė pėr t'iu kushtuar njė gruaje, pėr tė rritur fėmijė dhe pėr tė qenė njė baba i mirė. Qė nga xhirimet e Solaris dhe Good night and Good Luck (2005), jeta e tij ėshtė njė kredhje e plotė nė punė. Por ėshtė dikush, pėr tė cilin George gjen gjithmonė kohė: derrkuci i tij me emrin Max.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#4
| ||||
| ||||
| Sokol Zhugani dhe Isida Mollaymeri Njė ēift jo vetėm nė skenė Sokol Zhugani dhe Isida Mollaymeri janė dy solistėt e Teatrit Kombėtar tė Operas dhe Baletit, qė po shėnojnė sukses nė evenimentet mė tė rėndėsishme tė organizuara nė Shqipėri. Isida ėshtė e vetmja gjimnaziste qė interpreton nė TKOB, qysh prej katėr vjetėsh. Ndėrsa Sokoli pasi pėrfundoi shkėlqyeshėm studimet e larta nė Rusi dhe pas suksesit nė skenat Ruse prej njė viti e gjysmė interpreton si solist nė TKOB. Fillimet Sokoli Unė kam qenė Shkollėn e Baletit, por nė klasėn e shtatė profesori im Shpėtim Dajēi i tha babait tim qė unė nuk mund tė arrij tė bėhem ndonjėherė balerin. Kėshtu im atė me paratė e veta u detyrua tė mė dėrgojė nė njė shkollė jashtė shtetit. Pasi pėrfundova shkollėn e mesme dhe studimet e larta nė Moskė (Rusi) fillimisht dhe mė pas nė Buku (Azerbajxhan), konkurova nė vitin 2000 pranė Teatrit Kombėtar tė Stambollit, ku fitova si solist i parė. Pėr disa arsye personale nuk punova dot atje dhe sot arrita tė bėhem solist nė TKOB. Isida Me mėsuesen time Blerina Arbana kam marrė pjesė nė shumė aktivitete tė fėmijėve, ku kam qenė soliste nė Ėndrra pėr muzikėn, njė emision pėr fėmijė por edhe nė shumė aktivitete qė ka organizuar Televizioni shqiptar. Gjithashtu koncertet e dhėna jashtė shtetit me Shkollėn e Baletit ku kam interpretuar si balet klasik dhe valle popullore pėr shqiptarėt qė ishin atje si: nė Poloni, Danimarkė, Suedi, Gjermani, Austri, Itali, ku mund tė veēoj shfaqjen nė Austri, ku ka qenė njė mbrėmje madhėshtore. Hera e parė nė skenė Sokoli Si solist pėr herė tė parė kam interpretuar nė vitin 1997 nė teatrin e Bakus. Ndėrsa nė Shqipėri pėr herė tė parė kam interpretuar si solist nė vitin 2001 nė Teatrin e Operas dhe Baletit me baletin Don Kishoti. Ndėrkohė qė nga aktivitetet e mia nė skenėn e TKOB-sė mund tė pėrmend: interpretimet nė: Katedralja e Parisit, Bajadera, Vagner me koreografin italian Toni Candeloro, Plaga e dhjetė e Gjergj Elez Alisė, apo dhe aktivitetet e tjera si: festivalin Marie Kraja, interpretimin nė festivalin Vera e Ohrit nė Maqedoni me Halili dhe Hajria, nė evenimente si Miss Globe, Peshkatarėt,etj. Nga kėto mund tė veēoj interpretimin tek baleti botėror Bajadera qė ka qenė njė rikthimi i imi total nė skenėn e operės mbas njė viti e gjysmė qė isha larguar. Isida Ndėrsa pėr herė tė parė nė skenėn e TKOB-sė jam ngjitur nė baletin Liqeni i mjelmave, kur kam qenė nė klasė tė 8-tė dhe ka qenė debutimi im i parė. Fillimisht ka qenė mėsuesja Blerina Arban me tė cilėn kam punuar, ndėrsa tani bashkėpunoj vetėm me koreografin Agron Aliaj. Veē kėsaj bashkėpunimi prej katėr vjetėsh me Kolin dhe mbėshteja e tij mė ka ndihmuar, pasi ai ėshtė si tė thuash njė krah i djathtė pėr mua, pasi baleti ka mjaft ambicie dhe pėr mua tė kėrceja nė TKOB ishte e vėshtirė. Unė kam interpretuar ne TKOB tek: Arrėthyesi Bajadera, tek Halili dhe Hajria. Projektet Aktiviteti mė i afėrt ėshtė koncerti qė do tė zhvillohet nė Prishtinė (Kosovė) natėn e Vitit tė Ri. Unė do tė interpretojė me partneren time Isida, ku do tė kemi tre-katėr kėrcime me koreografi tė Agron Aliajt. Ndėrkohė po pėrgatitemi edhe pėr njė shfaqje tė veēantė njė musical. Nė kėtė eveniment, qė do tė shfaqet mė datė 8 janar 2006 nė skenėn e Teatrit Kombėtar tė Operas dhe Baletit, Enada Hhoxha paraqet veten si koreografe. Pėrveē meje do tė interpretojnė dhe Gerti Vaso, Evis Nallbani, Gentian Agalliu. Mendimi pėr partnerin Isida Pėr mua ėshtė shumė i mirė, ndėrsa ne po ecim tė dy bashkė e vėrteton kėtė, por edhe fakti se ka mbaruar shkollėn nė Rusi, qė unė e kam ėndėrr. Shpesh mė kritikon, pasi unė jam pak kokėfortė dhe e pakėnaqur gjithmonė, por edhe mė inkurajon. Nė tė vėrtetė i vlerėsoj shumė kritikat e tij dhe i marr parasysh. Sokoli Isida mė ka shtyrė tė rikthehem sėrish nė skenėn e TKOB-sė. Dhe mendoj se unė vetė si solist nuk do tė kisha kėtė rezultat qė kam nėse do tė punoja me njė partnere tjetėr. Koreografi mė i vlerėsuar Sokoli Ajo qė na inkurajon mė tepėr nė punėn tonė ėshtė bashkėpunimi me koreografin Afron Aliaj, pasi ne punojmė vetėm me atė. Me tė vėrtetė ai ėshtė mė i miri. Ndėrsa nga koreografėt e huaj sigurisht do tė veēoja ata me tė cilėt kam punuar nė Rusi, ku nuk mund tė pėrmend emėr tjetėr veē pedagogut tim Ramazan Hasanoviē, i cili ėshtė mes dhjetė artistėve mė tė mirė nė Rusi. Isida Unė kam idhull Natasha Makarova njė nga balerinat mė tė famshme nė botė. Niveli i TKOB Tė dy Mendoj se ėshtė nė njė nivel mjaft tė mirė, por duhet shumė punė si dhe financim. Ambiciet Sokoli Mund tė them se jam pak ambicioz por ajo qė dua ėshtė qė me partneren time Isida Mollaymeri tė arrijmė tė kapim skenat e botės. Isida Edhe pėr mua vlen kjo, madje jam pak mė shumė se duhet ambicioze, por mendoj se kjo ambicie mė ka bėrė tė jem sot kėtu ku jam. Megjithatė pėr gjithēka vlerėsoj profesor Agron Aliajn, i cili ka punuar me shumė dashuri me mua, qysh kur kam vajtur pėr herė tė parė nė TKOB, ku isha mė e vogla ndėrkohė qė koleget e mia kishin mbaruar shkollėn e lartė. Ka qenė ai qė mė ka zbuluar nė TKOB.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#5
| ||||
| ||||
| Zhaku: Mbaj mend mirė shijen qė lė dashuria e fundit Janė persona tė famshėm. Edhe kur suksesi i tyre ėshtė i diskutueshėm, mjafton njė shfaqje nė ekran dhe nė media nuk reshtin fjalėt dhe komentet. Nuk dimė ta themi me siguri nėse Shqipėria i ka kushtet pėr tė ofruar statusin e personazhit VIP, por duhet pranuar se edhe lajmet mė banale mbi kėta persona, nuk kalojnė pa u pėrfolur. Mes shumė mediave tė shkruara dhe elektronike, lajmet “rozė” ka filluar tė gjejnė vendin duke krijuar armatėn e kureshtarėve pėr tė rejat mė tė fundit nga jeta intime dhe profesionale e VIP-ave. Mes shumė personazheve qė kanė ndalur me rrėfimet e tyre nė emisionin “Klithma e lepurit” nė +2 Radio, po sjellim pėr ju dy intervista, tė cilat me ndihmėn dhe lirshmėrinė qė radio ta dhuron, i kemi konsideruar mjaft tė vėrteta. “E para ėshtė Inida Gjata, apo si e njeh publiku me emrin Zhaku. Ajo ka disa kohė qė ka nisur njė aventurė tė re televizive nė spektaklin Metropolitan. Mes bisedės pėr emsionin e ri, Zhaku i ėshtė pėrgjigjur pyetjes mbi ngjashmėrinė e sjelljes tė saj televizive, qė lehtėsisht tė kujton prezantuesen italiane Simona Ventura.” Si ndjehesh nė Metropolitan? A ėshtė ky emisioni qė ke ėndėrruar dhe qė tė shkon pėr shtat? Tė them tė drejtėn gjithmonė gjėrat do tė ecin dhe do tė pėrsosen. Natyrisht kam gjetur vendin e duhur, gjėnė e duhur pėr t'u marrė dhe njerėzit e duhur pėr tė bashkėpunuar. Pėr kėtė jam shumė e kėnaqur. Po mė parė nuk i kishe njerėzit e duhur? Jo, unė gjithnjė kam patur pranė njerėzit e duhur, por dashuria e fundit mbahet mend mė mirė. Kjo do tė thotė qė i ke harruar dashuritė e shkuara? Jo unė nuk harroj, por unė mbaj mend mė mirė shijen qė lė dashuria e fundit. Ku mendon se ndryshon “Metropolitan” nga talk-show tė tjerė qė transmetohen nė kanale tė tjera? Metropolitan ėshtė njė spektakėl qė flet pėr gjithėpėrfshirjen dhe pėr njė mori problemesh qė ne ndeshemi nė Tiranė, nė jetėn metropolitaneske qė bėjmė ne, por edhe ata qė synojnė tė metropolitanizohen. “Metropolitan” ėshtė autentik dhe i pėrbėrė nga shumė elementė qė spektaklit i nevojiten, si trupa e baletit drejtuar nga Gerti Vaso dhe Enada Hoxha dhe banda muzikore nėn drejtimin e Florjan Luarit. Por njė pjesė e kėtij realiteti qė ne e shohim por mbyllim sytė ēdo ditė ėshtė edhe Nikoleta (travestiti qė reciton poezi). Kjo ėshtė njė zgjedhje qė e kemi hasur mė parė ne televizionet italiane, por me ndryshimin se atje personazhet meshkuj tė veshur si femra ( Drag-queen), nė jetėn reale nuk janė travestitė... Nikoletėn nuk e kam marrė pėr tė pėrfaqėsuar kategorinė e travestitėve tė sofistikuar me kulturė dhe nė njė farė mėnyre tė shtirur. Ajo ėshtė thjesht vetvetja me gjithė problemet e saj. Nė spektaklet mė tė njohur, zakonisht edhe gjėrat qė nė pamje tė parė duken si tė improvizuara, janė tė parapėrgatitura. Po nė “Metropolitan” ndodh kjo? Pjesa mė e madhe e gjėrave qė ndodhin aty, janė nė vartėsi tė spontanitetit tim, tė tė ftuarve dhe Florit apo tė tjerėve qė ndodhen aty? Unė nuk pėrllogaris spontanitetin, por kohėn dhe miradministrimin e saj duke patur shumė tė qartė se pėr ēfarė do tė flitet nė spektakėl. Ky ėshtė edhe motivi qė emisioni nuk bėhet me regjistrim, nė mėnyrė qė tė mos humbasė spontaniteti qė ėshtė aty brenda. A ėshtė e vėrtetė qė ti i referohesh si figurė televizive prezantueses italiane Simona Ventura? Tani qė po ma thoni ju po e mendoj dhe kjo gjė nuk mė bėn tė ndihem keq. Kėtė ngjashmėri e kemi parė edhe gjatė prezantimit tuaj nė “Metropolitan”, sidomos kur duartroket me duart mbi kokė. Njė veprim i pėrhershėm i prezantueses italiane. A ėshtė rastėsore apo duhet tė mendojmė pėr ndonjė lidhje gjaku mes teje dhe Simona Venturės? Pėr sa i pėrket duartrokitjes me duart mbi kokė, dua tė them qė ėshtė thjesht ēėshtje teknike.Nuk dua qė tė dėmtoj mikrofonin dhe tė ketė probleme kėrcitje, ndaj zgjodha tė duartrokas me duart lart. Nuk kam dashur t'i ngjaj Simonės, por mikrofoni tė hap telashe kur i duartroket pėrsipėr. Shumė mirė, sepse kritikėt televizivė e kanė kritikuar prezantuesen italiane pėr kėtė lloj duartrokitje, sepse duke ngritur duart lart asaj i varen llėrėt dhe aty shikohen shenjat e moshės. Kjo nuk mė shqetėson sepse unė kam edhe shumė vite pėr tė arritur nė moshėn e Simona Venturės. Nė kopertinėn e fundit qė jeni shfaqur, foto ishte e disa kohėve mė parė. Pse nuk zgjodhėt njė foto aktuale, pamja juaj e fundi meriton komplimente? Tė falėnderoj. Por dua tė them se fotot kanė mbetur po ato, sepse nuk kam bėrė tė reja. Unė jam njė nga ato qė kujdesem shumė pak pėr tė ruajtur imazhin tim aktual dhe pėr ta mbajtur atė nė vite si kujtim. Por nuk mund tė them qė ato foto nuk janė tė bukura. Mė habit ky fakt sepse personazhe tė njohur qė shfaqen nė kopertina kujdesen deri nė sfilitje pėr pamjen dhe fotot... Unė jam nga ato qė synoj pėrmbajtjen mė shumė sesa formėn. A ndėrhyni tek regjia me idetė tuaja? Ky spektakėl ėshtė njė ide e imja, kėshtu unė vetėm qė nuk kam mundėsi tė komandoj pultin nga ku jam. Natyrisht ky ėshtė njė bashkėpunim, por tek regjia nuk ndėrhyn njeri, sepse gjithsecili ka detyrėn e tij. Nė njė nga netėt e “Metropolitan”, kamera nga siper fokusonte mbi sipėrfaqet e bollshme tė dekoltesė sė Ēiljetės dhe pse kjo nuk ndodhte me nje tjetėr te ftuar? Vetė sondazhi i asaj mbrėmjeje tregoi, se Ēiljeta ėshtė njė ndėr ato qė tė bėn tė pėrqendrohesh mė shumė se kushdo tjetėr. Ky rast ka qenė njė preferencė e kameramanit, qė ishte nė njė mendim me shumicėn e publikut qė votoi. I rikthehemi “Kafazit tė artė”, ēfarė do tė mbani mend prej tij? Gjithēka sepse ėshtė njė nga eksperiencat e mia mė tė mira. Ėshte njė hap shumė i rėndėsishėm i karrierės time, ndaj dua tė falenderoj tė gjithė ata qė kanė punuar me mua dhe ma krijuan atė mundėsi. Do tė mbaj mend banorėt, tutorėt, do mbaj mend gjithēka. A ėshtė vendosur paqja midis teje dhe Mimoza Ahmetit? Po unė dhe Moza gjithmonė nė paqe kemi qenė. Vetėm se atėherė kishte disa probleme spektakolare, tė cilat na shihnin nė disa situata jo shumė tė kėndshme. Megjithatė Moza ka qenė dhe do tė vazhdojė tė jetė njė nga personat tė cilėt unė e vlerėsoj mė shumė. Me cilėt nga banorėt keni mbajtur lidhje edhe jashtė Kafazit ? Me Benin qė doli nga shtėpia jeni takuar? Jo nuk kam kontakte me tė. Ndėrsa me Aulonėn, Seadin tė cilėt ndodhen nė Tiranė takohem . Po ashtu me Aurelin kontaktoj me anė tė telefonit. Ndonjėherė takoj edhe Beni “katunarin”. Mos e ofendojmė duke e quajtur kėshtu, ai ka bėrė edhe njė emision. Unė nuk e di se ēfarė bėn Beni tani. Por prapė ai ėshtė vėrtet i kėndshėm dhe kėshtu e njohin tė gjithė? Folėm gjatė dhe asgjė nuk na thatė pėr veten tuaj, tė dashurin, si shkojnė punėt e zemrės mirė? Po s'e di ēfarė tė them. Aktualisht nuk kam tė dashur? Jam e dashuruar me veten.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#6
| ||||
| ||||
| Alketa Vejsiu Ditet e mia te veshtira Nje vajze, qe ishte mesuar shume e vogel te mos qante me, kur prinderit, s'kishin mundesi t'i jepnin, sa here ajo lutej: "o mami duaaa...", vendosi nje dite te mos kerkonte me. Nuk e dinte se si por, duhej te bente dicka qe te mund t'i fitonte vete parate qe do t'i duheshin per gjithe endrrat e saj. Per kete mund, t'i jepte dore, vetem talenti dhe shkathtesia e saj. Ndaj nje dite prej diteve, kapur dore per dore me nje nga shoqet e pallatit, ngjiti shkallet e nje televizioni dhe me ciltersine e nje femije kerkoi ta benin pjese te ndonje emisioni a spektakli, sepse kishte shume talent...edhe per te recituar, edhe per te kenduar. Dhe nuk kishte genjyer aspak. Te rriturit e kuptuan menjehere se ajo ishte nje femije jo vetem me talent, por dhe me shume ambicje. Nje vajze e cuditshme, qe dinte te argumentonte mire ate cfare kerkonte. Ndaj nuk e lane t'u ikte me nga duart. I leshuan mikrofonin, qe ajo te mund te zbraste para tij, gjithe aftesite e saja. Kjo, nuk eshte historia e ndonjeres prej protagonisteve te vogla te spektaklit "Gjeniu i vogel" , i cili prej kohesh ka nisur te zbuloje femije shume te telentuar, qe vijne nga vende te ndryshme te Shqiperise. Por nje histori, qe i perket vajzes me te madhe te atij spektakli, gjeniut qe eshte zbuluar shume e shume kohe me pare se "Klani" te niste kerkimet. Qe ka mundur te hyje fuqishem ne ekranin e televizionit, kur ende ishte nje gjimnaziste. Qe ka hedhur hapin direkt drejt spektakleve te medha [e nisi me "12 endrrat e nje nate vere"]. Qe ka botuar madje dhe nje liber me poezite e saj, titulluar "Bardh e zi". Qe ka mesuar te menaxhoje shume mire veten dhe te tjeret, pas dites kur nisi studimet per Ekonomik, e kur nenshkroi kontraten e punes ne nje zyre sherbimi marketingu. Zyre e cila vec te tjerave po e ndihmon ne krijimin e nje vizioni per nje biznes personal. Pse jo, per t'u bere dhe nje biznes-women po aq e sukseshme. Edhe pse nuk eshte me shume se 20 vjec. Megjithese tani eshte ne kohet e saj me te mira, Alketa Vejsiu nuk kishte se si t'i shmangej kete here te kaluares se larget, femijerise, sa te bukur aq edhe te trishtueshme. Ndersa i duhej te ulej kembekryq gjate provave te spektaklit, me femijet e shtresave te thjeshta [pra qe nuk ishin vetem femije artistesh], te cilet i shikonte me vemendje teksa vinin ne studion e madhe te "Gjeniut", pothuajse neper te njejten rruge qe ajo kishte ecur dikur. Me te vetmin ndryshim, qe ata ishin me prinderit perdore, ndersa ajo kishte qene gjitheheret e vetme. Ka qene e veshtire rruga per te mberritur deri ketu ku je sot? Shume e veshtire, sidomos po t'i referohem femijerise, aty ku dhe nisi gjithcka. Me eshte dashur te ndeshem me shume pengesa c'ka ma cenonin shume kete periudhe, e cila per shume te tjere mund te kete qene shume e bukur. Pse per ty si ka qene? Nuk ka qene shume komode. Ishte me shume melankolike sesa e gezueshme. Kam kaluar nje femijeri pothuajse te varfer, ne nje kohe e cila ne pergjithesi ishte e tille. Une lendohesha shume kur shikoja prinderit se sa shume mundoheshin per te me plotesuar ndonje deshire. Si ka ndikuar tek ty kjo gje? Kjo varferi, per fat te mire, nuk arriti te ma ngushtonte frymezimin per te menduar e realizuar gjera te bukura. Cuditerisht ka ndikuar per mire. Me beri me te forte e energjike, me krijoi sensin e materializmit, marre kjo ne kuptimin e mire te fjales. Po ne mardhenie me prinderit? Edhe aty ka ndikuar per mire. Historia e familjes me beri qe une te jem e lidhur fort me te dy prinderit. Per c'histori behet fjale? Eshte nje histori qe e ndaj vetem me veten time e jo me te tjeret. Nje histori qe me motivon te punoj fort, qe cdo kenaqesi qe prinderit nuk arriten ta kishin me pare, ta marrin tani prej meje. Kur fillove t'i krijoje vetes mundesite per te pasur ato qe prinderit nuk i kishin dhe nuk mundeshin te t'i jipnin? Qe kur isha ne klase te shtate. Ne keto kohe une fillova te marr honoraret e para ne Televizionin Shqiptar, kur dhe ndjeva se po i sfidoja pak e nga pak pengesat. Isha shume e kenaqur qe po fitoja ca para e qe puna ime po vleresohej ne kete menyre, qe do te kisha mundesine t'i beja dhurata prinderve, vellait tim me te vogel dhe vetes gjithashtu. Pastaj kenaqesine me te madhe e arrita pak kohe me pas kur firmosa rrogen time te pare tek Top Albania. Sa ka qene rroga juaj e pare, e kujtoni? Sigurisht. Ishte 250 mije leke [te vjetra]. Ky ka qene dhe momenti kur une e kam vleresuar me shume se kurre ndonjehere femijerine time, rrjedhen qe ajo pati. Une mund te kisha pasur nje femjeri shume me komode se sa e kisha ne te vertete. Por po te kishte qene keshtu jam e bindur se nuk do te kisha pasur kete ambicje. Do t'u kisha kerkuar dhe une para prinderve pa e vrare shume mendjen. Por une kam qene e detyruar ta perjashtoj veten nga nje raport i tille dhe tani me vjen shume mire qe ka ndodhur keshtu. Pra qe nisa ta ndertoj vete te ardhmen time. Ne Top Albania si fillim, apo jo? Po dhe ishte fare e rastesishme. Se kisha mbaruar ende klasen e tete kur nje fqinja ime qe punonte si sanitare atje me tha nje dite "hajde provoje se atje merren shume para". Nxitova dhe une dhe per fatin tim te mire me pranuan. Me dukej nje fillim i mire per te mberritur me pas ne televizion. E mendonit qe atehere televizionin? E kisha enderruar qe ne 8-vjecare kur ngulesha para ekranit per te pare Ambren tek "Non e la RAI", e cila ishte idhulli qe doja te ndiqja e te prekja. Dhe radioja ju dukej nje fillim i mbare? Ne kater vitet qe punova atje, bera shkollen radifonike qe i duhet cdo spikeri televiziv. Top Albania ka qene nje suport shume efektiv per mua. I kam dhene e me ka dhene shume. Atje mesova se duhet te jesh edhe individualiste. E mbi te gjitha, prej asaj radioje do te fitoja dashurine e Vera Grabockes, dashuri e cila i kishte munguar nje femije te pambrojtur. Si ndodhi qe u lidhet me Grabocken? Ishte dikush brenda radios, qe mesa duket donte te me hiqte qafe nga radioja qe me lidhi me te. Nje tjeter enderr e imja ishte te prekja Vera Grabocken dhe diten qe shkela ne zyren e saj u mahnita e tera. Aq me shume kur ajo me tha "Do te te bej si Rafaela Carra e Shqiperise". Kjo mardhenie besoj eshte krijuar mbi bazen e disa rregullave qe Grabocka mund te kete vendosur mbi ju, apo s'eshte keshtu? Qe ne fillim mes nesh u krijua nje mardhenie e ngrohte. Rregulla u vendosesn, sigurisht, por qe kishin te benin me korrektesine ne pune, me organizimin e dites. Une kam mesuar shume nga kjo mardhenie jo vetem ne anen profesionale por edhe per jeten. Cfare pershembull? Mesova te jem nje vajze me e mire, me e mbare. Pse nuk ishe e tille me pare? Me pare nuk isha shume me kembet ne toke, e hidhja hapin me te madh sec duhej. Puna me stafin e Grabockes me mesoi qe te jem me e qete. Te degjoj me shume se te flas. Te di te jem ne qender te vemendjes duke thithur dashurine e te gjitheve qe me rrethojne. Mbi te gjitha Vera me ka mesuar si te ruhem nga ekzaltimi. Te tjeret mund te me kishin orientuar gabim ne kete moshe qe une jam. Besoj keni qene dhe vazhdoni te jeni e bindur para saj, ndaj dhe ajo ju beson? Pse jo. Po kenga si iu shtua prezantimit tuaj ne skene? Vera kerkonte nje femer ne spektaklet e saj qe edhe te kendonte. Nderkohe une e kisha provuar tek Top-i, madje kisha te regjistruara me shume se 7 kenge ne nje cd. Por duke qene se keto kenge m'u bllokuan nga radioja, une realizova kenge te reja, per spektaklin e pare "12 endrrat e nje nate vere". Ishte kjo nje tjeter enderr qe realizove ne ato nete? Po, por une kam dhe shume te tjera, me shume se 12 endrrat e nje nate vere. E ardhmja u perket atyre qe besojne ne bukurine e endrrave te tyre. Une kenges i hyra seriozisht pas "12 endrrave...". Doja te beja pushim pas kulmit qe arrita me kete spektakel. Kisha nevoje per nje reflektim. E dija qe dalja tjeter duhej te ishte ne ate nivel ose edhe me mire. Dhe ne kete pauze te shkurter mendova te beja dicka te re. Megjithate ne prezantim ndihem me mire sepse aty nuk kam shume rivale, si ne kenge. Mungesa e rivalitetit ju jep siguri? Nuk ju duket se kjo dobeson ambicjen? Por une e kam nje rivale te fuqishme dhe ajo eshte Alketa e nje viti me pare. Une nuk dal ne skene per t'u krahasuar me te tjeret. Vetem ne fillimet e mia iu referova Ambres, por kur isha fare femije. T'i kthehemi serish kenges. Keni kenduar nje te tille qe flet per nje mardhenie ne tre. Ka lidhje kjo kenge me jeten e Alketes? "S'mund te jemi tre" eshte drama e pergjithshme e shoqerise sot. Ne keto kohe eshte gjithnje nje i trete qe kercenon cuditshem nje raport te shendoshe. Ty te ka hyre nje i trete ne mardhenien tende? Kjo s'do te mund te ndodhte se do te isha bere shume shpejt nje, para se te ishim bere tre. Une nuk kam frike nga ajo qe mund te ndodhe. Nje femer qe eshte e realizuar, qe nuk ka deficensa s'ka pse te mendoje gjate per rivalet. Kjo do te thote qe Alketa di ta ruaje mire mardhenien e saj? Kjo do te thote qe Alketa beson tek dashurite e verteta. Ju e keni gjetur kete dashuri? E kujt i intereson kjo!? Jam bere une kaq e rendesishme sa te duan te dijne edhe per jeten time private!? Mendoje se ka dhe te tille te interesuar. C'pergjigje do u jepje atyre? Do ua them ne nje interviste tjeter kete pergjigje. Po i jap mundesi vetes dhe revistes tuaj qe t'i themi gjerat kur te jene me te sakta. Si arrin te shkeputesh nga kjo bote te rriturish, per te zbritur ne moshen e femijeve? Une zbres tek femijet si nje vajze e vogel ne nje bote te madhe. Tek "Gjeniu", me duket se une dhe femijet kemi nderruar rolet. Une dua te zvogelohem, ndersa ata duan te rriten para kohe. Sic kam dashur te bej edhe une dikur. Sa pjese te femijerise tende gjen nder keta femije? Shume. Shumica e tyre jane shume prane femijerise sime. Vijne nga familje te thjeshta, kane lindur yje ne shtepi qe s'jane aspak te kamura. Po t'i pyesesh se me cfare ushqehen, cuditesh. Kjo me trishton. Por pastaj, impresioni qe te lene kur kendojne ne skene me emocionon jashte mase. Ja pra kjo eshte mrekullia qe ndodh tek "Gjeniu i vogel". Nje mrekulli qe kushton 250 mije euro i teri si produksion. "Gjeniu" eshte i pari spektakel, ku nuk ke nga pas hijen e Grabockes. Si je ndjere pa te? S'me pelqen te bej krahasime, sidomos kur gjej veten shume mire ne te dy rastet. Eshte me stafin e TV Klanit jam ndjere e sigurte. Me ka pelqyer shume puna e regjisorit Blendi Laco qe me sjell afer imazhin e "Mediaset". Ndersa skenaristi Pandi Laco eshte i vetmi qe e ve fjalen ashtu si duhet ne gojen time. Fale tyre dhe Adi Hiles kam superuar dhe mardhenien me femijet. Ne kete spektakel une kam gjetur veten me mire se kudo tjeter. Shpresoj te bashkepunoje serish me kete treshe fantastike. Je shfaqur me nje look ndryshe ne kete spektakel. Shume zera thone se keni bere disa nderhyrje kirurgjikale. Eshte e vertete? Une e dua te bukuren dhe me pelqen t'i bej vetes dhurate cdo fenomen e cdo gje qe do te ma bente veten dhe jeten te bukur. C'pjese te trupit pelqeni me shume? Tani me shume se gjithcka tjeter me pelqen hunda ime.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |