| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Jeta pa dashuri nuk ka sens Saimir GEGA Intervistė me prezantuesen e emisionit Te Blloku, Orjana Kollaku: Veshja ėshtė pjesė e vlerėsimit tė vetes, ndaj i kushtoj shumė rėndėsi. Pas diplomimit nė shkollėn e Dancit Modern nė Itali, pėr vite me radhė ėshtė shfaqur interesante para publikut, duke paraqitur vlera dhe pasione, qė e kanė bėrė balerinėn Orjana Kollaku njė personazh tė dashur pėr tė gjithė. Ajo di tė aktrojė me shumė finesė nė Telenovelėn Deti i trazuar, duke u prezentuar me interpretim interesant para admiruesve. Sė fundi performon me hijeshi nė ekran, si njė prezantuese e denjė nė emisionin Tek Blloku(TV Klan). Orjana ka shumė besim te vetja dhe mendon se nė tė ardhmen do tė vazhdojė tė surprizojė gjithmonė me risi nė botėn magjike tė ekranit. Keni kohė qė paraqiteni ndryshe nė ekran, ēpėrbėn pėr ju tė qėnit prezantuese? Tė prezantoj, ka qėnė njė pjesė e kompletimit tim, pėr tė mos qėnė vetėm balerinė. Pra, ka qėnė vazhda e qėllimeve tė mia. Si u bė e mundur pėrzgjedhja e juaj si prezantuese e emisionit Tek Blloku, sepse deri atėherė, ju kemi parė tė performoni si balerinė? Thjesht mė erdhi si ofertė nga Tosi dhe Berti. Mua Blloku mė pėlqen si emision, sepse ka pėrmbajtje serioze. Mund tė them qė unė e gjej veten nė kėtė emision, kėshtu qė e pranova ofertėn. Ndoshta ju ndihmoi suksesi te Taksi e Rezervuar, ku interpretove pėr herė tė parė si aktore nė njė telenovelė? Edhe Telenovela ka qenė pjesė e asaj qė mė ka pėlqyer. Pas realizimit tė saj, besoj se ka qenė njė performancė e suksesshme e imja, qė mė solli oferta tė tjera. Cili ėshtė qėllimi i emisionit Te Blloku? Tek Blloku ėshtė njė emision serioz dhe prek shumė tematika tė realitetit tė sotėm. Ne shkojmė te shikuesit, duke luajtur, duke i ofruar dhurata, gjithashtu dhe duke u ardhur nė ndihmė njerėzve, pėr probleme individuale ose familjare me psikologėt e ftuar nė studio. Sepse nė emision ka art, galeri, histori personale etj. Shpesh fjala Blloku sot ka njė tringėllimė jo tė mirė te njerėzit, madje ka thashethemnaja qė ka dhe degjenerim skutave tė tij. Ju si mendoni? Blloku ynė ėshtė shumė edukativ dhe pėrmban tė gjitha ato gjėra tė mira, pėr tė gjithė teleshikuesit, qė sjellin vetėm vlera pozitive. Pėr Bllokun tjetėr nuk mund tė flas, sepse nuk kam qenė asnjėherė dhe nuk jam pjesė e tij, nuk e frekuentoj! Ju ka joshur prezantimi, sepse ka kohė qė stė kemi parė tė kėrceni, nė krah tė Albi Nakos? Prezantimi mė pėlqen, por arsyeja qė unė nuk jam mė pjesė e trupės sė baletit tė TV Klanit, ėshtė ēėshtje kohe. Sepse vazhdoj tė jem tek Qėndra Kulturore e Ushtrisė, vazhdoj tė ndjek studimet e psikologjisė me pėrkushtim dhe sė fundi kam njė aktivitet timin, Qendėr Fitnesi, bashkė me mikeshėn time, Mimoza Mevlani. Keni rreth njė vit larguar nga baleti, mos keni shtuar ca kile? Jo. Sepse jap mėsim nė palestėr dhe duke qenė e imja, i pėrkushtohem trupit plus. Keni kėrcyer, keni prezantuar dhe keni aktruar, ēfarė komponenti tjetėr tė plotėson, pėr tė qėnė njė Show Girl? Pėrsa i pėrket televizionit, mendoj se jam e kompletuar, sepse tė gjitha kėto qė ti pėrmende mė lart, i kam realizuar, sepse kanė qėnė dėshirat e mia. Nuk ka qenė qėllim, pėr tė qenė njė Show Girl. Mendon se jeni me fat dhe se a mendon qė keni prekur Qiellin e shtatė? Me fat, them se jam. Pėr tė arritur qiellin e shtatė, mendoj se ka shumė pėr tė bėrė. Madje, atėherė kur mund ti kesh arritur kėto shumė, mendoj se do tė dalin gjėra tė tjera, po aq tė rėndėsishme dhe tė dėshiruara nė jetė. Kėshtu qė qielli i shtatė, ėshtė nė kėrkim Nisur nga linjat e shkėlqyera qė keni, a keni menduar ndonjėherė tė pozoni e zhveshur? Nuk kam menduar dhe nuk do ta bėja asnjėherė! Sėshtė absolutisht nė natyrėn time. Falė hijeshisė qė shfaq, ke torturuar shpesh zemra djemsh? (Qesh). Jam natyrė shumė e stabilizuar dhe nuk mė pėlqen tė luaj. Nė pamje dukeni pak serioze, keni qėlluar me pėllėmbė ndonjė djalė, nėse ėshtė sjellė keq me ty? Mė ka ndodhur kur jam nervozuar, pra kur nuk mban mė. Cili ėshtė djali qė ua ka rrėmbyer zemrėn? Janė gjėra shumė personale. Kėshtu qė mua nuk mė pėlqen tė flas pėr to. Gjėrat e zemrės janė intime. Ēpėrbėn dashuria pėr Orjanėn, si pjesė e pandashme e njeriut nė jetė? Dashuria ėshtė njė fjalė shumė e madhe dhe mendoj se jeta pa dashurinė nuk ka sens. Do tė preferoje karrierėn, apo tė krijosh familjen tėnde njė ditė? Mendoj, tė dyja sėbashku. Sot njerėzit lidhen natyrshėm, apo janė interesat qė i bashkojnė? Jetojmė nė njė aktualitet, ku ēdo njeri ka zgjedhjet dhe pikėsynimet e veta nė jetė. Ka mjaft divorce, ēfarė mendimi keni pėr kėtė fenomen? Mendoj qė njerėzit janė tė lirė tė zgjedhin atė qė ėshtė mė e drejtė, apo mė e mirė pėr jetėn e tyre. Pėrse vajzat e sotme, aq mė tepėr personazhet VIP, preferojnė tė lėvizin me makina luksoze, ashtu si edhe ju? Nė botėn e jashtme njė artist ka shumė mė shumė se njė makinė luksoze! Pra vlerėsimi pėr ta ėshtė maksimal. Pėr mua makina ėshtė njė domosdoshmėri, pėr tė mbaruar punėt gjatė gjithė ditės. Jeni e veshur shik, shpenzon shumė pėr look-un? Veshja ėshtė pjesa e vlerėsimit tė vetes dhe unė i kushtoj shumė rėndėsi asaj. Madje dhe nė detaje shumė tė vogla. A sheh ėndrra shpesh dhe cila ta prish gjumin? (Qesh). Ėndrrat janė pjesė e gjumit. Ndonjėherė edhe ta prishin atė. Pasaporta Vendlindja: Tiranė Sytė: Jeshile (laroshe) Flokėt: Bionde Gjatėsia: 1,70 m Pesha: 56 kg Numri i kėmbės: 38 Shenja zodiakale: Dashi Ngjyrat e preferuara: Rozė, bojėqielli Studimet: Psikologji, viti i dytė
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Dialog mes nje Muslimani dhe Krishteri! | Muslimani | Teologjia | 12 | 25-05-2008 20:39 |
| Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. | The Postman | Politika shqiptare | 0 | 30-11-2007 02:31 |
| Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 3 | 31-10-2006 20:22 |
| Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 1 | 27-06-2006 10:30 |
| Kur'ani Fisnik ne Shqip | Administratori | Kurani dhe Jeta | 5 | 04-09-2003 16:15 |