Njė ditėlindje pėr Aleksandrin! Pėr herė tė parė nė Shqipėri ėshtė festuar denjėsisht pėrvjetori i lindjes sė aktorit tė madh Aleksandėr Moisiu, ikonės sė artit shqiptar nė botė. Njė rikthim pėr 125-vjetor me anė tė zėrit dhe tė vetmeve momente filmike, qė i kanė shpėtuar shkatėrrimit.
Ai u rikthye sėrish nė vendin e lindjes pas mė shumė se njė shekulli. Dhe mundi tė vinte i gjallė. Tė vetmet minuta tė mbetura prej jetės sė magjishme skenike, qė mrekullisht u kanė shpėtuar viteve, u shfaqėn para spektatorit shqiptar. Interpretim i paarritshėm, njė mimikė qė fliste mė shumė se fjalėt, sy tė thellė sa njė oqean dhe njė zė
Ai ėshtė Aleksandri i madh i Shqipėrisė, pushtuesi i skenave tė botės. Ishte ai qė theu rregullat e ngurta tė teatrit kur interpretoi rolin e Hamletit, veshur me pulovėr tė zi, xhaketė dhe mushama, duke shkaktuar njė skandal tė vėrtetė nė kohėn e tij, interpretuesi i Fedjas, Orestit, Edipit, Tartufit
Njė aktor gjenial, i cili edhe pas njė shekulli nuk mund tė konsiderohet demode apo njė kujtim i zbehtė fiksuar nė tabela rrugėsh tė errėta nė Berlin , Vjenė, apo Tiranė. Nė datėn 2 prill aktori i madh Aleksandėr Moisiu mbushi 125 vjeē dhe si pėr ironi tė fatit, pėr herė tė parė shqiptarėt, tė cilėt krenohen gjithandej me emrin e tij, i festuan njė ditėlindje siē e meriton sėra e tij. Nuk u lexuan thjesht faqe referatesh tė lodhshme hyjnizimi. Njė shqiptar me banim nė Gjermani, i quajtur Isak Guta, ekspozoi 150 foto tė Moisiut, profesoresha e Universitetit tė Vjenės Heider Pregler solli me vete zėrin e tij, ndėrsa regjisori Namik Ajazi dhuroi njė dokumentar, ku pėrveē biografisė sė aktorit dhe pamjeve nga rrugėt e Berlinit e Vjenės tė viteve 1915-1920 tregoi se kush ishte ky aktor qė tronditi skenat e botės nė fillimshekullin e kaluar. Moisiu nė dy role: Fedja, personazhi i Kufomės sė gjallė tė Tolstoit, kryeroli i aktorit, prej tė cilit ka mbijetuar vetėm 55 sekonda, ndėrsa tjetri, shkėputur prej Lorenco Mediēit, rolit tė fundit qė ai ka luajtur dhe qė i dha goditjen pėrfundimtare shėndetit tė tij. Gjithēka pėr tė ngjallur kujtimin e artistit, tė cilit njėri prej shkrimtarėve mė tė mėdhenj tė Gjermanisė, Ernest Lubiē, i ka thėnė: Zoti Moisi, lejomėni t'ju pėrqafoj qė njerėzit tė mendojnė se edhe unė jam dikushi. Ndėrsa biografi i tij gjerman Rudiger Schaper do tė shkruante: Kur flasim pėr Evropėn, duhet tė flasim edhe pėr Moisiun. Nuk i pėrfillte kufijtė, ata nuk kishin ē'i duheshin. Jetė tė mėdhenjsh
Ai lindi nė Trieste nga shqiptari Konstandin Moisiu dhe arbėreshja Amalia De Rada nė 2 prill tė vitit 1879 dhe do tė shuhej nė moshėn 56-vjeēare prej sėmundjes sė rėndė tė tuberkulozit mė 22 mars 1935. Ashtu si gjithė tė mėdhenjtė, Moisiu udhėtoi nėpėr njė jetė e trazuar, me njė fillim i vėshtirė dhe mė pas njė karrierė brilante.
Nė biografitė kushtuar aktorit, prej gjermanit Rudiger Schaper dhe studiuesit shqiptar, Vangjel Moisiu, shpaloset jeta e njė djali harrakat, tipik mesdhetar, qė ndėrtonte aeroplanė me ēarēafė tė vjetėr nė brigjet e Durrėsit. Ishte vetėm 4 vjeē kur sė bashku me tė atin e tij, pronar i njė shoqėrie lundrimi, tashmė tė rrėnuar, vendoset nė Durrės. Jetoi vetėm 4 vjet nė brigjet e Dyrrahut, megjithatė mjaftuan pėr tė ravijėzuar tek ai tipare karakteristike shqiptare. Mė pas atė do ta gjejmė nė Trieste , Grac, Vjenė , Berlin , ku Aleksandri kaloi vitet e rinisė. Atėherė, kur me njė gjermanishte tė ēalė dhe i shtyrė nga e ėma i futet rrugės sė kantos. Kishte njė zė tė mrekullueshėm, por, sipas mėsuesve tė tij, ishte tepėr i padisiplinuar. Njė talent natyror i egėrsuar, por nuk ka disiplinė. Thjesht kėndon pa asnjė rregull, me sa ka nė kokė, - thoshin mėsuesit. Ky do tė ishte kontakti i parė i Moisiut tė ri me artin, por nuk u hodh menjėherė nė rrugėt e tij. Pėr disa kohė ai punoi nė njė varrezė tė Vjenės dhe mendohet se pikėrisht kjo e ka ndihmuar atė tė realizojė nė mėnyrė tė pėrsosur skenat e vdekjes. Vetėm tek Kufoma e gjallė e Tolstoit, gjatė viteve 1913-1935, ai ia veshi vetes me plumb mbi 1500 herė. Vetė aktori pėr realizimin e skenave tė vdekjes do tė thoshte: Ajo qė mė shtynte ishte njė vrull i nėndheshėm pėr tė bėrė gjėnė e duhur nė ēastin e duhur. Para se tė fitonte emėr ai ėshtė quajtur i paaftė, madje kishte nga ata qė janė shprehur ashpėrsisht Nuk bėn pėr aktor!, pa nuhatur tek ai magjistarin e ardhshėm tė skenės. Ishte dhjetor 1903 kur pėr herė tė parė nė listėn e programit teatror renditej emri i Moisiut. Shumė shpejt do tė fitonte zemrat e publikut me rolet e tij nė dramat Elektra e Hugo fon Hofmanstalit, Papagalli i gjelbėr i Artur Shniclerit, Azili i natės i Maksim Gorkit. Pas tre vjetėsh ai do tė bėhej protagonist i Teatrit tė Dhomės (vetėm me 2-3 aktorė) dhe do tė luante nė disa pjesė qė bėnė bujė nė atė kohė, pėr idetė iluministe, si Zgjimi i pranverės i Frank Vedekindsit dhe Fantazmat e Henrik Ibsenit. Ishte pikėrisht Fantazma qė do ta hipte atė nė piedestalin e aktorit tė madh. Nė vitin 1910 ai do tė martohej me aktoren Maria Urfus dhe pas njė viti do tė lindte vajza e tij e vetme, Beata. Historia me Marian pėrfundoi nė vitin 1918 dhe ai do tė lidhej me aktoren Johana Tervini, e cila e shoqėroi atė deri nė fundin e jetės sė vet. Nė vitin 1912, zėri i tij i mrekullueshėm, nė interpretimin e monologut tė Faustit tė Gėtes, Prometeut dhe monologun e Hamletit tė Shekspirit do tė incizohej nė pllaka gramafoni, duke e bėrė tė pavdekshėm. Ndonėse ishte munduar t'i bėnte ballė emocionit qė tė injektonte zėri dhe interpretimi i aktorit shqiptar, shkrimtari Franc Kafka do tė shkruante nė ditarin e tij: Ndonėse dėgjohen tėrė ato melodi, zėri dukej sikur drejtohej si varkė e lehtė mbi ujė, por melodia e vargjeve nuk dėgjohej, ē'ėshtė e vėrteta. Disa fjalė artikuloheshin nga ai zė sikur ēliroheshin, kapeshin me aq ėmbėlsi, saqė kėrcenin nė ajėr dhe nuk kishin mė fare tė bėnin me zėrin njerėzor
. Ndėrkohė qė Stefan Cvajg do tė shprehej pėr zėrin e tij: Zėri pėrkėdhel vetveten, i rrėshqet mendimet e thurura poshtė e lart nėpėr shkallė si macja lėmshin nė oktava muzikore qė ngrihen dhe ulen pėrgjatė tėrė shkallės sė instrumentit kumbues tė fytit. Nganjėherė njeriu mbyll sytė vetėm pėr njė hop pėr ta ndier ligjėrimin e tij si muzikė
Qytetari i gjithė botės
Shqiptar, italian, gjerman, europian - qytetar i botės, ky ishte Moisiu. Dhe jo mė kot. Fama e tij ka udhėtuar nė skena tė mėdha botėrore, si nė Nju-Jork, nė skenėn e famshme tė Broduejit. Aty ai ka interpretuar rolin qė e kishte bėrė tė famshėm, nė fillim tė karrierės sė tij, Osvaldin te Fantazmat e Ibsenit. Spektatorėt kėrkonin me brohorima ridaljen e tij nė skenė, por askush nuk e dinte qė nė mes tė interpretimit ai kishte marrė njoftimin pėr vdekjen e nėnės sė tij. Nė vitin 1927 i gjithė teatri i Berlinit do tė transferohej nė Amerikė, ku kanė dhėnė shfaqje tė shkėlqyera, si: Endrra e njė nate vere, Kufoma e gjallė, etj. Mė pas vijnė shfaqjet nė Buenos-Aires. I sėmurė me verdhėz ka interpretuar nė teatrin Odeon dhe menjėherė prej andej niset pėr nė Kili dhe sėrish nė SHBA. Gjatė vitit 1929 ka shėtitur skenat e Spanjės, Rumanisė, Bullgarisė, Austrisė dhe Berlinit. Nė vitin 1930 do tė shfaqej pėr publikun e Bratisllavės, Londrės, Vjenės, Berlinit, Hamburgut, Salcburgut, Moskės etj. E ndėrsa korrte suksese njėra pas tjetrės nė skena tė mėdha botėrore, nė tė njėjtėn kohė po shndrisnin dhe yje tė tjerė nė botėn e artit, si: Karuzo, Valentino dhe Nijinski. Ishin vite tė artistėve tė mėdhenj. Talenti, mėnyra e tė jetuarit, skandalet, dashuritė, xhelozitė, i bashkonin tė gjithė, megjithatė Moisiu konsiderohej mė i madhi.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |