Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Kinemaja dhe Televizioni

Nga gjuha e trupit tek pėrkryerja e artit

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 05-05-2007, 19:55
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Nga gjuha e trupit tek pėrkryerja e artit

Nga gjuha e trupit tek pėrkryerja e artit
Josif Papagjoni

Njė Durrės nė prag sezoni turistik, me njė shėtitore tė rikonstruktuar qė tė kėndell shpirtin duke tė kujtuar qytetet e bukura tė Perėndimit; Durrėsi me diell, paqe, kulturė, sjellje qytetare; Durrėsi me godinėn e Teatrit “Aleksandėr Moisiu” tė rikonstruktuar. Ky qytet priti pėr tė dytėn herė artistėt balerinė nga disa vende eurpiane si Suedia, Franca, Zvicra, Hollanda, Italia, Serbia, Maqedonia, gjer edhe nga Kanadaja. Njė nisėm e bukur kjo nga koreografi i njohur dhe pedagogu i koreografisė nė Akademinė e Arteve, Gjergj Prevazi. Duhej, natyrisht, shumė dashuri, pasion dhe ngulm prej tij qė kjo veprimtari, unike dhe e papėrsėritshme nė kompeticionet e mundshme tė artit koreografik nė Shqipėri, tė bėhej realitet. Danc-teatri modern bashkėkohor ėshtė njė zhanėr pak i kultivuar nė vendin tonė, kemi fare pak traditė. Dhe nga kjo optri sjellja e pėrvojave nga vende qė e kultivojnė me sukses kėtė lloj tė baletit, nė njė ballafaqim formash dhe gjedhesh tė larmishme, falė performancave origjinale qė pamė, e fut vendin tonė nė njė axhendė europjane active. Me siguri nga viti nė vit kjo do tė vijė duke u konsoliduar e duke formuar fizionomi. Mė tutje kėtij synimi, sikundėr pohon me tė drejtė Prevazi, ky takim valltarėsh-aktorė i dha njė shans mė shumė posaēėrisht studentėve tė degės sė koreografisė dhe artit skenik qė ata tė nxėnė dije e tė pėrvetėsojnė pėrvoja suksesive prej teknikave tė kėtij arti tė ri, pėr tė qenė nesėr selitėsit dhe konkurrentėt e denjė nė performanca tė ndryshme kėsilloji brenda dhe jashtė vendit. Ndoshta ky aktivizim i gjerė i studentėve tė Akademisė sė Arteve me performacėn e tyre “Nė proces” si dhe me Work-shopin e organizuar nėn drejtimin artistik tė francezit Nasser Martin-Gousset shėnon pėr muja edhe arritjen mė tė rėndėsishme tė kėtij tubimi artistik.

Arti ynė gjithnjė e mė fort po gjen udhėt e natyrshme drejt integrimeve kulturore qė kanė pėrfshirė tejembanė botėn e artit modern, ēka u vėrejt nė performancėn ekspresive tė studentėve tė koreografisė nė Akademinė e Arteve me koreograf Gjergj Prevazin. Mbushja e hapėsirės skenike nga trupat elegantė, ekspresivė dhe fluturues tė balerinave tė reja Filomena Gargano, Aledia Kondaj, Sueda Hoxha, Adela Maēi, Milena Nurka, Eneida Molla, Greta Hushi, ritmi, gjallėria dhe gjestikulacioni i tyre nga lėvizja drejt vallzimit tė mirėfilltė, trajtimi i hijshėm i veshjes bardh e zi tė trupave, silueti i njė subjekti a fabule qė rrekej tė shpjegonte njė raport dashurie (ndoshta) nė mugullin e lirikes dhe dramatikes, sikundėr edhe prania e aktores Ema Andrea me recitimin e vargjeve tė poetit Primo Shllaku, tė gjitha sė toku sikur rrekeshin tė reflektonin mundimin qė lind nga vetė arti si formė e pėrkryerjes estetike, si proces krijues, si kėrkim i vazhdueshėm dhe i mundimshėm drejt ideve, gjendjeve emocionale, formave plastike dhe konotacioneve psikosociale tė kapshme vizualisht. Ngjan se Gj. Prevazi vetė ėshtė nė proces kėrkimi pėr t’i dhėnė performancės njė semantike tė pasur koreografike. Doemos nė udhėn e kėrkimit dhe tė “pjekjes” ajo do tė bėhet edhe mė sugjestive, duke e pėrfaqėsuar denjėsisht artin tonė koreografik nė mitingjet e ngjashme qė organizohen nė rajon dhe nė Europė.

Me Performancėn e tij “(Not) close” (Jo-Mbyllur) koreografi Kire Miladinovski nga Maqedonia na dha njė raport sa konfliktual midis dy trupave, femėr mashkull, sa edhe tė harmonizuar, me lėvizje tė ngjashme e tė riciklueshme. Ai kėrkonte t’i thoshte publikut se, nė njė shoqėri qė shpesh ishullohet dhe individualizohet nė ekstrem, njerėzit janė njėkohėsisht edhe afėr edhe larg njėri tjetrit duke humbur komunikimin. Performimi i tij paraqiste ēaste tė shndėrrimit tė qenies njerėzore, falė ekspresivitetit tė trupit, nė metaforė tė kėrkimit tė identitetit, tė vetjakėsisė, sikundėr edhe largimin dhe shkrirjen e tyre. Trupi bėhet nė kėtė rast subjekt dhe instrument i kėrkimit nė hapėsirė tė dy qenieve njerėzore qė edhe e pranojnė njėra tjetrėn edhe e largojnė.

Performanca e artistit nga Kanadaja Paul Ibey ishte pėr mua arritja dhe gjėja mė e bukur e kėtij mitingu, e ndėrtuar mbi mimin, lėvizjen, Butoh danc. Katėr vargje qė janė shkėputur nga aristokratja e njohur e salloneve evropjane tė viteve ’30, milionerja dhe eksentrikja Marchesa Casati, krijonė thelbin e kumtit tė saj: E djeshmja vdiq/ E nesėrmja ėshtė njė mister/ Ti hedh njė sy nė pasqyrė/ Dhe diēka tė re zbulon. Sidoqė artisti nė synopsisin e tij deklaron se ėshtė frymėzuar nga gjestet eksentrike tė Marchesa Casatit (e cila mbante shėrbyes nudo dhe si bizhuteri pėrdorte gjarpėrinj etj.), mėnyra se si ai aktroi na ēonte mė tutje se ky subjekt. Ato shpatullat e tij nė fillim tė shfaqjes, tė cilat hapeshin e mbylleshin si krahėt e kėputur tė njė zogu qė deshte tė fluturonte, ajo fara a hiri kockor qė Ibey sikur e mbjell nė tokėn shterpė (ēka sikur tė ēonte kah Demiurgu dhe akti madhor i krijimit me “mbjelljen” e yjeve dhe galaktikave); mė tutje, njė pemė rrėnjėdalė prej tė cilės ai kėrkonte jetė, ushqim; zhveshja e petkave si lėkurėt e gjarpėrit dhe largimi nga skena zvarrė-zvarrė si njė krymb duke e mbyllur ciklin tragjik tė jetės nė parabolėn ekzistencialiste tė lindje-vdekjes; tė gjitha kėto e ēonin shikuesin nė asociacione universale, pse jo nisur qysh nga zanafillat biblike dhe fluturimi i parė i ėngjėjve, bashkėshoqėruar nga njė part muzikor i tipit tė tė madhėrishmest dhe zhurma kozmike.

“Prelude” e Miona Petroviē nga Serbia ishte e gjitha njė mbishtresim kontrapunktesh tė mprehta e inteligjente pėr tė shpjeguar raportin e njeriut me vetveten, hapėsirėn qė e rrethon, pastaj me muzikėn dhe imazhin. Pėrplasjet e qėllimta shėrbenin si shtysa pėr tė krijuar konflikt midis dy gjendjeve tė ndryshme, kur trupi i balerinės lakmonte ritmin dhe muzikėn, kurse kėto, qėllimisht, herė i pėrgjigjeshin e herė jo. Zviceriania Laura Tanner nė performancėn “Wanderings” krijoi njė imazh koreografik tė pasur me gjendje e plane kontraverse, sidomos me njė ide qė shėrbeu si embrion dhe element ngjizės: kujtesa dhe harresa nė jetėn e njeriut. Rėndom gjėrat qė i duam dhe kanė lėnė vrag nė shpirtin tonė rivijnė herėpasherė nė kujtesė nė trajtėn e lajtmotiveve, me variacionet gjegjėse nė kohė dhe hapėsirė, ndėrsa gjėrat qė na kanė shqetėsuar dhe s’i kemi dashur duam t’i largojmė, t’i anashkalojmė, qė ato mos tė rifuten nė jetėn dhe ēastin e mbramė dhe tė na prishin. Performanca u konceptua nė dy akte, i pari ku zotėronte rregulli, sistemi, rendi, logjika kurse i dyti ku zotėronte kaosi, anarkia e lėvizjes, shformimi, alogjizmi. Njė dikotomi e tillė koreografike duket se ushqen natyrshėm mendim zotėrues, i pėrshkruar si njė proces qė bashkon kėto dy skaje duke u pėrpjekur tė gjejė kuptimin dhe drejtėpeshimin e vet jetės.

Ambra Senatore nga Torino e Italisė me performancėn e saj “Merkandise” krijoi me tė vėrtet njė situatė sa gazmore po aq domethėnėse. Pėrpos shkathtėsisė sė lėvizjeve dhe gjestit, ajo zotėronte aftėsi tė dukshme aktoriale, kishte njė nur komik, me veprime mimike dhe gjeste qė bartnin e shprehnin situata komike. Kontrapunkti qė diti tė realizojė me sens na dha pėrshtypjen e pozitės inferiore tė femrės nė shoqėri, shpesh e ēvlerėsuar dhe e pa realizuar nė jetė por e ngopur nga imagjinata, virtualiteti dhe ėdėrrimi. Nga ana tjetėr ajo dha edhe pozitėn e artistit qė detyrohet tė shesė shpirtin e vet ashtu si nė njė botik shitet njė kukull, njė mall, njė copė mish.

Peter Lagregen dhe Conny Jansson nga Suedia, me “Rytm Ba 2” na kėndellėn me aftėsitė e jashtėzakonshme ritmike tė tyre, herė nė stilin e Tip-Tapit, herė tė gėrshetuara trokitja e kėpucėve nė shesh me ritmin e duarve nė dy tavolina, nė fėrkimet e trupave, gjer edhe me frymėmarrjen. Kulmin kjo performancė e arriti me harmonizimin e muzikės dhe luajtjes nė saze me ritmin trupor, lėvizjet e befta, pantomimėn, duke mbajtur deri nė fund linjėn e sfidimit dhe garrės midis dy mjeshtrave. Nė fakt, nė finale, qė tė dy janė fitimtarė. Hollanda me performancėn “De Noorderlingen Dance” solli njė ritėm gazmor lėvizjesh, gjestesh, kapėrcimesh, stile vallzimi tė ndryshme nga popuj, kultura e kontinente tė ndryshme, me njė subjekt qė lėvizte pėrmes formave groteske, mimit, dialogut, episodeve me mjedise tė formuara pėrmjet kutive tė kartonit. Nė fund artistėt hollandezė kumtuan njė ide dramatike, madje tragjike: vetshkatėrrimin apo vetėvrasjen e njeriut si pasojė e mungesės sė identitetit (qoftė edhe e njė identiteti tė cunguar). Kjo mungesė identiteti shpirtėror, i shfaqur nė amalgamėn kulturore, ka si shkak agresivitetin e njė shoqėrie pa ngjyrė, totalitariste, kolektivizuese, ku kulturat rrafshohen, personaliteti tjetėrsohet dhe humbet mėvehtėsia shpirtėrore e individit.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
A ekziston 'Zoti'? Administratori Teologjia 96 03-05-2008 10:34
Fakte dhe arritje ne mjeksi Administratori Njeriu dhe shendeti 53 03-05-2008 08:01
Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit Sabahi Teologjia 0 05-01-2008 11:26
Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. The Postman Politika shqiptare 0 30-11-2007 02:31
Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 1 27-06-2006 10:30


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 10:18.




Parajsa Shqiptare