Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Kinemaja dhe Televizioni

Neritan Licaj - Teatri, dashuria ime e madhe!

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 21-12-2006, 11:11
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,032
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Neritan Licaj - Teatri, dashuria ime e madhe!

Neritan Liēaj: Teatri, dashuria ime e madhe!

Tė gjithė e mbajnė mend qė nga koha e suksesit tė tij mė tė parė “Unė, ti dhe Kasandra”. Por kanė kaluar shumė kohė qė atėherė dhe Neritan Liēaj sot e gjen veten mė tė impenjuar se kurrė. Dhe jo vetėm nė skenėn e Teatrit Kombėtar. Nė ekranin e madh tė kinemasė, gjithashtu, pritet ta shohim sė shpejti. Ai rrėfen thjesht dhe me modesti atė punė tė madhe qė i ka kushtuar deri mė sot aktrimit. Nuk ka qenė e lehtė, aq mė tepėr tė bėsh disa punė aktoriale njėkohėsisht. Ekskluzivisht vjen me Kamera-
Kafenė, e cila po transmetohet sė fundi nė televizionin Vizion Plus. I jep zėrin e tij aq tė dallueshėm filmave me kartona, si dhe sjell nė teatėr komedi, si “Preja” e Xho Ortonit, me shumė sukses.

Sapo keni interpretuar si ko-protagonist shfaqjen “Preja”, njė komedi e zezė. Si ju duket ju si aktor tė luash nė tė tillėkomedi dhe a mendoni se ka audiencė shqiptare pėr kėtė lloj humori?
Humori britanik ėshtė humor kryevepėr, sidomos ai i zi, qė prek edhe problemet sociale, shpirtėrore, gjithashtu, shumė tė forta. Dhe nė kėtė pikė autori rrebel godet shumė fort figurėn e femrės, fenė, policinė, sistemin shoqėror, paranė, korrupsionin nėpėrmjet kėtij humori tė zi. Nė Shqipėri pak njihet ky humor, pa frikė mund tė them se kjo ėshtė njė nga shfaqjet e para nė Shqipėri, mesa di unė. Mendoj se i pėrshtatet publikut shqiptar? Po, mendoj se po. Edhe nė shfaqje spektatorėt e ndiqnin dhe reagonin. Nuk mendoj se ėshtė problem fakti sesi pėrshtatet njė dramaturgji me publikun shqiptar. Nėse ėshtė dramaturgji e mirė, nėse ėshtė njė material letrar i mirė dhe i vėnė me shije nga ana spektakolare dhe skenike, spektatori shqiptar ėshtė i hapur ndaj ēdo lloj zhanri. Ky ėshtė mendimi im personal.

Roli juaj ishte ai i njė djali hajdut, gėnjeshtar, qė s’i vjen turp para asgjėje. Ku ju pėrshtatet vetė juve apo aktori duhet tė pėrshtatet me ēdo rol?
Aktori ėshtė profesionist, njė rol nė jetė e bėn kushdo. Aktori kėtu dallon nga pjesa tjetėr: pėrshtatet, pėrpiqet tė shkojė drejt ēdo lloj roli, pavarėsisht nėse ka ngjashmėri mes karakterit tė tij si njeri dhe rolit. Nėse punon me rolin, nėse futesh nė mentalitetin e tij dhe zbėrthen marrėdhėniet e tij me personazhet, apo me dramėn, them se shkon. Kjo ėshtė aftėsia e njė aktori, ai kėtu duket: shkon apo nuk shkon dot me karakteristikat e njė personazhi. Denisi ėshtė njė djalė pak alabak, njė njeri qė do paratė, ėshtė i shfrenuar, i bėn tė gjitha, njė kriminel i vogėl.

A ju pėlqeu kur morėt skenarin?
Kur mra materialin e dramaturgjisė, pra pjesėn, impakti i parė dhe mė tej ka qenė jashtėzakonisht i mirė. Ishte njė material letrar vėrtet i mirė. Tė gjitha figurat janė tė mrekullueshme...
Shohim nė fakt qė ėshtė njė nga shfaqjet e rralla ku secili nga personazhet ėshtė i tipizuar shumė qartė. Cila ėshtė ajo pjesė e pėrgjegjėsisė sė aktorėve qė e bėn tė suksesshme njė shfaqje tė tillė?

Mendoj se pėrgjegjėsi kanė tė gjithė: edhe aktorėt, edhe regjisori, i cili ka bėrė njė punė shumė tė mirė dhe ka zgjedhur njė staf aktorėsh qė pėrshtaten dhe punojnė shumė mirė me njėri- tjetrin, qė arritėn tė harmonizojnė shumė mirė lojėn. Por padiskutim ėshtė meritė edhe e aktorėve, tė cilėt arrijnė ta mishėrojnė dhe konkretizojnė stilin e regjisorit, bashkangjitur me autorin. Por edhe shkrimtari i “Presė”, Xho Orton, i cili i pa pikturuar personazhet dhe ka arritur deri nė ind tė tyre. Unė i falenderoj tė gjithė aktorėt pėr punėn me ta. Ishte njė periudhė vėrtetė e mrekullueshme, ēdo gjė ishte me vullnetin pėr tė bėrė njė punė tė mirė.
Dhe mendoj se u arrit.

Sa kohė i duhet njė aktori tė realizojė njė rol, pra pėrtej Neritanit nė skenė, sa ju duhet pėr tu pėrshtatur me rolin?
Varet, nuk ka asnjė formulė pėr kėtė. Varet nga koha qė ke nė dispozicion, varet nga dramaturgjia, nga puna individuale apo nė kolektiv. Ka aktorė qė fillimin e kanė tė vėshtirė, fillojnė qė pastaj e zbėrthejnė personazhin dhe nė dhjetėditėshin e fundit bėjnė mrekulli. Ka tė tjerė pastaj qė janė sistematikė. Varet nga natyra e vetė aktorit...

Ju vetė ku hyni, nė njė nga kėto dy grupe?
Unė pėrpiqem ta bėj punėn sistematikisht, qė nė fillim pėrpiqem ta zbėrthej, ta kuptoj gradualisht.
Sė fundi ju kemi parė edhe nė Kamera- Kafe, njė tendencė e kohėve tė fundit edhe nė Europė dhe nė Shqipėri vjen pėr herė tė parė. Ēfarė ju ka ngacmuar te kjo eksperiencė?
Ėshtė njė zhanėr shumė i bukur edhe ai, mua mė pėlqejnė tė gjitha zhanret qė kanė tė bėjnė me aktrimin. Janė interesante, sigurisht, ashtu sikurse ėshtė edhe kabaretė, qė bėhet nė Portokalli. Po kėshtu edhe tek Kamera- Kafeja. Janė kultura artistike qė populli jonė duhet t’i njohė dhe ėshtė nė tė mirėn e tij. Ėshtė njė eksperiencė e re, kemi punuar shumė, qė nga vera e kėtij viti. Fillimi ishte mėnyra e konceptimit, pastaj u bė njė seri- pilot, ku u pa si ishte realizuar, formati i ndėrtimit dhe mė pas nisi realizimi nė seri. Ėshtė dashur punė, edhe pse ky ėshtė njė humor i lehtė, direkt, por ka situatė, karaktere, kuptim, qė e sjell atė gjithmonė tė freskėt. Nuk ėshtė njė humor i tipit britanik, i thellė qė mezi e nxjerr tė qeshurėn e spektatorit. Ėshtė njė pjesė e jetės sonė tė pėrditshme, jo vetėm evropiane, italiane, franceze, me keqkuptimet e jetės sė pėrditshme dhe format televiziv shumė i kėndshėm, qė spektatorin nuk e lodh qė tė mendojė aq shumė. Gjithsesi, krijon njė gjendje relaksi, qetėsie, tė qeshure spontane. Shpresojmė tė kemi bėrė diēka.
E gjeni mė mirė veten nė dramė apo komedi? Ju kemi parė tek tė dyja...
Ėshtė pak vėshtirė ta them. Pėr kėtė mund tė flasin mė mirė regjizorėt dhe kolegėt. Unė punoj me qejf tek tė dyja, sepse janė zhanre shumė tė bukura qė tė dyja. Tragjedia ėshtė e mrekullueshme, por edhe komedia, maska, tė gjitha llojet e teatrit janė tė bukura. Impenjohem pėr t’i bėrė mirė tė gjitha. Personalisht, e gjej veten mirė dhe jam i kėnaqur nga ajo qė bėj tek tė dyja.
Ndėrkohė, bėni edhe dublime filmash tė animuar. Ju shohim nė tre lloje tė ndryshme: tragjedia, komedia dhe animacioni. Si ju duket kjo e fundit?
kam dy vjet qė bėj dublime, ėshtė zhanėr shumė i bukur, ėshtė i vėshtirė, sepse ėshtė njė figurė qė e ka krijuar dikush pėrpara teje dhe ti duhet ta pėrshtasėsh atė. Tė dublosh kartonat klasikė tė hollivudit, qoftė edhe filma artistikė, ėshtė njė mrekulli! Ėshtė shumė qejf!
Cilėt karaktere keni dubluar?
Janė shumė e s’i mbaj mend, por interesant pėr tu pėrmendur janė Edi Mėrfin, apo Uill Smith, jashtėzakonisht i vėshtirė dhe interesant. Tė lodhin tė dy, sepse janė aktorė me shumė ngjyrim dhe plastikė. Por ėshtė shumė bukur tė punosh pėr ta dhe pėr fėmijėt, sepse kur mendon se ata filma janė kryesisht pėr tregun fėmijėve, ėshtė njė gjė jashtėzakonisht e bukur! U jep kėnaqėsi fėmijėve, unė kam fėmijė edhe vetė...
Doja t’ju pyesja pikėrisht pėr kėtė. Pavarėsisht se nė skenė dukeni ai djali hokatar, si Denis, nė jetė thonė qė jeni shumė familjar...
Pėrpiqem tė jem njė baba sa mė i mirė tė jetė e mundur. I dedikohem familjes shumė, si bashkėshortes ashtu edhe fėmijėve. Familja ėshtė gjėja mė e shtrenjtė qė kam dhe q dua mė tepėr. Ėshtė normale tė jap maksimumin tim, jo vetėm familjar, pra thjesht detyrėn e babait, por edhe afektiv.
Keni projekte tė afėrta? Sapo ėshtė mbyllur sezoni artistik nė TK, por ndoshta tė tjera...
Pėr projektet e Teatrit ėhstė vėshtirė tė flitet tani, sepse nuk e ka njė program tė pėrcaktuar pėr pjesėt nė sezonin e ardhshėm. Megjithatė, mund t’i shmangem pak teatrit, sepse po punoj nė njė film, nė rol kryesor. Ėshtė njė rol jashtėzakonisht impenjues dhe do njė fazė parapėrgatitore shumė tė madhe.
Sa kohė u bėnė qė nga filmi i fudnit qė keni luajtur?
Filmi i fundit ka qenė “I dashur armik” i Gjergj Xhuvanit, ku kam njė rol fare tė vogėl, por shumė simpatik. Qė atėherė nuk kam luajtur mė nė film, jo nė televizion flas. Tani marr kėtė rol si protagonist dhe duhet tė punoj shumė me tė. Filmi ėshtė i aprovuar dhe ėshtė nė fazat fillestare tė punės, po pėrcaktohet kasta e aktorėve dhe ende nuk kanė nisur xhirimet, skenari po rishihet nė disa pika...pra ėshtė nė pėrpunim. Bėhet fjalė pėr filmin “Lehje nėpėr natė” e regjisorit Spartak Peēani dhe skenar nga Vangjel Kozma. Xhirimet pritet tė fillojnė nga Prilli, pra ėshtė shpejt akoma pėr tė folur.
Si ju duket reagimi i publikut pėr rolet qė ju keni sjellė deri mė sot, duke u nisur nga ai qė bėri bujė dhe ju dha famė, pra “Unė, ti dhe Kasandra”?
Publiku ėshtė i sinqertė, tė jep duartrokitje nėse i pėlqen, nė tė kundėrt nuk ėshtė aq entuziast. Deri tani me modesti them se kam krijuar publikun tim, mė pėlqejnė, e shijojnė tė qė bėj. Diku mė mirė, diku mė pak mirė, varet nga roli dhe impenjimi. Nė pėrgjithėsi jam i kėnaqur.
Nga pjesėt qė keni ngjitur ne skenė nė Teatrin Kombėtar, gjatė kėtij sezoni artistik, cilėn do tė veēoni?
Tre shfaqje kam patur kėtė sezon: “Rini e ēmenduri”, qė u prit jashtėzakonisht mirė edhe nga ana e spektatorit por edhe mendimi kritik i komunitetit teatror. Por edhe tek “Ujku”, “Drejt perėndimit”, qė u pėlqye nga spektatori pėrsa i pėrket plastikės interpretative. Kėtu kemi krijuar njė grup jashtėzakonisht tė mirė, ku spektatori kėnaqet dhe jep vlerėsimin e tij.
Nė tė vėrtetė ju shohim pak a shumė me tė njėjtėt aktorė dhe ėshtė ai grupi pėr tė cilin ju po flisni. Ėshtė njė rastėsi apo dėshirė e regjizorėve pėr t’ju parė gjithmonė bashkė?
Janė aktorėt mė prodhimtarė tani pėr tani. Mė tė preferuar, sepse janė aktorėt mė cilėsorė. Sigurisht, nuk jemi vetėm ne, ka edhe tė tjerė qė janė shumė tė preferuar, por dikush rezervohet, dikush nuk ka kohė tani tė punojė fort, etj, etj. Nuk ėshtė ēėshtje fati, sesa aftėsie profesionale. Regjizorėt marrin gjithmonė aktorėt qė janė mė profesionalė dhe qė pėlqehen mė tepėr nga publiku.ky ėshtė mendimi im, pa dashur tė fyej apo prek askėnd.
Rikthehemi tek “Preja”, e cila ėshtė nė javėn e dytė tė shfaqjes nė skenė. Nga karakteret qė laujnė aty, cilin shikoni si mė tė arrirė, duke qenė se jeni aktor vetė dhe e dini mirė si sillet njė rol nė skenė?
Helidonin e kam partnerin kryesor, edhe Luizėn. Punė mė tė madhe e kam me ata tė dy dhe jam shumė i kėnaqur qė punoj me ta. Por nuk dua tė veēoj vetėm kėta. Them se i gjithė grupi ka punuar jashtėzakonisht mirė. Ėshtė njė pjesė, qė funksionon si ansambėl: po nuk funksionoi njė karakter, atėherė nuk funksionon e tėra. Kanė bėrė njė punė shumė tė mirė, kanė ndėrtuar karaktere tė veēanta, prandaj edhe unė nuk veēoj dot asnjeri.
Dėgjojmė nė rrethin e aktorėve tė TK pėr probleme, mungesė menaxhimi, ka disa gjėra kontradiktore...
Ka njė sėrė problemesh, kryesor ėshtė njė lloj harrese apo lėnie mėnjanė e artit nga ana e politikės. Konkretisht, ne kemi probleme me ligjin pėr artin, problemi bazė pėr mendimin tim. E dyta, nuk i kemi krijuar konceptet e njė menaxhimi tė teatrit, gjė qė nė vendet e huaja ėshtė problem i zgjidhur me kohė. Si tė zgjidhet nje repertor i mirė, si mund tė stimohet elementi mė i mirė, qoftė regjizorial, aktorial apo skenografik, etj. Pra, gjithmonė ngelemi nė kėto ngėrēe qė duan punė dhe dashamirėsi, apo “buona fede” siē thonė italianėt, pėr t’i zgjidhur kėto probleme.
Ju si aktor, ku e shihni “shpėtimin”?
Ėshtė vėshtirė tė flas unė vetė si aktor, sepse teatri ėshtė art kolektiv. Nuk mund tė flas vetėm unė se ku mund ta kėrkoj shpėtimin. Shpėtimi i vetėm ėshtė ai i gjithė teatrit. Nėqoftėse teatri ėshtė ok, ne punojmė. Ky ėshtė shpėtimi mė i madh pėr ne si aktorė, fakti qė ke punė ėshtė shumė i rėndėsishėm. Shpėtimin i vetėm si aktor mund ta shohėsh tek dublimi, fjala vjen, por jo nė skenė.
Ku e shihni veten nė tė ardhmen qė tė vendoseni mė fort: tek teatri, kinematografia apo dublimi, pse jo?
Ėshtė pak vėshtirė pėr aktorin tė bėjė diferencime. Teatri mbetet ėndrra mė e madhe dhe mė e bukur e aktorit. Kur ka punė me shije, tė gjitha tė pėėlqejnė. Por pėr mendimin tim, teatri ėshtė magji, do mbetet dashuria mė e madhe profesionale.
Nė aspektin financiar ju leverdis mė shumė dublimi, apo jo?
Sigurisht, zhanret e tjera janė mė fitimprurėse dhe ky ėshtė njė fakt qė ne punojmė nė to. Kurse nga ana profesionale ėshtė teatri, ai ėshtė mė pak i paguar, mė i varfėr, por padiskutim shumė mė i bukur.
Ku ėndėrroni ta shihni veten nė njė pikė tė karrierės nė tė ardhmen, flas njė ēmim, njė festival filmi...?
Karriera e aktorit ėshtė skena. Tė tjerat, nėse ti investon, vijnė vetvetiu. Unė nuk e kam menduar qė dua tė kem njė ēmim, etj. Pėr mua rėndėsi ka qė prodhoj dhe sa mė mirė tė jetė e mundur, figura dhe karaktere sa mė tė mirė. Pastaj ato janė edhe ēėshtje fati, edhe ēėshtje politike edhe rastėsie. Nuk i kam bėrė ndonjėherė kėto plane.

Si jeni nė jetėn e pėrditshme, serioz apo spontan, pėrshtateni nė rrethin shoqėror apo janė ata qė ju tėrheqin brenda tyre?
Janė tė dyja. Kur je nė njė rreth shoqėror, herė do tė pėrfshijnė ata, herė ti. Neritani ėshtė njė djalė si gjithė tė tjerėt, qė pėrpiqet tė ruajė miqėsinė e mirė, mirėkuptimin me njerėzit dhe jam sa serioz aq edhe me humor.

Miqtė i keni brenda rrethit tė teatrit apo edhe nga vitet shkollore?
Kam njė rreth miqėsor qė vjen nga studimet dhe vazhdon tė jetė nė teatėr. Ėshtė njė miqėsi e shenjtė, jemi rritur bashkė, mirėkuptohemi, ndajmė tė njėjtat shije dhe dashuri profesionale. Ka edhe njė rreth tjetėr qė nuk ka lidhje fare me teatrin, por janė miq tė vėrtetė, qė u kushtoj edhe atyre kohėn time.

Ku e kaloni fundjavėn?
Nė shtėpi, kryesisht, sepse kam dy djemtė e mi tė vegjėl. Pėr momentin nuk kam shumė komoditet qė tė merrem me zbavitje. Paraditja nė fundjavė kalon kryesisht me fėmijėt, me edukimin e tyre, me hallet e shtėpisė, ndihmoj bashkėshorten nė shtėpi.
Keni filluar tė ėndėrroni pėr profesionin e tyre? Artistėt zakonisht i marrin fėmijėt pas vetes... Absolutisht jo, as kam pėr ta bėrė ndonjėherė. Pėr mua ka rėndėsi t’i edukoj mirė dhe t’i bėj qytetarė tė mirė, pastaj se ēafrė bėhen ėshtė zgjedhja e tyre. Unė nuk kam ndėrmend tė ndėrhyj, sepse nuk dua tė jem babai patriarkal nė familje, nuk dua tė vendos pėr ta, sepse nuk janė prona ime. Do kenė identitetin, dėshirėn dhe pasionet e tyre. Le t’i ndjekin.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Fjale te Urta Per Dashurine Gona_19 Dashuria 15 07-02-2008 05:02
Neritan Licaj - Berberi i Seviljes dhe humori francez folen shqip Administratori Kinemaja dhe Televizioni 0 22-04-2007 18:12
Toni Candeloro - Dashuria ime per Teatrin Shqiptar te Operas dhe Baletit Administratori Kinemaja dhe Televizioni 1 17-02-2007 04:46
Aida Kasmi - Pianoja ka qene dashuria ime e pare Administratori Muzika 0 27-12-2006 16:44
Proverba te ndryshme! Administratori Filozofia 11 27-02-2005 08:55


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 22:31.




Parajsa Shqiptare