Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Kinemaja dhe Televizioni

Neritan Licaj - Berberi i Seviljes dhe humori francez folen shqip

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 22-04-2007, 18:12
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Neritan Licaj - Berberi i Seviljes dhe humori francez folen shqip

Neritan Liēaj: “Berberi i Seviljes” dhe humori francez folėn shqip

Ai ecėn si hije, me njė hap tė lehtė qė thuajse nuk ndihet fare. i veshur i gjithi nė tė zeza, me ēelėsat e dhomave tė shtėpisė sė tij nė qafė, endet nėpėr shtėpinė e errėt si burg duke ruajtur Rozinėn. Gjithė bota e Bartolos, kėtij karakteri tė veēantė tė dramaturgut francez Bomarshe, ėshtė vetėm Rozina. Dashuria pėr tė i ėshtė kthyer nė obsesion. Njė njeri qė edhe pse shpirtngushtė nė lidhje me gjithė botėn, dinte tė dashuronte si askush e qė nė fund tė veprės, e preku spektatorin me humbjen e tij. Nė shfaqjen “Berberi i Seviljes” ai ishte njė karakter i tillė, qė nėpėrmjet lojės sė spikatur tė aktorit Neritan Liēaj doli mbi gjithė veprėn.Pėr kėtė bashkėpunim me regjisorin Erik Vinje pėr rolin e vėshtirė tė Bartolos, foli me ne aktori i kėtoj personazhi Liēaj dje, pak minuta para shfaqjes...

Sė pari, si ju duk kėndvėshtrimi i regjisorit Erik Vinje, i cili duhet thėnė se u vlerėsua mjaft pėr shfaqjen qė solli nė TK?
Pėr mendimin tim, kėndvėshtrimi i tij ishte jashtėzakonisht i bukur dhe pėr njė fakt tė rėndėsishėm, se ai e kuptoi shumė shpejt natyrėn e popullit tonė. Jo mė kot ka njė contrast bardh e zi nė shfaqje. Ne si komb jemi me kontraste tė mėdha. Jemi popull qė ose urrejmė ose dashurojmė shumė. Nuk kemi ngjyra: jemi bardh- zi dhe ai kėtė e nuhati. Karakterin tonė si shqiptarė e kuptoi shumė bukur dhe e bėri pjesė tė kėsaj shfaqjeje. Kėtė gjė e plotėsoi shumė mirė edhe me kostumet, qė janė veshje popullore shqiptare tė stilizuara, gjė qė ai e kėrkoi me kėmbėngulje. Gjithashtu, shfrytėzimin e muzikės shqiptare. Sikurse ju e patė, nuk kishte asnjė ndikim nga muzika e huaj. Pra, u pėrpoq tė sillte njė “Berber tė Seviljes” shqiptar dhe e veēoj kėtė tek gjetja e tij regjisorjale, qė e plotėsoi edhe me mizanskenėn, shfrytėzimin shumė tė mirė tė hapėsirės skenike, tė masrrėdhėnieve mes aktorėve, lojės dhe gjithēka. Ėshtė njė pėrvojė jashtėzakonisht e veēantė dhe unė jam i kėnaqur nga ky bashkėpunim.

Po pėrsa i pėrsa i pėrket mėnyrės sesi ju u vendosėt nė karakteret, pėr tė cilat ju zgjodhi ky regjisor? A u gjendėt nė rolin qė dėshironit?
Padiskutim qė isha i kėnaqur. Unė nė pėrgjithėsi besoj shumė tek rolet qė mė japin regjisorėt. Jo vetėm tek Eriku, por edhe tek shqiptarėt. Ata e shikojnė spektaklin tė plotė dhe e kuptojnė mė mirė se cili nga personazhet pėrshtatet mė shumė me karakterin tim. Roli qė mė dha ėshtė shumė i bukur. Edhe nė rol ai pati njė kėndvėshtrim tė ri, pasi nė dramaturgji Bartolo ėhstė i moshuar, 50 vjeē. Ai kėrkoi njė Bartolo tė ri, me njė dashuri posesive dhe kjo zgjedhje e tij mė pėlqeu. Edhe nė fillim, kur Vinje erdhi dhe na takoi pėr herė tė parė, mė tha “Mė intereson shumė plastika jote, gjestet dhe gjymtyrėt e gjata”. Si duket, qė atėherė ai e ka bluar nė kokė plastikėn dhe anėn e jashtme tė figurės sė Bartolos.

Si e shikoni ju karakterin qė luajtėt, si actor, nė tėrėsi tė veprės? Nė aspektin aktorial, ēfarė gjeni tek Bartolo?Ėshtė personazh i bukur, sepse dashuron shumė. Pavarėsisht se dashuria e tij ėhstė posesive, njė njeri xheloz, qė e ka mbyllur Rozinėn nė kafaz dhe nuk i lė frymėmarrje fare. Por tė gjithėn kėtė e bėn nga dashuria. Pra, thelbin nuk e ka tė keq- tė keq. Ishte bukur, sepse ēdo njeri gjen pak tė keqe rek vetja. Mu desh tė nxirrja diēka tek vetja, nė mėnyrė qė ta vizatoja sa mė denjėsisht, nė mėnyrė qė ta afroja tek kėndvėshtrimi i regjisorit. Gjatė provave, Eriku mė ka thėnė se nė fund tė shfaqjes unė dua qė spektatorit t’I vijė keq pėr Bartolon dhe dashurinė e tij tė parealizuar. Dhe faktikisht kjo ndihej nė spektakėl. Them se ia kemi arritur kėsaj.

Shfaqja do tė vijė mbi skenėn e Teatrit Kombėtar plot nėntė herė. A pėrballohet kjo nga ana e ngarkesės sė karakterit qė ju luani?
Ėshtė e pėrballueshme nga ana fizike, edhe pse ėshtė e lodhshme loja e njė karakteri tė tillė, pėr mė tepėr qė do tė vihet ēdo natė. Por unė mendoj se ėshtė mirė qė tė marrim impaktin e parė me spektatorin, sepse ėhstė njė shfaqje qė pėr mendimin tim duhet parė. Ėhstė njė regjisurė e veēantė, njė teatėr qė nė Shqipėri nuk shihet pėrditė, i rrallė dhe spektatori duhet ta marrė impaktin e parė. Nga ajo qė pamė nga nata ė dytė, kur spektatori ishte i thjeshtė, pamė qė e pritėn shumė ngrohtė, kuptoi gjithēka. Kjo ėshtė e rėndėsishme.

Ju vetė e shihni shfaqjen pasi e jepni premierė? Si spektator?
Unė pėr vete s’e bėj asnjėherė, sepse teatri ėshtė tjetėr gjė. Kam parė inserte tė vogla nga televizori apo foto nga shfaqja, port ė plotė si spectator jo. Megjithėse do ishte shumė bukur, tė ulesha nė njė kolltuk dhe tė shihja rolet e mia si spektator. Do mė pėlqente me tė vėrtetė shumė! Megjithatė, televizioni e ftoh pak magjinė e skenės.

Si arritėt tė merreni vesh me njė regjisor tė huaj apo keni patur mė parė eksperienca tė tilla?
Po, unė personalisht kam patur bashkėpunime me regjisorė tė huaj. Merresh vesh, sepse kuptoj pak frėngjisht. Sė dyti, gjuha ėshtė profesionale dhe kuptohet pėr tė gjithė, dhe sė treti kishim asistent regjisor Vasjan Lamen, i cili ėhstė njė frankofon shumė i mirė dhe pėrkthyesin, Oltin. Luiza e kuptonte fare mirė, unė dhe Helidoni e kuptonim mirė, Landi po ashtu.

Sa mendoni se kuptohet humori francez nė kėtė komedi nga publiku shqiptar?
Mendoj se kuptohet shumė mirė, sepse dje salla ka reaguar, ka qeshur. Nė fillim, publiku ishte pak i shtangur, deri sa kupti ēelėsin sesi funksiononte spektakli. Sepse ishte njė shfaqje e veēantė, jo si komedia shqiptare, por me njė humor mė fin dhe tė hollė. Publiku ėhstė kėnaqur dhe e kuptoi kėtė mėnyrė me tė cilėn regjisori francez e solli veprėn me artistė shqipatė nė gjuhėn shqipe.

Ju si aktor, bėni njė dallim nga drama shqiptare dhe ajo e huaj? Si e ndjeni veten tek njėra dhe tek tjetra?
Varet. Tek drama shqipatre e ndjen veten mė mirė me personazhin, sepse ėshtė karakter shqiptar dhe e njeh mė mirė sesa njė karakter francez tė shekullit XVII apo njė anglez tė shek. XVI. Por, qė drama shqipe ka probleme kjo ėshtė e vėrtetė. Nuk kemi njė traditė tė mirė tė dramės, sikurse e kanė vende si Franca, Anglia, Gjermania etj, qė kanė shekuj dramaturgji. Drama tė mira shqipe ka probleme, por ka edhe tė miart e saj. Fatkeqėsisht, prurjet vitet e fundit janė shumė tė pakta. Tentativat pėr tė sjellė drama tė mira janė spontane dhe kjo krijon vėshtirėsi pėr regjisorėt dhe aktorėt. Madje, regjisorėt druhen tė marrin drama shqipe, pasi ka probleme. Unė i njoh tė gjithė dramaturgėt tanė, i kemi miq, por kjo ėhstė e vėrtetė.

Si ju duk ‘teatri i lėvizjes’, sikurse njihet ky lloj teatri qė ju vutė nė skenė sė fundi?
Unė u gjenda komod, pasi edhe mė parė kam punuar me teatėr lėvizjeje dhe me teatėr plastik, qė ėshtė edhe ky shumė i vėshtirė. Falenderoj shumė edhe aktorėt e tjerė nė kėtė trupė, Helidonin, mikun tim, Landin, Luizėn, tė gjithė, me tė cilėt bashkėpunimi ka qenė me tė vėrtetė i ngushtė dhe mė ka ndihmuar shumė pėr rolin tim.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
A ekziston 'Zoti'? Administratori Teologjia 96 03-05-2008 10:34
Gjergj Kastrioti - Skenderbeu AlbShkodra Historia 13 21-04-2007 17:33
Dilemat me te cilat perballen Rinia SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 0 27-06-2006 10:21
Dyzet hadithe mbi personalitetin Islamik SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 0 27-06-2006 10:08
Bibla ne Shqip Administratori Bibla dhe Jeta 11 27-02-2005 01:51


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 06:20.




Parajsa Shqiptare