Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Kinemaja dhe Televizioni

Miss Shqiperia: Hirushja e nje nate vere.

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 22-08-2004, 08:14
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore Miss Shqiperia: Hirushja e nje nate vere.

Ia njeh vetes pikėn e fortė qė pa dyshim janė kėmbėt e gjata e tė holla, imazh i njė topmodeleje. Fustanet e shkurtra dhe takat e larta janė berė njė veshje e detyrueshme, pėr tu dukur gjithmonė e bukur. Ka gjetur njė zgjidhje tė mirė pėr tu veshur, pasi tani rrobat ia pėrgatit Vikena, njė moshatare e saj, tė cilėn Enkeleda pėlqen ta quajė stilisten e vet.

"Unė nuk isha tip i hedhur, por gjithmonė e qetė e qė nuk pėrzihesha. Rrija vetėm me vajzat nga Elbasani e Librazhdi, larg kamerave, plus qė isha dhe me provimet e maturės. Ndoshta prandaj nuk bija shumė nė sy”

“Nė kėtė moment njė i dashur do tė ishte pengesė duke tė thėnė se ēfarė duhet e nuk duhet tė bėsh; nuk ke pse tė shkosh kėtu, pse do dalėsh fotografi atje etj, etj. Pėr ēfarė mė duhet, nuk mė hyn nė punė. Tani mė intereson mė shumė spektakli, jam vetėm 18 vjeē dhe ēdo gjė ka kohėn e vet.”

Trokitja e rastėsishme nė njė derė, preteksti pėr tė ardhur nė Tiranė e kthyen Enkeleda Bargjon nga Hirushe nė Mbretėreshėn e mė tė bukurės sė vajzave shqiptare.

Pėrrallė e dėgjuar, por e pėrsėritur natėn e 3 korrikut nė kalanė e Beratit. Fatin e Hirushes e pati Enkeleda, njė vajzė e thjeshtė nga Elbasani. E rritur nga gjyshėrit nė njė familje tė varfėr, tė cilėt fatkeqėsisht vdiqėn tė dy njė vit mė parė duke i lėnė si pasuri tė vetme krenarinė e njė njeriu tė ndershėm qė duhet tė luftojė vetė pėr tė arritur qoftė edhe ato gjėra tė cilat shumė moshatarėve tė tjerė mund tu duken fare normale.

Qė prej njė viti Enkeleda jeton me prindėrit dhe motrėn mė tė vogėl. Jetesa me gjyshėrit i ka dhėnė njė ndjesi pavarėsie dhe sigurie pėr tė arritur atė qė do. Edhe konservatorė dhe liberalė, po aty ku duhet ama. Ata ishin mė tė dhėnė pas hijeshisė sė mbesės dhe e shtynin shpesh tė merrte pjesė nė aktivitete rinore.

Enkeleda nuk beson se do provojojė ndonjėherė dashuri aq tė madhe sa ajo qė kishte pėr gjyshėrit. Tani pas humbjes sė tyre ėshtė bėrė mė e fortė dhe ka mė tepėr besim te vetja. Ishte ky besim qė e ēoi tė trokiste e vetme nė dyert e “Mis Shqipėrisė” dhe po vetėm tė donte tė ishte nė kalanė e Beratit.

Aq sa shumė njerėz tė pranishėm mbetėn tė ēuditur dhe e komentuan mė vonė mungesėn e prindėrve natėn e spektaklit, ku bukuroshja arriti tė fitonte kurorėn e ēmuar, qė pėr njė vit rresht do tė mbajė emrin e saj. Thotė qė nuk ėshtė supersticioze, por thjesht nuk besonte se do tė fitonte dhe nuk i pėlqen tė ketė shumė njerėz. “Nuk kishte asnjė tė familjes, gjithmonė kam qenė unė vetėm. Edhe nė Tiranė vetė kam vajtur, vetė jam regjistruar. S'kanė ardhur absolutisht asnjėherė me mua, ndoshta sepse dhe ata nuk e prisnin qė unė tė fitoja. Babi mė ka mbėshtetur shumė qė nė fillim, kurse mami e ka pėrjetuar mė shumė mė pas, sepse nė fillim ishte mė e interesuar pas shkollės dhe i dukej lodhje e kotė qė unė tė merrja pjesė. Edhe mė mbėshteste edhe jo. Megjithatė atė natė nė pallatin tim u bė festė e madhe me fishekzjarre.“

Ashtu si Hirushja iu desh tė kthehej sėrish nė shtėpinė e saj nė Elbasan, ku thotė se asgjė nuk ka ndryshuar nė marrėdhėniet e saj me njerėzit, ndoshta janė ata qė e shohin disi mė ndryshe. E nė fakt nuk do t'u vija faj; nga njė gjimnaziste e thjeshtė, gjithmonė sportive me atlete e xhinse u kthye e shndėrruar nė njė femėr plot hire, madje qė nuk nguron t'i tregojė ato.

Ia njeh vetes pikėn e fortė qė pa dyshim janė kėmbėt e gjata e tė holla, imazh i njė topmodeleje. Fustanet e shkurtra dhe takat e larta janė berė njė veshje e detyrueshme, pėr tu dukur gjithmonė e bukur. Ka gjetur njė zgjidhje tė mirė pėr tu veshur, pasi tani rrobat ia pėrgatit Vikena, njė moshatare e saj, tė cilėn Enkeleda pėlqen ta quajė stilisten e vet. Edhe pse e ėma ėshtė rrobaqepėse, tani nuk pėrgatit rroba pėr tė bijėn (ndoshta asnjėherė nuk do ti bėnte aq ekstravagante), sepse nuk i pėlqen stili i ri i Enkeledės dhe asnjėherė nuk e humbet rastin pėr ta kritikuar pėr dekoltenė e hapur apo makiazhin e tepėrt nė fytyrė.

Duket sikur ka humbur paksa dhe nga pavarėsia sepse tani del e shoqėruar gjithmonė nga i ati, sa herė qė i duhet tė shkojė diku. Por gjithsesi ndihet mirė nga ky ndryshim gjė qė duket teksa thotė: “Tani e di qė mund ti pėrkasė njė bote tjetėr, njė bote tė artit, pra mė tepėr.”

Herė herė e reflekton dhe nė rėndėsinė qė i jep vetes. E megjithatė pavarėsisht moshės ėshtė me kėmbė nė tokė dhe i beson inteligjencės sė vet.

Natėn e marrjes sė ēmimit u shpreh se ndoshta kishte fituar vetėm prej nurit qė i kishte hipur e jo se ishte me tė vėrtetė e bukur. Madje asnjė nga vajzat e tjera nuk e kishte menduar si pretendente. Rrinte gjithmonė e tėrhequr, edhe kur thėrriteshin emrat pėr tė bėrė provėn e shtatėshes nė kėrcim asnjėherė nuk kishte dalė vetė, deri nė gjashtėmbėshjetėshe i dukej e mjaftueshme po tė kualifikohej. "Unė nuk isha tip i hedhur, por gjithmonė e qetė e qė nuk pėrzihesha. Rrija vetėm me vajzat nga Elbasani e Librazhdi, larg kamerave, plus qė isha dhe me provimet e maturės. Ndoshta prandaj nuk bija shumė nė sy”
Natėn e fundit nuk e pa tė nevojshme as tė mbante thonjtė fallco derisa nuk do tė kualifikohej.

Edhe pse kishte marrė iniciativėn tė konkuronte, thoshte qė intuita e saj nuk e ēoi vetėm drejt kėnaqėsisė pėr tė marrė pjesė nė njė konkurs bukurie, por thellė brenda vetes vazhdonte tė shpresonte.

Momenti kur dėgjoi emrin e saj pas fjalėve “Mis Shqipėria”, do tė shėnonte dhe kthesėn nė jėtėn Enkeledės, e bindur se ėshtė plotėsisht e denjė pėr tė marrė atė ēmim. Edhe reagimet e njerėzve rotull pas marrjes sė ēmimit ishin shumė tė mira, madje e para qė e pėrgėzoi ishte shoqėruesja e saj e parė, vajza nga Fieri, Aida, tė cilėn e shihte dhe si fituesen e mundshme. Megjithėse e di qė komente pas kėsaj janė bėrė shumė, tė paktėn nė sy i kanė thėnė vetėm fjalė tė bukura.

***

Edhe pse e rritur nė njė qytet, qė ndonėse jo shumė i vogėl ruan mentalitetin mbytės tė njė province, ku e mira dhe keqja ashtu si e bardha me tė zezėn janė tė ndara me thikė, Enkeledės nuk i mungon dėshira pėr tė ecur e pėr tu pėrshtatur me tė tjera ritme. Tani ajo do ti afrohet metropolit pėr tė qėndruar mė pranė botės qė sė spektaklit, por sigurisht pa lėnė mėnjanė dhe shkollėn. Tashmė psikologjia do tė zė vendin e mjekėsisė, ėndrrės sė saj qysh fėmijė.

Duket se e ka ndarė mendjen t'i shkojė deri nė fund mundėsive qė i janė dhėnė, madje duke privuar paksa jetėn private: “Nė kėtė moment njė i dashur do tė ishte pengesė duke tė thėnė se ēfarė duhet e nuk duhet tė bėsh; nuk ke pse tė shkosh kėtu, pse do dalėsh fotografi atje etj, etj. Pėr ēfarė mė duhet, nuk mė hyn nė punė. Tani mė intereson mė shumė spektakli, jam vetėm 18 vjeē dhe ēdo gjė ka kohėn e vet.”

Nė duart elegante i rri mirė njė orė Rado (dhuratė pėr ēmimin e parė) po kaq elegante, por ajo thotė: “Ēmimet nuk kanė asnjė rėndėsi nėse mendoj se do tė mund tė integrohem nė botė e spektaklit, nė televizion dhe tė marrė pjesė nė konkurse ndėrkombėtare bukurie”.

Gjatė gjithė kėsaj kohe ėshtė pėrpjekur tė qėndrojė nė formė, duke i privuar disi vetes kėnaqėsinė e ushqimit, duke lėvizur e duke praktikuar mė shumė anglishten. Vetėm pas njė muaji do tė prezantojė Shqipėrinė nė “Miss Globe”.

Tashmė vendin e Hirushes sė ndrojtur do ta zė njė princeshė me kurorė. Ashpėrsia e bedenave tė njė kalaje do tė zbutet para lashtėsisė sė amfiteatrit antik tė Durrėsit, pėr t'u kthyer nė njė kohė mit tė sė bukurės.

Nė kėrkim tė “Mis Miqėsisė”
Ndryshe ka ndodhur me shoqėruesen e parė tė Mis-it, Aida Hebeja, vajza nga Fieri qė vinte me titullin “Mis Studenti”. Aida ishte vajza qė fitoi zemrat e gjithė konkurenteve tė tjera tė mis-it nė kohėn qė po pėrgatiteshin pėr spektaklin. Ndryshe nga Enkeleda qė rrinte gjithmonė e tėrhequr, ajo ishte gjithmonė nė lėvizje, aty ku qeshej apo bėrtitej mė shumė. Ishte mė origjinalja dhe mė moskokėēarėsja aty nė vendet ku bėnin prova, apo hotelin ku rrinin, tė cilin me shaka e quanin “burgu i Petrit” pėr shkak tė disiplinės e rregullave tė lėvizjes. Nėse do tė ishte ēmimi “Mis Miqėsia”, pa diskutim qė Aida do tė ishte e para, shprehen pothuaj tė gjitha vajzat.
E vetmja gjė qė ka ndryshuar pėr Aidėn, ėshtė preokupimi pėr veshjen, gjė qė nuk ndodhte mė parė. Ajo nuk ka ndėrmend tė vijė nė Tiranė e tė pėrpiqet tė hyjė nė botėn e spektaklit. Ėshtė nė vitin e tretė tė studimeve pėr anglisht nė Universitetin e Vlorės dhe gjithashtu nė prag fejese.

Edhe pse ishte njė nga pretendentet kryesore pėr kurorėn, ajo pėrsėri ėshtė e kėnaqur me vendin e dytė. Pėr Aidėn ėshtė realizimi i njė ėndrre qė ka pasur qė e vogėl pėr tė marrė pjesė nė sfilata mode e konkurse bukurie.

Dy vajzat nė krah tė poltronės sė Mis-it janė plotėsimi i njė tresheje, qė rrallė ėshtė hasur nė finalet e konkurseve tė bukurisė shqiptare. Tė treja nga 183 cm tė gjata ia bėnė edhe mė tė vėshtirė jurisė pėrzgjedhjen e mė tė bukurės.

''Spekter''

Ne foto:
Foto 1 ''Miss Shqiperia'' Enkeleda Bargjo - Elbasan
Foto 2 ''Miss Shqiperia'' dhe 2 shoqerueset.
Foto 3 ''Shoqeruesja e pare'' Aida Hebeja - Fier
Foto 4 “Miss Buzėqeshja” Lorina Haznetari, 16 vjeē - Itali
Foto 5 “Miss Eleganca” Eranda Topi, 17 vjeē - Skrapar

Foto 6 “Miss Fotozhenia” Ania Gjonuri, 18 vjeē - Hanovėr
Foto 7 “Miss Kinemaja” Amanda Pėllumbi, 15 vjeē - Tiranė
Foto 8 “Miss Spektakli” Milena Nurko, 18 vjeē - Tiranė
Foto 9 “Miss Televota” Ina Qirjo - Durrės
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Aforizma suzi00 Letersia 4 21-10-2007 15:42
Gjergj Kastrioti - Skenderbeu AlbShkodra Historia 13 21-04-2007 17:33
Serenatat Korēare! AlbShkodra Muzika 0 08-05-2004 06:31
Historia e Shqiperise - ILIRET AlbShkodra Historia 29 25-10-2003 00:05
Grimca humoristike kureshtari Qeshni dhe ju 3 28-02-2003 05:09


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 11:08.




Parajsa Shqiptare