| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Migjeniana, tragjedia e kohėve moderne Alma Mile Shekulli Me grushtat e shtrėnguar godet malin qė s'bėzan. Dhe mali hesht. Nuk duket se zbret nga historia. Ėshtė kaq i gjallė dhe kaq i vėrtetė saqė duket se njė copėz bulevardi, apo periferie ėshtė shkėputur dhe ngjitur nė skenė. Ėshtė tragjedia moderne e ditėve tė sotshme. Njė lypės, njė punėtor qė kėrkon punė, njė i ardhur nga veriu, (le ta quajme malėsor), njė prostitutė Shkėmbehemi ēdo ditė me ta, herė-herė edhe indiferentė karshi tyre. Prej disa ditėsh nė skenėn e Teatrit Kombėtar tė Operės dhe Baletit, po shfaqet spektakli "Migjeniana". I konceptuar nė formėn e njė spektakli, ku fjala gėrshetohet me muzikėn dhe lėvizjen. Ideja ishte tė pėrkujtonin Migjenin e madh nė 95 vjetorin e lindjes sė tij, duke ngjitur nė skenė personazhet e tij tė famshėm. Por tė pėrkujtohej edhe kompozitori Gjon Simoni, i frymėzuar nga vepra e Migjenit pėr tė krijuar muzikė simfonike. Nėn drejtimin e dirigjentit Ermir Krantja, orkestra simfonike e TKOB-it interpretoi muzikėn e Simonit, ku shfaqet mes notash Shkodra e viteve '30, por edhe vetė poeti me njė shpirt kryengritės, ndaj shoqėrisė, fatit, zotit pėr herė tė parė nė skenėn e TKOB u interpretua kjo vepėr muzikore, e pėrfunduar nė vitin 1978 me titullin "Bijtė e shekullit tė ri". Ndėrsa koreografi Agron Aliaj i frymėzuar nga muzika dhe bota migjeniane krijoi koreografinė. Ėshtė njė balet kontemporan, ku ēdo lėvizje dhe gjymtyrė trupore flet. Pėrkthehet nė mendim, pėrkthehet nė fjalė. Gerd Vaso nėn petkun e Migjenit transmeton revoltė, por edhe melankoli, keqardhje. Enada Hoxha ėshtė njė muzė e bardhė qė frymėzon poetin, por edhe njė shpirt qė pėrpėlitet nė agoni. Ezdalin Gorani ėshtė malėsori i zbritur nė qytet me njė thes bosh nė krahė pėr tė blerė njė grusht misėr. Dion Gjinika vetė vdekja qė sillet mbi kokat e tė gjithėve dhe vetė poetit qė do iki ngakjo botė nė njė moshė fare tė re. Sokol Zhugri ėshtė punėtori i "verbuar" nga shkėlqimi i reklamave, Manjola Hasani ėshtė "njėra nga ato". E bukur por e mjerė, qė nė ditėt e perėndimit tė saj kėndon njė baladė qytetase "dy hapa para, dy hapa mbrapa .". Njė galeri e tėrė personazhesh, pa harruar Lulin e vocėrr me tollumat e shqyera, Luken ., qė ndėrtojnė botėn e poetit, krijojnė portretin e tij, duke u ndalur fare pak nė aspektin personal. Vetėm gjatė poezisė "Dy buzė" ėshtė vetė poeti protagonist i dhimbjes, jetės dhe dashurisė. Vepra ishte ndėrtuarnė mėnyrė tė tillė, qė krahas pjesėve tė muzikuara, tėinterpretoheshin me lėvizje edhe poezitė, apo proza e recituar nga aktori Sokol Angjeli. Dhe shijonin aq shumė ato pjesėt pa muzikė, kur ndiheshin hapat e balerinėve tė pėrplaseshin nė skenė Pavarėsisht se mes spektatorėve kishte edhe tė huaj dhe poezitė nuk pėrktheheshin nė gjuhė tė huaj pėrmes ndonjė monitori, lėvizjet e balerinėve e pėrkthenin mė sė miri pjesėn e recituar. Dukej si njė pėrkthim fjalė pėr fjalė, qė edhe pa recitimin nė sfond do tė ishte lehtė e lexueshme koregrafia. Nuk ishte e vėshtirė tė dalloje lypėsin, Lulin, malėsorin, apo prostitutėn. Dhe kjo jo thjesht pėr shkak tė kostumeve. Koreografia ishte ndėrtuar nė mėnyrėtė tillė qė gjithēka tė ishte e qartė pėr tė gjithė. Interesante paraqitej skenografia. Skenografi Genc Shkodrani sillte nė skenė njė Shkodėr tė vogėl me ēatitė karakteristike njė mbi njė, diku shquhet xhamia dhe nga thellėsitė e kėtij qyteti gri ngrihet klithma e revoltės. Gjithēka ėshtė konceptuar thjeshtė, pa butafori, ku simboli flet mė shumė se objekti. Ndriēimi pėrbėn gjithashtu njė element tė ri. Ndryshe nga tė gjitha veprat e tjera tė ngjituranė kėtė skenė ndriēimi i pėrdorur nė "Migjenianen" i ngjan atij tė koncerteve tė organizuara nėpėr sheshe. Me prozhektorė tė vendosur mbi skenė, qė krijonin efekte tė ndryshme nė varėsi tė subjektit. Nė harmoni me kėta elementė ėshtė edhe kostumografia, pėr realizimin e sė cilės, Genc Shkodrani ka huazuar elementė tradicionalė per t'i nderthurur me ato modernė, duke i dhėnė veprės vlera mė universale. Vepra u prit mirė nga publiku kryeqytetas, I cili duartrokiti gjatė njė shfaqje ndryshe. Projekti Tė rinjtė, njė mundėsi mė shumė Pas pritjeve tė gjata dhepėrpjekjeve pėr tė filluar punė diku, mė nė fund pėr tė rinjtė artistė po hapet njė dritė jeshile. Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve ka miratuar dy projekte, qė mbėshtet artistėt e rinj me projekte dhe vende pune madje. Kėshtu me njė fond 1 vjetor prej 3 milionė lekėsh parashikohest punėsimi i 10 artistėve tė rinj pranė Teatrit Kombėtar tė Operės dhe Baletit. Individėt tė cilėt do tė pėrftojnė kėtė shumė do tė pėrfshihen brenda trupave artististikė tė T.K.O.B dhe do tė marrin pjesė rregullisht nė tė gjitha aktivitetet vjetore tė institucionit. Gjithashtu ata kanė detyrim tė realizojnė si solistė role tė dyta apo impenjime tė tjera qė do t'iu ngarkohen. Pėr secilin do tė ketė program tė veēantė pune tė miratuar nga Drejtoria e produksionit muzikor tė T.K.O.B. Dhėnia e kėtij fondi do tė lėvrohet nga MTKRS nė TKOB nė fillim tė vitit financiar, e ndarė nė tremujorėt janar mars, prill - qershor, tetor dhjetor. Fondi publik pėr artistėt e rinj, do tė zhvillohet nė afat tė pacaktuar mbi bazėn e projektit njėvjeēar tė pėrshtatshėm pėrshtatshėm pėr sa kohė do tė gjykohet i vlefshėm pėr impaktin e tij nė shėrbim tė politikave kulturore pėr pėrkrahjen e tė rinjve tė talentuar. Njėkohėsisht MTKRS ka miratuar edhe projektin pėr tė rinjtė nė teatėr. Pas njė viti heshtjeje rikthehet festivali i regjisorėve tė rinj. Projekti kap njė shifėr prej 5 milionė lekėsh dhe synon tė aktivizojė regjisorė dhe aktorė tė rinj. Do tė shpallen 5-6 projekte fituese dhe fondi qė pėrfiton ēdo projekt shkon rreth 700 mijė lekė. Parashikohet gjithashtu zhvillimi i turneu tė projekteve fituese nė skenat e teatrove tė rretheve. Pas shfaqjeve do tė organizohet edhe "Java e teatrit pėr tė rinj", ku do shpallen edhe fituesit. Koha e realizimit tė kėtij projekti ėshtė mes muajve mars-tetor.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#2
| ||||
| ||||
| pata fatin te shoh emisionin me xhimi lazrin dhe degjova krijuesit dhe disa balerin po ti quajm keshtu skenografia me kujtoi pak skenografin e baletit romeo e juliet qe me duket e ka bere i njeti skenograf(si duket kopjon vetveten) pashe disa sekuenca nga baleti ,,,kercimtaret mu duken shume diletant dhe sidomos vajzat me ca kile te teprta se di kur do e marrin seriozisht se nje trupe baleti ne te vetmin teater ne shqiperi smund te vazhdoj keshtu nga aq sa pashe ishte nje nivel shume i dobet |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Tragjedia e Gerdecit, Rama viziton familjen Cani | informuesi | Shtypi i dites | 0 | 31-03-2008 01:17 |
| Prirja nuse klasike, moderne apo ekstarvagante ?! | leopardi | Moda Shqiptare | 1 | 08-02-2008 10:12 |
| Tragjedia e Lures, vajza qelloi mbi 22 vjecarin | informuesi | Shtypi i dites | 0 | 11-12-2007 19:40 |
| A lind me Saussure-in gjuhesia moderne? | Administratori | Letersia | 0 | 01-04-2006 11:56 |