| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Mehdi Malkaj: Mungesa e ambicjes, fatkeqėsi pėr artistin Me siguri nėntori ka qenė muaji mė i suksesshėm pėr tė. Padyshim, mė i angazhuar se kurrė. Mehdi Malkaj ėshtė nė qendėr tė aktorėve tė Teatrit Kombėtar kėto kohė, jo vetėm pėr sukseset nė interpretimet e tij skenike, por mbi tė gjitha pėr tė qėnit protagonist nė plot tre shfaqje rradhazi. Nga Babai, Buburreci dhe deri tek Bualli amerikan, duket qartė se koinēidenca e tre B-ve ka qenė fatsjellėse pėr tė. Si njė trini e bekuar. Nė moshėn ndoshta mė kulmore pėr njė aktor, ku pjekuria artistike pėrputhet mė sė miri me atė intelektuale, pėr tė realizimi i kaq shumė roleve nuk do tė thotė veēse tė ngresh dhe thyesh sfida me veten. Dhe ai, sigurisht, ia del.Sė pari, urime pėr tre rolet tuaja nė TK dhe Akademinė e Arteve. Cmund tė na thoni pėrtej shfaqjeve pėr kėto role? Nė Teatrin Kombėtar janė dy personazhe qė unė luaj: njėra tek Buburreci i Ilir Bezhanit dhe tjetra tek Babai. E para jep njė situatė shumė delikate dhe shumė porblematike, siē ėshtė puna e dosjeve pėr ata qė kanė qenė apo nuk kanė qenė punonjės tė sigurimit tė shtetit. Njė problem ky jo vetėm shqiptar, por edhe i mbarė Lindjes, sipas atyre qė kemi lexuar. Unė nė kėtė pjesė luaj rolin e xhaxhait, njė personazh qė mundohet tė justifikojė gjithė veprimtarinė e tij nė kohėn kur ka qenė bashkėpunėtor i sigurimit tė shtetit. Gjen argumenta tė justifikueshme e tė pajustifikueshme pėr tu shfajėsuar dhe arrin deri aty sat ė thojė Po le tė dalė njė, burrė apo grua, qė tė thojė se unė e kam futur nė burg pa tė drejtė!. Unė mendoj qė figura e xhaxhait ėshtė njė figurė qė ėshtė pėlqyer nga ata qė e kanė parė. Jam shumė i gėzuar pėr kėtė, sepse karriera ime vazhdon tė jetė nė ngritje dhe unė vazhdoj tė punoj me mish e me shpirt, jam shumė serioz nė punėn qė bėj. Duhet thėnė qė unė e dashuroj punėn qė bėj, nuk lodhem dhe edhe kur lodhem marr kėnaqėsi. Siē ishte edhe ky rast, kur unė paralelisht punovė edhe me njė dramė amerikane, Buallin Amerikan tė David Manet dhe regji tė prof. Milto Kutalit dhe me dy djem tė rinj shumė simpatikė, tė cilėve u dhashė eksperiencėn time dhe mora rininė e tyre. Kjo shfaqje u punua me intensitet tė madh, sikurse edhe me shfaqjen Buburreci, tė cilat pėr fatin tim tė keq dhe tė madh ishin nė tė njėjtėn kohė. Unė vija nė teatėr nė orėn 10, bėja punėn me Buburrecin, mbaroja aty dhe me njė frymė shkoja tė bėja prova pėr Buallin tek Akademia dhe mbasdite po e njėjta gjė, nga ora 6 deri nė 8 pasdite nė teatėr dhe sėrish nė akademi. Ishte njė lodhje e madhe, edhe fizike edhe psikike, por mė nė fund unė arrita tė marr tek tė dyja shfaqjet kėnaqėsitė pėr atė qė kisha dhėnė. Po gjatė kėsaj kohe kam bėrė edhe pesė shfaqje pėr dramėn Babai, e cila ėshtė po me njė ngarkesė tė madhe emocionale. Dhe jam personazh kryesor tek tė treja kėto shfaqje. Tė jesh protagonist nė tre shfaqje nė tė njėjtėn kohė, ēfarė do tė thotė pėr njė artist tė Teatrit Kombėtar? Pa diskutim ėshtė njė lumturi e madhe, je nė qendėr tė vėmendjes, investon shumė pėr ata qė tė duan. Unė jam me parimin qė tė mė duan ata qė janė nė sallė duke parė shfaqjen plus edhe njė, pra unė dua tė fitoj nė shfaqje qoftė edhe njė person. Dhe besoj se kėtė e kam arritur dhe do vazhdoj ta arrij, pėrderisa jam nė qendėr tė vėmendjes. Ju edhe vetė e patė se njė kolegu im mė tha O njeriu i suksesit! pak mė parė dhe ishte njė kompliment shumė domethėnės dhe i sinqertė nga aktori Fatos Sela, qė e falenderoj. Ėshtė pėrgjegjėsi e madhe, lodhja po ashtu, por tė gjitha shumėzohen me zero kur merr duartrokitjet. Ai ėshtė momenti mė magjik pėr njė aktor tė skenės. Atėherė harrohen tė gjitha, sfilitjet, grindjet, se puna do bėhet edhe me grindje, grindesh edhe me veten, flet me veten shumė!... Sa vite u bėnė nė karrierėn tuaj? Po po shkoj nė rreth 30 vjet nė punė, jo nė Teatrin Kombėtar, madje kėtu kam ėm pak se nė gjithė tė tjerat, pak mė shumė se 10 vjet qė luaj rregullisht. Por mė parė kam qenė nė Estradėne Tiranės, nė Estradėn e Ushtrisė dhe gjithmonė prezent nė Kinostudio, vazhdoj tė jem prezent nė televizion. Kam luajtur edhe nė njė Opera, me Milto Kutalin, ai e ka vėnė nė skenė. Quhej Princesha e Ēardashit dhe kam patur rol qėndror edhe aty, i cili ishte kryesisht nė prozė, kishte edhe pak kanto dhe shumė balet. Jeni i vetmi artist i Teatrit Kombėtar qė keni patur njė shans tė tillė, duhet thėnė... Deri tani po, mendoj qė jam i vetmi, ska luajtur tjetėr aktor nė opera. Ka qenė njė pjesė shumė e bukur, qė ėshtė shfaqur nė vitet 98- 99. Prej kohėsh bėni njė emision shumė tė dėgjuar nė radio. Si ka qenė kjo eksperiencė? Po, tek radio Eurostar bėj bashkė me kolegun tim Naun Shundi njė emision me humor tė cilin e kemi titulluar pikėrisht Mė mirė duke qeshur. Probleme kemi kaq shumė, saqė nuk dimė ku ti ēojmė dhe bashkė me Naunin e kemi zgjidhur kėtė problem duke thėnė qė mė mirė tė tallemi me hallet tona, tė bėjmė humor. Dhe jemi shumė tė pėlqyer dhe tė dėgjuar,se kėtė e kuptojmė edhe nga telefonatat. Nė 1 dhjetor bėhen tre vjet qė jemi tė pėrditshėm nė kėtė emision, me pėrjashtim tė ditės sė diel. Ideja ishte e jona, duke gjetur njė mirėkluptim tė shkėlqyer tek pronari Spartak Pecani, njėkohėsisht edhe regjisor i kinemasė shqiptare. Qė nė momentin qė e vendosėm tė bėjmė kėtė punė e pyetėm Kemi tė drejtė tė themi ēfarė tė duam? dhe na ka thėnė se po. Kemi qenė tė lirė tė ndiejmė dhe themi atė qė kemi menduar, me shumė qytetari civile. Besoj artisti ka nevojė pėr hapėsira, apo jo? Pa diskutim. Nėqoftėse do ta vdesėsh njė artist, vėri vizat e bardha dhe ai vdes vetė, nuk ka nevojė ta vdesėsh ti. Cili ėshtė kulmi i karrierės tuaj, ndoshta ky i tanishmi, pėrderisa emri juaj flitet shumė nėpėr qarqet artistike? Jo, nuk do thoja qė ky ėshtė kulmi. Kulmin do ta pres pėr sa kohė tė kem potencėn time fizike dhe intelektuale- psikike pėr tė bėrė punė. Se ēdo ndodhė mė mbrapa nuk e di, por nuk e dua kulmin dhe pėrsosmėrinė. Se kur arrin pėrsosmėrinė, pėr mua nė atė moment gjithēka ka mbaruar. Pėr njė artist ėshtė e rėndėsishme tė jetė gjithnjė nė kėrkim tė suksesit apo ti lėrė gjėrat tė rrjedhin vetė? Jeni ju njė artist ambicioz? Tė mos jesh ambicioz ėshtė fatkeqėsi e madhe pėr njė artist. Patjetėr duhet tė jesh ambicioz. Unė jam me kėtė ide: nė kėtė botė gjithsekush ka korsinė e tij, qoftė artist, qoftė qytetar. Nė fushėn e artit unė jam nė korsinė time, ne tė dy jemi vėnė nė garė, ti ke korsinė tėnde. Unė do tė vrapoj qė tė tė kaloj, nė mėnyrė absolute unė nuk them qė ti tė ma kalosh. Por ama e rėndėsishme pėr mua ėshtė qė tė mos zgjas kėmbėn pėr tė tė penguar ty. Dola unė i pari, hallall ta kem. Dole ti, hallall ta kesh! Gjėrat janė tė ndara nė kėtė botė. Unė e respektoj shumė kolegun dhe veten time. Unė nuk zgjas kėmbėn, por edhe nuk dua tė ma zgjasin kėmbėn, se kur bie, bie keq- i thyen tė tėra. Dhe nuk ėshtė as qytetare dhe as e emancipuar qė tė pengosh tjetrin, tė flasėsh keq pėr tė, apo gjithēka tjetėr qė mund tė ndodhė nėpėr qarqe tė ndryshme. Ka ende vlera tė cilat ju nuk keni patur mundėsi ti nxirrni nė pah? Cila ėshtė mosha nė tė cilėn aktori mund tė marrė mė shumė shfaqje dhe tė nxjerrė mė shumė vlera? Jo, unė mendoj qė artistit nė pėrgjithėsi dhe aktorit nė veēanti nuk i hyn nė punė fare mosha. Ai do tė luajė gjithnjė moshėn e tij, aktori i ri do luajė rolin e njė 20- vjeēari, e kėshtu me rradhė. Por ėshtė ashtu siē e ka thėnė njė nga shkrimtarėt mė tė mėdhenj, sipas mendimit tim, tė letėrsisė shqiptare, Petro Marko: Nė kėtė botė ka shumė ish, domethėnė ish- presidentė, ish- kryeministra, ish..., por nuk ka kurrė ish- artist. Ky ėshtė privilegji i madh qė kemi ne artistėt. Ai mund tė vdesė, por prapė nuk ėshtė ish, ėshtė artist. Nga tė treja shfaqjet qė dhatė nė kryeqytet, cila u prit mė mirė nga publiku? Kėtu nė mėnyrė absolute nuk mund tė thuash qė kjo u prit mė mirė apo ajo mė keq. Ato janė tre shfaqje me tre personazhe tė ndryshme. Shfaqja Babai ėshtė me njė dramė tė madhe shqiptare, e cila ėshtė goxha e rėndė dhe nuk ka lidhje as me Buburrecin dhe as me Buallin, qė janė krejt tė ndryshme nga njėra- tjetra. Pėr fatin tim tė mirė, dikush, njė studente e re qė i kishte ndjekur tė treja shfaqjet, mė falenderoi duke mė thėnė se nė kėto shfaqje kishte parė tre gjėra tė ndryshme. Dhe unė kėtu shikoj se e kam arritur qėllimin tim si aktor. Ngarkesa emocionale tek Babai ėshtė padiskutim mė e madhe, pėrderisa edhe unė shpenzoj shumė nga vetja aty. Jam shumė i lumtur pėr atė ngarkesė emocionesh qė i dhurova spektatorit, tė cilit pėr hir tė sė vėrtetės unė ia ndiej ngashėrimat dhe frymėmarrjen dhe ai mua anasjelltas. Nė Teatrin Kombėtar ka disa ndryshime kėtė vit: njė skenė e re, njė drejtor i ri... Ju si aktor, ndjeni ndonjė ndryshim nė atė qė ju pėrket juve, pra trupės? Ndryshimi i aktorit nuk ka tė bėjė fare me ndryshimin administratės. Unė jam dhe do tė ngelem aktor, pėr mua nuk ka rėndėsi kush vjen apo kush ikėn si drejtor. Pėr mua ka rėndėsi qė drejtori qė vjen tė punojė me seriozitet dhe dashuri pėr teatrin, ashtu sikurse punon gjithnjė trupa e aktorėve. Keni ndėrmend tė tjera shfaqej apo pėr momentin ju nevojitet njė pauzė? Besoj se e kam shumė tė nevojshme njė pauzė, sepse tani ėshtė edhe periudha e festave tė fundvitit dhe nuk besoj tė ketė shfaqje, por po tė ketė unė do tė marr pjesė, se mė pėlqen puna. Dita e hėnė ka qenė e para e pushimit tim dhe unė u ndjeva mė i lodhur, pikėrisht sepse skisha punė. Po pėrsa i pėrket filmit apo shfaqjeve tė humorit qė bėni nė televizion, a keni plane? Ėshtė e rrallė qė njė aktor teatri tė pėlqehet po aq edhe nė film... Besoj qė do tė kem, edhe nė koncertin e Vitit tė Ri. Mė ka ardhur njė ofertė nga regjisori Ilir Bega, i cili mė ka parashtruar njė platformė qė do tė realizohet pėr Vitin e Ri. Unė mendoj qė njė nga avantazhet e mia, pra me aftėsitė e mia i pėrshtatem ēdo gjinie, jam i pranishėm dhe mė duan nė tė gjitha gjinitė. Madje, shfaqjen Babaie bėra si njė sfidė kundrejt vetes, doja tė tregoja pjesėn tjetėr timen qė ėshtė shumė e rėndėsishme. Dhe e tregova. Disa nga miqtė e mi, midis tyre S. Pecani, N. Shundi, Vangjel Kozma, me tė cilin e kisha diskutuar kėtė dėshirė timen mė thanė E fitove sfidėn!. Ka shumė sfida artisti? Shumė. Gjithė jeta ėshtė sfidė. Ėshtė lodhje, sfilitje, sfidė, sfidė... deri nė fund tė jetės. Edhe sa sfida ju kanė mbetur akoma pėr tė thyer? Deri tani keni thyer disa, apo jo? Sigurisht qė ka akoma dhe pėrderisa them qė jeta e aktorit ėshtė njė sfidė, e mendoj atė si njė garė tė madhe kalimi me pengesa. Dhe unė mendoj qė do ti kaloj tė gjitha pengesat, deri sa... (qesh) deri sa tė mė dalė ndonjė shtyllė e tė mė pengojė! Po unė mendoj se nuk do tė rrėzohėm. Suksese! Faleminderit!
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Manjani: Mungesa e reformave ne drejtesi prodhon vetem korrupsion | informuesi | Politika shqiptare | 0 | 07-12-2007 19:11 |
| Holanda, me tre mungesa ndaj Sllovenisė | informuesi | Sporti Shqiptar | 0 | 16-10-2007 23:20 |
| Fier, Mungesa e hekurudhave, rrezik per kalimtaret | informuesi | Shtypi i dites | 0 | 14-10-2007 02:12 |
| Handanoviē: Mungesa e Canės na bėn favoritė | informuesi | Sporti Shqiptar | 0 | 13-10-2007 14:02 |
| Mehdi Zena - Nje jete me kengen qytetare elbasanase | Administratori | Muzika | 0 | 22-04-2007 17:53 |