Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Kinemaja dhe Televizioni

Marie Qyrsaqi - Emocionet e mia te komedia Cifti i lumtur

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 27-08-2007, 18:25
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,966
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Kryesore Marie Qyrsaqi - Emocionet e mia te komedia Cifti i lumtur

Marie Qyrsaqi - Emocionet e mia te "Ēifti i lumtur"
Zef Pali

Na ishte njėherė njė vajzė 25 vjeēe nga Shkodra, qė e pėrzgjodhėn tė luante filmin “Ēifti i lumtur”. Qė nga viti 1975 gati e kanė harruar. Por Marie Qyrsaqi jo vetėm jeton jetėn e saj por na tregon emocionet e jetės sė filmit nė Shkodėr. Ėshtė 57 vjeēe, por ende i ruan tė freskėta emocionet e sheshxhirimit tė njė prej filmave mė tė pėlqyer tė kohės sė komunizmit, i cili pėr fat nuk kishte brenda tij ideologjizma.
Edhe pse kanė kaluar 32 vjet nga ditėt e hershme kur xhironte filmin “Ēifti i Lumtur”, ende e thėrrasin me atė “Ej, vajza e “Ēiftit tė Lumtur”. “Ndihem mirė tė mė thėrrasin kėshtu jo vetėm nė Shkodėr, por kudo ku kam qenė, edhe nė Itali. Ėshtė vlerėsimi mė i mirė qė mund tė marr, megjithėse ka kaluar shumė kohė”. Marie Qyrsaqi (Garxhola) nuk ka humbur shumė nga freskia e vajzės qė dashuronte djalin e ish-fesė tjetėr, dhe qė nė batuta e situata gazmore mundi tė arrinte atė qė donte. Ėshtė thuajse e njėjta, ndėrsa jo pa krenari tė tregon foton e Xhuljas, vajzės sė saj, qė ėshtė kopja e nėnės tė saj nė kohėn kur luante filmin, qė ėshtė ndėr mė tė dashurit pėr shqiptarėt kudo qė ndodhen. Megjithėse me pushime nė plazhin e Velipojės, Marija ju pėrgjigj me shumė dėshirė ftesės tė “Tirana Observer” pėr njė intervistė. Vajza e “Ēiftit tė Lumtur”, “Rina e Kėshillit tė Ndrikullave” tregon mė hollėsi detaje nga jeta e saj. “Ka qenė njė ndėr eksperiencat e mia mė tė bukura luajtja e atij filmi. Tre muaj punė dhe ankth, pėrkushtim, dėshirė, e pse jo, edhe shqetėsim. Ndėrsa pas tre muajsh, kur kam parė veten nė film, nuk doja ta besoja”, shprehet Marija. Qė nga koha kur nisi tė punojė nė Teatėr mė 1968 dhe deri vonė ajo ėshtė ndėr aktorėt kryesore tė Teatrit “Migjeni”.

Si erdhi nė art dhe nė teatėr Marie Qyrsaqi?
Nuk mund ta quaj rastėsi qė jam artiste. Vij nga njė familje artistėsh dhe nuk mund tė dilja edhe unė jashtė kėsaj rryme. Gjyshi im ka qenė tenor i mrekullueshėm. Im atė i binte aq bukur mandolinės. Jam mbesė e kompozitorit qė la aq emėr nė muzikėn shqiptare, Pjetėr Gacit, mbesė e Lazėr Filipit. Ėshtė njė gjen artistėsh nga ku nuk shpėton askush nga familja jonė. Unė u bėra aktore, im vėlla piktor e skulptor, sot ėshtė nė Amerikė, motra ime ėshtė violiniste nė orkestrėn e Athinės dhe pedagoge nė Universitetin Gjerman Muzikor nė Athinė, njėri vėlla i bie kitarės, im vėlla tjetri ėshtė arkitekt, mbesat janė tė lidhura me artin, njėra ėshtė pėr violinė nė Athinė, tjetra studion violinė e balet, ndėrsa njė tjetėr ėshtė pėr kanto. Fėmijėt e mi, megjithėse ishin tė talentuar, zgjodhėn gjuhėt e huaja. Sot janė nė Itali dhe studiojnė atje. Unė mora drejtimin e artit dramatik. Kėshtu ndodhi, nė 1968 unė punoja nė Fabrikėn e Letrės. Isha 17 vjeē dhe nė njė festival teatrosh amatore me dramėn “Cuca e Maleve”, ku interpretoja Cucėn, fitova ēmimin e parė. Ēmim tė parė fitova edhe me njė rol tjetėr. Pas kėsaj me sa duket tėrhoqa vėmendjen e drejtuesve tė teatrit dhe mė morėn si probise, qė do tė thotė tė jesh nė provė pėr njė vit. Nė fakt ka qenė periudhė e vėshtirė. Nga njė anė mentaliteti. Njė vajzė e re, vetėm 17 vjeē tė jetė aktore nė njė mentalitet fanatik ėshtė jo e lehtė. Nga ana tjetėr edhe vėshtirėsitė e punės. Megjithatė, duket se ja dola mbanė. Kam luajtur nė njė dramė tė Fadil Paēramit.
Nė plejadėn e artistėve shqiptarė ju keni hyrė si nusja e “Ēiftit tė Lumtur”. Si erdhėt te ky rol? A mund tė na kujtoni diēka?
Ēifti i Lumtur ka qenė komedi para se tė jetė film. Ka qenė njė komedi e Bik Pepės. Regjisor ka qenė Serafin Fanko. Sapo mori komedinė, e kishte tė caktuar edhe ndarjen e roleve. Me njė fjalė ka qenė zgjedhja e tij. Punuam shumė qė tė gjithė. Kam pasur fatin e mirė tė punoj edhe nė komedi dhe mė pas nė film me njė trupė tė mrekullueshme. Aktorė qė ndihmonim njėri-tjetrin. Premiera ishte njė mrekulli. Tė gjitha biletat ishin shitur pa pėrjashtim. Dy orė para shfaqjes ishte mbushur i gjithė teatri. Ne aktorėve na pėlqen qė me emocionet tė pėrziejmė edhe kureshtjen. Qėndronin pas kuintave dhe shikonim ata qė erdhėn. Pas shfaqjesh, vlerėsimi ishte maksimal. Spektatori qė ėshtė edhe vlerėsuesi mė i mirė i punės tonė na dha notėn mė tė mirė. Mbaj mend qė isha nė ankth pėr vlerėsimet e regjisorit tė nesėrmen. Por edhe ai na dha maksimumin.
Emocionet natyrisht ishin tė mėdha. I mbani mend?
Natyrisht. Nė art para dhe gjatė premierės ka dy lloj emocionesh. Nganjėherė tė mbėrthejnė shumė dhe tė bėhen pengesė. Nganjėherė tė bėjnė tė ecėsh dhe tė matesh mirė. Unė zakonisht i kam zotėruar emocionet, megjithėse kanė qenė tė jashtėzakonshme. Te komedia “Ēifti i Lumtur” kam patur shumė emocione. Por mė bėnė mirė.

Si u realizua mė pas filmi?
Komedia ka qenė rreth viteve ‘70. Janė dhėnė nė Shkodėr shumė e shumė shfaqje dhe mė pas kemi bėrė disa turne nė tė gjithė vendin. Nė njė nga kėto shfaqje na ka parė edhe regjisori Pirro Milkani, i cili hodhi idenė qė tė bėhej film. U miratua, dhe mė pas i gjithė grupi i xhirimit erdhi nė Shkodėr. Duheshin pėrzgjedhur aktorėt. U bėnė shumė kinoprova. Tė them tė drejtėn pėr rolin nė komedi kisha punuar shumė. E doja patjetėr edhe nė film. Mė shumė se njė javė janė bėrė nė sallėn e teatrit kinoprovat pėr vajzėn. Me dhjetėra vajza kanė bėrė provat. Njė javė kam pėrjetuar ankth. E doja shumė rolin. Pas njė jave regjisori Milkani dhe operatori qė ne e quanim Roshi mė thanė se kisha fituar rolin. Ishte gėzim i madh pėr mua. Me pas erdhėn xhirimet. Nuk mund tė besohet, por kanė zgjatur 3 muaj. Ka qenė eksperienca e parė nė njė film. Ishte e vėshtirė, por edhe bukur. Mė kujtohet qė skenat e shtėpisė xhiroheshin nė njė ambient tė improvizuar tė Katedrales qė aso kohe ishte Pallati i Sportit. Aty ishte improvizuar shtėpia. Xhirohej natėn dhe kishte shumė qetėsi. Kishte raste nė skenat mė masive me disa persona kur na duhej tė bėnim disa duble pėr njė rol. E di se kur shija dublet mė vonė nuk mė pėlqente vetja, ndėrsa regjisori lėvdonte punėn time.

A u prit mirė filmi?
Dalja e njė filmi nė vitin 1975, ishte ngjarje. E kam parė filmin nė Tiranė. Gjatė tė gjithė kohės kam qėndruar e ngrirė. Shihja veten dhe nuk mė dukej se isha unė nė ato skena. E kisha tė vėshtirė ta besoja veten. Pas filmit, shtrėngimet e duarve dhe pėrqafimet ishin treguesi se ishte pėlqyer. Ndėrsa pas daljes sė filmit nė televizion, afeksioni i njerėzve ishte njė mrekulli. Ka qenė diēka qė zgjati pėr vite mė radhė. Nė fakt dikur filmi jepej shumė shpesh. Mė pas pėr disa vite para 1990 nuk u dha. Pas ‘90 jepet me qindra herė. Shpesh duke qėndruar nė shtėpi mė bie telefoni, dhe miq, tė njohur e tė panjohur, mė thonė, hape te ky a ai stacion dhe aty shoh ndonjė sekuencė tė filmit.
Si ndiheni kur e shihni sot filmin pas shumė vitesh?
Mbase nuk duhet thėnė, por mund ta kem parė filmin gjithsej njė a dy herė nga fillimi deri nė fund. Si ndihem? Kujtoj rininė time. Nė fakt ėshtė njė film qė iu reziston kohėrave. Personazhet nuk kanė emėr nė kėtė film. Ėshtė thjesht djali, vajza, fanatiku, halla, nėna.
Po aq i famshėm ėshtė edhe interpretimi i Rinės tek Kėshilli i Ndrikullave. Si e kujtoni?
Ėshtė njė ndėr pjesėt mė tė bukura tė historisė sė teatrit shqiptar dhe mė vjen keq qė nuk jepet mė. Komedia ishte pjesė e Sheri Mitės dhe u vu nė skenė nga Serafin Fanko. Ėshtė brilant interpretimi i Tano Banushit. Kur autori erdhi tė shohė shfaqjen tonė u habit. “Kjo nuk ėshtė ajo qė kam shkruar unė”, mė kujtohet qė tha. Mė kujtohet njė detaj. Gjatė kohės qė kishim mizanskenat nė prova, si pėr tė luajtur nė skenėn kur unė, Rina, duhet tė bėja prezantimin me Leon nė shtėpi, dhe isha duke punuar, marr majmunin dhe e vendos nė njė karrige ku do ulej Tanoja. Nė lodhjen e provave ishte si ēlodhje dhe lojė. Kur Tanoja u ul, majmuni lėshoi njė pi...i...i...p. Tė shihje mimikėn e Tanos, ishte njė gjė e papėrsėritshme. “Aty rri”, mė tha regjisori, dhe ky detaj u la, dhe ėshtė ndėr mė tėrheqėsit nė komedi.

Po sot a jeni e lidhur me teatrin?
Natyrisht. Vazhdoj tė jem aktore. Madje nė vitet ‘90 kam realizuar njė ndėr rolet e mia mė tė mira. Ka qenė drama “Franku V”, ku unė luaja rolin e njė vajze qė jeta e detyron tė shesė trupin e saj. Regjisor ka qenė Arben Kumbaro, njė nga regjisorėt me tė talentuar. Ishte shkurt, nė kohėn kur nė Tiranė bėhej greva e urisė sė studentėve. Megjithėse ishte shumė ftohtė, mė dolėn ata qė ne nė Shkodėr u themi djersė e vdekjes.

Marie Qyrsaqi
Marie Qyrsaqi tani mban mbiemrin Garxhola dhe ka dy fėmijė. Mbesa e Pjetėr Gacit dhe Lazėr Filipit aktualisht jeton nė Itali prej disa vitesh. Ndryshe nga familja e saj, njė familje muzikantėsh, aktorėsh dhe skulptorėsh, fėmijėt e Maries kanė zgjedhur njė rrugė tjetėr. Ata studiojnė pėr gjuhė tė huaj nė Itali. Ajo ėshtė ende e dashuruar pas aktrimit, teatrit dhe filmit, dhe mban nė kujtesėn e saj, tė freskėt emocionet dhe batutat e sheshxhirimeve. “Vazhdoj tė jem aktore”, thotė Maria. Ndėrkohė qė filmi i saj i fundit ėshtė realizuar nė vitin 1990, “Franku V”, me regjizor Arben Kumbaro.

Pasaporta
Emri: Marie Qyrsaqi (Garxhola)
Vendlindja: Shkodėr
Datėlindja: 09\03\1950
Profesioni: Aktore
E martuar me dy fėmijė

Rolet
“Ēifti i Lumtur”
“Kėshilli i Ndrikullave”
“Franku i Pestė”
“Fytyra e Dytė”
“Shpartallimi”
“Binjakėt”
“Vetėm pėr njė L”

Nė film
“Ēifti i Lumtur”
“Fjalėkryqi”
“Sa afėr paske qenė”
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg marie-qyrsaqi.jpg (3.5 KB, 0 vezhgime)
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Pėr Kosovėn, jo fund i lumtur nė horizont informuesi Politika shqiptare 0 01-10-2007 03:00
Acda: UNMIK-u i lumtur nė rast tė embargos ekonomike nga Serbia informuesi Politika shqiptare 0 12-09-2007 17:22
What did Marie Antoinette do for France? katiela Travel & History 1 01-08-2007 20:43
Emocionet e fotografit Administratori Arti shqiptar 1 03-04-2007 22:12


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 02:46.




Parajsa Shqiptare