Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Kinemaja dhe Televizioni

Manjola Konjari - Duartrokitjet qe aq shume kisha pritur!

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 21-12-2006, 12:17
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Manjola Konjari - Duartrokitjet qe aq shume kisha pritur!

Duartrokitjet qė aq shumė kisha pritur!

Opera “Ballo me maska”, e ngjitur nė skenėn e TOB-it gjatė ditėve qė sapo lamė pas, solli jo vetėm emra tė njohur e tė panjohur nga shtetti fqinjė Italia, por edhe emra si ai i Manjola Konjarit. Mexosopranoja rikthehet nė Shqipėri pas gjashtė vitesh largim jashtė vendit. Ajo ėshtė po ajo, me atė dėshirė pėr tė qenė gjithnjė e angazhuar nė shfaqje, si dhe pėr t’u duartrokitur dhe vlerėsuar. “Ballo me maska” ishte njė shfaqje madhėshtore, tamam ajo qė duhej pėr njė kthim tė denjė. Dhe ajo e reflekton kėtė nė skenė, tek roli aq intrigues i Ulrikės, magjistares qė ėshtė kyēi i zgjidhjes sė ngjarjes.


Sė pari, urime pėr shfaqjen! Shumė intrigues roli juaj, si e pėrjetuat?
Ky ėshtė nja nga rolet mė tė bukura dhe mė tė vėshtira pėr nėj mexosoprano. Kishte edhe njė domethėnie tė madhe pėr mua, sepse njė rol me vėshtirėsi kaq tė mėdha vokale- interpretative kėrkon njė tesiturė tė veēantė pėr njė mexosoprano, qė fillon qė nga mexosoprano e deri tek kontraalto. Jo vetėm nga ana teknike kishte vėshtirėsi, tė cilat unė i pėrballova, gjė qė e vėrtetuan duartrokitjet tuaja, pra publikut.

Ky ishte njė nga rolet mė mistikė, qė kontraston nė tė gjithė operėn “Ballo me maska”. Nė skalitjen e rolit ėt Ulrikės, njė ndihmė tė jashtėzakonshme mė ka dhėnė regjizori i operas Nikolin Gurakuqi, i cili diti tė nxjerrė nė pah atė anė magjike tė kėtij roli, sepse ėshtė njė rol qė mė shumė sesa veprim skenik, flet me sy. Ai mė ka dhėnė disa detaje aq tė rėndėsishme, sepse duke qenė njė njohės mjaft i mirė i vokalit, mjaftoi shumė pak qė tė arrinte aty ku duhej si rol. Ishte njė kėnaqėsi e amdhe pėr mua, sepse kthehem nė skenė pas gjashtė vjetėsh dhe natėn e premierės mu diuk sikur nuk isha larguar pėr asnjė ēast nga skena shqiptare, aq ngrohtėsi mė dhuroi publiku, kori, orkestra dhe gjithė kolegėt e mi.

“Ballo me maska” ėshtė njė shfaqje qė ndahet nė tre akte, zgjet pothuajse tre orė dhe ėshtė shfaqur ėn skenė pėr disa ditė rradhazi. Ēfarė i duhet njė artisti pėr tė pėrballuar njė ngarkesė tė tillė?
Artisti ka njė sekret: kush ka pasionin dhe dashurinė pėr skenėn pėrballon ēdo gjė. Pėr mė shumė, nėqoftėse gjėrat zgjidhen teknikisht, nuk ka vėshtirėsi.
Pėrsa i pėrket pikėrisht kėsaj opere, ku qėndron madhėshtia e saj?
Madhėshtia e saj qėndron pikėrisht tek kompoziori i saj, qė ėshtė Verdi. Dhe Verdi ėshtė njė kompozitor kaq popullor, i magjishėm pėr spektatorin, saqė tė rrėmben me muzikėn e tij. E dyta, do tė thoja qė ėshtė loja shumė e mirė e Nikolinit, e treta do tė thoja se ėshtė bashkėpunimi me artistėt e huaj dhe ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme, mikpritja nga publiku.

Tė qėndrojmė tek bashkėpunmimi me artistėt e huaj.- ju vetė a keni patur edhe mė parė tė tilla bashkėpunime?
Bashkėpunimi me artistėt e huaj ka ekzistuar gjithmonė, edhe ky grup artistėsh qė ka ardhur, do thoja qė nga tenori Roberto di Biassio, Laura Brioli, dirigjenti Eddi de Naddai. Pra, ishte njė bashkėpunim i frytshėm. Ne morėm diēka nga ata dhe ata nga ne. Nė botė, tė punosh me artistėt e Teatrit Nacional nuk ėshtė e thjeshtė. Dhe ata e patėn rastin ėt punojnė me regjizor shumė tė mirė,. Me artistė po aq tė talenmtuar dhe kam besimin se flas edhe ėn emėr tė tyre nė kėtė pikė.

Cilat role veēoni nga repertori juaj, tė interpretuara brenda dhe jashtė vendit?
Nė interpretimet e mia bashkėpunimi im ka qenė gjithnjė me Nikolinin. Do tė pėrmendja operėn “Karmen”, “Trovatoren”, “Kavalerinė rustikane”, “Ballon me maska”, por mė i dashuri pėr mua ėshtė roli i Azuēenės, nė operėn “Trovatore” tė Verdit. Ėshtė nhjė rol shumė kompleks, shumė i bukur, shumė i vėshtirė dhe shumė pasionant.

Si erdhi largimi juaj jashtė vendit?
Kur unė kam mbaruar studimet nė 1988, jam emėruar menjėherė soliste nė TOB. Kam punuar 11 vjet pranė kėtij teatri dhe pėr arsye familjare jam larguar pėr gjashtė vjet. Kthimi im ka sekretin se, duke patur pasionin pėr skenėn, unė nuk jam larguar nga skena. Kam patur koncerte, kam patur nxėnėsit dhe studentėt e mi, pra ishte njė kthim vetėm fizikisht nga vendi, por jo nga muzika, nga skena.

Si ėshtė jeta familjare e Manjolės?
Kjo ėshtė pika e forcės dhe shtysės,forca vitale e imja. Unė kam njė familje shumė tė shėndoshė, me njė bashkėshort tė mrekullueshsėm, si dhe vajzėn time 15- vjeēare Altea, qė studion pėr gjermanisht dhe anglisht. Jo vetėm kaq, por kam edhe njė mbėshtetje tė jashtėzakonshme nga motra ime Suela, etė cilės i dedikoj njė pjesė tė suksesit tim. Nuk mund tė lė pa pėrmendur edhe Mariarosaria Gramenjon, miken time shumė tė dashur nė Itali.

Si ju duket pozicionimi I artistit nė jetėn kulturore sot? A ka mbėshtetjene duhur?
Mendoj se arti ėshtė nėj vlerė e kombit dhe gjithė vėmendja duhet tė pėrqėndrohet tek artisti si vlerė. Pėr mė tepėr, unė e shoh TOB-in si njė tempull. Mendoj qė vėmendja ėshtė ngritur ndaj artistit, jo vetėm nga ana ekonomike, qė pati njė lloj mbėshtetje, por edhe pėrsa i pėrket interesit tė shtetit, tė atyre njerėzve qė kanė tė bėjnė pikėrisht me kėtė fushė. Ka njė lloj ndryshimi, nuk ėshtė mė ajo jeta e vakėt, qė e rrethonte artistin. Ehde kthimi im lidhet pikėrisht me kėtė klimė tė re qė ėshtė krijuar pėr artistėt. Unė kam njė vit qė jam kthyer tashmė dhe nė fillim pata vėshtirėsi, por iu pėrgjigjė thirrjes qė u bė pėr kthim tė intelektualėve nė vend. Pėr kėtė do doja tė falenderoja pėr ndihmėn e tyre kryeministrin, ministrin Bujar Leskaj dhe zonjėn Suzana Turku.

A keni plane tani qė jeni kthyer, apo pas kėsaj shfaqjeje tė lodhshme do tė merrni njė pushim?
Pėr artistin s’ka pushim kurrė, ai ėshtė gjithnjė nė start, si ai atleti i mirė, qė nėqoftėse nuk stėrvitet ēdo ditė, mbetet mbrapa dhe nuk mund tė garojė. Unė ende nuk i di planet e Teatrit tė Operas pėr sezonin e ardhshėm, pasi ende nuk janė bėrė publike. Megjithatė, unė jam duke punuar pėr rolin e Amneris tek opera “Aida” e Verdit dhe sigurisht, nėse do tė ketė nė teatėr rol pėr mexosoprano, do tė bashkėpunoja me kėnaqėsi.
Cila ėshtė ėndrra juaj nė kėtė fushė, e cila duhet thėnė qė ėshtė e mbushur plot me vėshtirėsi?
Unė do doja shumė tė realizoja njė recital me orkestėr ose edhe me shoqen time tė mrekullueshme, koncertmaestėr Lindita Kotorri, por kjo gjė do t’I lihet ėt ardhmes. Tani pėr atni po jetoj vetėm me tė ardhmen. Ėndrrat pėlqej t’i mbaj tė fshehura nė sirtar. Tė shohim ēdo tė na ofrojė e nesėrmja.

A keni plane bashkėpunimi me artistėt tanė?
Nėse unė do vij me njė recital para publikut, sigurisht qė do tė ftoj kolegėt e mi, miqtė e mi pėr tė realizuar arie, duete, kuartete, qė janė pa fund nė muzikėn klasike. Por gjithmonė kjo do tė mbetet pėr tė nesėrmen.
Kthehemi edhe njė herė tek Ulrika. Sa keni dhėnėn nga vetja nė kėtė rol?
Mendoj se kam dhėnė nga vetja ime. Kur e mora nė fillim kėtė rol pasi Nikolini na e shpjegoi nga ana psikologjike rolin, dhe na ka dhėnė njė nsihmė shumė tė madhe, kur u ngjita nė atė miniskenė qė ne bėjmė gjatė provave, Nikolini mė tha: “Tani, Manjola, i di vetė tė gjitha. Ti je kėngėtare e mirė dhe aktore”. Dhe unė i thashė se kėtė gjė e marr pėr kompliment, por kjo mė dha edhe njė pėrgjegjėsi akoma mė tė madhe, sepse ishte besimi qė ai pati tek unė. Roli i Ulrikės ka nga unė mėnyrėn e tė jetuarit, sepse duhet tė pėrfshihesh nė ēdo rol, tė hysh nė psikologjinė e Ulrikės. Sepse ėshtė njė rol shumė mistik, shumė e lidhur me profecitė. Dhe e falenderoj shumė spektatorin pėr ato duartrokitje aq tė ngrohta, pėr mėnyrėn sesi mė pritėn!

Vendlindja: Tiranė
Datėlindja: 14.11.1965
Studimet: Liceu artistik “Jordan Misja”, me profesoreshė Raimonda Dabulla
Akademia e Arteve, me profesoreshė Shpresa Nishani
Nė 1988 emėrohet soliste nė Teatrin e Operas dhe Baletit
Repertori: Roli i Karmenit tek opera koncertale “Karmen” nė 1999
Roli i Azuēenės nė operėn “Trovatore” tė Xh. Verdit
Stasi nė “Princesha e Ēardashit”
Madalena nė “Rigoleto”
Mama Luēia nė “Karnavale Rustikane”
Flora nė operėn “Traviata”
Si dhe dhjetra koncerte, nga tė cilat veēon “Requiem” e Moxart,
“Simfonia ° 9” e Bethovenit, “Mesia” e Hendel dhe njė koncert recital.
Artist i preferuar: Maria Kallas
Kompozitor i preferuar: Xhuzepe Verdi
Hobi: Garat me makina “Formula Uno”
Ngjyra: E kuqja
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Sajhe Poleshi - Kenga popullore rrezikon te degradohet nga amatoret Administratori Muzika 1 09-09-2007 04:44
Rosela Gjylbeku - Fitoi Shkodra, kjo ka rendesi Administratori Muzika 1 11-01-2007 20:33
Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. Muslimani Kurani dhe Jeta 3 31-10-2006 20:22
Prof. Dr. Sali Berisha rrėfen jetėn e tij AlbShkodra Politika shqiptare 7 26-12-2004 19:18
Tensioni i larte i gjaku- hipertensioni canary Njeriu dhe shendeti 0 06-05-2003 22:53


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 10:23.




Parajsa Shqiptare