| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Njė skup i madh dramatik Janė dashur vetėm 41 ditė xhirime nga njė staf profesional kineastėsh qė mban emrat kryesorė tė realizimit, Mevlan Shanajt regji dhe skenar tė Natasha Lakos. Dy bashkėshortė modernė qė nuk rreshtin drejt synimit tė njė suksesi tė pėrbashkėt nga ku duket se ėshtė arritur ajo ēfarė ata kanė kėrkuar nė njė bashkėpunim tė frytshėm. Nė filmin Lule tė kuqe, lule tė zeza shėnohet njė etapė e re e krijimtarisė epike e ndikuar nga ngjarjet e vitit 97. Ėshtė njė etje pėr tė lėnė njė dėshmi tė gjallė kur gjithė bota, jo vetėm Shqipėria, po priret rreth shoqėrive retrospektive. E gjithė kjo... vjen nga dėshira pėr restaurime rendesh tė mėparshme tė cilat sado tė duam nuk mund tė sillen si mė parė. Ne jetojmė nė kėto vija jete paralele, kur njerėzit kanė restauruar edhe hakmarrjen kėshtu shprehen ato tė dy, artistėt bashkėshortė qė mbajnė suksesin mė tė madh tė kėtij filmi. Kjo frymė Retro duket se i ka shoqėruar jo pak ata deri sa qėllimi i tyre ėshtė finalizuar nė kėtė film. Tek Lule tė kuqe, lule tė zeza, simptomat e pėrgjithshme restauruese duket se kanė depėrtuar edhe mė thellė. Nuk flitet mė pėr restaurime sociale, por pėr ato shpirtėrore, madje si pėr absurd, pėr restaurime dashurish. Filmi ka skena tė jashtėzakonshme dhe shumė tė fuqishme. Kėsaj rradhe krahas aktorėve Bujar Lako dhe Katriot Ēaushit, vjen edhe Yllka Mujo. Tek Lule tė kuqe, lule tė zeza vjen edhe kamera profesionale e njė vėzhgimi tė madh artistik tė Afrim Spahiut dhe muzika e mrekullueshme e Kujtim Laros, i cili ėshtė kompozitor i mė shumė se 30 filmave artistikė. Elia Zaharia, e quajtur si njė zbulim, njė yll i ri nė kinematografinė shqiptare, ėshtė protagoniste kryesore ku luan rolin e Anės, njė vajzė e re qė pėrcjell njė dramė tė fuqishme. Por frymės Retro nuk i kanė shpėtuar edhe vetė autorėt e filmit, tė cilėt kanė marrė pėrsipėr tė zhbirojnė kėtė temė nė mes tė ikjeve dhe largimeve shqiptare, kur faktikisht rrėzohet njė sistem i tėrė shoqėror, nė njė pikė mikroskopike tė Evropės Lindore, siē janė rrėzuar qytetėrime dhe sisteme tė tėra gjatė gjithė kohėrave. Shfaqja e kėtij filmi starton pėr herė tė parė nė Tiranė me 14 Tetor, pas njė premiere tepėr tė suksesshme nė Prishtinė. Pas kėsaj pritet qė filmi tė shfaqet edhe nė kinematė e vogla nė rrethe tė ndryshme tė vendit. E gjithė kjo siē do tė shprehej edhe vetė Shanaj pėr njė sensibilizim sa mė tė thellė tė shoqėrisė shqiptare. Njė film ky qė materializon pėrpjekjet e kėsaj shoqėrie si njė shenjė e parė e ndėrgjegjes qė thėrret. Njė angazhim total familjar qė ēojnė drejt njė suksesi tė padiskutueshėm. Joni Shanaj, i cili ka punuar nė kėtė film si asistent regjisor dhe montazhier, po udhėton nė festivale tė ndryshme ndėrkombėtare me filmin e tij dokumentar Ivi Tirana Pank. Nė pėrcjellje e sipėr, gjithė preokupimi i familjes, veēanėrisht i Erės, trashėgimtares sė talentuar tė familjes Shanaj, e cila ėshtė kthyer nė njė supervizore pėr krijimtarinė, ėshtė tė justifikojė njė skenė tė filmit tė xhiruar me aktorin kosovar Zeqir Duraku, nė njė monolog tė tij para njė qeni tė varur. Era dhe Joni dėshirojnė tė sqarohet se skena ėshtė e improvizuar dhe nuk janė kineastėt qė kanė provokuar pėrēudnimin e njė kafshe tė pafajshme. Sidoqoftė, ky qen i pėrēudnuar dhe i maskuar nga njerėzit gjendet nė ekranin shpėrthyes tė filmit Lule tė kuqe, lule tė zeza. Edhe shumė gjėra tė tjera mund tė gjejė secili te ky film me dimensione tė hapura, ashtu si edhe gjithė jeta e tyre krijuese. Yllka Mujo: Uroj tė mos jem unė etaloni pėr bijėn time Elia Zaharia, protagonistja qė mbart dhe rolin kryesor tė kėtij filmi, sapo ėshtė kthyer nga Franca (nga ku ndjek studimet e larta nė degėn e aktrimit), pikėrisht pėr kėtė premierė. Njė pozicion i ri ku ajo rishfaqet para publikut tashmė jo me artin e kėngės, por nė atė tė kinemasė. Duket se njė rastėsi e bukur por edhe njė dėshirė e kuptimtė e ka ēuar drejt kėtij roli. Kohė mė parė, kur ajo ka shfaqur kėtė dėshirė nė njė intervistė pėr tė luajtur pėrkrah nėnės sė saj, aktores sė madhe Yllka Mujo, ka tėrhequr vėmėndjen e regjisorit Shanaj, i cili pa patur nevojėn e njė kinoprove i ka besuar asaj rolin e protagonistes kryesore. Qysh nė momentin e parė qė kam lexuar skenarin, kam ėndėrruar ta kem kėtė rol, sepse aty gjeta qė nė fillim njė pjesė tė vetes sime. Njė eksperiencė e re nė kinema, por nė tėrėsinė e njė arti tė plotė kjo ka dominuar vazhdimisht nė jetėn e artistes sė re. Jam rritur nė oborrin e Teatrit- shprehet vetė Elia, tashmė pas njė sigurie tė marrė nga ky film. Duke bashkėpunuar pėrkrah kolegėve tė mamasė, artistė tė mėdhenj tė skenės shqiptare, ka qenė mė e lehtė tė kapėrcej pengesat qė shpesh ngjajnė tė padukshme nė kėrkim tė realizimit tė parė. Ishte njė eksperiencė e mrekullueshme.... Tė qėnit nė kontakt tė vazhdueshėm me provat, shfaqjet, ambiente artistėsh dhe e rritur nė njė atmosferė ndryshe, padyshim qė do ti ushqente vetes njė dėshirė dhe pasion tė tillė. Skenat mė tė bukura duket se i ka ndjerė me dialogjet me mamanė e saj duke i krijuar ndjesinė e vėrtetė tė marrėdhėnieve shumė familjare. Ndėrsa vėshtirėsitė janė kapėrcyer nė njė harmoni tė pėrcjellė me njė organizim tė pėrbashkėt . Dhe roli erdhi gradualisht duke u bėrė pjesė e imja. Tani pas njė pune vėrtetė tė pėrkushtuar, them se jam e kėnaqur pėr atė ēfarė kam realizuar- shprehet Elia. Shkėputja me kėngėn duket se ėshtė e pėrkohshme. Studimet dhe angazhimin nė kinema i ka patur vazhdimisht qėllim nė vetvete e ndoshta kėnga apo edhe piktura, qė flenė si njė tėrėsi pėr tė realizuar artisten brenda saj, do ta ndihmojnė nė rrugėn e nisur, pėr tė qenė mė e sigurt dhe mė e kompletuar nė ato ēfarė synon. Nė kėtė film ka patur ndjesinė e veēantė pėr tė luajtur pėrkrah nėnės sė saj, aktores sė madhe shqiptare qė veē tė tjerash, i ka dhėnė njė peshė shumė tė madhe emocionale skenės sė kėtij filmi. Ajo vetė e konsideron si njė shkollė. Kemi qenė gjithnjė shoqe tė mira, dhe kjo mė ka ndihmuar tė rritem si artiste tregon me emocion Elia. Tani pėr tani ka vendosur ti pėrkushtohet vetėm shkollės. Sapo ka filluar studimet nė Bordo, pėrmes tyre synon tė realizojė ėndrrėn e saj tė madhe, aktrimin, qė tė mund tė vazhdojė sėrish tė luajė pėrkrah mamasė sė saj, e qė mė pas tė kthehem sėrish, kėtu ku nisėn sukseset e mia tė para duke shpresuar se kushtet do tė ndryshojnė e artistėt tė vlerėsohen mė shumė Ndėrsa vetė aktorja e madhe, Yllka Mujo tregon se ka patur njė kėnaqėsi tė jashtėzakonshme duke patur nė krah tė bijėn e saj tė talentuar, e cila i ka treguar asaj njė pjekuri tė thellė profesionale, pėr figurėn, rolin dhe prezantimin e saj me shumė dinjitet. Dhe ėshtė kjo ndjesi e mrekullueshme qė e ka pushtuar pėr momentin duke e konsideruar prezantimin e Elias si njė sukses mė vete. Kjo hyn nė gjėrat e mia mė tė bukura dhe qė mė bėjnė tė ndjehem shumė e lumtur. Elia nė kėtė film ka njė bazament jashtėzakonshit tė mirė. Kam njė kėnaqėsi tė trefishtė, si nėnė, si shoqe, si kolege... Uroj tė mos jem unė etaloni pėr tė. Ajo do tė mund tė arrijė mė shumė me synimet dhe ambicjet e saj prej artisteje duke pėrqafuar dhe mundėsitė qė sjellin tashmė kohėt moderne. Mė ka ngrohur ky film dhe them me siguri se mė ka pėlqyer. Ėshtė njė film me atmosferė shumė interesante. I zhveshur nga zbukurimet e realitetit ... ėshtė e vėrteta jonė e pamohueshme... njė skup shumė i madh dramatik. Dhe mjafton veē tė kthehemi nė njė kohė Retro, pėr njė tjetėr arsye tashmė, pėr tė kujtuar I teti nė Bronx kur Yllka Mujo do tė triumfonte nė skenėn shqiptare qysh nė rolin e saj tė parė. Sipas saj, roli i Anės qė sillet nga Elia vjen me pėrmasa shumė mė tė realizuara, gjė qė do tė thotė se Portat pėr Elian janė tashmė tė hapura nga ajo vetė. |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| kuqe, lule, zeza |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Akropoli nuk do te ndriēohet me te kuqe ne diten nderkombetare te luftes kunder SIDA- | informuesi | Arena Nderkombetare | 0 | 23-11-2007 23:01 |
| Drenica Legjendė Me Lule - Vaj Me Motive Popullore | Bahtir Hamza | Letersia | 0 | 12-10-2007 23:45 |
| Maikon godet me shkelm Bogdanin, merr tė kuqe | informuesi | Sporti Shqiptar | 0 | 24-09-2007 12:10 |
| Lule, trendafila dhe ...?! | saje. | Dashuria | 71 | 02-03-2005 17:19 |
| Bibla ne Shqip | Administratori | Bibla dhe Jeta | 11 | 27-02-2005 02:51 |