| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Lorenc Oliver, mbreti i skenės Amantia Poda Nė 98-vjetorin e lindjes sė protagonistit tė teatrit anglez, i cili mori ēmimet e para "Oskar" tė Hollivudit. Si arriti tė bėhet me pėrkushtimin e nėnės sė tij, njė nga aktorėt mė tė mėdhenj tė shekullit XX. Duket sikur Shekspiri shkroi vetėm qė njerėzit tė shihnin interpretimet e personazheve tė tij nga Lorenc Oliveri. Ai pėlqehej nga tė gjithė, sikur tė ishte nė plate e gjithė bota. Nė rolet e tij mė romantike, kishte njė dell melankolik dhe depėrtues, nė tė cilat ishin tė gjitha ndjeshmėritė. Aktori i madh britanik, ndėr mė tė mėdhenjtė e shekullit tė kaluar, shembi skenėn e Broduejt dhe atė tė Hollivudit. Nė rrugėn e njė karriere, qė zgjati gjashtėdhjetė vjet, Lorenc Oliveri interpretoi dhjetėra personazhe, ndėr mė tė spikaturit qė nga Edipi i Sofokliut, tek Mbreti Lir i Shekspirit apo irlandezo-amerikanin Xhejms Tinon tė Eugen O'Nillit. Lidhja me nėnėn Qė nga fillimi dhe deri nė fund tė jetės sė tij, ėshtė vėnė re, sipas biografėve, njė mėnyrė tė menduari dhe tė dashuruari, ku shfaqej herė pas here njė dhimbje e madhe, e cila duhej tė vinte nga njė humbje qė kishte pėsuar qė nė moshė tė njomė. Miku i tij, Kenet Tynon, kritik i teatrit anglez, kishte thėnė nė njė rast se pėr gjithė jetėn Oliveri kishte qenė i mbytur nė vetminė e tij, ku e kishte zhytur vdekja e nėnės. Dhe ishte kjo, me tė gjithė probabilitetin, ēelėsi pėr tė kuptuar burrėrinė dhe origjinėn e madhėshtisė sė tij. Nėna e Oliverit, Anjeza Krukenden Oliver, gjithnjė "priste diēka prej tij". Ashtu sikundėr shprehet motra e tij e madhe, ajo e adhuronte Lorencin, i cili ishte gjithmonė zbavitės, njė ēamarrok qė nga fillimi deri nė fund, megjithėse kishte njė anė serioze aty. Ky aspekt i personalitetit tė tij, me sa duket krijohej nga tentativat qė nuk u realizuan kurrė, pėr tė tėrhequr vėmendjen e babait Zherar Oliver, njė pastor anglikan i njė famullie tė thjeshtė tė Surreit. Nė kėrkim tė kėsaj vėmendjeje atėrore, i riu Lorenc imitonte shpesh predikimet, duke ulur zėrin, duke "gjėmuar" mbi ndėshkimet ndėrmjet flakėve tė skėterrės, duke u bėrė sentimental. Shumė shpejt nėna njohu aftėsitė e djaloshit dhe e inkurajoi pėr tė recituar monologė tė marra nga vepra teatrale. I sugjeronte atij kritika me humor kur gabonte, por edhe e lavdėronte shpejt, kur ai i pėrsėriste nė mėnyrė tė saktė. Por ajo do tė largohej shumė shpejt dhe krejt papritur nga jeta e tij, nė njė kohė kur Lorenci ishte vetėm 12 vjeē. Emocione tė vėrteta Fėmijėria e tij ishte e varfėr, por megjithatė Lerri do ta pėrkufizonte vetė mė vonė: "Ishte diēka midis tė qenit tė edukuar nė njė varfėri fisnike, e cila tė ngacmon pėr tė marrė hak sa mė parė mbi tė gjitha dhe mbi tė gjithė". Pikėrisht ai filloi tė merrte hak nė moshėn 10-vjeēare, kur interpretoi Brutin, nė njė pėrfaqėsim shkollor, nga pjesa "Jul Qezari". Performanca e tij, siē do tė shkruante mė vonė nė ditarin e saj aktorja e madhe e kohės, "ishte e jashtėzakonshme". Nė dhjetė vitet pasuese, Oliveri realizoi 46 role nė teatrot e gjithė Anglisė. Nė "Bird in Hand" nė vitin 1928, interpretoi pėrkrah Xhill Esmond, njė brune e bukur 20-vjeēare. Nė tre javė, nga takimi i tyre i parė, Xhill dhe Oliver u fejuan dhe nė 1935-ėn u martuan. Ishte pikėrisht ky vit qė shėnoi njė kthesė nė karrierėn e Oliverit, kur ai interpretoi nė rolin e Romeos. Pjesa mė e madhe e kritikės e analizuan Romeon e Oliverit. Por ishte dikush, qė vuri nė dukje se, zoti Oliver ishte dashuruar 20 herė mė shumė se Zhulieta. Nė fakt ishte kritiku-publik qė do tė zbulonte se asnjė tjetėr nuk dinte tė dashuronte ose tė urrente sa Oliveri. Gjatė periudhės 1937 - 1938, regjisori i madh Tyron Gauthri e ftoi Oliverin tė hynte nė shoqėrinė Olld Vie tė Londrės, si aktor i parė. Gjatė 8 muajve tė paharruar, Oliveri interpretoi Hamletin dhe 6 role tė tjera kryesore shekspiriane. Falė Hamletit ai njohu gruan e tij tė dytė, 23-vjeēaren Vivien Leigh, e cila interpretonte Ofelinė. Ēifti Oliverėt, siē do tė quheshin shumė shpejtė nga Kanadaja nė Kore, filluan jetėn bashkėshortore qė do tė zgjaste 20 vjet. Filmat e tyre Hollivudianė "Zėri nė shtrėngatė" dhe "Via col vento", u bėnė njė triumf i vėrtetė nė vitin 1940. Nga "Oskari" deri nė vdekje Ēifti hyri nė Britaninė e Madhe pėr tė kontribuar nė ēfarėdo mėnyre nė "fushėn e betejės", ku papritur Oliveri u bė dashur pa dashur edhe regjisor. Majėn e suksesit e kapi me prodhimin e "Enriku V", me tė cilin fitoi dashurinė e publikut nė tė gjithė botės dhe arriti tė fitonte disa ēmime "Oskar" pėr produksionin, regjinė dhe interpretimin nė rolin kryesor. Versioni i tij kinematografik i Hamletit, bėri qė ai tė fitonte njė tjetėr ēmim "Oskar", pėr interpretimin e princit tė shqetėsuar tė Danimarkės. Emri i Oliverit ishte midis aktorėve mė tė mėdhenjtė tė kohės, i cili u cilėsua si mjeshtėr i trukeve. Ēdo interpretim i ri kėrkonte njė angazhim tepėr tė madh. Pas vdekjes sė gruas sė dytė, ai martohet me aktoren Xhoan Plowright, pėr tė cilėn Oliver pohon se ėshtė gruaja qė ka zėvendėsuar nėnėn e tij. Ajo i qėndroi pranė bashkė me tre fėmijėt, deri nė 11 korrik 1989 kur Lorenc Oliver dha pėrshėndetjen e fundit para se tė vdiste nė gjumė. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Kapllani: Fiksimi im, gol Oliver Kahnit | informuesi | Sporti Shqiptar | 0 | 14-11-2007 19:20 |
| Zaneti: Mesi, mbreti i ri i topit | informuesi | Sporti Shqiptar | 0 | 10-10-2007 22:50 |
| Gerd Myler, mbreti i golave ne Europe | informuesi | Sporti Shqiptar | 0 | 20-09-2007 21:32 |
| Lorenc Glozhenin - Muzeu Mesjetar Kombetar Korce dhe perlat e tij | informuesi | Kulture | 0 | 06-07-2007 23:06 |
| Ata qe luftuan kunder komunizmit | Administratori | Politika shqiptare | 2 | 19-01-2004 21:19 |