Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Kinemaja dhe Televizioni

Laureta Meēi: Vajza e aksionit nė filmat amerikan

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 16-04-2006, 22:26
Minifotoja e anetarit Qershija
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Laureta Meēi: Vajza e aksionit nė filmat amerikan

Laureta Meēi, vajza shqiptare qė emigroi para shtatė vitesh nė Amerikė realizon ėndrrėn e saj nė botėn e filmit; pėr pak kohė bėhet ikona e produkteve tė flokėve nė tė gjithė Amerikėn, derisa arrin tė hyjė si njė aktore e vlerėsuar e aksionit nė serialet e filmave “Shadow kill”, “Stargate”, “Battle Star Galactica”, “Andromeda” etj.

Para shtatė vitesh kur shkoi nė Amerikė nisi ta kėrkonte fatin te rastėsia. Laureta Meēi, sot njė aktore e kėrkuar, fillimisht iu desh tė bėnte “headshots” me shpresėn qė njė ditė do t’i hapeshin dyert.

“M’u desh mundim, sakrificė dhe sigurisht disa vjet qė tė hidhja hapat e para nė rrugėn e artit”, kujton Laureta, imazhi i sė cilės u bė ikonė e njė serie produktesh tė flokėve nė tė gjithė Amerikėn. Fotografitė dhe posterat e saj shoqėronin produktin nėpėr dyqane dhe vitrinat e tyre, duke zėnė dhe faqet e para tė revistave, si Billboards. Kur vajza e bukur u vu pėr herė tė parė nė ēakun e filmit amerikan. Tani nuk bėhej mė fjalė pėr ėndrra, por pėr njė realitet tė prekur. Ambicja, pėrgjegjshmėria, janė armėt qė i dhanė shpirtin e aventurės Lauretės. Ndėrsa nė auditore tė ndryshėm tė Manhatanit, iu dha mundėsia tė jepte prova pėr filmin e saj tė parė "Shadow kill”. Nė Florida, filmi ku ajo interpreton rrėmben ēmimin e parė nė njė festival filmi. Media dhe kritika lėshojnė njė sėrė vlerėsimesh dhe pėr aktoren e bukur shqiptare. Mė pas vijnė serialet e filmave “Stargate”, “Battle Star Galactica”, “Andromeda”, qė pėrbėjnė rezymenė e deritanishme tė vajzės shqiptare qė u ul para 7 vitesh nė tokėn e premtuar, nė Amerikė.
__________________
Nobody is perfect ...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 16-04-2006, 22:26
Minifotoja e anetarit Qershija
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Kryesore

Kush ėshtė Laureta Meēi, sot nė botėn amerikane tė kinematografisė?

Por, as shumė e as pak, po mundohem tė ec dhe tė vazhdoj rrugėn tė cilėn mė kanė lėnė qė nga mė tė mėdhenjtė e skenės dhe ekranit tė vendit tim si: i madhi Kadri Roshi dhe Sandėr Prosi, duke vazhduar te gjigandėt e skenės evropiane dhe asaj botėrore: si Aleksandėr Moisiu, Stan Dragoti, vėllezerit Belushi e me radhė...

Si u "zbuluat" nė botėn e filmit?

Mund t'ju them se njė sėrė faktorėsh kanė ndikuar pėr zbulimin nė botėn e filmit. Mund tė pėrmend kėmbėnguljen, dėshirėn dhe pasionin tim pėr artin, mund tė them rastėsia dhe fati dhe siē ėshtė dhe thėnia amerikane “In the right place at the right time”, "Nė vendin e duhur dhe kohėn e duhur", kanė ndikuar paksa pėr hyrjen time nė botėn e filmit. Po ėshtė e ditur se isha unė qė kėrkova rastėsinė dhe fatin, e nuk erdhi ai tek unė. Unė jetoj kėtu qė prej 7 vjetėsh dhe nė vitet e para kisha filluar tė dėrgoj fotoportrete (headshots) nė destinacione tė ndryshme, me shpresėn qė njė ditė mund tė arrija diēka nė botėn e artit. Por u desh mundim, sakrificė dhe sigurisht disa vjet qė tė hidhja hapat e para nė rrugėn e artit, duke filluar atje ku u zgjodha si modelja kryesore pėr njė seri produktesh tė flokėve nė tė gjithė Amerikėn, dhe fotografitė e posterat e mi shoqėronin produktin nėpėr dyqane dhe vitrinat e tyre, nė revistėn “Billboards” dhe reklama tė ndryshme.

Pavarėsisht se isha dhe jam e apasionuar me artin nė pėrgjithėsi, kisha shumė dėshirė filmat "aksion".

Siē edhe e pėrmenda, se duke shkuar nėpėr auditore tė ndryshėm nė Manhatan, m’u dha mundėsia dhe qė tė jepja provė pėr filmin e parė amerikan qė luajta, me titull "Shadow kill". Por kryesore dhe vendimtare nga faktorėt ka qenė ajo ėndėrr, qė filloi ashtu si njė ėndėrr fėminore qysh nė moshėn 7-vjeēare, nė tė mesmen, kur mėsuesit, prindėrit, shokėt e miqtė e prindėrve e kishin fiksuar portretin tim, por mbi tė gjitha ata kishin fiksuar shpirtin tim pėr artin. Por do tė duheshin komente me tė vėrtetė profesioniste, qė tė fokusonin portretin dhe shpirtin tim pėr art. Dhe ajo ėndėrr, qė filloi si ėndėrr fėminore, arriti tė shndėrrohej nga njė ėndėrr e madhe, tė kthehej nė realitet, vetėm kėtu nė "Pėrėndimin e largėt”, nė SHBA.

Si e keni parė vetveten deri tani nė rrugėn e kinematografisė amerikane?

E shoh veten si nė botėn e ēudirave, sepse qė kur isha ende fėmijė 7 vjeē, siē e thashė dhe mė lart, e ėndėrroja kėtė botė tė ēudirave, derisa sot e shijoj dhe e prek kėtė botė. Sigurisht qė ky udhėtim nė botėn e artit qė kam filluar do tė vazhdojė edhe mė tej, edhe pse ėndėrroj dhe mendoj se kjo i kushtohet dhe vendit tim tė lindjes, Kuēovės, ku unė kalova njė pjesė tė konsiderueshme tė jetės time.

Shkele nė Amerikė gjithnjė me njė ėndėrr tė fshehtė nė mendje dhe qė e preke si realitet, filmin. Cili ėshtė ky sekret i juaji qė ju bėri ta ndryshonit jetėn?

Janė njė sėrė faktorėsh, por mė tė rėndėsishmit dhe tė qenėsishmit janė: ambicja, (duhet tė dish se ēfarė kėrkon nga vetvetja), kėmbėngulja, (ndonėse nė momente tė zbehta kurrė nuk duhet tė dorėzohesh). Pėrgjegjėsia, pėr mendimin tim ėshtė ndryshimi midis suksesit dhe humbjes, dhe mė sė fundi shansi kur tė jepet shfrytėzohet nė maksimum, me tė gjitha aftėsitė.

A kishte pėrputhje kjo e gjitha me ėndrrėn tuaj?

Qysh e vogėl, siē e pėrmenda mė sipėr, qė nė moshėn 7 vjeēe, ishte tepėr e ēuditshme, sepse me tė njėjtėn ėndėrr kam jetuar qė pėrpara 20 vjetėsh, ėndėrroja qė tė dilja e tė flisja pėrpara mikrofonit tė radios, tė dilja pėrpara kameras sė televizionit, pėrpara kameras sė operatorit tė filmit dhe pėrpara ekranit tė televizionit. Mė pėlqenin shumė filmat aksion, por qė mund tė mbaja dhe unė njė pistoletė nė dorė njė ditė, nuk e kapte imagjinata ime nė atė kohė. Nė fėmijėrinė time kėnga ka qenė dashuria ime e parė, duke u pasuar me filmat aksion, kėrcimin dhe sigurisht pozimin.

Ēfarė ndryshimi mendon se ka pėsuar jeta juaj nga Kuēova nė Amerikė?

Si nė Kuēovė e deri kėtu nė Amerikė, pėr tė mos marrė rolin e modestes, nė pėrgjithėsi, unė rrjedh nga njė familje e thjesht dhe modeste. Edhe pse rasti mė ka dhėnė tė bisedoj e tė punoj me njerėz tė artit, gjithnjė mundohem tė bėj njė jetė modeste dhe tė thjeshtė.

Ēfarė ju tėrheq mė shumė kėtu?

Kėtu ka shumė gjėra qė mė pėlqejnė. Por mbi tė gjitha mė pėlqen Amerika, ėshtė vendi i mundėsirave dhe hapėsirave, dhe mbi tė gjitha kėtu jo vetėm arti, kultura dhe sporti qė me tė vėrtet vlerėson virtuozėt, por kėtu edhe puna mė e rėndomtė shpėrblehet dhe vlerėsohet.

A mund tė na thoni cila ėshtė kritika qė ke marrė nga specialistėt e filmit, publiku dhe gazetarėt?

Deri tani tė them tė drejtėn kam qenė tepėr e mirėpritur si nga publiku dhe nga gazetarėt amerikanė. Para disa muajve isha nė Florida nė Megacon, njė festival tepėr i madh i filmave. Media e Floridės si dhe publiku e priti mjaft mirė ekipin tonė, u pėrkėdhela nga vlerėsimi qė mė bėnė. Sigurisht qė kjo mė jep kurojo si mua dhe stafit, pasi jemi duke xhiruar njė pjesė tė filmit nė kėto momente. Gjithashtu, filmi ka fituar disa ēmime tė para dhe ėshtė nominuar nė shumė festivale tė tjerė. Kjo ėshtė jo vetėm kėnaqėsi dhe vlerėsim i punės tonė, por ėshtė privilegj dhe krenari qė kritikėt e filmave tė na vlerėsojnė me ēmim tė parė. Dhe kjo ėshtė tepėr me rėndėsi jo vetėm pėr mua, por edhe pėr regjisorin, rezymeja e tė cilit pėrfshin serialet sci-fi “Stargate”, “Battle Star Galactica”, “Andromeda“, etj.

Mirėpo, ēfarė tė pėlqen mė shumė rreth qytetit ku po jeton e punon?

Mė pelqejnė shumė gjėra, por e veēanta ėshtė se kėtu bėhet njė jetė e vrullshme, e larmishme dhe plot aktivitete. Pėr mua, Nju-Jorku ėshtė qyteti i ėndrrave, i artit dhe i emigrantėve. Ke mundėsi tė komunikosh me njerėz nga tė gjitha vendet e Botės, tė mėsosh dhe tė informohesh me jetėn dhe kulturėn e tyre.

Ndėrkaq, ēfarė mendimi keni pėr artistėt, filmin dhe kinematografinė sot nė Shqipėri?

Mund tė flas me superlativa mė tė larta, qė vij nga njė vend si Shqipėria, me njė histori ku ke pėr ēfarė tė flasėsh. Nė pėrgjithėsi, artistėt, filmi, kinematografia nė Shqipėri janė pėr t'u inkurajuar dhe vlerėsuar me notat mė tė larta, por inkurajimi dhe vlerėsimi mė i madh qė artistėve, filmit, kinematografisė shqiptare, ėshtė qė duhet njė mbėshtetje totale financiare, mjete teknike e profesionale dhe akademira kualitative pėr pėrgatitjen e artistėve pėr pėrzgjidhjen dhe kualifikimin e tyre.

Dhe sė fundi, ēfarė mesazhi do t’u jepnit tė rinjve, tė cilėt kanė ėndrra sikurse ju?

Tė gjithė tė rinjve dhe tė rejave u jap kurajo qė tė vrapojnė pas ėndrrave tė tyre, sepse realiteti nuk ėshtė shumė larg nesh. Dhe Shqipėrinė ta shikoj nė standardet mė tė larta.

Intervistoi: Beqir Sina G.Metropol
__________________
Nobody is perfect ...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #3  
Te vjeter 16-04-2006, 22:28
Minifotoja e anetarit Qershija
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Kryesore

Jeteshkrimi

1977: Lindi nė Kuēovė, ku dhe jetoi deri nė vitin 1995, kur u largua nė Greqi me familjen
1998: Mbėrriti nė Nju Jork
Ka marrė mėsime aktrimi nė shkollėn "The Stella Adler School of Acting"
Luan rolin e njė agjenteje nė filmin "Shadow kill"
Ka qenė balerinė nė videon muzikore tė Moby "Lift me up"
Sapo ka mbaruar sė incizuari kėngėn "Respekt me"
Ka qenė modele pėr shumė reklama si "American Culture", "Kara Janx Fashion Collection", ""Angelic" Gallery Piece" etj.

Njė aktore dhe kėngėtare nė Nju Jork


Amerika do tė shėrbente si "hajmali" pėr tė. E dinte qė mė parė ndaj dhe vendosi tė largohej nga Greqia ku jetonte me prindėrit e saj, drejt Nju Jorkut ku mundi tė realizonte ėndrrėn e saj pėr t'u bėrė aktore. Pėr Laureta Mecin, vajzėn nga Kuēova nuk ka qenė e lehtė tė arrijė kėtu ku ėshtė. Por bindja se puna dhe kėmbėngulja bėjnė mrekullira i kanė shėrbyer vajzės me paraqitje mesdhetare tė realizojė "ėndrrėn amerikane". Ka qenė fytyra e produkteve tė "American Culture", sapo ka mbaruar sė incizuari kėngėn "Respekt me", ka qenė pjesė e videos sė kėngės sė Moby "Lift me up", ka debutuar nė filmin "Legacy of Sith" si dhe po vazhdon xhirimet pėr filmin "Shadow Kill" ku luan rolin e njė superluftėtareje. Nė njė intervistė pėr "Tirana Observer", Laureta Meci rrėfen si hyri nė rrugėn e kinematografisė, projektet pėr tė cilat po punon dhe planet e saj muzikore.
Laureta, na tregoni se si u futėt fillimisht nė rrugėn e kinematografisė. Si ndodhi qė nga fillimi kur vajtėt nė SHBA?
Sė pari, dua tė them se ideja pėr aktrim nė film mė ka lindur qė nga fėmijėria. I kam dėshiruar edhe si e vogėl mjaft filmat e posaēėrisht ata tė aksionit. Njė ndjenjė e tillė dashurie ndaj filmit mė ka pėrcjellė tėrė kohėn edhe kur isha me familje nė Greqi. Janė tė pa pėrshkruara mundimet rreth sigurimit tė vizės pėr studim si dhe jeta vetanake e njė femre nė metropol, pa njohur njeri dhe me njohuri jo tė mira tė anglishtes nė fillim. Pra, sė pari, u mora me gjuhėn gjersa gjatė studimit aktrova edhe nė njė dramė nė teatrin e fakultetit, e cila u mirėprit dhe kolegėt me inkurajonin se unė duhet tė ndiqja aktrimin. Pasi mbarova studimet, atėherė isha pak mė e lirė, dhe fillova tė provoja tė ndjek ėndrrat. Sė pari vajta tek njė fotograf dhe bėra disa portrete bardh e zi dhe i dėrgova nėpėr agjenci tė ndryshme. Mbas disa ditėsh mora njė telefonatė nga njė agjenci qė kėrkonte t'iu dėrgoj edhe dhjetė foto tė tjera. Dhe mbas disa kohėsh mundėsia e parė mu dha qė tė reklamoj dhe tė pozoj pėr njė kompani me produkte flokėsh qė quhej "American Culture". Unė pėr ta do tė isha vajza nė posterat e produktit anė e mbanė Amerikės.
Kush ishte personi i parė qė vuri re talentin tuaj dhe ju ndihmoi nė kėtė drejtim?
Fati deshi dhe u lidha me njė producent tė kanalit televiziv "Sci-fi" Usa Networks, producenti i filmit John Bailey. Vazhdova tė paraqitem nė audicione dhe mė bėnte pėrshtypje qė mė thėrrisnin, por rėndomtė mė kualifikonin se jam etnikisht e pėrqendruar dhe mund tė mė jepej rol i ndonjė tė huaje, por jo amerikane. Njė ditė kur u lajmėrova nga njė agjenci mė bėnė tė ditur se duhej sė pari tė kryej ndonjė shkollė pėr aktrim, sepse, sipas tyre, kisha paraqitje qė mė mundėson karrierė nė film. Fillova studimet nė shkollėn e aktrimit nė Nju Jork (Stella Adler School of Acting), tė cilat i kreva me sukses.
Nė ēfarė projektesh jeni e impenjuar aktualisht?
Tani sapo kam mbaruar sė incizuari kėngėn "Respect me", dhe jam nė pėrfundim tė videoklipit. Kėnga ėshtė njė pop-dance, tė cilėn e kėndoj e shoqėruar me dy pėrcjellės meshkuj (rap) Sydefex and Know One dhe grupin e kėrcimtarėve. Producenti im nė kėtė Brian Rund njėkohėsisht miksimin e "The preshow" tė kėngėtarit Usher nė koncertin e tij live nė Puerto Rico si dhe ėshtė fitues i disa ēmimeve. Ekipi dhe unė personalisht presim mjaft. Videoklipi do tė jetė diēka fantastike, jemi duke pėrfunduar post production. Kemi pėrzgjedhur njė garderobė jo tė zakonshme, kemi punuar shumė dhe shpresoj se kjo nismė do tė jetė e mbarė, pasi jam nė incizimin e kėngės sė dytė. Kėnga dhe videoklipi do tė dalin nė treg nė maj tė kėtij viti. Gjithashtu jemi duke pėrfunduar filmin "Shadow Kill 2" me co-star Tom Spackman. Ngjarjet e kėtij filmi zhvillohen pėrafėrsisht nė vitin 2100 ku dy superfuqitė botėrore SHBA-ja dhe Evropa e bashkuar luftojnė pėr dominim. Ushtria e kloneve nė tė njėjtėn kohė mundohet tė fitojė pavarėsinė nga shteti amerikan dhe karakteri im pėrveē misioneve tė ndryshme gjithashtu udhėheq klonet drejt pavarėsisė sė tyre.
Sa e vėshtirė ka qenė pėr ju tė ecnit pėrpara drejt realizimit tė ėndrrės suaj?
Nė Kuēovė nė vendin tim tė lindjes nuk m'u dha asnjė mundėsi pėr artin, pasi unė u largova mbas shkollės sė mesme. Vajtja nė Greqi ka qenė e mundimshme dhe e dhimbshme sikurse e ēdo emigranti tjetėr. Atje jetova me babanė, Janaqin, nėnėn Natashėn si dhe dy motrat Eldėn dhe Katjonėn. Kemi jetuar njė jetė normale dhe tė gjithė punonim. Nė shpirt dhe zemėr gjithnjė kisha njė dėshirė qė fatin ta kėrkoja nė "Vendin e Premtuar". Kėtu u deshėn vite me mundime, sakrifica dhe kėmbėngulje tepėr tė mėdha qė tė arrija diēka. Familja ime ėshtė tepėr e lumtur pėr suksesin tim. Pa kurajon dhe dashurinė pėr artin qė mė kanė dhuruar, unė nuk do t'ia kisha dalė mbanė.
Ku jetoni aktualisht?
Unė jam e vendosur nė Long Island, Nju York. Nė Manhatan kam studion dhe ekipin.
A keni nė plan ta vizitoni Shqipėrinė sė afėrmi?
Do tė dėshiroja qė t'i bėj njė vizitė Shqipėrisė dhe dua qė kjo tė ndodhė sa mė parė. Kam shumė dėshirė tė vizitoj qytetin tim tė lindjes, Kuēovėn, tė cilin e kam braktisur prej 10 vjetėsh, Zagorinė, tek gjyshėrit, ku kaloja pushimet e verės. Jetoj me ėndrrėn qė edhe atje tė bėj diēka, tė jap kontributin tim, qoftė nė film, muzikė, art apo nė ndihmė njerėzve tė mi, popullit tim me tė cilin krenohem.

Blerina CARA Tiranaobserver
__________________
Nobody is perfect ...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Sipas nje analisti: Ka arsye pse u be publik vendimi amerikan per dergimin e armeve n informuesi Politika shqiptare 0 22-03-2008 18:33
Berisha: Ligj amerikan pėr vjedhėsit e tokės informuesi Shtypi i dites 0 13-12-2007 14:10
Admirali amerikan Harry Ulrich, vizitė lamtumire nė Kosovė informuesi Arena Nderkombetare 0 24-11-2007 10:41
Xhorxh Fred Uilliams - Ditari i ministrit amerikan ne Shqiperine e Princ Vidit Administratori Historia 0 21-03-2007 23:58


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 06:41.




Parajsa Shqiptare