| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Filmat pretendentė pėr Globin e Arte ! Ne edicionin e 61 te cmimeve Globi i Arte, i cili do te transmetohet ne 25 janar ne Shtetet e bashkuara te Amerikes, konkurojne rreth 20 kategori, mes te cileve cmimi aktori dhe aktorja me me i mire ne rolin kryesor, filmi me i mire dramatik dhe komedia muzikore, nderkohe qe shume cmime te tjera do te ndahen edhe per kolonen me te mire muzikore si dhe kompozimin orgjinal. Ne garen nderkombetare te filmit, duket se cmime do te marrin edhe filmat e huaj, pra ata qe vijne jo me nga kontinenti amerikan, Good bye Lenin, qe vjen nga Gjermania dhe Osama, nga Afganistani, konsiderohen dy nga filmat me te mire, te kategorise filmat e huaj. Kategoria I Filmi Dramatik Cold Mountain Producent : Albert Berger, William Horberg, Sydney Pollack, Ron Yerxa The Lord Of the Rings: The Return Of the King Producent : Peter Jackson, Barrie M. Osborne, Frances Walsh Master and Commander: The Far Side Of the World Producent : Samuel Goldwyn, Jr., Duncan Henderson, Peter Weir Mystic River Producent : Clint Eastwood, Judie Hoyt, Robert Lorenz Seabiscuit Producent : Kathleen Kennedy, Frank Marshall, Gary Ross, Jane Sindell Kategoria II Komedi Muzikore Bend It Like Beckham Producent : Gurinder Chadha, Deepak Nayar Big Fish Producent : Bruce Cohen, Dan Jinks, Richard D. Zanuck Finding Nemo Producent : Graham Walters Lost In Translation Producent : Sofia Coppola, Ross Katz Love Actually Producent : Tim Bevan, Eric Fellner, Duncan Kenworthy Kategoria III Aktori me i mire ne rolin kryesor ne filmin Dramatik Russell Crowe nė filmin Master and Commander Tom Cruise nė filmin The Last Samurai Ben Kingsley nė filmin House Of Sand and Fog Jude Law nė filmin Cold Mountain Sean Penn in Mystic River Kategoria IV Aktori mė i mire ne rolin kryesor Komedi muzikore Jack Black nė filmin The School Of Rock Johnny Depp nė filmin Pirates Of the Caribbean Bill Murray nė filmin Lost In Translation Jack Nicholson nė filmin Something's Gotta Give Billy Bob Thornton nė filmin Bad Santa Kategoria V Aktorja me e mire ne rolin kryesor Dramatik Cate Blanchett nė filmin Veronica Guerin Scarlett Johansson nė filmin Girl With a Pearl Earring Nicole Kidman nė filmin Cold Mountain Charlize Theron nė filmin Monster Uma Thurman nė filmin Kill Bill (Vol. 1) Evan Rachel Wood nė filmin Thirteen Kategoria VI Aktori mė i mire ne rolin kryesor Komedi Muzikore Jamie Lee Curtis nė filmin Freaky Friday Scarlett Johansson nė filmin Lost In Translation Diane Keaton nė filmin Something's Gotta Give Diane Lane nė filmin Under the Tuscan Sun Helen Mirren nė filmin Calendar Girls Kategoria VII Aktori me i mire ne rolin mbeshtetes Alec Baldwin nė filmin The Cooler Albert Finney nė filmin Big Fish William H. Macy nė filmin Seabiscuit Tim Robbins nė filmin Mystic River Peter Sarsgaard nė filmin Shattered Glass Ken Watanabe nė filmin The Last Samurai Kategoria VIII Aktorja me e mire ne rolin mbeshtetes Maria Bello nė filmin The Cooler Patricia Clarkson nė filmin Pieces Of April Hope Davis nė filmin American Splendor Holly Hunter nė filmin Thirteen Renée Zellweger nė filmin Cold Mountain Kategoria IX Regjisori me i mire Sofia Coppola ne filmin Lost In Translation Clint Eastwood ne filmin Mystic River Peter Jackson ne filmin The Lord Of the Rings Anthony Minghella ne filmin Cold Mountain Peter Weir ne filmin Master and Commander Kategoria X Ekranizimi me i mire Cold Mountain shkruar nga Anthony Minghella In America shkruar nga Jim Sheridan, Kirsten Sheridan, Naomi Sheridan Lost In Translation shkruar nga Sofia Coppola Love Actually shkruar nga Richard Curtis Mystic River shkruar nga Brian Helgeland Kategoria XI Konola me e mire zanore Big Fish kompozuar nga Danny Elfman Cold Mountain kompozuar nga Gabriel Yared Girl With a Pearl Earring kompozuar nga Alexandre Desplat The Last Samurai kompozuar nga Hans Zimmer The Lord Of the Rings kompozuar nga Howard Shore Kategoria XII Kenga orgjinale "The Heart Of Every Girl", nga Mona Lisa Smile muzika Elton John, teksti Bernie Taupin "Into the West" nga The Lord Of the Rings teksti dhe muzika Annie Lennox, Howard Shore, Frances Walsh "Man Of the Hour" nga Big Fish, teksti dhe muzika Eddie Vedder "Time Enough For Tears" nga In America teksti dhe muzika Bono, Gavin Friday, Maurice Seezer "You Will Be My Ain True Love" nga Cold Mountain teksti dhe muzika Sting Kategoria XIII Filmi me i mire u huaj The Barbarian Invasions nga Kanadaja Good Bye, Lenin! nga Gjermania Monsieur Ibrahim nga Franca Osama nga Afghanistan The Return nga Russia |
|
#2
| ||||
| ||||
| AFI, shpall 10 filmat mė tė mirė tė vitit Instituti Amerikan i Filmit (AFI) ka bėrė publike 10 filmat mė tė mirė tė vitit, tė cilėt janė vlerėsuar edhe mė ēmimet pėrkatėse. The last Samurai dhe The Lord of the Rings, janė konsideruar nga juria, si filmat mė tė mirė bazuar nė fabula tė njohura, ndėrkohė qė si reflektim i realitetit tė jetės American Splendor dhe In America, kanė marrė ēmimet, qė lidhen me kombin amerikan. Ndėrkohė qė juria ka pėrzgjedhur nė listėn e dhjetė filmave mė tė mirė American Splendor, Finding Memo, The Human Stain, The lord of the Rings, The return of the King, Lost in Translation, Master and Comander, Monster dhe Mystic River. Instituti Amerikan i Filmave, shpall ēdo fundviti 10 filma mė tė mirė, bazuar edhe nga ndjekjet e tyre nė kinematė amerikane si dhe televizione. Pėrzgjedhja bėhet nga njė juri prej 13 personash, kritikė dhe artistė, ndėrkohė qė dy juri tė tjera, nė Los Angeles dhe Californi, votojnė gjithashtu edhe pėr shkallėn e ndjekjes sė kėtyre filmave nė kinema dhe televizione. Drejtori i AFI-it, Jean Picker Firstenberg, i ka dorėzuar statuetat disa regjisorėve, ndėrkohė qė ka theksuar se ėshtė mjaft pozitiv fakti i rikthimit tė subjeketeve tė disa filmave nga e kaluara, sidomos nga librat bestseller, siē janė The Lord of the Rings apo The Retunr of the King. ''Shekulli''
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#3
| ||||
| ||||
| Njė dokumentar kushtuar Nėnė Terezės "Nėnė Tereza", njė film dokumentar, bashkėpunim i Radio-Televizionit Shqiptar dhe Qendrės Kombėtare tė Kinematografisė do tė shfaqet premierė tė martėn nė mbrėmje nė ekranin e kinema "Millenium 2" nė Tiranė. Me regjisor Kujtim Gjonaj dhe skenar tė Petrit Rukės, filmi i kushtohet Nėnė Terezės, e cila u Lumturua nė 19 tetor nė Selinė e Shenjtė tė Vatikanit nga Ati i shenjtė Papa Gjon Pali II. Prodhim i "Deafilm" dokumentari "Nėnė Tereza" shėnon dhe mbylljen e aktiviteteve tė shumta qė janė zhvilluar nė kuadėr tė Lumturimit tė saj, gjatė vitit 2003, qė ėshtė cilėsuar ndryshe viti i Nėnė Terezės. Anjeza Gonxhe Bojaxhiu, qė mė vonė e ndryshoi emrin nė Nėnė Tereza, lindi me 1910 nga prindėr shqiptarė. Ajo i mori mėsimet e para nė njė shkollė nė qytetin e Shkupit dhe nė moshėn 18 vjeēare u dorėzua murgeshe. Pasi u specializua nė Irlandė u vendos nė Indi ku nė vitin 1950 themeloi urdhrin e saj tė murgeshave tė quajtur Misionarėt e Bamirėsisė. Qė nga ky moment Nenė Tereza do tė bėhej nėnė e tė gjithėve dhe jetėn e saj do t'ia dedikonte tėrėsisht tė varfėrve. Urdhri i Nėnė Terezes numėron mbi 4000 misionare dhe ėshtė shtrirė nė mbi 100 vende tė botės, kur nuk duhet harruar se ajo e filloi aktivitetin vetėm me dy pasuese. Nėnė Tereza nuk e pranoi asnjėherė famėn. Ajo ka thėnė se gjithēka e bėnte pėr hir tė dashurisė sė Zotit. Kur Papa Pavli VI kryente njė vizitė nė Indi nė 1964 i dhuroi asaj limuzinėn e tij. Ajo e shiti atė pėr tė siguruar fonde pėr koloninė e lebrozėve tė cilėt i ndihmonte. Fama e saj u pėrhap kur gazetari i njohur britanik, Nugerigj shkroi njė libėr dhe xhiroi njė film pėr jetėn e saj tė titulluar "Diēka e bukur pėr zotin". Ish-ateist ai tha se ajo kishte influencuar jashtėzakonisht shumė nė konvertimin e tij katolik.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#4
| ||||
| ||||
| Aktori feston pėrvjetorin e lindjes sot nė mbrėmje nė skenėn e Teatrit Kombėtar. Retrospektiva e karrierės sė Kadri Roshit, i cili kulmin e vet e pati nė kinematografi nė mesin e viteve 80 Kadri Roshi, nė vitin e tetėdhjetė Pas anoreksisė dhe lodhjes trupore, nė skenėn e Teatrit Kombėtar. Kadri Roshi nuk vjen pėr tė rimarrė historinė e roleve qė e ndėrpreu me Ezopin nė mesin e viteve 90-tė, aty tek Dhelpra dhe rrushtė, por pėr tė festuar tetėdhjetėvjetorin e lindjes. Sot nė mbrėmje aktori shoqėrohet me retrospektivėn kinematografike qė do tė shfaqet nė ekranin e Teatrit. Drejtori i TK-sė, Kiēo Londo, ka bėrė tė ditur se ky takim me Kadri Roshin ėshtė menduar si njė bashkėbisedim i lirė me tė pranishmit artistė rreth krijimtarisė sė tij nė kinema dhe teatėr. Eshtė nė gjendje tė mirė shėndetėsore dhe kjo na gėzon. Do ta kemi mes nesh pėr tė festuar 80-vjetorin e lindjes,- thotė Londo. Aktori i njohur ka kaluar njė gjėndje tė rėnduar shėndetėsore kėtė vjeshtė dhe nga shtrati i pavionit nė spitalin ushtarak do tė deklaronte se nuk shpresonte tė ngjitej mė nė skenė. Kur gjendja e tij nuk jepte asnjė shenjė pėrmirėsimi, Ministria e Shėndetėsisė mori pėrsipėr kurimin e aktorit nė njė nga klinikat e Ankarasė, nė Turqi. Syri magjik, filmi i fundit regjisorit Kujtim Ēashku e ktheu sėrish nė sheshxhirim Roshin, por pėr kėtė fakt nuk do tė jepej asnjė koment. Karriera e tij pati njė ndėrpreje tė njėkohshme si nė teatėr dhe nė kinema, edhe pse deri vonė ka qenė njė artist i kėrkuar nga kineastėt. Krijimtaria e tij dallohet pėr natyrshmėrinė qė iu ka dhėnė roleve dramatikė, njė dimension qė shpesh ėshtė teatralizuar, skematizuar dhe artificializuar nga artistėt shqiptarė, qoftė nė kinema, qoftė nė teatėr. I lindur nė Ballsh nė vitin 1924, nga prindėr gjirokastritė, formimi i Roshit nuk vjen nga ndonjė akademi aktrimi, apo manteli i mjeshtėrisė sė aktrimit rus tė Stanislavkit, nėpėr tė cilin kanė kaluar breza aktorėsh. Skena e Teatrit Popullor, ku pėr herė tė parė nė vitin 1945 dhe sheshxhirimet ishin e vetmja shkollė e tij. Dhe sot nė moshėn 80- vjeēare, bėhet mė shumė se gjysmėshekulli nga dalja nė skenė. Nė historinė e kinemasė janė 30 role qė mbajnė firmėn e tij, ndėrsa nė teatėr rreth 100, nga cilėt mjafton tė kujtojmė interpretimet tek Halili dhe Hajria, Revizori, Familja e peshkatarit, Arturo Ui, Kohė e ēmendur, Dhelpra dhe rrushtė ku roli i paharruar i Ezopit pėrkrah aktores Luiza Xhuvani, ėshtė nga tė fundmit nė skenėn e teatrit. Nuk mund tė mohosh faktin se portretin e tij e fiksoi nė kujtesėn e publikut mė tepėr se teatri, kinemaja, nga arkivi i sė cilės do tė shfaqen disa fragmente tė zgjedhur, role ku Roshi duket se interpreton me lėkurėn e vet mė shumė se sa me atė tė personazhit. Kujtojmė filmat Lulėkuqe mbi mure. Pėr interpretimin nė rolin e kujdestarit ai vlerėsohet nė Festivalin e Dytė tė Filmit Shqiptar nė vitin 1977, me ēmimin special tė aktorit mė tė mirė, bashkė me Timo Fllokon e Agim Qirjaqin. Kėtė ēmim e merr sėrish mė 1981 pėr rolin e mėsuesit patriot nė filmin Liri a vdekje, dhe dy vjet mė pas, pėr interpretimin tek Era e ngrohtė e thellėsive. Me protagonizmin tek Gjeneral gramafoni, Kėshilltarėt, Njeriu me top, mund tė thuhet se mesi i viteve 80-tė prek zenitin e karrierės sė aktorit. Nė njė nga ato ditėt e shėndetit tė pėrkeqėsuar ai do deklaronte se nga intepretimi tek filmi i regjisorit Viktor Gjika, Njeriu me top ai realizoi rolin e karrierės: Plaku Mere, ėshtė kurora e roleve tė mi. Atė e kam ndėrtuar vetė nga e para, si kam ditur. Nė njė kohė kur gjithė kinematė ishin shkatėrruar dhe frynte era e euforisė sė mirėqėnies jetėshkurtėr nga firmat piramidale, Kadri Roshi merr Kupėn e Karrierės nė Festivalin e Dhjetė tė Filmit Shqiptar, nė vitin 1995. Kishte interpretuar nė njė nga rolet e fundit tė karrierės kinematografike tek Kolonel Bunker. Roshi ėshtė Nder i Kombit prej vitit 1998, njė titull dhėnė nga Presidenti i Republikės. ''Shekulli''
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#5
| ||||
| ||||
| Rikthehet nė maj, festivali i filmit shqiptar Do tė zhvillohet nė maj edicioni i 12-tė i Festivalit Kombėtar tė Filmit Shqiptar. Mendohet tė marrin pjesė 30-40 filma dokumentarė, multiplikativė dhe artistikė. Mendohet edhe pjesėmarrja e emrave tė njohur tė kinematografisė botėrore, si Bertoluēi, Belushi, Dragoti, gjė qė mbetet pėr tu konfirmuar Muaji maj do tė jetė sezoni i paradės sė filmit shqiptar. Pasi kanė kaluar tre vjet nga festivali i fundit kombėtar i filmit, i zhvilluar nė prill tė vitit 2000, Qendra Kombėtare e Kinematografike, ka vendosur qė nė muajin maj tė zhvillohet edicioni i 12-tė i kėtij aktiviteti. Veprat mė tė reja kinematografike shqiptare, tė brenda dhe jashtė kufijve shtetėrorė, do tė shfaqen gjatė ditėve tė festivalit pėr publikun artist dhe para jurisė, e cila do tė vendosė se cilat vepra, krijues dhe interpretues, do tė meritojnė trofetė e e krijimtarisė mė tė mirė kinematografike gjatė tre viteve tė fundit. Ndonėse ende gjithēka ėshtė nė kuadrin e njė projekti, i cili pritet tė marrė formė shumė shpejt, organizatorėt e tij janė optimistė dhe mendojnė se ky aktivitet do tė sjellė vlera, emra tė njohur kineastėsh, por edhe shumė tė ftuar nga bota e madhe e kinematografisė botėrore. Sipas drejtorit tė Qendrės Kombėtare Kinematografike, Petrit Ruka, mendohet qė nė kėtė aktivitet, do tė marrin pjesė 30-40 vepra tė autorėve shqiptarė, qė i pėrkasin zhanreve tė dokumentarit, tė filmit multiplikativ, tė filmit artistik me metrazh tė shkurtėr dhe tė gjatė. Sipas Rukės, tė gjitha veprat konkurruese duhet tė jenė realizuar gjatė viteve tė fundit. Festivali Kombėtar i Filmit, ėshtė njė aktivitet qė zhvillohet njė herė nė katėr vjet dhe filmat qė do tė marrin pjesė nė kėtė edicion nuk duhet tė kenė qenė pjesėmarrės nė festivalin paraardhės, pra atė tė vitit 2000. Kėto vepra duhet tė jenė krijuar gjatė 4 viteve tė fundit, pra gjatė periudhės mes dy edicionesh, - thotė ai. Kjo do tė thotė se shumica prej tyre tashmė janė tė njohur pėr publikun shqiptar, i cili ka pasur mundėsi ti ndjekė, jo vetėm nė ekranin e madh tė kinemave, por edhe nėpėrmjet stacioneve tė ndryshme televizive shqiptare. Dhe nė njė farė mėnyre, jo vetėm artistėt, por edhe vetė publiku e ka dhėnė vlerėsimin e tij pėr disa prej filmave, qofshin kėta artistikė, apo dokumentarė, qė do tė marrin pjesė nė edicionin e 12-tė tė Festivalit Kombėtar tė Filmit. Sipas Rukės, e vetmja gjė qė dihet me siguri ėshtė koha e zhvillimit tė festivalit, pasi ende nuk ėshtė vendosur pėrfundimisht mėnyra se si do tė zhvillohet ky aktivitet. Kėto ditė do tė mblidhemi pėr tė vendosur mbi strukturėn e plotė tė kėtij aktiviteti, kohėzgjatjen, mėnyrėn e organizimit, ngritjen e komisioneve dhe shumė elementeve tė tjerė, qė do ti japin njė pamje tė plotė festivalit, - thotė kryetari i QKK-sė Ruka, i cili shprehet se ėshtė menduar qė festivali tė shpalosė edhe surprizat e veta, pėrsa i pėrket miqve, tė cilėt janė ftuar tė marrin pjesė nė kėtė aktivitet. Bota nė Tiranė? Si ēdo aktivitet tjetėr, edhe Festivali Kombėtar i Filmit ruan anėn e vet spektakolare, e cila nė shumicėn e rasteve krijohet edhe nga prezenca e tė ftuarve tė ndryshėm. Ndonėse gjithēka mbetet nė kuadrin e ideve, organizatorėt e edicionit tė 12-tė i kanė piketuar disa emra regjisorėsh, apo aktorėsh me famė botėrore, pėr tė cilėt po luftojnė ti sjellin nė Shqipėri. Mendohet qė nė kėtė edicion tė jenė tė pranishėm rreth 10 emra artistėsh tė shquar nga bota e kinematografisė botėrore, si Xhejms Belushi, Eliza Dushku, Sten Dragoti dhe emra tė tjerė tė mėdhenj tė kinematografisė italiane, - thotė Ruka. Ndėr tė ftuarit mendohet tė jetė dhe regjisori i madh italian, autor i sa e sa filmave, Bernardo Bertoluēi. Gjithsesi, ėshtė ende herėt pėr tė thėnė fjalėn pėrfundimtare, pasi mė parė duhet tė marrim konfirmimin e ardhjes nga ana e tyre, - shton Ruka. Sipas tij, njė ndėr tė ftuarit do tė jetė aktori me origjinė shqiptare Xhejms Belushi, i cili ėshtė njė nga emrat mė tė njohur tė kinematografisė amerikane. Pėr Belushin, kjo nuk do tė jetė hera e parė qė viziton Shqipėrinė. Vite mė parė ai ka ardhur nė Shqipėri dhe ka vizituar fshatin e lindjes sė babait tė tij, nė Korēė. Eliza Dushku ėshtė njė tjetėr artiste me origjinė shqiptare, e cila ka mundur tė ēajė nė botėn e filmit amerikan. Ashtu si edhe dy artistėt e tjerė, edhe regjisori Sten Dragoti ėshtė me origjinė korēare dhe ka mundur tė depėrtojė nė kinematografinė amerikane me krijimet e tij. Edhe pėr Dragotin, kjo nuk do tė jetė hera e parė qė viziton Shqipėrinė. Historia e 11 festivaleve Historia e festivalit tė filmit shqiptar, ka nisur nė vitin 1976 dhe deri mė sot ai njeh 11 edicione tė tij. Deri nė vitin 1991, festivali i filmit artistik dhe ai dokumentar ishin institucione mė vete dhe zhvilloheshin njė herė nė dy vjet, ndėrsa pas kėtij viti, kėta dy festivale jo vetėm qė u njėsuan, por edhe filluan tė organizoheshin njė herė nė 4 vjet. Kjo si rezultat i tranzicionit qė si ēdo fushė tjetėr e jetės, po kalonte dhe industria e filmit, e cila ēdo vit e mė tepėr prodhonte mė pak filma. I pari festival i filmit ėshtė zhvilluar nė vitin 1976 dhe duke qenė i tillė, si fėmija i parė, ai ėshtė konsideruar si festivali i gėzimit, por nė tė njėjtėn kohė dhe i detyrės, pasi me kėtė akt, krijues dhe aktorėt kryenin detyrėn ndaj shtetit dhe atdheut. Ndėr filmat konkurrues ishin Nė fillim tė verės dhe Beni ecėn vetė. Pasi kishte kaluar prova e parė, festivali qė do tė pasonte do tė ecte mė i sigurt dhe do tė konsiderohej si festivali i seriozitetit. Nė qendėr tė filmave konkurrues vendosej heroizmi masiv, qėndresa, ngritja kundėr shtypjes dhe shfrytėzimit, etj. Kujtojmė filmat Lulėkuqe mbi mure, Pėrballimi, Tinguj lufte, Zonja nga qyteti, etj. Festivali i vitit 1979, do tė quhej i identitetit filmik. Kineastėt filluan ta zgjeronin diapazonin e tyre, drejt njė kohe tjetėr, asaj historike, kohės sė tė parėve, kohės sė identitetit kombėtar. Sandėr Prosi dhe Bujar Lako, me filmin Udha e shkronjave do tė ishin aktorėt mė tė spikatur tė kėtij edicioni. Ndėr filmat konkurrues pėrmendim Njeriu me top dhe Gjeneral Gramafoni. Nė festivalin e vitit 1981 do tė spikasnin individualitetet regjisoriale. Regjisorėt filluan tė sjellin njė frymė tė re nė filmin shqiptar. Ndėr regjisorėt mė tė spikatur do tė ishin Dhimitėr Anagnosti, Viktor Gjika, Kujtim Ēashku e Pirro Milkani. Ndėr filmat konkurrues ishin Plumba perandorit, Ballė pėr ballė, Nė ēdo stinė, etj. Festivali pasardhės do tė quhej i tė papriturave. Dhe jo mė kot. Edhe pse nė shumicėn e filmave konkurrues trajtoheshin tema tė mėdha kombėtare dhe ideologjike, festivalin e fiton njė film i cili kthehet nė botėn e brendshme tė njeriut Njeriu i mirė. Ndėr filmat konkurrues ishin Nėntori i dytė, Shokėt, Kur xhirohej njė film, etj. Festivali i vitit 1985, i cili pėr shkak tė vdekjes sė Enver Hoxhės u zhvillua nė vjeshtė, ėshtė quajtur i publikut, pasi filmi fitues Dora e ngrohtė kishte shėnuar njė rekord shikuesish nė kinematė e vendit. Aktiviteti i vitit 1987 do tė quhej festivali i shenjave kolektive. Nuk ishin vetėm fituesit e ēmimeve, por qindra punonjės prapa kuintave qė krijuan historinė e filmit shqiptar. Ndėr filmat konkurrues Kur hapen dyert e jetės, Fillim i vėshtirė, Rrethimi i vogėl, etj. festivali i vitit 1989 do tė spikaste pėr bukurinė femėrore. Krahas emrave tė njohur si Tinka Kurti dhe Margarita Xhepa, do tė lindte njė brez tjetėr aktoresh, si Rajmonda Bulku, Anisa Markajan, Elvira Diamanti, Eva Alikaj, Luiza Xhuvani, Matilda Makoēi, etj. Filmat konkurrues: Flutura nė kabinėn time, Treni niset nė 7 pa pesė, Pėrrallė nga e kaluara, etj. Ankthi qė po kalonte shoqėria shqiptare, nuk mund tė mos shprehej dhe nė festivalin e filmit tė vitit 1991. Ndryshe nga paraardhėsi, festivali qė do tė zhvillohej 4 vjet mė vonė do tė ishte mė euforik. Ndėr filmat konkurrues janė Vdekja e kalit, Pėrdhunuesit, Zemra e nėnės, etj. Festivali i fundit ėshtė zhvilluar nė vitin 2000 dhe ėshtė konsideruar si njė bisedė me vehten. Tė lodhur prej tranzicionit dhe politikės, njerėzit kanė nevojė mė tepėr tė flasin me vehten, gjė qė pasqyrohet edhe nė filmat konkurrues si Dasma e Sakos, Bolero, Kolonel bunker, etj. Filmat fitues 1976 Nė fillim tė verės 1977 Lulėkuqet mbi mure 1979 Gjeneral gramafoni 1981Ballė pėr ballė 1983 Njeriu i mirė 1985 Dora e ngrohtė 1987 Rrethimi i vogėl 1989 Pranvera serdhi vetėm 1991 Ballada e Kurbinit 1995 Zemra e nėnės 2000 Kolonel bunker |
|
#6
| ||||
| ||||
| Penelope Cruz tullace? Penelope Cruz duhet tė privohet nga flokėt e saj tė zinj dhe tė lėmuar pėr filmin e saj tė ardhshėm. Aktorja spanjolle prej kohėsh e adoptuar nga Hollywoodi, kthehet nė kinemanė e atdheut tė saj nė njė film me regji tė Pedro Almodovar. Tė dy sė bashku, qė kishin punuar tashmė nė filmin Gjthshka pėr nėnėn time janė nė bisedim pėr tė realizuar filmin e ardhshėm kandidat pėr ēmimin Oscar. Jam e gatshme tė bėj gjithshka pėr tė punuar me Pedron ka thėnė e fejuara e Tom Cruise, tashmė protagoniste nė Cannes ku me filmin e saj Fanfan Tulipan hapi festivalin e Kanės. Mbase do tė mė duhet tė pres flokėt deri nė tullace, nuk mė bėhet vonė do tė rriten Pėr sa I pėrket filmit tė ardhshėm, drama dhe subjekti mbeten sekret.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#7
| ||||
| ||||
| Depresioni i Nicole Kidman Nicole Kidman ishte e sėmurė me depresion. Sėmundja e fshehtė qė kishte prekur aktoren pas divorcit me Tom Cruise dhe pėr tė cilin i kishte thėnė fillimisht jo filmit The hours orėt, por qė mė pas pranoi me pamjen e saj tė lodhur, tė cfilitur nė rolin e shkrimtares angleze Virginia Wolf dhe pėr tė cilėn morri fillimisht njė Golden Globe dhe mė pas Oscar aktorja e sėmurė me depresion thotė: Nuk doja tė punoja nė atė periudhė, tani jam e kėnaqur qė e kam bėrė atė rol, tė hyje nė rolin e njė gruaje depresive siē isha unė nė atė kohė, ishte kuruese. Tė mirėinformuarit tregojnė se Nicole ėshtė e dashuruar pas Tomit dhe shpreson qė tė kthehet njė ditė sėrish me tė. Normale xhelozia pėr Penelope Cruz, Nicole bėhet pėrherė dhe mė e vogėl sa herė qė dėgjon tė flitet pėr njė martesė tė mundėshme midis Tomit dhe Penelopės, ka thėnė njė mike e ngushtė e saj.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#8
| ||||
| ||||
| Eshtė Johny Depp aktori mė seksi Pėr ka dyshuar pėr kėtė, ja pohimi: Johny Depp ėshtė burri mė seksi nė botė. E thotė kėtė klasifikimi i bėrė nga People Magazine, njė nga revistat javore mė tė shitura nė Amerikė. Pirati i Karaibeve ėshtė nė zemrėn e miliona fansave tė botės dhe ėshtė konsideruar aktori mė seksi ende i gjallė dhe ka kaluar nė kėtė klasifikim edhe Ben Affleck qė e kishte fituar kėtė titull vitin e kaluar. Depp ėshtė i shoqėruar si duhet. Ndėr Vipat mė seksi janė aktorėt, kėngėtarėt dhe sportistėt mė tė njohur si Nelly, LL Cool, Justin Timberlake, Brad Pitt, Colin Farell, Russel Crowe, George Clooney, Nick Lachey dhe tenisti jashtė klase Andy Roddick. Sė fundi, People Magazine ka bėrė klasifikimin e mė tė bu****e tė Hollywoodit dhe nė vend tė parė ėshtė ēifti Ashton-Kutcher dhe Halle Berry.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#9
| ||||
| ||||
| Kthehet agjenti Matt Damon, gjithnjė e mė shumė joshės Do tė rifillojnė xhirimet e telefilmit The bourne Identity Identiteti Bourne, filmi qė e shėnoi Matt Damon si sex simbol. Universal Pictures ka lajmėruar xhirimin e njė filmi tė ri pėr Matt Damon qė do tė tiutllohet The Bourne Supremacy supremacia Bourne, film qė do tė xhirohet midis Gjermanisė, Rusisė dhe Indisė dhe do tė jetė me mė shumė veprim se i mėparshmi. Mė shumė ndjekje, mė shumė efekte speciale, mė shumė komplote dhe agjentė me role tė dyfishta Pėr tė mos folur pėr kujtesėn e Matt Damon Jason Bournem qė do tė jetė edhe mė konfuze dhe plot makthe se sa nė episodin e parė. Pėr tė drejtuar aventurėn, spiun nuk do tė jetė mė Dopug Limasn, qė kalon nė rolin e produktorit ekzekutiv, por Paul Greengrass, i njohur pėr publikun pėr filmin Bloody Sunday E djela e pėrgjakur 2002. Ndėrsa pėrkrah Matt-it tė bukur do tė jetė njė kast heterogjene, njė pėrzjerje personazhesh tė rinj dhe tė vjetėr. Nga seriali i parė mbeten Franka Potente, Julia Stiles dhe Pat Crowley, ndėrsa ndėr tė rinjtė do tė jetė Karl Urban (Zoti i unazave) dhe personazhi metaforė i Brian Cox. (Spekter)
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#10
| ||||
| ||||
| Raoul Bova, protagonist i njė filmi aksion kolosal nė Hollywood Sėshtė mbushur ende muaji qė kur Raoul Bova debutoi nė SHBA me Under the Toscan Sun nėn diellin toskan, krah pėr krah Diane Lane, kur filluan kėrkesat nga Hollywood dhe faktikisht aktori do tė bėjė pjesė nė njė kast aktorėsh nė njė film tė Alien Vs. Predator Jashtėtokėsorėt kundėr grabitqarėve. Bėhet fjalė pėr ekranizimin e njė videoloje tė famshme. Kryevepėr e llojit fanta-horror: Alieni i Ridley Scott nė luftė me Sigourney Weaver njė grabitqar i luajtur nga Arnold Schwarzeneger.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |