Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Kinemaja dhe Televizioni

Laert Vasili - aktori shqiptar qe luan ne skenat greke

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 14-11-2004, 19:01
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore Laert Vasili - aktori shqiptar qe luan ne skenat greke

Aktori shqiptar qe interpreton ne skenat greke

Lindur ne Delvine ne 1974-03-07
Arsimi: Pas disa pervojave si amator, me 1993,Vasili hyri ne Akademine e Arteve ne Tirane, ku filloi studimet per aktor, te cilat i nderpreu pas vitit te pare, per shkak te transferimit te familjes ne Athine.

Atje Vasili nuk humbi kohe per t’iu kushtuar pasionit te tij dhe po ate vit regjistrohet ne Shkollen e Larte te Artit Dramatik te Teatrit Kombetar, nga e cila, me 1997, u diplomua aktor.


Laert Vasili - Veprimtaria:
Karriera profesionale e Vasilit ne teater fillon qysh ne kohen e studimeve. Ai zgjidhet nga regjisori i shquar grek Teo Terzopoulos per rolin e Lajmesit tek "Antigona" e Sofokliut. Ky ishte nje bashkeprodhim i Teatrit Attis te Athines me Teatro Olimpico te Milanos, per Festivalin e Epidavrosit dhe qe me pas u shfaq ne turne ne Kore, Kine, Japoni.

Bashkepunimi me Terzopoulos vazhdon edhe me rolet e Hefestit dhe Hermesit tek "Prometeu" i Eskilit, Herkulit tek "Herkuli" i Heiner Mueller dhe Pol Akermanit tek "Paraja" e Brehtit. Me 1996, Vasili u zgjodh nga regjisori me fame boterore Bob Wilson per rolin e Poetit Homerik tek "Persefoni", ne Teatrin Onyx te Nantes, France. Nderkohe nuk munguan angazhimet me regjisore te tjere greke ne role kryesore si Oresti tek "Elektra" e Sofokliut, Vacanosit tek "Renia e perdes" e Andreas Staikosit, Pit Marili tek "Fausti ka vdekur" i Mark Ravenhillit, Llambrosi tek "Aggela" e Petros Sevastikoglout (shfaqja me e mire e huaj e vitit 2002 ne Kanada), Viktorit tek "Some Explicit Polaroids" te Mark Ravenhillit dhe Ouenit tek "Translations" i Brian Friel, te cilat e kualifikuan si kantidat per Kryqin e Arte, cmimi me i madh ne Greqi per aktoret e rinj.

Me 2003, Vasili provoi per here te pare regjine e teatrit. Ai perktheu dhe vuri ne skene me dy aktore shqiptare dramen "Emigrantet" te polakut Slavomir Mrozhek, ne Teatrin Neos Cosmos. Kjo ishte hera e pare qe ne nje teater te Athines luhej shqip dhe e para here ne historine e teatrit grek qe e njejta pjese luhej me te njejtet aktore ne dy gjuhe, qe alternoheshin cdo mbremje: shqip dhe greqisht.

Sic ndodh rendom me aktoret, pavaresisht sukseseve ne teater, Vasili eshte bere me i njohur permes filmave per kinema dhe TV. Ne me pak se dhjete vjet, ai ka interpretuar ne 13 filma. Ende student xhiron tre filma TV "Pranvera e embel" (roli i Judas) per rrjetin ET1, "Jetimet" (Kapoja) ET1 dhe "Kater shenjtoret" (Punetori) TV Mega. Pervoja e fituar gjate studimeve dhe roleve te luajtura ne teater e TV e bejne te kerkuar nga regjisoret e kinemase. E fillon me rolin e Omerit tek "Mirupafshim", me regjisore Korras e Voupouras, me 1997. Po ate vit filmi fiton Kupen e Festivalit te Selanikut. Vazhdon me "Ditar shqiptaro-grek" te L. Danikas, "Nata e fundit" te P. Panayotopoulos, "Anna's Summer" te holandezes Jeanine Meerapfel, "Dita e neserme" te D. Masklavanou, "Aktoret" te P. Portokalakis. Nderkohe, Vasili ka luajtur edhe ne filmat TV "Hijet e luftes" TV Mega, "Dashuria erdhi nga larg" TV Antena dhe "Shtepi qendrese" TV Alpha. Filmi i fundit, xhirimet e te cilit mbaruan ne vere 2004, eshte "Pengu", me regjisor C. Yannaris, ku Vasili intepreton rolin e nje oficeri te ushtrise shqiptare.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg laerti.jpg (4.0 KB, 5 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg laerti5.jpg (4.1 KB, 5 vezhgime)
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
aktori, greke, laert, luan, shqiptar, skenat, vasili

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Gjergj Kastrioti - Skenderbeu AlbShkodra Historia 14 17-08-2008 12:56
Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės Sabahi Arena Nderkombetare 0 07-01-2008 11:24
Vorio- Epiri, Njė ėndėrr Nė Arkivol Sabahi Historia 0 07-01-2008 11:20
Rojet greke tė kufirit vrasin njė emigrant shqiptar informuesi Arena Nderkombetare 0 09-11-2007 17:10
Laert Vasili - Ne dashuri nuk ke frike te ndihesh i zhveshur Administratori Kinemaja dhe Televizioni 0 10-07-2006 16:57


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 04:42.




Parajsa Shqiptare