| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Kujtim Ēashku: Pjesėmarrja nė Wiesbaden njė arritje Si erdhi ftesa pėr tė marrė pjesė nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Filmit tė Wiesbaden-it? Ne dėrguam njė sasi filmash tė studentėve, duke ndjekur procedurėn e festivaleve. Ėshtė festivali i tretė ndėrkombėtar qė studentėt e shkollės sė filmit dhe multimendias Marubi marrin pjesė. Madje kėtė herė marrin pjesė tre studentė dhe jo njė, gjė pėr tė cilėn jam mjaft i gėzuar. Zgjedhja e tre studentėve tregon qė sjell njė portret nė tė njėjtėn kohė tė tendencave tė reja tė kinematografisė shqiptare, tė vetė shkollės sė filmit dhe multimedial Marubi.Nė kėtė drejtim, them se ėshtė sukses i institucionit tonė, pra i shkollės sė filmit. Festivali i Weisbaden-it ėshtė ndėrkombėtar dhe ka filma tė metrazhit tė mesėm, tė shkurtėr dhe tė gjatė. Po shihen disa tendenca tė reja tė kėtij festivali nė vitin e tij tė shtatė, sepse ka krijuar disa seksione tė veēanta tė filmit tė shkurtėr. Unė do tė jem prezent nė tė, sepse aty do tė jenė prezentė edhe rektorė dhe drejtorė shkollash filmi, qė do tė bėjnė njė marrėveshje tė pėrbashkėt tė strategjisė qė duhet tė bėjnė shkollat tona tė filmit nė Europė. Pėr tė parė perspektivat e gjeneratave tė reja tė kineastėve dhe tė dixhitalizimit tė kinemasė qė po ndodh sė fundi. Besoj qė ėshtė njė takim mjaft i rėndėsishėm, ehde pėr faktin se ne jemi nj shkollė tre vjeēare, ne do tė renditemi krahas shkollave 60 vjeēare e qė kanė personalitet nė fushėn e kinemasė evropiane. Ne shkojmė me njė frut konkret tė studentėve qė pėrgatit shkolla jonė, pra me kėta filma pjesėmarrės. Vlen tė theksohet, se ne si shkollė jemi bėrė pjesė e njė konsorciumi tė 35 shkollave amerikane dhe evropiane dhe kemi krijuar njė lidhje triangėl, siē e quajmė ne, qė do tė vijė duke u zgjeruar me akademinė e filmit tė Ludvigsburgut, me akademinė e filmit nė Beograd dhe shkollėn e filmit dhe multimedial Marubi. Ne kemi rreth 30 studentė dhe po i njėjti numėr ka shkuar jashtė, nė akademi dhe shkolla tė tjera, duke bashkėprodhuar me studentėt e Ludvigsburgut dhe ata tė akademisė sė Beogradit. Ka rezultuar qė aktualisht janė mbi 12 orė film tė co- produksion dhe ėshtė interesante sesi shihet Shqipėria me syrin e kėtyre studentėve tė huaj dhe si e shohin studentėt tanė jetėn nė kėto dy shtete tė huaja. Nė njėfarė mėnyre, ne kemi sjellė njė pilot evropian sesi mund tė jenė tendencat dhe konceptet e shkollave tė kėtij karakteri, profesionale tė filmit. Ne jemi njė shkollė me karakter prodhues, ndryshojmė nga tė gjitha universitetet e tjera, sepse ēdo vit mesatarisht prodhojmė 8 orė film, qė krahasuar me atė tė kinematografisė sė qendrės sė filmit, me njė buxhet prej 600 mijė eurosh, qė ėshtė qesharake, prodhon -1 ose 1 orė film. Ndėrkohė qė shkolla jonė, me vėshtirėsi tė mėdha, arrin tė prodhojė 8 orė film, madje duke hequr kėtu 12 orė film nga co-poduksioni me akademitė e tjera. Kėtu punohet 24 orė dhe unė kam njė gėzim tė madh, sepse jam nė njė mjedis ku pothuajse kaloi gjithė karriera e jetės sime dhe tashmė unė i gėzohem fryteve tė punės sė studentėve tė mi dhe nuk ka grim mė tė madh sesa pėr punėn e tjetrit. Si kanė ecur studentėt tuaj, a ka maja mes tyre dhe si mund ta gjejnė ata veten nė kėtė klimė tė kinematografisė shqiptare? Ėshtė shumė e vėshtirė tė flasėsh pėr maja. Studenti duhet tė kuptojė, se sa mė shumė nė majė ngjitesh, aq mė shumė pikėpyetje i vė vetvetes. Ėshtė njė filozofi krejt tjetėr e mėnyrės sesi duhet tė konceptohet karriera. Studentėt tanė kanė njė tendencė tė re problematikash dhe tematikash. Nėqoftėse ne do ndiejmė se nė kinematografinė dhe letėrsinė shqiptare mungon reflektimi mbi kohėn qė jetohet, tek studentėt tanė pjesa mė e madhe e filmave tė tyre prekin tema tabu tė jetės shqiptare. Kanė njė ndjeshmėri ndaj temave sociale dhe tė atyre qė kanė tė bėjnė me jetėn e tyre. edhe pedagogėt qė mėsojnė nė shkollėn Marubi janė tė njė kalibri shumė tė madh, prandaj unė mendoj se ėshtė mė e mira pėr ta qė tė kenė profesorė tė tillė. Pėrmend kėtu pedagogėt Artan Fuga, Elvis Hoxha qė kanė mbaruar nė shkollė perėndimore dhe japin mėsim sot nė Marubi, apo Pirro Milkani, Vladimir Prifti, Bashkim Hoxha, Timo Flloko, Gėzim Qėndro etj. ne kemi 27 pedagogė tė huaj, disa prej tė cilėve vijnė nga Amerika dhe kjo falė mbėshtetjes sė departamentit tė shtetit, nga partneri ynė qendror qė ėshtė Gjermania, pedagogė qė mbėshteten nga British Council, nga Franca etj. Ka treg sot filmi shqiptar dhe kėto filma tė studentėve tė Marubit a do tė mund tė transmetohen nė televizion, pėr kureshtjen e tė gjithė atyre qė nuk e njohin punėn e kėtyre kineastėve tė rinj? Pyetja ėshtė shumė e drejtė, por duhet tė dimė mė parė a ka treg sot filmi nė Europė? Kultura evropiane? Ne kemi njė koncept tė gabuar me tregun, se kujtojmė se produkti shpirtėror ėshtė mall tregu. Ne harrojmė qė e gjithė Europa nuk ka treg, e megjithatė prapė prodhon filma, art, kulturė. Ajo qė nuk blihet me para ėshtė identiteti kombėtar. Kėto njerėz, qė i pėrkasin kulturave tė konsoliduara, e dinė rėndėsinė e identitetit kombėtar dhe ndėrgjegjes kombėtare. Kombi shqiptar ėshtė i ndarė nė pesė shtete dhe mė shumė se kushdo alarmante duhej ta kishte kėtė gjė shteti shqiptar. Ne kemi njė fatkeqėsi porsa i pėrket tregut tė filmit. Le tė shpresojmė qė ministri i ri Pango do tė ketė njė vizion tė plotė sesi do tė arrijė peizazhi kulturor shqiptar tė kthehet nė njė peizazh tė plotė. Kriza reale e kėtij populli nuk ėshtė krizė ekonomike, as politike, por kulturore, qė duhet kuptuar si problem me mentalitetin e shqiptarėve. Mentaliteti ndryshohet nga investimi qė bėhet nė kulturė. Jam nė pritje tė vizioneve tė tij, sesi ai do ta shohė kulturėn tonė, qė ėshtė me njė multi- identitet. Meqė jemi tek investimi mbi kulturėn, dimė se shteti nuk e mbėshteti festivalin e tė drejtave tė njeriut mbajtur kėtu nė Marubi javėn e kaluar... Unė e kuptoj kėtė gjė, se kur thua shteti nėnkuptohet qeveria. Edhe tė ftuarit qė erdhėn nė kėtė festival e shihnin si festival tė shtetit shqiptar, edhe pse i mbajtur nėn ēatinė e shkollės Marubi. Ata nuk e dinin absolutisht qėndrimin e shtetit apo institucioneve qė janė votuar pėr ti shėrbyer vendit tonė dhe atyre instancave nė emėr tė kulturės sonė. Njė ndihmė simbolike ishte nga Ministria e Jashtme pėrmes z. Mustafaj, ndėrsa pjesa tjetėr ėshtė zero. Gjatė festivalit nuk kishte asnjė politikan as tė djathtė, as tė majtė edhe pse ishte festival pėr tė drejtat e njeriut. Dhe ky ėshtė problemi mė i zgjidhur dhe mė perfekt nė kėtė vend, sepse njerėzit janė atrofizuar si duket nga ngjarjet e zeza qė ndodhin pėrditė nė jetėn tonė dhe duket sikur u thonė atyre Mirėmėngjes, Mirėmbrėma dhe harrojnė se prapa atyre janė humbje jetėsh, lista tė vdekurish dhe ajo vjen si rezultat i sensibilizimit tė njeriut nė kohėn e lirisė. Liria kėtu mė shumė ėshtė kuptuar si njė spekulim, sesa si njė dimension i pėrgjegjėsive. Duket, ne do ta kemi tė vėshtirė ta konceptojmė ndryshe. Ne kemi ndryshuar sistemin politik, por jo atė tė tė menduarit, sesa e rėndėsishme ėshtė kultura dhe arkitektura qė ti zgjedh pėr tė parė jetėn. Nuk kam patur, pra absolutisht asnjė pėrkrahje as nga ata qė janė tė kėsaj fushe, siē ishte edhe Qendra e Filmit, ndėrkohė qė ky festival solli nė Shqipėri artistė dhe regjisorė qė kishin vėnė jetėn e tyre nė rrezik, siē ishte Isabel Rodrigues, njė regjisore e re qė depėrton nė mafian argjentinase. Kostoja e festivalit ishte 8 mijė euro, siē e kam deklaruar publikisht dhe jam mbėshtetur vetėm nga sponsorėt privatė dhe organizata tė huaja nė Shqipėri. Mendoni se festivali i filmit pėr tė drejtat e njeriut sjell diēka pėr Shqipėrinė, nė kohėt aktuale? Patjetėr, ky edhe vetė si festival ėshtė konsoliduar dhe institucionalizuar, pra do tė vazhdojė nė vite. Ajo qė sillo ishte sensibilizimi pėr problemet akute qė sot shqetėsojnė njė botė tė tėrė dhe pse jo vendin tonė. E shoh se filmat qė u transmetuan nė kėtė festival sollėn para publikut emra nga mė tė njohurit e kinemasė botėrore, si Ermir Kusturica, Spike Lee, etj gjigandė tė regjisė.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Fakte dhe arritje ne mjeksi | Administratori | Njeriu dhe shendeti | 53 | 03-05-2008 08:01 |
| Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit | Sabahi | Teologjia | 0 | 05-01-2008 11:26 |
| E Verteta - Tradhetia Nga Aban Skenderaj Dhe Gjergj Gjuvani | basi | Muzika | 0 | 28-12-2007 10:26 |
| Prof. Dr. Sali Berisha rrėfen jetėn e tij | AlbShkodra | Politika shqiptare | 7 | 26-12-2004 19:18 |
| Serenatat Korēare! | AlbShkodra | Muzika | 0 | 08-05-2004 06:31 |