Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Kinemaja dhe Televizioni

Kujtim Cashku, apo “Syri Magjik”, Koloneli apo “Cashku ne Bunker”?!

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 27-12-2006, 16:57
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Kujtim Cashku, apo “Syri Magjik”, Koloneli apo “Cashku ne Bunker”?!

Ēashku, apo “Syri Magjik”, Koloneli apo “Ēashku nė Bunker”?!

Filmi “Syri Magjik” i regjisorit Kujtim Ēashku, pas sukseve nė Festivalet e Montrealit, Izraelit, Kairos e Beogradit, ka vazhduar seleksionimin e tij zyrtar nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Filmit “TROIA” nė Portugali, ku ka konkuruar mes 14 filmave tė pėrzgjedhur nga kinematografia botėrore. Mė pas filmi ėshtė seleksionuar nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Karlovy Vary -Ēeki si dhe nė Festivalin Ndėrkombetar tė Kembrixhit-Angli. Nė kėtė tė fundit, regjisori Ēashku ėshtė prezantuar me dy prej filmave tė tij “Kolonel Bunker” dhe “Syri Magjik”.Gjatė bisedės, pyetjes nėse mund tė cilėsohet sukses, njė film i pėrzgjedhur nė seleksione zyrtare dhe atėherė kur nuk merr ēmim, pra nuk ndodh ajo qė ndodhi me katėr ēmimet qė “Syri Magjik” fitoi nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Kairos, Ēashku u pėrgjigj:

-Pa dyshim ėshtė sukses. Festroia, Karlovy Vary apo Kambrixhi, janė festivale me emėr nė botė. Kėto festivale janė tė akredituara nga FIAPF (organizėm ndėrkombėtar i klasifikimit dhe njohjes zyrtare tė festivaleve tė dorės sė parė). Njė seleksionim zyrtar nė kėto festivale prestigjioze, pėr mua ėshtė ēmim. Ju besoj se e keni vėne re se kur shfaqet njė film nė botė, nė posterin e tij shkruhet –“Official Selection- nė x festival”
Me tė vėrtetė duhet tė konsiderohet i tillė, mbasi nė njė festival ėshtė njė film i vetėm qė fiton, por seleksionimi zyrtar i filmave bėhet nga komiteteti seleksionues, i cili pėrzgjedh filmat nga mė tė mirėt nė gjithė botėn, tė cilėt konsiderohen si kandidatė tė mundshėm tė ēmimit. Zgjedhja e filmave ka tė bėjė nė radhė tė parė me reputacionin e festivalit nė fjalė. Sa mė tė mirė tė jenė filmat e zgjedhur nga –X- festival, aq mė shumė emėr ai festival krijon nė botė. Kuptohet qė ėshtė fjala pėr festivale tė kategorive tė para dhe aspak pėr festivale tė panumėrt qė zhvillohen nė ēdo qoshe tė botės. Zgjedhja e “Syrit Magjik” nė TROIA tė Portugalisė, mes 14 filmave tė kompeticionit zyrtar, padyshim ėshtė njė sukses i kinematografisė sonė.

Pėr fat tė keq, jo rrallė herė artistėt tanė ēmohen mė shumė jashtė Shqipėrisė, sesa brenda vendit tė tyre. Nga kjo pikpamje, vendi ynė i helmuar nga “politika” e ditės, ka humbur ndjesinė e oksigjenit tek ushqimi kulturor e shpirtėror i vetvetes. Tė krijohet pėrshtypja sikur shteti dhe shoqėria ka alergji nga kultura, arti apo shija e suksesit. Shteti ynė ka njė perceptim krejtesisht sipėrfaqsor tė artit dhe kulturės. Ai i koncepton ato si forma zbavitjeje karikaturale, forma kohė-vrasjesh e thash-e-thush-esh njerėzore, forma demagogjish elektorale ose forma tė njė bote tjetėr. Ky perceptim i kulturės dhe artit, ka krijuar tragjikisht fashitjen e kulturės sė tė jetuarit tė shoqėrisė sonė. Ne, thuajse tė gjithė jetojmė nė njė amnezi kolektive apokaliptike.

Shoqėrise sonė, i janė bėrė ngjarje tė zakonshme vrasjet e pėrditshme tė quajtura pėr “motive tė dobta” sepse asaj i ka humbur ndjesia e koloritit tė tė jetuarit dhe i ėshtė troshitur psiqika. Pėr zotin Ēashku, beteja kulturore nuk duhet tė rresht aspak, edhe pse jemi pjesė e njė pejsazhi tė zymtė uzurpatorėsh mediokėr qė shpesh determinojnė fatet tona. Regjisori Kujtim Ēashku, shpjegon se Festroia, Karlovy Vary apo Kembrixhi, ku nė kėtė tė fundit atij iu shfaqėn dy prej filmave tė tij, “Syri Magjik” dhe “Kolonel Bunker”, ishin raste tė volitshme tė promovimit tė kulturės shqiptare. Ai komenton se shfaqjet e filmave nėpėr kėto festivale jane njė dukuri vlerėsuese pėr kinematografinė shqiptare. Filmat e tij nė Kembrixh, u shfaqėn nė konteksin e profilit tė plotė, tė njė regjisori me pėrmasa ndėrkombėtare, tė njė antari tė Akademisė Europiane tė Filmit, ku zoti Ēashku aderon dhe jep kontributin e vet.

Ai thotė gjithashtu se nė kėto festivale, kur filmi seleksionohet nė konkurimin zytar, nė hyrje tė godinės qendrore tė festivalit, ngrihet flamuri kombėtar i vendit respektiv. Kjo ka vlerė, jo nė kuptimin nacionalist apo folklorik tė fjalės, por nė aspektin e integrimit tė kulturės sonė me kulturėn europiane. Ka jo pak vende tė fuqishme tė botės, qė jo vetėm nuk arrijnė tė seleksionohen nė festivale tė tilla, por janė nė pikpyetje tė ekzistencės sė vlerave kinematografike qė ato mbartin. Kur flasim pėr integrime, ka vende tė integruara nė Europė, qė nuk arrijnė tė bėjnė prezent veten dhe flamurin e tyre, ndėrkohė qė Shqipėria dhe pse e paintegruar nė Europė, paraqitet me flamurin dhe kinematografinė e vet, tashmė tė integruar nė Europė.

Filmat nė kėto rangje fesitvalesh, shihen nga njė numėr i madh spektatorėsh dhe personalitetesh tė botės kulturore dhe artistike. Filmat shfaqen nė sytė e kritikės sė specializuar dhe medias botėrore dhe ē`ėshtė mė e rėndėsishme nė kėto festivale, vihet nė fokus jo vetėm kinematografia, por dhe kultura e vendit respektiv. Pėr konkurimin zyrtar, para shfaqjes sė ēdo filmi, ka konferenca shtypi dhe mė pas ballafaqim me publikun, ē`ka ėshtė njė shans tjetėr pėr tė promovuar kulturėn shqiptare. Kritika ka dhėnė vlerėsime maksimale nė kėto festivale. Kritiku amerikan, Philip Kemp, ka shkruar nė VARIETY (revistė qendrore Hollywood-iane) pėr “Kolonel Bunker”:

- ….. ky regjisor meritueshėm e futi vendin e tij tė vogėl nė hartėn e kinematografisė botėrore nė mėnyrė tė palėkundur ……– njė citim i tillė ėshtė mė shumė sesa njė ēmim, dhe pse pėr ironi tė fatit filmi “Kolonel Bunker” ėshtė ende nė Bunker dhe kur e pyesim regjisorin Ēashku pėrse?- ai shprehet duke qeshur:
“ Nuk ėshtė Koloneli nė Bunker, por jam unė atje, sepse Kolonel Bunker, trazon shpirtra e ndėrgjegje kriminale nė kėtė vend. Shumė njerėz duan t`a harrojnė monstruozitetin e sė kaluarės sė vetvetes, mirėpo “Kolonel Bunker” ekziston dhe do mbetet nė vazhdim, si njė akuzė e hapur e njė epoke, pėr gjeneratat qė do vijnė, pėr tė kuptuar ēmendurinė e njė sistemi totalitar unik nė tė gjithė botėn” mė pas ai shton i dėshpėruar:
“Le tė shpresojmė se njė ditė filmi do bėhet i mundshėm pėr t`u parė nga publiku shqiptar edhe pse ka 10 vjet qė ėshtė prodhuar”.

Nė tė njėjtėn revistė Hollywood-iane, njė tjetėr kritik amerikan Jay Weissberg, po nė VARIETY, shprehet kėshtu pėr “Syrin Magjik:
- …. me “Syrin Magjik” kinematografia shqiptare merr dhe njė gradė tjetėr nė plus…filmi paraqet njė portret tė mallkuar tė manipulimt mediatik, dhe konseguencat qė ajo mbart nė njė vend qė ushqehet me dietėn e gėnjeshtrės…filmi kapėrcen kufijtė nacionalė, duke na vėnė thellė nė mendime pėr raportet mes pushtetit tė katėrt dhe kinematografisė pėr tė thėnė tė vėrtetėn nė njė thjeshtėsi krejtėsisht shokuese…. -
Kujtojmė se regjisori Ēashku, me filmin “Syri Magjik” ėshtė fitues i ēmimit tė kritikės ndėrkombėtare FIPRESCI. Shihet qartė, se arritjet e njė regjisori, janė njėherėsh arritje tė kulturės sė vendit qė ai pėrfaqeson. Pėr fat tė keq, duke ju rikthyer indiferencės sė shtetit dhe ligėsisė sė disa zyrtarucėve tė vegjėl tė artit, tė cilėt tmerrohen nga sukseset e krijuesve tanė. Nuk ėshtė fjala kėtu se krijuesi duhet tė presė “bombone” nga shteti pėr veprėn qė ai krijon, por rrezikshmėria e indiferencės qė shteti shfaq ndaj krijuesve, nuk dėmton imazhin e krijuesit, por dėshmon nivelin kulturor tė vetė shtetit.

Regjisori Ēashku, themelues i sė parės shkollė tė Filmit dhe Multimedias “MARUBI”, shkollė pėr tė cilėn ai nuk preferon tė flasė nė kėtė shkrim, duke e anashkaluar kalvarin e skėterrshėm tė 7 vjetėve pėrpjekjesh pėr hapjen e saj me gjithfarė shtetarėsh e ziliqarėsh mediokėr, thotė: “shpesh kėto festivale mė bėjnė tė kuptoj mė shumė veten dhe vendin tim”. Ai thotė se, ėshtė koha qė t`i largohemi krahasimeve me vetveten. Qielli ėshtė i hapur dhe ēdokush ka tė drejtė t`a ballafaqojė veprėn dhe veten e tij si brenda ashtu dhe jashtė vendit. Mė pas ai flet pėr njė moment mjaft impresionant nė Festivalin e Karlovy Vary-it.

“Isha atje sė bashku me aktorin Bujar Lako. Nė natėn finale tė festivalit, mori pjesė dhe Vaclav Havel. Ky personalitet i shquar i botės politike e kulturore. Personalitet, qė mbart nė vetvete njė peshe specifike tė jashtėzakonshme nė pėrmbysjen e komunizmit. Ai hyri nė sallė dhe u ul si njė spektator i thjeshtė.
Me impresionoi, qetėsia dhe pėrunjėsia e tij, ndaj tempullit tė artistėve. Hyri, thuajse inkonjito, duke kaluar rrėshqitazi e heshturazi, pas supeve tė artistėve. Vura re, se tė gjithė ēmuan madhėshtinė e modestisė sublime tė tij. Ish Vaclav Havel, ky spektator trupvogėl, qė i dha vendit tij njė emėr tė madh nė botė. Kur kthej sytė nga vendi im, mė duket qesharake krekosja e aksh politikani apo zyrtari tė pompuar majtas apo djathtas, qė veten e konsideron qendėr tė botės.
Sot bota ka dinamikė tjetėr, nuk ėshtė kohė e mbretit tė katundit me lolo oborri, as e ndonjė diktatori me artistė servilė partie, dhe as kohė artistėsh dėshtak, qė ulen nė karrike ministrore, drejtorore, apo pushtatore pėr tė shtypur, vrarė e mbytur ēdo vlerė tė re qė kėta ziliqare se kanė arritur me krijimtarinė e tyre. Kthej kokėn nga vendi im, dhe them shpesh me vete, se nė rast se vendi ynė ėshtė i vogėl, ( jo nė kuptimin fizik tė tij ) arsyeja e vetme ėshtė se tė “MĖDHENJTĖ” qė e kanė drejtuar atė, kanė qenė me tė vėrtetė njerėz ziliqarė tė vegjėl”.

Ndiej se regjisorit i lexohet mė shumė dhimbje e dėshpėrim sesa gėzim, dhe pse biseda jonė pėrqendrohet rreth sukseseve tė arritura me filmat e tij. Dhe pa nguruar e pyes, se pėrse sukseset e arritura nuk reflektojnė kurrfarė gėzimi tek ai? Pas njė heshtjeje tė shkurtėr ai mė pėrgjigjet duke vėnė buzėn nė gaz:
“ndiej se shqiptarėt, nuk e suportojnė dot suksesin e tjetrit, nga kjo pikpamje mendoj se jemi shpirtra tė helmuar, primitivė dhe larg, tepėr larg kulturės qytetare”.
Ai vazhdon tė shpjegojė, sesi tashmė i ėshtė dedikuar krejtėsisht vetėm punės sė tij tė pėrditshme deri natėn vonė, pėr shkollėn e Filmit dhe Multimedias “MARUBI” si njė investim tėrėsor pėr gjeneratat e reja, si dhe skenarit tė filmit tė ri, qė do tė jetė njė Black-Comedy pėr Europėn e jugut. Pėr zotin Ēashku diktatura e mediokėrve ėshtė nga diktaturat mė tė pėrbindshme tė njerėzimit.

“Kam humbur shumė energji krijuese - thote ai -nė diktaturėn komuniste, tashmė ndjej se po humb nė vazhdim me njė diktaturė tjetėr. Kjo diktaturė, e ka emrin diktatura e mediokėrve dhe kjo diktaturė ėshtė nga mė tė tmerrshmet e historisė sė njerėzimit. Mediokriteti ėshtė nėna e tė gjitha tė kėqijave”
Gazetarja angleze Sahra Burton, bėn njė koment tė gjatė nė njė artikull me titullin “ĒASHKU MAGJIK”, duke komentuar pjesmarrjen e tij nė festivalin e Kembrixhit nė Angli dhe konferencėn e tij tė shtypit tė zhvilluar nė CRASSH ( Qendra e Kėrkimeve Artistike Shkencore Sociale dhe Humanistike e Universitetit tė Kembrixhit) me temė
- Ēensura dhe Autoēensura- nė prezencė tė studiuesve dhe profesorėve tė kėtij universiteti si dhe tė profesorėve Gareth Jones dhe Fiona Howe, njohės e studiues tė kinematografisė dhe kulturės sė Europės Jugore dhe profesorė tė shkollės “MARUBI” shkruan:

- Ėshtė diēka sublime, sesi njė regjisor filmi, i ardhur nga njė rexhion periferik i botės, mund tė krijojė filma kaq tė fuqishėm e domethėnės si “Syrin Magjik” dhe “Kolonel Bunker”, filma qė n`a bėjnė ne qė jetojmė nė demokracitė perėndimore, t`i bėjmė pyetjen vetes, nėse ecim nė drejtimin e duhur apo jo?! …….Shihni filmat e Kujtim Ēashkut dhe unė jam e sigurt se ju pėrulshėm do tė jeni dakort me tė-
Shkrimtari anglez Philip Ward, pas shikimit tė filmit “Kolonel Bunker” nė Festivalin e Kembrixhit shkruan:
-Mund tė ndodhė veē njėherė nė jetė, kur njė flesh, i njė filmi tė njė gjeniu, tė bėn tė kuptosh, se kjo vepėr ėshtė bėrė veē pėr ty dhe pėr askėnd tjetėr, nga njė person qė ti kurrė se ke takuar ndonjėherė nė jetė, dhe krejt papritur, ti zbulon se shpirti yt, ėshtė njėsh me atė tė tij. Pėr mua kjo ish vepra e Kujtim Ēashkut filmi “Kolonel Bunker” njė rezonancė e thellė historike, me paralele tė pėrkryera dialogjesh tė kursyer, unė ēmova kontrastet mes antikes dhe modernes, burrit dhe gruas, muzikės e pėshpėrimės, mendimit tė lirė dhe atij totalitar, impulsit spiritual dhe atij konfortist, ……heroit dhe antiheroit….

- Janė njė sėrė shkrimesh e pronocimesh tė shtypit tė huaj pėr filmat e regjisorit Ēashku, si pėr “Kolonel Bunker” ashtu dhe pėr “Syri Magjik”, i cili pati premierėn botėrore nė Montreal –Kanada, mė pas nė Haifa –Izrael, Kairo-Egjypt, Beograd-Serbi, Karlovy Vary-Ēeki, Kembrixh- Angli dhe vazhdon udhėtimin e tij nė njė sėrė vendesh tė tjera tė botės. Ndalesa tjetėr e “Syrit Magjik” do tė jetė nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Kalkutės-Indi. Nė kėtė shtegėtim tė gjatė mund tė themi me plot gojė, se nė tė vėrtetė nuk ėshtė “Syri…” por ėshtė vetė “Ēashku Magjik” nuk ėshtė Koloneli por ėshtė “Bunkeri i Ēashkut” qė po shtegton duke bėrė prezent universin e tij Ēashkian dhe kinematografinė tonė nė botė.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
bunker”, cashku, koloneli, kujtim, magjik”, “cashku, “syri

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
A ekziston 'Zoti'? Administratori Teologjia 96 03-05-2008 10:34
Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės Sabahi Arena Nderkombetare 0 07-01-2008 11:24
Kujtim Cashku - Pjesemarrja ne Wiesbaden nje arritje Administratori Kinemaja dhe Televizioni 0 22-04-2007 17:36
Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 1 27-06-2006 10:30
Bibla ne Shqip Administratori Bibla dhe Jeta 11 27-02-2005 01:51


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 17:36.




Parajsa Shqiptare