| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Kodi i Da Vinēit Marsela Shehu Ndoshta nuk e dinte, mbase dhe e kishte planifikuar qė libri Kodi i Da Vinēit do ta bėnte njė ndėr personazhet mė tė pranishėm. Fama e tij erdhi mes kureshtjes, paragjykimeve dhe debateve. E sė fundmi e ka bėrė edhe protagonist tė njė proēesi gjyqėsor. Kodi i Da Vinēit i vjedhur? Pėrgjigjja ende vėrtitet nė Gjykatėn e Lartė tė Londrės. Shkrimtarėt Michael Baigent dhe Richard Leigh kanė hedhur nė gjyq shtėpinė botuese tė Brown, Random House, pėr shkeljen e tė drejtės sė autorit, duke quajtur librin e tij arkitekturė e pėrshtatur e librit jo letrar Gjaku i Shenjtė dhe Grali i Shenjtė. i vitit 1982. Seancat gjyqėsore ku Brown ka qenė si dėshmitar kanė vazhduar edhe kėtė javė. Por gjithmonė ai e ka hedhur poshtė faktin qė ka shkėputur idetė kyēe pėr tė realizuar trillerin e tij. E pranon se e ka lexuar kėtė libėr, por kjo ka qenė nė kuadrin e 38 librave tė tjerė dhe dokumentave tė shumta pėr tė rindėrtuar novelėn. Nė shumicėn e intervistave ai ėshtė shprehur se nuk jam i ēmendur pėr fjalėn kopje. I kopjuar pėrfshin faktin qė kjo ėshtė identike. Kjo nuk ėshtė identike. Madje ai ka theksuar se ishte i sigurtė qė gruaja e tij, e cila drejtoi shumicėn e kėrkimeve, e ka lexuar Gjaku i Shenjtė dhe Grali i Shenjtė vetėm pasi ai i kishte parashtruar versionin e tij pėr novelėn qė do tė bėhej Kodi i Da Vincit agjentit tė tij nė janar tė 2001-it. Ka theksuar qė do tė tėrhiqej duke u ndjerė i pafajshėm. Pėr tė, gjatė vitit tė parė tė kėrkimit tė emrave, vendeve dhe dokumentave pėr tė rindėrtuar novelėn, faktet tashmė ishin trilluar nė mendjen e tij. Zbulimi i Brown Nuk mund tė mos reagonte. Kėtė javė e ka vizituar shpesh sallėn e gjyqit si dėshmitar. I pozicionuar nė palėn mbrojtėse tė shtėpisė botuese Random House, Broėn paraqiti njė formular dėshmie qė jo vetėm hodhi poshtė deklaratėn e Baigent dhe Leigh, por gjithashtu i hapi rrugėn njė vėzhgimi tė gjerė brenda jetės private dhe profesionale tė tij. Rrugėtimi nis qė nė fėmijėrinė e hershme pėr tė arritur te Kodi i Da Vinēit, libri i kureshtjeve, reagimeve dhe debatit. Nė formular janė paraqitur edhe argumentet e kėrkimeve tė shumta qė autori ka bėrė pėr tė formėsuar librin, duke pėrjashtuar punėn e bashkshortes.Djali i njė babai agnosticist dhe i njė nėne me rite fetare, duket qartė qė Brown kishte lindur midis besimit dhe llogjikės. Shembulli i qartė ishte Leonardo Da Vinēi , njė personifikim ideal i konfliktit tė vetvetes. Nė tė njėjtėn kohė, Brown kishte njė informacion tė gjėrė pėr stilet e tregimeve qė ai mund ti shfaqte publikut. Ishte i habitur qė novela e tij nuk u mirėprit. Nuk ishte pėrgatitur pėr stuhinė kundėrshtuese ndaj librit tė tij. Libri Njė vrasje nė heshtje. Njė orė pas ndodhisė nė korridoret e muzeut tė Luvrit nis zbulimi i njė intrige, njė sekret i cili ruhej nga njė shoqėri e fshehtė prej shekujsh. Viktima ishte njė agjent me pozitė tė lartė nė kėtė shoqėri tė lashtė, e cila nė momentet para vdekjes sė tij u kujdes pėr tė mėnjanuar ose larguar tė dhėna tė frikshme nė skenė. Vetėm mbesa e tij Sofi Neveu njė kriptografe dhe Robert Langdon, njė simbologjist i njohur mund ti nxirrnin nė pah. Tė dy u bėnė dyshues dhe filluan tė merreshin me zbulimin e enigmės. Misteri i drejtoi Neveu dhe Langdon nė njė udhėtim tė beftė nėpėr Francė, Angli dhe labirinthet e kėsaj historie. I shitur nė mė shumė se 40 milion kopje qė kur ėshtė krijuar tre vjet mė parė, ka tėrhequr vėmendjen edhe tė lexuesit shqiptar. Pati nga ata qė e pėlqyen, qė e paragjykuan dhe tė tjerėve qė iu duk i ēuditshėm. Ndryshe ka ndodhur nė botėn perėndimore. Libri preku ndjenjat fetare dhe ngjalli reagimin e ashpėr tė kishės. Filmi Nuk ka vonuar qė fama e librit tė Dan Brown tė pėrkthehet edhe nė film. Por gjyqi pėr vjedhje tė librit mund tė jetė njė kanosje pėr tė. Ėshtė parashikuar qė premiera tė prekė sallat e kinemave mė tė mėdha mė 19 maj 2006. Filmi nuk ka ngjallur vetėm kurrshtjen e tė apasionuarve. Fituesit tė ēmimit Oscar, Ron Howard ka marė 100 milion dollarėve pėr realizimin e tij. Nuk do tė jetė vetėm njė triller, por mbi tė gjitha njė film dramatik. Pas pėrpjekjes sė tij qėndron njė kast i fortė artistėsh ku pėrveē Tom Hanks(qė do tė interpretojė protagonistin kryesor, Robert Langdon) ėshtė Audrey Tautou(Sophie), Sir Ian McKellen(zoti Leigh Teabing), Paul Bettany(Silas) e Jean Reno(Bezu Fache). E megjithatė kundėrshtimet e kishės katolike nuk mund tė pėrjashtohen edhe nė realizimin e filmit. Janė munduar pėr tė mos vėnė nė skenografi motive qė mund tė jenė fyese pėr ndonjė grup religjoz. Biografi I lindur nė Exeter N.H. nė vitin 1964, Dan Brown ėshtė djali i Richard Brown, njė profesor matematike ne Akademinė Phillips Exeter, dhe Constance Brown, njė muzikante, zbatuese e zjarrtė e riteve fetare. Ishte ngatėrruar qė mė pėrpara nė kodet dhe sekretet. Edukatėn bazė e mori nė kolegjin Exeter dhe Amherst. Zgjedhja e parė nė karrierėn e tij ishte muzika. Por njė shpėrngulje e detyruar nė moshėn 20- vjeēare nė Los Angeles i lejoi atij vetėm sukses tė limituar, pavarėsisht ēmimit inkurajues nga Akademia Nacionale e kompozitorėve. Bashkėshortja e tij e ardhshme, Blythe Neėlon, ishte drejtore artistike e kėtij aktiviteti. Debuton nė vitin 1998 me Fortesa e shifruar, njė vrasėse inteligjente, dhe vazhdoi me Pika Mashtruese dhe Engjėj dhe Djaj.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#2
| ||||
| ||||
| Libri "Kodi i Da Vinēit" eshte nje triller i thurur bukur artistikisht, por qe sigurisht nuk ka asnje te perbashket me te verteten. Broēkullat qe thote aty per fene katolike dhe Biblen jane thjeshte BROĒKULLa, dhe nuk kane asnje baze. |
|
#3
| ||||
| ||||
| Sido qe te jete Kodi te le pa fjale, thjesht fakti qe te ben te zgjohesh nga nje dogme. I vertete apo i trilluar te ben te mendosh dhe mbi te gjitha te jep mundesine per te menduar nje histori boterore ndryshe, sepse nqse ajo qe thuhej aty do te ishte sado pak e vertete, besimi do permbysej dhe shume gjera nuk do te ishin si me pare. eshte vertet nje liber shume kompleks qe te ben te mendosh dhe te reflektosh ne shume plane. Une pashe edhe filmin dhe ishte vertet i punuar shume mire megjithese gjithmone nje film pasi ke lexuar nje liber nuk perputhet me ate qe ti ke imagjinuar sepse secili krijon vizionin e vet sipas fantazise se tij. Per me teper Ron Howard eshte nje regjizor brilant per mendimin tim. Vetem nje gje nuk kuptova (kjo nuk ka lidhje te drejteperdrejte me filmin) perse jashte salles se kinemase ishin disa individe qe shperndanin disa broshura me titull:shpjegime per filmin, per me teper nuk kuptova kush ishin dhe kush e kishte publikuar ate broshure ku hidheshin poshte (me disa fakte disi te vaketa) te gjitha ato qe tregoheshin ne film. |
|
#4
| ||||
| ||||
| Nuk me terheq aspak as si liber dhe as si film |
|
#5
| ||||
| ||||
| Kodi da Vinci, mashtrim mjeshtror Robert Jakaj Tani nė sallat e kinemasė tė gjithė botės, ka arritur filmi i ri, i shoqėruar me parrullėn E vėrteta do tė zbulohet. Jemi para njė fraze me dy kuptime, qė nuk mund tė konsiderohet e padėmshme. Ndėrkohė novela ėshtė pėrkthyer prej kohe nė gjuhėn shqipe, duke shkaktuar jo pak diskutime, krejtėsisht tė pabazuara natyrisht. Nuk ka dyshim se modeli i madh i Dan Brown-it ėshtė paraletrar e parahistorik. Dan Brown shkruan kundėr Opus Dei, atė qė, duke nisur nga shekulli XVIII, ėshtė bėrė kundėr Shoqėrisė sė Jezuitėve: i shikon rregulltarėt e Opus Deit si fanatikė tė devotshėm, qė punojnė verbėrisht nė shėrbim tė Kishės e nuk ndalen para asgjėje, kur bėhet fjalė pėr tė mbrojtur pushtetin e tyre. Shoqėria e Jezuitėve gjatė shekujve ka qenė krejt ndryshe nga ēe kanė paraqitur kundėrshtarėt e, megjithatė, duke nisur nga vitet shtatėqind, tradita, nė fillim protestante, pastaj antiklerikale, e paraqiti ashtu si i interesonte. Kyēi i leximit pėr tė kuptuar atė qė shkruan Dan Brown pėr Opus Dei-n, duhet kėrkuar nė faktin se shkrimtari, nė sa merr pendėn nė dorė, ndjehet i sigurtė se do tė ketė sukses. Dhe ėshtė pikėrisht kjo qė ka rėndėsi pėr tė, pra thjesht komercializmi i librit tė tij. Pra libri ėshtė Novele, (fiction, sic i thone nė anglisht) bile dhe ne librari shitet ne seksionin e novelave. Kur e lexova ne fillim si libėr, u habita me disa gjėra, "fakte" tė cilat nuk janė tė argumentuara shkencėrisht dhe historikisht. Dhe nuk po hyjmė shumė nė detaje. Personalisht librin e konsideroj thjesht fiction dhe i kėndshėm pėr tu lexuar pėr intrigat dhe rrjedhėn e ngjarjeve, dhe ėshtė hartuar me shumė mjeshtri nga autori. Dhe sbesoj se ka ndonjė tė marrė tė barazojė Kodin e Da Vincit me njė vepėr historike, prandaj sa i pėrket anės historike nuk vlen njė lek. Nuk ėshtė as i besueshėm dhe as i aftė si historian, me kėto fjalė, mė 7 prillin e kaluar, gjykatėsi Peter Smith e shpalli tė pafajshėm romancierin Dan Brown qė ishte akuzuar pėr kopjim tė veprės Graali i shenjtė, botuar nė vitin 1982, bazuar mbi dokumente tė rreme. Nė tė vėrtetė nė novelė nuk ekziston kurrfarė dokumentimi: gjithēka ėshtė fryt i pėrhapjes banale tė lajmeve tė rreme, komerciale, tė marra aty-kėtu, ndėrtuar nė formė batutash qė nuk kanė kurrfarė themeli historik. Mund tė themi shkurt se serioziteti shkencor mungon krejtėsisht. Atėherė, pse njerėzia e blejnė kėtė libėr? Pse e lexojnė? Sepse jemi nė shekullin e bindjeve tė fshehta , tė propagandės, dmth nė njė shekull, nė tė cilin shumė shpesh suksesi i njė vepre nė treg nuk tregon absolutisht se ajo vepėr ka edhe vlerė artistike. Nuk besoj se njė vepėr e tillė mund tė ndikojė mbi jetėn e ndokujt. Nėse ndokush do ta braktiste fenė sepse ka lexuar Kodin da Vinēi , mė duket se nuk do tė dėshmonte tjetėr, veēse nuk ka pasur kurrfarė feje, se ka besuar thjeshtė pėr forcė zakoni ose se nuk i ka bėrė kurrė vetes pyetje serioze pėr Jezusin, pėr tė pasur edhe pėrgjigje po aq serioze, duke fituar pjekurinė nė fe. Ndėrsa frymėn e fortė feministe Dan Brown e ka marrė nė nivelin mė tė ultė, sepse ky ėshtė niveli nga i cili arrihet suksesi mass-medial. Ripėrsėrit kėshtu njė traditė tė vjetėruar, qė nis me Margaret Murrai, shkrimtare e shekullit tė kaluar, autore e romanit Zoti i shtrigave, pėr tė ricikluar historinė, pa kurrfarė baze antropologjike, tė Zotit me origjinė femėrore, fekondues, i mirė paqėsor, i cili mė pas zevendėsohet me Zotin e ushtrive, Hyjin e priftėrinjve e tė luftėtarėve. E ky na qenka Zoti i vetėm i Abrahamit, Zot i egėr, shtypės, mizor Po ashtu krijohet menjėherė ideja se libri apo filmi ėshtė ngritur mbi njė supozim antikatolik. E kujdes, po e theksoj, antikatolike. Kjo natyrisht e bėn gjithēka mė tė dyshimtė. Ēdo tė thotė tė heqėsh dorė nga ēka beson, pėr tė shijuar shfaqjen e njė filmi? A mund tė shijohet, pastaj, njė film, nėse nė njė farė pike tė tij, besimtari e ndjen veten tė fyer nė elemenetet mė intime qė pėrbėjnė fenė e tij? Sigurisht jo! Ky nuk ėshtė film i padėmshėm, i parrezikshėm e prandaj nuk mund tė konsiderohet as si fryt i pastėr i fantazisė, edhe pse fantazia mund tė pėrdoret qetėsisht nė punė duke shfrytėzuar objekte tė tjera, qė nuk fyejnė askėnd nė ndjenjat mė tė thella. Nuk mund tė mos lind pyetja: a do tė ishte e gatshme pėr shėmbull qė shoqėria civile, edhe ajo laike, tė pranonte njė film qė fyen rėndė ndjenjat fetare tė hebrenjve, tė myslimanėve e tė budistėve? Do tė ngrihej, sigurisht, njė kor i rebeluar zėrash, edhe nga ana e laikėve, pėrballė njė fyerjeje tė tillė tė ndjenjave fetare tė besimtarėve e kėshtu me radhė Tashti vijoj tė pyes: pse kundėr katolikėve mund tė bėhen gjėra, qė asnjė nga ne nuk mund as ti mendojė se mund tė bėhen kundra hebrenjve, myslimanėve ose besimtarėve tė feve tė tjera? Ose a do tė ishte e mundur tė bėhej njė film qė tė tallej, bie fjala, me shfarosjen e hebrenjve nga nazistėt e, si fryt i fantazisė, tė krijonte njė Hitler ose njė Stalin pozitiv, simpatik, pėrballė demokracive tė mėdha negative, antipatike tė Perėndimit. Pa dyshim qė nuk do ta pranonim! Gjithashtu njė shpikje e papranueshme ėshtė edhe historia e pasardhėsve tė Merovingėve, masakrat e bėra nga Kisha Katolike e mė pas nga Opus Dei pėr tė mbajtur nėn sekret lajmin, etj. Ama tė gjitha kėto shpifje tė vetėdijshme kanė si resultat ēkreditimin e Kishės sepse libri ėshtė i shkruar nė atė mėnyrė qė njerėzit ti besojnė. Ėshtė saktėsisht aq sa bėn edhe Protokollet e Dijetarėve tė Sionit, njė tekst i shpikur nga antisemitėt, nė tė cilin u atribohet krerėve tė hebrenjėve plani i pushtimit tė botės dhe qė ky plan ka qenė i pėrdorur nga Hitleri pėr tė justifikuar persekutimin e tyre. Sipas Dan Brown, ka qenė Konstantini ai qė ka imponuar tė lihen vetėm katėr Ungjij. Nė tė vėrtetė, nė fillimet e shek. IV gjindeshin tė paktėn 80 (tetėdhjetė!) ungjij e tė gjithė tė njėjtit nivel. E mirė pra, ky argumentim tregon njė humnerė injorance. Tani, Dan Brown, sado injorant qė tė jetė, nuk mund tė mos e dinte se hyjnia e Krishtit ėshtė e pohuar qė nė Letrat e Shėn Palit tė shkruara rreth vitit 60, ose nė Ungjillin e Gjonit, gjithsesi qė nė shekullin e parė. Ndėrsa Dan Brown thotė se hyjnia e Jezu Krishtit ka qenė shpallur nė Koncilin e Nicesė nė shek. IV. Absurde! Ndėrsa historia e vėrtetė na thotė se nė shek. II, pra dy shekuj para Konstantinit, shėn Ireneu dhe tė tjerė tregojnė nė mėnyrė tė qartė se ekzistonin katėr Ungjij. Katėr Ungjijtė qė ne njohim si kanonikė janė tė shkruar para ungjijve gnostikė. Me njė fjalė Kodi i Da Vincit ska asnjė vlerė shkencore si libėr. Ky libėr jo vetėm qė ka gabime trashanike nė faktet qė pėrmend, por edhe i ngatėrron ato realet. Ka pėrzierė nė faktet historike dhe duke prekur perciptazi faktet e tjera i le ato pezull dhe akoma mė tė paqarta. Prandaj ky libėr e tashti edhe film ėshtė apostafat pėr "masat popullore" e materialiste qė fitojnė (nė fakt e blejnė) "kulturėn" prej librave fiction, pa kurrfarė prove historike qė asnjė historian profesionist nuk i ka marrė seriozisht. Gjithashtu duhet kujtuar qė libri i Dan Brown ka qenė i suksesshėm pasi qė ka patur pak konkurrencė nė tregun e librit. Disa vite mė parė ishte nė famė Zotėria i unazave (The Lord of the rings) dhe pastaj fenomeni i Harry Potter. Pra ndoshta edhe fakti qė ekziston aktualisht edhe mangėsia e shkrimtarėve tė mėdhenjė si J.R.R. Tolkien apo C.S. Lewis. Kėshtu qė nuk gjindet asgjė e re nė librin e tij, perveē shpjegimi jashtėqendror I Darkės sė Mbrame tė Leonardos. Ėshtė fare i qartė edhe fakti se Dan Brown, nė disa pjesė tė librit, ngatėrron Leonardo da Vincin me Michelangelon. Dhe tė paktėn mos tė pretendohet tė bėhet debat shkencor apo historik me fanta-shkencėn dhe manipulimet e Dan Brown. Ndėrsa sa pėr Kishėn Katolike, atė qė beson kjo kishė pėr personin e Jezu Krishtit e besojnė tė gjithė tė krishterėt (pėrfshirė ortodoksė dhe protestantė), por autori e veēon Kishėn Katolike me qėllim pėr tė krijuar tymin e komplotit tė madh... Dhe shumė njerėz do tė shkojnė nė kinema pėr tė parė filmin sa pėr kurreshtje, kjo pėr vetė faktin se luan Tom Hanks, dhe thjesht duan te shohin se si ėshtė realizuar si film. Dan Brown po jua servir kėtė fabul e cila i pėlqen shumė fėmijeve tė rritur perėndimor. Ai bėri ca para dhe Amerika u bė akoma mė e hutuar nė bindjet e saj. Prandaj sa mė shumė flitet pėr kėtė libėr apo film, aq mė shumė reklamė i bėhet, aq mė shumė blihet, aq mė shumė do shkojnė ta shohin si film. Kinematografia, letėrsia fiktive, janė arte, dhe nuk mund tė merrėn si tė verteta. Pėr mė tepėr, nuk mund tė formosh kurrė njė opinion tė plotė pėr diēka pa lexuar apo parė dokumenta tė tjera historike apo jofiktive. Secili ka tė drejtė tė vendos ta shikojė apo jo kėtė film, dhe ta gjykojė sipas mendimit tė vetė. Megjithatė duhet pasur parasysh qė ėshtė vepėr arti, dhe jo e vėrtetė absolute. Nė fund tė fundit edhe monedha ka dy anė. * Robert Jakaj, eshte diplomuar ne shkencat teologjike ne Rome (Itali). Artikulli eshte botuar ne te perditshmet kosovare Koha Ditore, Kosova Sot e Iliria Post. |
|
#6
| ||||
| ||||
| Nje Liber Qe E Kam Lexuar Ne Nje Kohe Rekord.nje Triller, Por I Shkruar Me Aq Mjeshteri Sa Nuk Eshte E Pamundur Ti Besosh. |
|
#7
| ||||
| ||||
| ja fut kot lale liber i papam edhe si film nuk esht keq por mbasi ke lexu librin nuk esht see te terheqq shum si film ngaqe e di se si do perfundoj |
|
#8
| ||||
| ||||
| Libri Ose Edhe Filmi |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Kodi i ri rrugor, kriteret e reja pėr patentat | informuesi | Ekonomia Shqiptare | 0 | 12-10-2007 23:40 |
| Di Karlo: Tė miratohet kodi i ri elektoral | informuesi | Politika shqiptare | 0 | 06-10-2007 21:00 |
| Kodi Zgjedhor, Heshtin kandidatėt | informuesi | Politika shqiptare | 0 | 23-09-2007 13:50 |
| Kodi i Da Vincit dhe falsifiteti i Bibles | Jonisa | Kurani dhe Jeta | 11 | 29-08-2007 13:20 |
| Kodi i Da Vincit | Qershija | Letersia | 4 | 29-06-2006 07:53 |