Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Kinemaja dhe Televizioni

Kinematografia shqiptare viziton qytetin e Venecias

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 12-02-2006, 03:50
Minifotoja e anetarit Poseidoni
Anetar/e
 
Reg: 10-02-06
Lokalizimi: Kanada
Postime: 36
Images: 1
Dergoni nje mesazh nepermjet ICQ tek Poseidoni Dergoni nje mesazh nepermjet AIM tek Poseidoni Dergoni nje mesazh nepermjet MSN tek Poseidoni Dergoni nje mesazh nepermjet Yahoo tek Poseidoni
Kryesore Kinematografia shqiptare viziton qytetin e Venecias

Gjashtė filma tė njohur shqiptarė, ndėrmjet tyre "Pėrrallė nga e kaluara", "Parullat" dhe "Letra ere", janė shfaqur gjatė kėsaj jave nė Itali.

Bota kinematografike, kultura tradicionale shqiptare nė muzikė dhe artistėt mė tė njohur shqiptarė, kanė zbarkuar pėrgjatė njė muaji nė qytetin e gondolave, Venecian. Filmat e regjisorėve mė tė njohur shqiptarė, tė nderuar dhe me ēmime ndėrkombėtare, janė shfaqur nė sallat e kinemave italiane nė kuadėr tė "Takimit me artin dhe kulturėn shqiptare". Njė ekspozitė arti, njė koncert dhe njė pėrmbledhje e filmave mė tė njohur tė kinematografisė shqiptare tė viteve tė fundit, do tė mjaftonin tė mbyllnin dje muajin e madh tė tė jetuarit nė botėn shqiptare.

Njė hyrje nė kinematografi
Qė nga data 11 nėntor nė kinematė veneciane janė shfaqur filmat "Dimri i fundit" me regjisor Ibrahim Muēėn e Kristaq Mitron nėn interpretimin e aktoreve tė njohura shqiptare, Liza Laska nė rolin e Marės, Margarita Xhepa nė rolin e Shanos, Rajmonda Bulku nė rolin e Pranverės, Dhimitra Planari (Lulja), Agim Qirjaqi (oficeri gjerman), Guliem Radoja nė rolin e nėnoficerit gjerman. Pėr 47 minuta, publiku italian, ka asistuar nė njė pjesė tė rėndėsishme tė historisė shqiptare, luftėn nacional ēlirimtare. Nga regjisori i njohur Dhimitėr Anagnosti ėshtė prezantuar filmi "Pėrrallė nga e kaluara", me interpretimin e aktorėve Elvira Diamantin (Marigoja), Admir Sorra (Gjino), Robert Ndrenika (Vangjeli) etj. Po kėshtu dhe filmat "Udha e shkronjave" me regji tė Vladimir Priftit, nėn interpretimin e Sandėr Prosit nė rolin e Dhaskal Todrit, filmit "Butrinti" me po tė njėjtin regjisor nėn interpretimin e aktorėve Ndriēim Xhepa, Artur Gorishti, Rajmonda Bulku, Guljem Radoja dhe Fatos Sela. Pėr tė kaluar te filmat e realizuar vitet tė fundit si "Parullat" me regji tė Gjergj Xhuvanit, nėn interpretimin e Artur Gorishtit, Luiza Xhuvanit, Agim Qirjaqi, Birēe Hasko, Niko Kanxheri e Robert Ndrenika, si dhe "Letra ere" tė regjisorit Edmond Budina, nėn interpretimin e aktorėve Edmond Budina, Yllka Mujo, Bujar Asqeriu.

Java e muzikės
Muzika ballkanike me grupin "Talea Balcan" do tė paraqiteshin pas javės sė filmit shqiptar, nė javėn e muzikės shqiptare nė Itali. "Talea" ėshtė emri i njė formacioni qė luan mbi dy kuptime, njėri mbi botanikėn dhe tjetri mbi muzikologjinė.

"Talea" ėshtė njė projekt muzikor, ku qė prej vitit 1999 prek tingujt ballkanikė nga Shqipėria, Bosnja dhe Romania.

Njė grup i formuar nga disa muzikantė tė huaj dhe shqiptarė ndėrmjet tyre, Adnan Hozic (zė, kitarė akustike), Admir Shkurtaj (fizarmonikė), Alessandro Nocco (saksofon), Gaetano Partipilo (saksofon), Mario Grassi (bateri dhe perkusion) si dhe Meli Hajderai (zė).
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės Sabahi Arena Nderkombetare 0 07-01-2008 11:24
Presidenti Topi viziton Greqinė, takohet me qindra emigrantė shqiptarė informuesi Arena Nderkombetare 0 27-11-2007 08:01
Pjeter Zarishti - Poeti i pare i letersise se re shqiptare Administratori Letersia 0 21-03-2007 23:55
Ku eshte Ukshin Hoti ?!! Jonisa Historia 0 17-05-2006 13:39
Safet Butka Administratori Historia 0 10-05-2006 13:22


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 02:32.




Parajsa Shqiptare