| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Rruga e vetme pėr tek Alba Filmi Qershori ėshtė kufiri i caktuar nga Ministria e Kulturės, pėr fillimin e procesit qė shndėrron Alba Film Studion nė shoqėri aksionere. Tryezat e bisedimeve tė kortezisė ndėrmjet Ministres sė Kulturės, Arta Dade, dhe kineastėve, mė tepėr u keqkuptuan, dhe keqinformuan, se sqaruan opinionin publik se ēfarė ėshtė nė vėrtetė ky proces i parashikuar nė Ligjin Pėr Kinematografinė, miratuar nė vitin 96, i cili lejon interpretimet sipas akteve nėnligjore pėrkatėse, mungesa e tė cilave iu hap rrugė alarmeve. Shqetėsimi i njerėzve tė kinemasė pėrballė reformės qė rri nė prag tė derės sė ish- Kinostudios lidhet me mospasjen e njė strategjie dhe garancie nga ana e qeverisė apo Ministria e Kulturės se kėtij institucioni 50- vjeēar, me histori tė vjetėr dhe tė re kinemaje, nuk po i ndėrroka destinacioni, tani qė duhet tė fillojė njė jetė tjetėr, i administruar ndryshe, nga shoqėri aksionere. Dhe fjala ėshtė pėr njė ish- ndėrmarrje tė prodhimit tė filmit, ish- Kinostudio, Alba Filmi i sotėm, qė dikur prodhonte deri 14 filma artistikė nė vit, me dhjetėra dokumentarė e filma tė animuar, deri nė vitin 90. Dhe pas kėsaj ndodhi rrėzimi me shpejtėsi marramendėse, saqė pati vite qė nuk u prodhua fare film, dhe pėr fat tė mirė, me krijimin e Qendrės Kombėtare Kinematografike, sipas Ligjit Pėr Kinematografinė, kinemaja shqiptare, jo vetėm u ngrit nga pika e vdekjes, por bashkėprodhimet me tė huajt, njė formė zgjidhjeje kjo pėr vendet e Lindjes, rezultuan me sukses. Alba Filmi sot ėshtė njė ndėrmarrje ku bėhet servisi kinematografik, i cili ėshtė i amortizuar. Gjendja e laboratorit ėshtė e tillė qė nuk konkurron asnjė lloj standardi dhe pėr ta kthyer nė punė duhen me qindra dollarė. Studio e zėrit, studio e montazhit janė jashtė funksionit tė prodhimit modern tė filmit. Ka ambiente e kthina pa fund ku ruhet njė pjesė e rekuizitės, e kostumografisė nė vite, tė gjitha pronė e prodhimit kinematografik. Nė kėtė intervistė, producenti dhe regjisori Fatmir Koēi, i ndodhur pėrballė shndėrimit tė madh si njė pjesė tjetėr producentėsh shpjegon se ekziston vetėm njė rrugė e vėrtetė dhe e mundishme qė Alba Filmi tė vazhdojė, ose tė fillojė tė jetė sėrish qendėr e prodhimit tė filmit shqiptar. Kinemaja shqiptare, simbol nė rrezik Rruga e vetme pėr tek Alba Filmi Kthimi i ish- Kinostudios nė shoqėri aksionere, ēfarė sfide pėrfaqėson pėr ju si producent dhe kineast kjo reformė e ndėrmarrė me ligj nė vitin 1996? Eshtė e natyrshme tė ketė njė konflikt nė lidhje me AlbaFilm Studion ose pėr ish- Kinostudion Shqipėria e Re, njė konflikt si pėr ēdo shndėrrim tjetėr qė po ndodh nė kushtet e ekonomisė sė re tė tregut tek ne. Forma nė tėrėsi qė e prek domosdoshmėrinė e mbėshtetur nė Ligjin Pėr Kinematografinė, qė presupozon shndėrrimin e AlbaFilmit nė shoqėri aksionere ėshtė qė shteti shqiptar, i cili aktualisht ka 100% nė pronėsi tė vet, tė ruajė 51% tė aksioneve dhe 49% ti nxjerrė nė ankand, pėr tua shitur atyre qė janė tė interesuar nė ato pjesė qė ka AlbaFilmi. Nuk ju duket se po bėhet njė zhurmė e panatyrshme pėr kėtė kthim? Nė fakt, ėshtė njė zhurmė disi e panatyrshme, nė kuptimin e mosnjohjes sė Alba Film Studios. Sepse ajo pjesė aksionesh pėr tė cilėn shteti duhet tė zbatojė ligjin pėr shoqėritė aksionere, nė kuadrin e reformave ekonomike kapitaliste, ėshtė shumė delikate. Sepse prodhim kinematografik nuk do me thėnė fare ngritja e njė televizioni, apo organizim spektaklesh dhe qė mund tė jenė aktivitete qė ndodhin aty nė krah tė AlbaFilmit, ashtu siē ndodh dhe nė Cine Cita. Problemi ėshtė se po flasim pėr kinematografinė. Ligji Pėr Kinematografinė e ka qartė tė shkruar se Qendra Kombėtare Kinematografike financon prodhimin e filmit artistik, dokumentar e tė animuar, duke pasur parasysh rolin e producentit. Pra pėr herė tė parė konceptohet njėlloj si nė Perėndim. Nėse nuk ka producent, nuk ka prodhim filmash. Dhe QKK e ka provuar shumė mirė kėtė me filmat shqiptarė tė cilėt janė distribuar nėpėr Evropė: Parullat, Tirana Viti Zero, Kolonel Bunker. Pra nuk mendoj se individė tė tjerė qė nuk kanė lidhje me prodhimin kinematografik ti hyjnė kėsaj sipėrmarrjeje. Edhe pse ėshtė e vėshtirė tė ekzistosh si shtėpi apo kompani e vogėl filmike, producentėt janė njerėzit mė tė interesuar tė prodhojnė filma, edhe pse nuk fitojnė ndonjė gjė tė madhe, edhe pse humbasin ēdo ditė duke ngritur projekte, duke paguar taksa, tė drejta autori. Meqėnėse shteti vazhdon ta ketė AlbaFilmin, edhe rreziku do vinte nėse do dilte jashtė kontrollit tė tij. Nga se do tė vinte ky rrezik? Mund tė rrezikonte dhe mund tė sillte fundin e prodhimit tė filmit, nėse shteti shqiptar, Ministria e Kulturės, do tė ēlirojė ato 49% tė aksioneve nėpėrmjet ankandit, atyre qė do kishin aktualisht fuqi blerėse. Producentėt nuk mund ta kenė kėtė fuqi blerėse aktuale, kesh, pėr ti blerė kėto aksione nė formė tė drejtpėrdrejt tė investimit tė tyre. Atėherė si mund tė jenė producentėt palė aksionere nė kėto kushte? Siē ka ndodhur nė Ēeki, Bullgari, Poloni, Hungari, Austri, madje dhe nė vende perėndimore. Producentėt bėhen palė duke marrė atė pjesė tė aksioneve qė shteti ka nxjerrė nė shitje, nė ankand. Prodhimi i njė filmi shqiptar ka njė bazė financimi 30% maksimumi 40% nga QKK, qė do tė thotė nė shifra 100-150 mijė euro. Ashtu siē ka filma qė kėrkojnė disa herė mė shumė nga ējep Qėndra. Pjesėn tjetėr dhe mė tė madhen, producentėt shqiptarė i gjejnė nė Francė, Zvicėr, Itali, pra nė vendet e bashkėprodhimit tė filmit. Kėshtu producenti fut nė Shqipėri pėrmes kapitalit kesh, kapital investues nė film. Gjatė dhe pas prodhimit tė filmit, duke depozituar nė formėn e mallit, pra rekuizitė, makineri, kopje tė filmit, kėta producentė krijojnė njė vlerė qė ėshtė e barabartė nė para. Me kėtė koment tuajin iu jepni pėrgjigje zėrave qė thonė se kineastėt i kėrkojnė shtetit tiu falė Kinostudion? Asnjė kineast, sado i ēmendur apo gjeni qoftė ai, nuk e ka kėrkuar qė AlbaFilm Studio tė jetė pronė e kineastėve. AlbaFilm ėshtė pronė e kinematografisė, dhe kėtė e bėjnė vetėm producentėt, regjisorėt. Nė mėnyrė tė natyrshme ata nuk bėhen pronarė me blerje, por nė kuptimin e prodhimit kinematografik. Kjo siguron vazhdimėsinė e AFS-sė si qendėr e prodhimit tė filmit dhe nga ana tjetė, garanton ashtu siē shprehet nė ligj, se AlbaFilmit nuk i ndėrron destinacioni. Cila do tė ishte ajo strategji qė garantonte destinacionin si qendėr e prodhimit kinematografik tė Alba Filmit? Shteti shqiptar, Ministria e Kulturės, nuk duhet tė harrojė se ky institucion ka pjesėn e tij historike. Histori nuk ėshtė fjalė nė erė, ėshtė njė nocion qė pėrfaqėson atė ēfarė ka qenė deri mė sot AlbaFilmi, qė pėrfaqėson kinematografinė e vjetėr dhe tė re. Nėse shteti nuk mundet tė investojė nė laboratorėt, studiot e zėrit dhe pėr kėtė bėn nxjerrjen nė ankand tė njė pjese tė ish Kinostudios, atėherė duhet pranuar rruga mė e mundimshme dhe mė e vėrtetė. Nga ana tjetėr, nuk di ēfarė strategjie ka Ministria e Kulturės. Ēfarė do tiu ofronte dhe ēfarė propozime do tė pranonte nga investitorėt, qė do marrin pjesė nė ankand. Por mendoj dhe se kjo mund tė jetė gjithfarėsh deri nė ndryshimin e plotė tė destinacionit tė AlbaFilmit. Mendoni se zbatimi i ligjit Pėr kinematografinė ka pėrkeqėsuar gjendjen e ish- Kinostudios? Nė vitet 2001-2002, sipas revistės sė BBC Kinoeye, Shqipėria renditet ndėr vendet e para nė Evropė, pėr suksesin e flmave duke marrė parasysh, vendet qė kanė prodhim tė pakėt kinematografik. Pra nė Shqipėri filmi prodhohet. Ministria e Kulturės ka treguar se ėshtė e menēur dhe objektive pėr tė mos e zbatuar ligjin. Dhe ajo vetė nė njė mėnyrė instiktive, duke ndjerė rėndėsinė historike tė AFS-sė, e ka shtyrė kėtė proces deri mė sot. Si zgjidhje unė propozoj, bashkė me kineastė si Kujtim Ēashku, Gjergj Xhuvani, Artan Minarolli, qė shteti shqiptar tė kontrollojė 100% tė aksioneve, duke mbėshtetur me forcė atė qė thotė dhe ligji pėr shoqėritė aksionere. Dhe tiu ēlirojė atė pjesė nė vite, aq pėr qind nė bazė tė kontributeve dhe nė kohė relativisht tė gjatė, producentėve dhe shtėpive tė tyre filmike. Kjo nuk do tė thotė qė ata tė jenė pronarė tė AlbaFilmit, apo nė mėnyrė banale qė e morėn atė. Shteti shqiptar shpall falimentimin, nėse 49% tė aksioneve i lė tė lira ti marrė kush tė dojė, duke ditur se biznesmenėt qė do tė futen nė AlbaFilm do tė kenė profit nga blerjet e ambienteve apo marrjet me qera. Dhe nė qoftė se njė ditė tė bukur kėta producentė do tė bėhen tė fuqishėm, ashtu siē janė bėrė ata qė shesin ēimenton, miell e tulla, pėrse tė mos pranohet qė njė producent shqiptar, pas 40-50 vjetėsh tė jetė i fuqishėm si shumė tė tjerė nė botė qė kanė vėnė kapitale duke prodhuar filma. Ky luks u ka takuar producentėve amerikanė e pak nė Evropė. Vendet ish- komuniste tė Lindjes sapo e kanė filluar kėtė rrugė. Atėherė ose do ti vėmė kryqin, mos tė kemi mė film shqiptar dhe siē po shkojnė ngjarjet mund tė ndodhė, duk pasur parasysh mediokritetin, por energjinė e disa kineastėve. Ēdo tė bėhet me shkollėn kinematografike Marubi, e menduar tė hapej nė vjeshtė 2002, nė ambientet e Alba Filmit? Shkolla do tė zgjidhte tė ardhmen e filmit. Duket ndėrmarrje e madhe, por ėshtė krejt objektive. Tė mėsosh si tė bėsh film. Krijimi i shkollės ėshtė emegjencė. Janė gati 20 vjet diferencė i kėtij brezi tė sotėm dhe atė brez kineastėsh qė njohim. Krijimi shkollės ėshtė detyrim i shtetit shqiptar, Ministrisė sė Kulturės dhe Ministrisė sė Arsimit. Dhe ėshtė shpėtimi i dytė, por mė i madhi i kinematografisė sonė. Eshtė pengesė situata aktuale e ish Kinostudios pėr projektin tuaj tė shtėpisė filmike K.Koēi Production? Ēdo film i ri fillon nga zero. Producenti bėn pėrpjekje pėr tė vėnė nė efiēencė projektin e ri. Dhe pėr kėtė duhet tė jesh korrekt me taksat, tė punosh 1-2 vjet pėr skenarin, pėrkthimin. Tė gjitha janė shpenzime qė shkojnė deri nė 50 mijė euro, njė shifėr jo shumė e madhe pėr projektin Njė mbret pėr synetllėk, mbėshtetur nė romanin e Kadaresė Vit i mbrapshtė. Kėrkon njė investim qė ngjarja tė vendoset nė sfondin e vet historik 100- vjeēar. Eshtė njė ferr mė vete tė bėsh njė film tė ri. Por ka kineastė tė pėrgatitur qė po e tregojnė veten. Mevlan Shanaj ka pėrfunduar filmin e ri, Artan Minarolli gjithashtu, Xhuvani ka pėrfunduar xhirimet, Kujtim Ēashku nis nė gusht. Me njė fjalė, nėse 1 vit ka 12 muaj dhe ne shohim ēdo natė filma amerikanė dhe ndonjė film evropian nė ato pak kinema qė ka Shqipėria, nuk duhet tė ēuditemi aspak dhe tė themi ku janė filmat. Sepse atėherė nuk mund tė pyesim vetėm ku janė filmat e rinj shqiptarė, por ku janė filmat italianė, francezė, grekė, spanjollė, portugezė. Dhe do doja tė bėja njė listė me gjithė vendet e Evropės. Pra kinemaja amerikane ėshtė dominante. Dominon me plehrat e veta dhe perversitetet e veta, njėkohėsisht me kryeveprat e veta. Kjo ėshtė fytyra e vėrtetė. Pėrballė kėsaj drame tė madhe, kur hyn nė kinema dhe do ti ngjash Nikol Kidman a Brad Pitit, dhe kur del prej andej vret mendjen se ēpo ndodh me mua sot. |
|
#2
| ||||
| ||||
| Administrator, ke shume te drejte per keto qe po thua. Por i ke rene shume gjate se me sa duket nuk ke pase kohe per te shkruar shkurt per kete ke te drejte. Me sa shoh ti je nje specialist i kesaj fushe dhe une jam nje amatore e rregullt e filmave ne pergjithesi. Me shqeteson edhe mua ky fakt se me te vertete ky simbol eshte ne rrezik por vec shtetit dhe institucioneve qe nga ministria e deri tek Albafilmi, edhe vete artistet e filmit jane shume indiferente, ose kenaqen me pak. Di dhe ate qe regjizoret, skenaristet, aktoret e "medhenj" i shohin me mosperfillje dhe frike te rinjte se mos ju marrin "thelat" dhe i terheqin si me karem here ja u leshojne dhe here jua mbledhin fillin. Dhe nje pjese e tyre jane larguar dhe i "shfrytezojne" ata qe jane me te zote dhe nuk ju japin ate qe ju takon. Me sa duket shteti nuk ka interes te investoje ne kete fushe se eshte i ngopur dhe kur ben ndonje investim te vogel e ben per shou. Aktori im i preferuar eshte George Cloony
__________________ endrra ime |
|
#3
| ||||
| ||||
| I dashur administrator, jame plotesisht dakort me ato qe shkruani per kinematografine shqiptare. Eshte gjynaf qe te humbasi ne kete menyre. Po ju jap nje shembull: kinematografia greke deri ne vitet 80 ishte ne nje gjendje shume te larte ne krahasim me shtetet e tjera te evropes. ne vitet 90 edhe me pas ajo pothuajse u zhduk. Ironia eshte se deri ne vitet 80 ajo kinematografi ishte shume e varfer (ishin po pothuajse te gjithe indipendente). tani egziston leku por ama asnjeri nuk do qe te rrezikoje. pra une mendoje qe problemi qendron tek filmi vet jo tek investimi. mer hollivoodin si shembull. ne hollivood harxhohen 2-3 bilion dollar ne vit vetem per te blere idera te reja. megjithate, hollivoodi po kalon krizen me te madhe te historise se saj. Sekreti qendron tek publiku. neutropia e njeriut ndrishon keshtu qe edhe berja e filmit duhet te ndrishoje. Duhet qe vazhdimisht te hyne njerez te rinj ne industri per te sjelle idera te reja. Une vete jetoj ne NY, edhe me pelqen te shkruaj skenare filmash. Njerin e kam mbaruar plotesisht. Kontaktova shume regjisore te medhenj ne LA (neper-mjet internetit-sigurisht), por ama te gjithe ishin te rezervuar me skenaret e mia. panvarsisht se u pelqeu jashtzakonisht, ata kane shume frike me shkrimtaret e rinj. Ai preferon te paguaj King apo Copola 1-2 milion per nje skenar sesa nje skenarist te ri 200-300 mije. Skenari im eshte i shume permasave te medha. Duhet te xhirohet ne te pakten 12 shtete. Dicka e re edhe per vete hollivodin, por ata nuk, kursesi, mund te pranojne nje ide te tille nga nje i panjohur. Te kthehemi tek tema jone. Ne shqiperi egziston nje mendim i gabuar se filmi shqiptar nuk mund te krahasohet me filmat e huaj. Eshte teper e gabuar si ide!! Kam pare edhe lexuar shume filma international, edhe me mburrje mund te the qe shqiperia eshte nder vendet e para per cilesine e filmit. Kohet e fundit po e keni vene re kemi fitur edhe shume cmime neper festivale. Sekreti?? Populli shqiptar eshte vazhdimisht ne levizje, kontakte me tema edhe subjekte te ndryshme neper vende te ndryshme. Shikoj filma te rinj ne hollivood edhe me vjen per te qeshur!!! Ata skenarist jetojne neper vila gjithe kohen edhe nuk kane kontakt me publikun qe te shikojne se cpo ndodh. Sic e permenda edhe me pare, neotropia e njerezimit po ndrishon, i zgjuar eshte ai qe shkon me rjedhen e ujit. Perfundimisht do deshiroja tju falenderoja per insiativen te shkruani per kete teme. Ju uroje pune te mbare.
__________________ ALBANIAN ATTITUDE |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| kinemaja, rrezik, shqiptare, simbol |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Rexhep Celiku, valltari simbol i tradites shqiptare | informuesi | Kulture | 1 | 22-01-2008 01:16 |
| Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės | Sabahi | Arena Nderkombetare | 0 | 07-01-2008 12:24 |
| Pjeter Zarishti - Poeti i pare i letersise se re shqiptare | Administratori | Letersia | 0 | 22-03-2007 00:55 |
| Ku eshte Ukshin Hoti ?!! | Jonisa | Historia | 0 | 17-05-2006 13:39 |
| Kater shqiptare peng ne Afganistan | Administratori | Shtypi i dites | 2 | 14-03-2006 23:19 |