Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Kinemaja dhe Televizioni

Kinemaja Shqiptare .

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 01-10-2003, 03:16
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore Kinemaja Shqiptare .

Kinemaja Shqiptare

Filmi hyri nė Shqipėri nė vitet 1911-12. Shfaqjet e para publike u dhanė nė qytetet Shkodėr e Korēė. Sallat e para tė kinemave si institucione publike u ngritėn me iniciativė private pas Luftės I Botėrore, nė qytetet Vlorė, Korēė, Tiranė, Shkodėr, Berat.
Filmat e parė u bėnė nga tė huajt; ata qenė kronika. Kronika e parė pėr ngjarje tė lidhura me Shqipėrinė ėshtė ajo e lidhur me Kongresin e Manastirit (1908), qė sanksionoi Alfabetin e gjuhės shqipe. Gjatė 30 vjetėve pas Shpalljes sė Pavarėsisė (1912) u xhiruan kryesisht kronika, filma dokumentarė, nga shoqėri tė huaja kinematografike tė Europės apo SHBA, si dhe nga amatorė.
Menjėherė pas Luftės II Botėrore u krijua nga shteti Agjencia Shqiptare e Filmave (1945), e cila mė pas u shndėrrua nė Ndėrmarrje Shtetėrore Kinematografike Shqiptare (1947), kohė kur u bė shtetėzimi i plotė i rrjetit tė sallave, importit, dhe prodhimit. Nisi xhirimi i filmave kronikalė dhe nė maj 1948 u shfaq kinokronika e parė shqiptare. Nė njė vend me pėrqindje tė lartė tė analfabetizmit nė vitet ‘40-’50, shteti i dha rėndėsi shtimit tė numrit tė sallave dhe aparateve lėvizės, si dhe importit tė filmave kryesisht nga vendet e Europės Lindore, Franca e Italia.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 01-10-2003, 03:17
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Njė etapė tė re shėnoi ngritja e sė parės studio shqiptare tė filmave, Kinostudios “Shqipėria e Re” (1952). Pėrvoja e parė nė fushėn e filmit artistik qe bashkėprodhimi shqiptaro-sovietik Luftėtari i madh i Shqipėrisė – Skėnderbeu (1954, regjisor S. Jutkeviē, fitues ēmimi nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Kanės). Filmat e parė artistikė tė kineastėve shqiptarė janė Fėmijėt e saj, film i shkurtėr, punė diplome (1957, regj. H. Hakani), dhe Tana (1958, regj. K. Dhamo).
Vitet ’60 shėnojnė prodhimin sistematik tė filmit artistik nė mesatarisht 1 film nė vit, kryesisht me subjekte nga Lufta kundė pushtuesve fashistė e nazistė (1939-44) dhe nga reformat e viteve tė para pas Luftės. Bėnė filmat e tyre tė parė regjisorėt e rinj Dh. Anagnosti, V. Gjika, G. Erebara, P. Milkani.
Nė vitet ’70, me shkurtimin drastik tė importit, si rezultat i politikės sė izolimit tė ndjekur nga shteti nė fushėn e kulturės,u shenua njė rritje tė ndjeshme tė prodhimit, nga 5-6 filma artsitikė nė vit nė fillim tė periudhės, deri nė 8-10, pėr tė arritur nė 14 nė vitet ’80. U zgjerua gama e zhanreve; u bėnė filmat e parė pėr fėmijė, ku u shqua regj. Xh. Keko, (ndėr filmat e saj pėrmendim Beni ecėn vetė, 1975); kinokomedia e parė Kapedani (1972, regj. F. Hoshafi e M. Fejzo); u bėnė filma historikė e muzikorė; po zhanri mė i pėlqyer mbeti filmi dramatik. Krahas tė tjerėve bėnė filma njė brez i ri regjisorėsh, R. Ljarja, S. Kumbaro, I. Muēaj, K. Mitro, E. Mysliu. Nisi prodhimin e filmave artistikė edhe TV Shqiptar ( Udha e shkronjave, 1978, regj. V. Prifti).
Nė fund tė periudhės dhe sidomos nė vitet ’80 filmi artsitik shqiptar trajtoi mė shumė aktualitetin si dhe ngjarje e personazhe para Luftės II Botėrore. Nė ekran u afirmuan regjisorė tė tjerė me filma si Ballė pėr ballė (1979, regj. K. Ēashku e P. Milkani), Dora e ngrohtė (1983, regj. K. Ēashku), Agimet e stinės sė madhe (1981, regj. A. Minga), Kohė e largėt (1983, regj. S. Pecani), Tela pėr violinė (1987, regj. B. Kapexhiu), etj. Nė vitet ‘70-’80 prodhimi i filmave dokumentarė u stabilizua nė rreth 20-40 nė vit, dhe pati tipare tė thella propagandistike, po edhe kulturore; lindi filmi vizatimor shqiptar me filmin Zana dhe Miri (1975, realizues V. Droboniku e T. Vaso), i cili arriti deri nė 16 filma nė vit.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #3  
Te vjeter 01-10-2003, 03:17
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Krijimtaria kinematografike, e pėrqendruar nė njė kinostudio dhe nė TV Shqiptar, qe fryt i bashkėpunimit tė organizuar nga shteti mes kineastėve, regjisorėve tė tė gjitha brezave, shkrimtarėve, piktorėve, kompozitorėve, aktorėve, dhe industrisė kinematografike. Deri mė 1990, nga rreth 200 filma artistikė 80 janė ekranizime nga letėrsia shqiptare. Nė fund tė viteve ’80 nė Shqipėri kishte 450 salla kinemaje e kinema lėvizėse. Por baza industriale e teknike nė kėtė periudhė erdhi duke u vjetėruar.
Nė vitet ’90, me ndryshimin e sistemit shoqėror, u bėnė reforma tė thella.Kinostudioja e dikurshme u nda nė disa studio, dhe filmat tani prodhohen kryesisht nga shtėpi filmike private (kryesisht regjisorė tė kinostudios sė mėparshme) nė bashkėpunim me Qendrėn Kombėtare tė Kinematografisė (QKK), tė ngritur nė mesin e viteve ’90, dhe me producentė tė huaj. QKK ėshtė qendėr e re e administrimit tė filmit nė Shqipėri, qė ka dhėnė tashmė rezultatet e para; aktualisht prodhimi kinematografik kryhet nė bazė tė Ligjit pėr Kinematografinė, mjaft i diskutuar nga kineastėt.
Shkollimi i kineastėve shqiptarė nisi nė vitet ’50 nė vendet e Europės Lindore; mė pas, me ndonjė pėrjashtim tė rrallė, nuk u bė mė jashtė vendit, por brenda vendit, nė Institutin e Lartė tė Arteve, Tiranė, ose me specializime nė Kinostudio.
Kritika dhe studimet pėr kinemanė u zhvilluan disi krahas rritjes sė prodhimit, kryesisht nga vetė kineastėt apo nga gazetarė. Revistė e posaēme ka qenė nė vitet ’80 Skena dhe Ekrani, e cila pushoi sė botuari nė fillim tė viteve ’90. Nė Qendrėn e Studimeve tė Artit tė Akademisė sė Shkencave historia e kinemasė shqiptare studiohet nė njė departament tė veēantė.
Deri nė fillim tė viteve ’90 kineastėt kanė qenė tė organizuar nė Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė; mė pas ata u veēuan dhe formuan Shoqatėn e Kineastėve Shqiptarė.
Arkivi Shtetėror i Filmit, dikur departament i Kinostudios “Shqipėria e Re”, nė vitet ’90 u bė institucion mė vete. Ėshtė anėtar i Federatės Ndėrkombėtare tė Arkivave tė Filmit.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #4  
Te vjeter 01-10-2003, 03:18
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Qė prej vitit 1976 nė Shqipėri janė organizuar Festivale Kombėtare tė Filmit, nė fillim njė herė nė dy vjet pėr tė gjithė filmat, e mė pas nė mėnyrė alternative, njė vit pėr filmin artistik, e njė vit pėr filmin dokumentar e vizatimor. Nė vitet ’90 festivalet janė organizuar njė herė nė pesė vjet. I fundit, Festivali XI – prill 2000, mblodhi gjithė prodhimin e pesė vjetėve, 10 filma artistikė, 27 dokumentarė, 14 vizatimorė. Nė prodhimin e viteve ’90 vazhdon tė ndjehet tipari i thellė social, preokupimi i artistėve pėr problemet e shoqėrisė, nė veēanti tė lidhura me dukuritė e reja tė periudhės sė tranzicionit. Njė numėr filmash kanė stigmatizuar totalitarizmin. Nė kėtė festival, pėr herė tė parė u shfaqėn prodhime tė kineastėve shqiptarė nga trevat e Kosovės, Maqedonisė dhe Malit tė Zi. Nė dy festivalet e fundit (1995, 2000), pėrveē ēmimeve tė tjera, u dhanė edhe ēmime tė karierės, tė cilat u fituan nga regjisorėt Dh. Anagnosti e K. Dhamo, e nga aktorėt K. Roshi e S. Pitarka.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #5  
Te vjeter 01-10-2003, 03:19
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Sot kinemaja shqiptare pėrjeton njė periudhė tė vėshtirė tranzicioni e pėrshtatjeje me ekonominė e tregut. Pėrveē rėnies sė prodhimit ne sasi edhe rrjeti i sallave tė kinemave ka zbritur ndjeshem, dhe vetėm kohėt e fundit jane bere dhe po bėhen pėrpjekje pėr ngritje sallash tė reja bashkėkohore si kinemaja “MILLENIUM” ne Tirane dhe nje tjeter ne Elbasan. Nga ana tjetėr, forcat krijuese janė tė shumta dhe entuziaste, tė ēliruara nga trysnia etatiste, totalitare, dhe ekonomike e pėrqendruar, si dhe me iniciativė private pėrherė nė rritje. Mund te thuhet se kinemaja shqiptare sot ndodhet midis nostalgjisė sė njė kinemaje kombėtare, tė lindur e zhvilluar nė kushte tė caktuara, dhe sė ardhmes nė ndėrtim e sipėr.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #6  
Te vjeter 13-10-2003, 15:07
Minifotoja e anetarit antigona
Supermoderatore
 
Reg: 26-06-03
Lokalizimi: London
Postime: 2,589
Images: 141
Dergoni nje mesazh nepermjet AIM tek antigona Dergoni nje mesazh nepermjet Yahoo tek antigona
Kryesore

te lumte dora
__________________
Dream as if you'll live forever...Live as if you'll die tomorrow
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #7  
Te vjeter 15-10-2003, 00:52
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Citim:
Origjinali i postuar nga antigona
te lumte dora
Faleminderit . . .
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #8  
Te vjeter 15-10-2003, 06:50
Minifotoja e anetarit erNis
Veteran/e
 
Reg: 06-03-03
Lokalizimi: Itali
Postime: 498
Images: 2
Dergoni nje mesazh nepermjet ICQ tek erNis Dergoni nje mesazh nepermjet AIM tek erNis Dergoni nje mesazh nepermjet MSN tek erNis Dergoni nje mesazh nepermjet Yahoo tek erNis
Kryesore

AlbShkodra bravo
__________________
NDJENJA.CM
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #9  
Te vjeter 01-11-2003, 07:28
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Faleminderit....
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #10  
Te vjeter 10-01-2004, 19:55
Minifotoja e anetarit BISHA E PYLLIT
Moderator/e
 
Reg: 27-12-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 1,994
Images: 3
Dergoni nje mesazh nepermjet AIM tek BISHA E PYLLIT Dergoni nje mesazh nepermjet Yahoo tek BISHA E PYLLIT
Kryesore

Te falenderoj shume, qe iu te tregon te tjereve rreth kinemase shqiptare, sepse eshte nje gje shume e mire, sidomos per ata qe nuk i dine ato qe ke thene ti...
Te syggjeroj qe te vazhdosh dhe te trgosh edhe me shume rreh kinemase shqiptare...
__________________
Mallkuar qoftė,
ky Kurbeti i zi,
qė na i zhyti zemrat,
thellė nė plogėshti!!!...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #11  
Te vjeter 14-01-2004, 17:48
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Filmi shqiptar

Filmi shqiptar…. nga detyrat deri te ekzsitencializmi

Rruga e gjatė e identitetit tė filmit shqiptar - Historia e kinematografisė nė 11-tė festivale tė filmit, histori e veprave filmike dhe njerėzve tė filmit

Lajmet e bujshme tė Festivalit tė Filmit nė Kanė, Venecia, Berlin, Moskė ose Festivali ballkanik i Sofjes dhe i Selanikut…mbeteshin larg pėr shqiptarėt. Vetėm nė vitin 1957 filmi shqiptar do tė tentonte drejt maratonės sė xhirimit. U deshėn afro njėzet vite, mė pas, pėr t’u shkėputur nga “miti i monofilmit”, madje tė guxohej edhe mė tepėr. Studio e filmit “Shqipėria sot”, e krijuar nė vitin 1953 si producent shtetin, arriti tė krijonte nė vitet ’70 njė ritmikė prodhimi. Dalėngadalė po lindnin yjet e filmit shqiptar. Nė vitin 1976, mbi bazėn e kėtyre prurjeve tė prodhimeve filmike u arrit tė ngrihej Festivali i Parė i Filmit….

Festivali i gėzimit dhe i detyrės
Festivali i parė (5-11 Prill 1976)- Hysen Hakani, Viktor Stratobėrdha, Kristaq Dhamo, Dhimitėr Anagnosti e deri te Xhanfise Keko pėrbėnin plejadėn e parė tė kineastėve. Festivali i parė i filmit vjen pas goditjeve qė ka marrė jeta kulturore shqiptare nė tė gjithė fushat. “Nė fillim tė verės” dhe “Beni ecėn vetė” janė fituesit e parė. “Pėr tė realizuar njė film mjaftonte qė tė vihej njeriu i fokusuar nė ekran nė detyrėn qė i takon. Janė detyra karshi atdheut, shoqėrisė, familjes,bashkėshortit, punės, fėmijėve etj. Kineastėt duket sikur gėzohen me gjithė periudhat e gjata tė pauzave dhe tė anktheve”, shkruan drejtoresha e Arkivit tė Filmit Natasha Lako.
Festivali dhe serioziteti
Festivali i dytė (16-23prill 1977)-ravijėzon temėn kryesore tė viteve ’70 atė tė Luftės sė Dytė Botėrore. Heroizmi masiv, qėndresa, ngritja kundėr shtypjes dhe shfrytėzimit tė treguar pėrmes pushtimit janė tema qė vazhdojnė tė mbajnė ekranin. Festivali nė tė vėrtetė kthehet nė tentativė serioze, vlerėsimi dhe nxitjeje. Prej kėtij festivali spikatin filmi “Lulėkuqe mbi mure” si dhe virtuoziteti i aktores Violeta Manushi nė filmin “Zonja nga qyteti”.
Festivali i identitetit filmik
Me festivalin e tretė ( 21-28prill ‘79) zgjerohet identiteti filmik dhe kėndvėshtrimi i kineastėve nga “koha jonė” nė kohėn e tė tjerėve ose kohėn tjetėr. Regjisorėt bėhen mjeshtra tė skenave masive dhe hyjnė nė galeri personazhesh. Po lind plejada tjetėr e aktorėve tė mėdhenj si Sandėr Prosi dhe Bujar Lako nė filmat “Udha e shkronjave” dhe “Gjeneral gramafon”.
Festival i individualiteteve regjisoriale
Nė kėtė festival (20-26prill ‘81) flitet pėr njė gjuhė tjetėr shprehėse. Gėzim Erebara, Piro Melkani, Muharrem Fejzo, Ibrahim Muēa, Kristaq Mitro sjellin koncepte mjaft individuale tė filmit. Po kėshtu edhe Saimir Kumbaro, arrin spontanitet tė plotė, Rikard Larja bėn provėn e tij metaforike. Mevlan Shanaj i vė rėndėsi marrdhėnieve psikologjike si dhe bie nė sy aktorizimi i Niko Kanxharit. Fitues i kupės ėshtė Viktor Gjika dhe Dhimitėr Anagnosti. Por triumfojnė dhe regjisori Kujtim Ēashku dhe Pirro Melkani.

Festival i tė papriturave
Nė festivalin e katėrt (19-23 prill ’83) filmat i kishin kaluar sprovat nė ekran dhe u cilėsua si festivali tė papriturave. E papritura ishte pėr filmin fitues, i cili mund tė merrej vesh dhe s’mund tė merrej vesh pas mbledhjes sė jurisė. Megjithėse konkuruan filma me tema tė mėdha ēuditėrisht kupėn e fitoi “Njeriu i mirė” qė i kthehej botės sė brendshme tė njeriut tė ditės. Ishte regjia e I. Muēės dhe K.Mitros.
Festivali i publikut
Festivali (1-5 tetor ’85) zhvendoset pėr nė vjeshtė pėr shkak tė vdekjes sė Enver Hoxhės. ”Filmi “Dora e ngrohtė”, me regji tė Kujtim Ēashkut, bėhet i pari film shqiptar qė mbulon shpenzimet e prodhimit pėr nga numri i spektatorėve. Pas temave tė mėdha fillojnė e hyjnė edhe mėkatet e vogla njerėzore. Regjisorėt fillojnė drejtohen pėr nga filmat autor duke shpallur pavarsinė e tyre.
Festivali i bukurisė femėrore
Nė festivalin e tetė (18-22 prill ’89) shpėrthen bukuria femėrore. Aktorja e parė filmit Tinka Kurti vė shaminė e nėnės. Margarita bėn role tė ndryshme dhe Roza Anagnosti ka triumfuar tashmė. Marjeta Ljarja mbetet aktore e ekranit. Por fillon konkurenca mes aktoreve tė reja si Ansa Markajani, Eva Alikaj, Rajmonda Bulku, Elvira Diamanti, Matilda Makoēi pėr tė arritur tek Liuza Xhuvani. Fitues janė filmat “Flutura nė kabinėn time” me protagoniste Luiza Xhuvanin e regji tė Vladimir Priftit dhe “Rrethi i kujtesės” nė kryerol Marjeta Ljarja me regji tė Esat Musliut.
Festivali i ankthit shoqėror
Ky festival (12-17 nėntor 1991) fikson krijime qė mbeten nė fondin e artė.Viti ’91 shėnon kapėrcimin e
Kinematografisė shqiptarenė njė etapė tjetėr pėr pasojė tė ndryshimeve politike. Shenja tė njė lirie tė re synon tė pushtojė ekranin. Fiton filmi “Balada e Kurbinit” nga Kujtim Ēashku dhe “Fletė tė bardha” nga Mevlan Shanaj.
Festivali i euforisė
Festivali i dhjetė (10-13 maj ’95) i pėrgjigjet euforisė sė shkatėrrimit tė kinemave duke u zhvilluar nė Pallatin e Kongreseve si dhe pėrkon me euforinė e firmave piramidale. Pėr herė tė parė ndryshon cilėsia e fotografive, mbizotėrojnė ngjyrat, fillojnė shprehitė e para tė njė spektatori elegant tė cilit ka filluar ti shuhet kureshtja filmike, pasi ka parė shumė kanale televizive. Nė garė mbeten regjisorėt e brezit tė katėrt. Duket sikur ky festival ėshtė njė celebrim fitoresh abstrakte. Temat shqetėsuese bėhen gjithnjė e mė tepėr individuale. Ka filluar larmia e plotė individuale. Fitojnė filmat “Dashuria e fundit” me regji tė Gjergj Xhuvanit dhe “Vdekja e kalit” me regji tė Saimir Kumbaros.
Festivali i bisedės me vehten
Takimi nė kėtė festival (23-27 prill 2000) kėrkonte edhe mė tepėr. Njeriu kėrkontė dijė deri nė ē’pikė alternohen shqetėsimet, tezat dhe hipotezat e tij me krijuesit. Kėtė herė nė kinema “Millenium” ku bota e filmit shqiptar ishte hapur me tė ato tė huaj. Ishin katėr filma nė bashkėprodhim me producentė tė huaj. “Nėpėr gazeta krahas artikujve tė shumtė politikė kanė filluar tė botohen lajme bulevardeske qė u ngjasin serive televizive. Po jepen tė gjitha shenjat se njerėzit kanė nevojė tė shohin nė ekran vehten etyre”. Por asnjė mendim kritik nuk shfaqet nė shtyp. Fitojnė filmat “Kolonel Bunker” nga Kujtim Ēashku dhe “Bolero” nga Besnik Bisha.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg filmi-5.jpg (7.5 KB, 26 vezhgime)
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
kinemaja, shqiptare

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh