Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Kinemaja dhe Televizioni

Kico Londo - Do te na kapin per veshi dhe do na fusin ne Europe

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 22-04-2007, 17:47
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,966
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Kico Londo - Do te na kapin per veshi dhe do na fusin ne Europe

Kiēo Londo: Do tė na kapin pėr veshi dhe do na fusin nė Europė

Pas debatesh dhe incidentesh tė shumtė nė TK kohėt e fundit, shumė regjisorė dhe aktorė tė tij apo jashtė tij kanė reaguar pėr mediat. A ėshtė Teatri Kombėtar nė njė krizė, apo nuk po merr mbėshtetjen e duhur? A mundet Skrami i vetėm tė luftojė kundėr gjithēkaje, nė njė kohė kur TK shfaq vepra qė nuk zgjojnė interesin e publikut? Kėto dhe tė tjera ēėshtje i diskutoi me ne prof. Londo, ish drejtor i TK, kėtij institucioni tė polemikave tė pėrhershme...

Me ēfarė po merret aktualisht Kiēo Londo?
Jap mėsim nė vitin IV tė regjisurės nė fakultetin e Artit Dramatik. Gjithashtu, jam duke vėnė nė skenė me degėn e dramės, qė po mbrojnė diplomėn, njė nga kryeveprat e dramaturgjisė botėrore, “Kopshtin me qershi” tė Ēehovit. Tė dyja shfaqjet mund tė jenė gati nga fundi i muajit qershor. Krahas kėsaj, jam duke ndjekur me shumė interes produksionin “Mėnyra e zonjushės Margarita”, njė monodramė me Luiza Xhuvanin e autorit brazilian Roberto Atante. Vazhdojmė tė japim shfaqje nė skenėn e re tė Teatrit Kombėtar, por po shfrytėzojmė edhe sallėn e madhe tė Akademisė sė Arteve, njė projekt qė do tė vazhdojė jo vetėm kėtė vit, por edhe mė vonė.

Besoj se gjatė muajit maj do tė lėvizim me ‘Mėsuese Margaritėn’ drejt Kosovės dhe Maqedonisė, pse jo edhe nė qytete brenda Shqipėrisė. Jam duke menduar pėr tė vėnė nė skenė njė vepėr tė autorit modern francez Zhan Zhene, “Shėrbėtoret”. Tė tjerat do t’ia lėmė shtatorit dhe tetorit.

Sa nė brendi tė procedimeve tė fundit nė skenėn e Teatrit Kombėtar jeni ju, si regjisor dhe ish- drejtor i saj?
Natyrisht, qė unė e ndjek ecurinė e TK. Ndjek me vėmendje produksionet qė zhvillohen nė tė dyja skenat e teatrit, premierat zyrtare tė teatrit, apo ato private. Kam njė shijen time pėr atė ēka po ndodh nė Teatrin Kombėtar. Ndjek jo pa interes edhe veprimtarinė e drejtorit Skrami. Jo me dėshirėn pėr tė parė se ēfarė nuk do shkojė keq gjatė kohės qė ai drejton teatrin, por me dėshirėn e madhe qė atij t’i shkojnė punėt mirė. Kemi patur nw vazhdimėsi njė kontakt elegant me njėri- tjetrin, edhe kur unė kam qenė drejtor i TK, edhe kur ai ka qenė drejtor i Teatrit tė Vlorės.

Mendoj qė me kalimin e kohės, nėn drejtimin e Skramit, situata nė TK do tė pėrmirėsohet. Ajo ēka duhet korrigjuar nė teatėr ėshtė sistemi. Nuk ka njė sistem tė saktė dhe tė qartė dhe nuk ka njė objektiv, tė paktėn tė shfaqur. Dhe nga ana tjetėr, mungon modeli. Shfaqjet e fundit tė TK lėnė shumė pėr tė dėshiruar nga niveli. Niveli ėshtė i pėrcaktuar sė pari nga dramaturgjia, e cila ka qenė nė disa raste mediokre. Pastaj, lidhet edhe me aktivizimin e artistėve. Shumė artistė tė nivelit tė tretė kanė filluar tė bėhen protagonistė tė skenės sė teatrit. Kjo ėshtė e dhimbshme, sepse modeli pėr spektatorėt dhe aktorėt e rinj ėshtė fare banal.

Cilat mendoni se janė pikat e forta tė TK ku duhet tė mbėshtetet Skrami? Njė kėshillė miqėsore, nėse mund t’ia jepni...
Skrami ka nevojė pėr kėshilla, por mė shumė nevojė ka pėr mbėshtetje dhe tė mbėshtetet. Kjo e dyta ėshtė shumė e rėndėsishme. Nėse ai do tė dijė tė mbėshtetet tek krijuesit mė seriozė, mė dinjitozė dhe mė me vlera, padyshim qė edhe puna e tij do tė jetė mė rezultative. Nėse mbėshtetet nė njė dramaturgji tė dobėt pėr hatėr tė kombėtares dhe tek aktorė tė dorės sė fundit, atėherė suksesi i tij do tė vihej nė pikėpyetje. Kėtė unė nuk ia uroj kurrsesi Skramit. Njerėz tė zotė teatri ka, ka patur dhe do tė ketė. Ai qė drejton duhet tė ketė kurajėn dhe guximin tė komunikojė me ta.

A mendoni se problemet e fundit tė TK kanė ardhur sepse kriteret e pėrzgjedhjes sė kompanive private nuk kanė qenė mirė tė pėrcaktuara?
Pėr ndonjė ndodhi tė kohėve tė fundit nė teatrin Kombėtar nuk do kisha dėshirė tė flisja gjatė, sepse ėshtė banale. Duhen vendosur rregulla loje, njerėzit me probleme mentale dhe profesionale tė rėnda, pavarėsisht se ushtrojnė veprimtari private, nuk duhet ta kenė tė lehtė tė ngjiten nė skenė. TK vazhdon tė udhėhiqet nga njė i ashtuquajtur ‘kėshill artistik’. Unė ju siguroj qė mė shumė se 80 % e kėshillit artistik qė nga momenti qė ėshtė zgjedhur dhe deri mė sot nuk kanė parė asnjė shfaqje. Pra, ata krijohen nė mėnyrė formale pėr tė fshehur mediokritetin. Edhe nė rastin kur ka kėshill artistik, vendimet i kanė marrė drejtorėt.

E vetmja gjė ėshtė se, vendimet e tyre private, duke mos pasur pėrgjegjėsi t’i mbajnė, i kanė fshehur pas kėshillit artistik. E kam thėnė edhe herė tjetėr, qė unė e shkriva kėshillin gjatė kohės qė drejtova TK, sepse ėshtė njė rudiment i sė kaluarės. Duhen njerėz qė mbajnė pėrgjegjėsi. Mund tė jesh drejtues i njė institucioni kombėtar, tė mos kesh kėshill artistik dhe punėt tė venė mė mirė. Sepse mund tė kesh njė kėshill formal dhe TK tė mos bėjė dot as 2000 spektatorė me shfaqjet e veta.

Nėse kthehemi pas nė kohėn kur u miratua ligji skenik, a i shihni sot ndikimet e tij? A ka vend pėr ndryshime?
Nė Shqipėri ėshtė miratuar njė ligj nė vitin 2001 me dhunė dhe pastaj nė 2006-ėn, pėr shkak tė mosfunksionimit tė tij u aprovua njė ligj tjetėr, po me dhunė. Njė ligj i cili nė thelb ka censurėn. Ligji nuk ėshtė pjesė e ndonjė politike tė qartė qė ka politika shqiptare pėr teatrin. Ėshtė njė ligj i cili nuk ka pėr tė funksionuar ndonjėherė, por ata qė e bėnė trumbetuan me tė madhe se e reformuan teatrin. Treguesi mė i mirė ėshtė niveli i shfaqjeve dhe numri i spektatorėve. Nėse kėto janė nė kufij minimalė, atėherė ligji ėshtė jashtė funksionit tė vet. Mungesa e mbėshtetjes sė vėrtetė financiare, e investimeve nė TK, ėshtė gjithashtu njė faktor qė ndikon. Koha e viteve 2002- 2006, kur ne e kthyem politikėn nė funksion tė teatrit, ėshtė njė nga humbjet mė tė mėdha sot. Po vihen ca dyer nė TK, fondet e tė cilave janė siguruar qė nė vitin 2005.

Ashtu sikundėr u manipulua edhe me skenėn e re, qė ishin fonde po tė 2005-ės dhe u realizuan kėtė vit. Ajo qė mė shqetėson, ėshtė fakti se pėr kulturėn flitet pak dhe bėhet pak. Shoqėria shqiptare, pėrfshi edhe politikanėt, ėshtė shumė larg perceptimit tė rolit qė luan kultura dhe krijimtaria, nė veēanti. Shqipėria pėr numėr popullsie ėshtė vendi me mė pak kinema nė Europė, me mė pak biblioteka dhe teatro. Kėrkojmė tė shkojmė nė Europė, duke u rreshtuar nė fund nė aspektin kulturor. Tė mos e gėnjejmė veten me trofe tė festivaleve periferikė! Tė bėjmė miq tė mėdhenj tė teatrit ata qė janė autorėt, aktorėt, regjisorėt e mėdhenj, nė mėnyrė qė teatri, ky tempull i fjalės sė drejtpėrdrejtė, tė fitojė vendin qė meriton. A e mendoj ndonjė ditė qė teatri mund tė rrafshohet? Natyrisht qė kjo ėshtė e vėshtirė, po tė marrėsh parasysh investimet e shumta qė janė bėrė nė kėtė teatėr. Buxheti i teatrit nė vitin 2005 arriti nė afro 1 milion dollarė, shifėr qė do tė kalojnė shumė vite pėr tu konkurruar.

Megjithatė, me kėto qė po dėgjojmė, qė e marrin Lidhjen e Shkrimtarėve pa pasur njė koncept tė qartė se ēfarė do ta bėjnė, prishin kinematė dhe ndėrtojnė pallatet, dėshmojmė se jemi njė shoqėri qė aftėsinė asgjėsuese e kemi nė gen. Duke prishur institucionet e kulturės, lulishtet dhe duke ngritur gradaēiela, ne nxjerrim nė pah edhe njė perversion tjetėr: qė jemi njė popull pedofil, qė nuk mendojmė pėr fėmijėt. Shikoni sa premtime elektorale bėhen dhe sa pak kopshte ka, nė ē’gjendje janė shkollat dhe institucionet e kulturės, qė tė kuptojmė sa larg Europės jemi dhe sa patetike janė ulėrimat e politikanėve.

Po nėse gjithēka i ka ngelur nė dorė politikės, ēfarė duhet tė bėjnė artistėt?
Aktorėt janė pak tė lodhur, se dolėn nga njė betejė 5- vjeēare me shtetin pėr ekzistencėn e TK dhe e fituan. Mendoj se duhet tė dalin nga plogėshtia, tė flasin mė shumė, sikundėr tė mos pajtohen me vulgaritetin. Ėshtė koha qė tė tregojmė se jemi artistė tė pėrgjegjshėm. Unė nuk i pėrkas njerėzve pesimistė, por me shumė optimizėm deklaroj qė me dėshirėn tonė ne nuk kemi pėr tė shkuar asnjėherė nė Europė. Do tė na kapin pėr veshi dhe do tė na fusin nė Europė!

Ėshtė diskutuar shumė sė fundi ideja e njė teatri menaxhimi apo repertori. Nė fund tė fundit, kėto tė dyja ēfarė saktėsojnė pėr teatrin?
Teatri ishte teatėr repertori, deri nė mesin e vitit 2006. nė repertorin e TK nė mėnyrė dinjitoze ndonjėherė ka patur edhe probleme tė vogla nė mes. Kanė qenė dy shfaqje tė Ēehovit, njė e Molierit, njė e Nil Sajmonit, e Zhorzh Fejdos. Kanė qenė “Karnavalet e Korēės”, “Hijet e natės” dhe erdhi dikush qė, pėr inat tė punės sė bėrė mė parė, i bllokoi, i mbylli. Pra, e gjithė vlera e krijuar, i gjithė mundi i artistėve, tė gjitha paratė e taksapaguesve, u hodhėn poshtė nga dikush qė e konsideroi teatrin pronė tė vet. Ndenji vetėm 5 muaj drejtor dhe pati vetėm 720 bileta tė shitura. Aq sa ka patur “Karnavalet e Korēės” nė njė shfaqje e gjysmė. Kur dikujt qė ėshtė askush dhe i mjerė, i bėn keq suksesi dhe arritja e tjetrit dhe mundohet ta godasė, mė kujton se “Mizerja kėrkon shoqėri”, siē thonė amerikanėt dhe kanė tė drejtė.

A shikoni pika tė dobėta tė regjisė sot, nė skenėn e teatrit, apo ka ndonjė arritje?
Natyrisht, qė edhe regjia ėshtė pjesė e nivelit tė teatrit. Nė mjaft raste, njerėz qė nuk janė marrė ndonjėherė me teatėr apo qė nuk kanė bėrė ndonjė gjė pėr 20 vjet, janė regjisorė tė TK. Si mundet njė njeri, qė ka dėshtuar nė TK, tė rimarrė apo tė vėrė shfaqje mbas kaq kohėsh, ndėrkohė qė teatri zhvillohet me ndryshime ēdo pesė vjet? Padyshim, edhe niveli do tė jetė i pakėnaqshėm. Teatri kombėtar duhet tė kufizojė numrin e regjisorėve qė vėnė shfaqje. Pėrshėndes nismėn e cila ka filluar shumė herėt por qė u bė konkrete nga drejtori Skrami, pėr tė sjellė njė regjisor tė huaj nė skenė. Shpresoj qė shfaqja e regjisorit francez tė jetė njė risi nė skenėn e TK dhe njė moment qė teatri tė dėshmojė qė do dalė nga ēoroditja e shkaktuar vitin e fundit.

Shumė e diskutuar sė fundi fakti qė drama shqipe nuk ėshtė e suksesshme dhe madje qė nuk ka njė dramaturgji shqipe. Ju si mendoni, pasi dihen preferencat tuaja pėr dramat e huaja?
Unė nuk kam preferencė pėr dramat e huaja, por pėr vlerėn. Unė jam i mendimit qė nuk ekziston drama shqipe. Ka drama shqipe, por nuk ka drama tė nivelit kombėtar. Kjo nuk vlen mė tė diskutohet. Tashmė, drama shqipe duhet shpallur gjini nė rrezik, sepse shfaqjet e fundit tė vėna nė TK tė mbėshtetura nė dramėn shqipe dhe ato qė do vijnė mė pas, e provojnė absolutisht idenė qė jo vetėm unė kam, se drama shqipe ėshtė e nivelit mjaft tė dobėt. Momentalisht, dramė kombėtare nuk kemi. Nė shumicėn e rasteve, ajo qė prodhohet ėshtė vulgare.

Ne po pėrjetojmė njė fatkeqėsi si teatėr: humbėm brenda pak muajve dy nga korifejtė e teatrit shqiptar, Kadri Roshin dhe Sulejman Pitarkėn. Ėshtė pothuajse jashtė loje dramaturgjia botėrore qė bashkė mezi e sollėm, gjė qė bėn qė artistė tė mėdhenj si Y. Mujo, R. Ndrenika, A.Qiriaqi, N.Xhepa, F. Sela etj tė jenė jashtė formės dhe potencialit tė tyre real. Nėse kjo situatė vazhdon kėshtu, do tė kthehet nė njė dhimbje, sepse aktorėt e rinj kanė nevojė pėr modele dhe nėse kėto modele do jenė jo nė nivelin e duhur, atėherė gjendja nė teatrin shqiptar do tė pėrkeqėsohet.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Dialog mes nje Muslimani dhe Krishteri! Muslimani Teologjia 12 25-05-2008 20:39
Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. The Postman Politika shqiptare 0 30-11-2007 02:31
Bibla ne Shqip Administratori Bibla dhe Jeta 11 27-02-2005 01:51
Historia e Shqiperise - ILIRET AlbShkodra Historia 29 25-10-2003 00:05
Kur'ani Fisnik ne Shqip Administratori Kurani dhe Jeta 5 04-09-2003 16:15


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 03:34.




Parajsa Shqiptare