James Dean aktori idol
Mirjam Gehrke
Me vetėm tre filma, James Bajron Dean u radhit ndėr idolėt e shekullit tė 20-tė. Kur mė 30 shtator tė vitit 1955, aktori James Dean nė moshėn 24 vjeēare u pėrplas me Porshen e tij, Amerika humbi njėrin ndėr aktoret mė tė talentuar. Vetė James Dean dikur ka shkruar: "Vdekja. Ajo ėshtė e vetmja qė meriton vemendje. Ajo ėshtė e vėrteta e pashmangshme dhe e pagėnjeshtėrt. Tė gjitha tė tjerat kanė njė pikėpyetje, por vdekja ėshtė e vėrtet. Nė atė qėndron e vetmja fisnikėri dhe pas saj e vetmja shpresė". Valle kėtė e ka thėnė njė 24 vjeēar? A janė kėto mendime dhe ndjenja tė njė tė riu, i cili ka arritur lavdinė pėr tė cilėn moshatarėt e tij vetėm mund tė ėndėrrojnė? Kėtė citat tė James Dean e sjell shoku i tij shumėvjeēar, shkrimtari, William Bast, i cili idolit tė tė rinjve dy vjet pas vdekjes sė tij tragjike ia kushtoi njė libėr ku nė bazė tė kujtimeve provon tė pėrshkruaje rrugėn e jetes se aktorit.
James Dean u be i famshėm brenda gjysmė viti, me vetėm tre filma hollivudian, si: "Matanė parajses", "Se ata nuk dinė ēfarė bėjnė" dhe "Gjigandi". Tri role, tė cilat nė tė vėrtetė ishin sinonim i karakterit tė tij : djaloshi i pjekur i cili nuk do tė bėhet si jenerata e prindėrve tė tij dhe ndonėse i dėshiruar pėr dashuri dhe ngrohtesi, ishte agresiv pėrballė gėnjeshtrave tė jetės. 15 vjeēarja e atėhershme Anne Beyer kujton: "Nė kohėn kur erdhėn filmat, jemi identifikuar me ta dhe dhe ai qė i ka parė ėshtė ndjerė poaq i merzitur sa ai. Sepse mendonim se i kemi gezuar prinderit dhe megjithate nuk pranoheshim ashtu siē prisnim. Ndoshta per kete ishte edhe adhurimi aq i madh. Sepse, kishim dikė qė na kuptonte dhe mendonim: Shiko! Nuk je i vetmi qė ndjehesh kėshtu."
James Byron Dean u lind me 8 shkurt tė vitit 1931, nė Marion tė Indianes. Ne moshen 5 vjeēare e ėma e tij u shpėrngul nė Los Angjelos. Mbetur pa nene qė nė moshen 8 vjecare, James Dean u kthye nė Indiane tek farefisi i tij dhe u rrit nė njė fermė. Por, Kalifornia e terhoqi gjithnjė. Pas pėrfundimit tė shkollės sė mesme, filloi studimet teatrale nė Santa Monika. Hapat e parė i bėri me trupat teatrale tė Xhejms Uitmorit, ku futen edhe role te vogla tė karrierės sė tij.
Ishte viti 1955, kur James Dean ne moshen 24 vjecare mori rolin kryesor ne filmin" Pertej parajses", sipas romanit te Gjon Shteinbekut. Shoku i tij dhe bashkėudhetari, Ėilliam Bast, personalitetin kompleks te James Dean, qė brenda pak kohėsh u bė njė legjendė, e pershkruajnė kėshtu: "Nė njėrėn anė James ishte njė idealist pėrplot ndjenja, i cili dėshironte tė ndryshonte botėn me ndjenjėn e dashurisė dhe i dėshpėruar kėrkonte njė vend pėr tė fshehur, ku mund tė shtrihej pa frikėn se do ta arrisnin ata qė do t'ia prishnin iluzionet. Nė anėn tjetėr ishte njė inividualist i tmerrshėm, njė realist nė kuptimin mė tė thellė tė fjalės, i cili mbronte tė drejtėn e tij tė bėnte, tė ndjente dhe tė mendonte ashtu si i pėlqente atij". Ne 30 shtatorin e vitit 1955, nė moshen 24 vjecare aktori, James Dean humbi jetėn nė njė aksident automobilistik. Aktori, i cili brenda vetėm pesė vjetėve katapultoi nga njė djalosh i panjohur nė njė idol tė viteve 50 tė dhe 60-tė mbeti idol i rinise sė tė gjitha kohėrave.