| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Ketu mund te postohen intervista te ndryshme te aktoreve Shqiptare dhe te huaj. Kuptohet qe intervistat duhen te jene ne gjuhen Shqipe ! |
|
#2
| ||||
| ||||
| TOM KRUIZ Tom Kruiz, heroi i sushit western Ka vene dhjete kilograme muskuj duke u stervitur me katanen, shpaten e vjeter te luftetareve. E ndan jeten midis xhirimeve, femijeve dhe dashurive duke fjetur vetem pak ore te nates. Portret i aktor- producentit me te bukur, me te pasur dhe me adrenalinik te Hollivudit. Nje mbremje ne Los Anxheles, Tom Kruiz braktisi para kohe xhirimet e filmit te tij te ri Collateral te Majkell Manit [ku per here te pare eshte personazh negativ, nje serial killer], per te fluturuar drejt Tokjos. Duhej te prezantonte para 500 gazetareve japoneze filmin Samurai i fundit nje film i drejtuar nga Eduard Zwick, i cili bashkon mitin e kufirit me ate te samurait, nen etiketen zbavitese te sushi western. Ndenji aty per 11 ore, per te mberritur me pas per arsye peronale ne Londer, prej nga ne mbremje u nis drejt Los Anxhelesit, ku te nesermen ne mengjes e prisnin per te rifilluar xhirimet. Kur e pyetem gjate intervistes nese ndjehej i lodhur nga kjo xhiro rreth botes, u pergjigj seriozisht: Nuk kam kohe te jem i lodhur. Pastaj shpjegoi se kishte pak kohe qe kishte pare perseri filmin Predator ne te cilin, nje i forte nga ata te ish-wrestlerit dhe guvernator i ardhshem i Minesotes, Xhes Ventura, edhe pse i plagosur, qeteson shoket e tij: nuk kam kohe te derdh gjak. Anekdota e radhes rreth palodhshmerise se Tomit, eshte se nje here mori ne nje pako te derguar nga Pol Njuman, nje konfeksion per gjashte birra, te shoqeruar nga nje pusulle: Dua qe te ulesh dhe te clodhesh aq kohe sa eshte e nevojshme per ti pire te gjashta. Samurai i fundit i cili ka dale me 6 nentor ne SHBA, eshte vetem njeri nga projektet e shumta qe Kruiz ne petkat e aktorit dhe producentit ka neper duar. I ardhshmi, ne pranvere do te jete seria e trete e Mission impossible. E gjithe kjo, plus jetes private midis tensioneve me ish-gruan Nikole Kidman dhe love story-n me Penelope Kruz. Si perfunduat brenda nje parzmoreje samurai qe peshon 20 kilograme? Prej vitesh kam qene kureshtar per kulturen japoneze. Gjithmone kur shkoja ne Tokjo per te prezantuar ndonje film, provoja te njejten ndjenje: interes per nje qyteterim mijeravjecar, te mbyllur brenda nje realiteti modernist, thuajse futuristik. Pra jeni nje tip instiktiv? Kur bej zgjedhjen fillestare, po. Pastaj vjen pjesa ime e ndergjegjshme, ajo e Tom Kruizit te quajtur kerkuesi. Me skenarin e Samurai i fundit te cilen e ka shkruar Xhon Logan, autori i Gladiatori-t, une dhe regjisori punuam per pothuajse nje vit. Skena, personazhe, sfonde, dialogje: rolin tim me pelqen ta ndertoj me te vertete mbi veten time, si nje veshje, dhe te mos ti le asgje rastesise. Ka qene e veshtire te transformoheni ne nje hero reflektiv, introvers dhe fjalepak, ju qe jeni i famshem per buzeqeshjen dhe bisedat? I ndryshem dhe argetues. Si te kthehesh ne shkollen e aktrimit ku te mesonin se duhet te flasesh edhe me veshtrimin dhe gjestet. Heshtja e personazhit tim, eshte e motivuar nga ajo qe ka jetuar. Jeni frymezuar nga ndonje aktor? Takimi me Pol Njuman ne moshen 24 vjecare ne filmin Ngjyra e parave, ka ndryshuar jeten time profesionale. Qysh atehere pyes gjithmone veten: si do ta kishte bere Poli kete skene?. Por kesaj radhe kam ndjekur edhe keshillar e Zwick-ut i cili me perseriste: te lutem, bej pak si Stiv Mek Kuin. Te flasim per katanan e samurait. Ne nje Kill Tom hipotetik, kush do te fvitonte midis jush dhe Uma Thurmanit? Nuk e di. Me duket nje tip i hekurt e cila per Kill Bill-in e Kuentin Tarantinos eshte stervitur seriozisht. Qyshkur vendosa te bej kete film, e kam marre katanan ne dore cdo dite te Perendise. Rezultati? Ne fillim e shikoja veten te rrethuar nga gjithe keta aktore japoneze qe me ngjanin si samuraje te lindur dhe me dukej vetja qesharak. Ata kane nje sjellje natyrore, nje elegance te vetvetishme. Arsye kjo per te cilen e kam vene zilen e zgjimit cdo dite dy ore me heret per tu stervitur ne menyre fakultative. Keni mesuar ndonje gje te re per veten? Jam dyperdorimsh, mund te luftoj me te dyja duart. Nese qe ne kopesht nuk do me kishin korrigjuar, tani do isha mengjerash. Si do ta pershkruanit trupin tuaj te ri? Deri tani e kisha prej notari, pishina ishte palestra ime e preferuar. Tani kam shtuar nja dhjete kilograme muskuj, sidomos ne krahe, me rezultatin se nuk me bejne me menget e kemishave dhe xhupave. Por forca nuk eshte gjithcka: sekreti i vertete qendron tek fleksibiliteti. Per te mos folur per elegancen. Te vret me shume pena apo shpata? Duke pare ato qe shkruajne gazetat per mua, do te thoja: pena. Me kane detyruar shpesh te mbrohem ne menyre ligjore: dhe nuk kam humbur kurre asnje ceshtje. Koleget tuaj thone se ju ne xhirime keni qene gjithmone pak samurai. Tek Bushido, kodi kalorsiak i samurajeve, kam gjetur disa nga konceptet me ane te te cilave synoj te rregulloj jeten time: nderin, ndershmerine, besnikerine, por mbi te gjitha pergjegjshmerine. Qe do te thote? Te jesh aktor eshte nje privilegj; te paguhesh me dhjetera milione dollare, shans. Ky eshte motivi pse mundohem te jap gjithcka nga vetvetja per realizimin me sukses te nje filmi dhe kesaj radhe desha te jem edhe producenti. Do te tundoheni ndonjehere nga regjia sic kane bere shume kolege tuajt? Mendoj se ky eshte nje proces rritjeje natyrore. He per he, ndjehem me fat pasi kam punuar me Shpilberg, Zwick, Mann, Kubrik. Mund te kem me te miren. Ne plot kater filma: Mission impossible, Eyes Wide Shut, Minority Report dhe Vanilla Sky, ju keni vene nga nje maske. Kesaj radhe fshiheni pas nje mjekre. Probleme me identitetin? Nuk me kishte vajtur mendja. Do ju pergjigjem intervisten tjeter. Cila eshte pika juaj e forte? Jam nje person shume serioz. Po defekti juaj? Jam nje person teper serioz. Po ndonje sekret tuajin te pathene? Nuk i shoh filmat ne premiere ose ne shtepi, sic bejne shume nga koleget e mi; shkoj ne kinema, ku njerezit kane paguar bileten per te kuptuar reagimet autentike. Ka ndonje gje qe mund tju heqe nga obsesioni qe keni per punen? Femijet e mi. Mundohem te adaptoj jeten time me oraret e tyre. Edhe hobby-t e mi, si motocikleta, kacavjerrjet, fluturimet etj, vertiten rreth tyre. Per fat, nuk kam nevoje te fle shume. Per mua relaksi eshte te besh dicka. Cfare filmash u lini te shohin femijeve tuaj? Jam shume i kujdesshem: televizori ne shtepi rri gjithnje i fikur. Nga filmat e mi, ata kane pare vetem Top Gun dhe Zemrat rebele. Por kesaj radhe kane qendruar gjate edhe ne xhirimet e Samurai i fundit. Plot nente filma nga tuajet i kane kapercyer 100 milione dollaret e arketimeve. Si i perdorni ju kaq shume para qe fitoni? Psikologjikisht. Ky eshte nje pohim. Ish-gruaja juaj, Nikole Kidman ka fituar nje Oskar, ndersa ju akoma jo. Ndonje problem? Ate nate ishte radha ime te qendroja me femijet dhe isha ne shtepi me ta. Festuam se bashku. Sipas meje, Nikola e meritonte nje Oskar qysh ne kohen e Per vdekje. Po ju? Po erdhi, une jam i gatshem, por Osk.ari im eshte te zgjedh filmat qe me pelqejne. Po te kishit qene ju gazetari, cpyetje do ti benit vetes? Pavaresisht nga nderlikimet e fundit, a mendon se jeta jote po permiresohet?. Po pergjigja? Po, eshte shume e nderlikuar, eshte e vertete, por nuk mendoj se kam qene ndonjehere me i lumtur. Nese nuk do ishit bere aktor? Do isha bere pilot. Kam tre avione personale. Si dhe nje sllogan jete: te ngrihemi fluturim se pari, per zbritjen mendojme me vone. Marre nga revista ''Klan'' |
|
#3
| ||||
| ||||
| ROLAND TREBICKA Nuk do tė bėhesha kurrė politikan. Nė skenė jam i lirė, jam Roland Trebicka!!! Flet "Artisti i Merituar", i cili nė mėngjes vesh rrobat e Nikollaq Jorganxhiut, mbasdite shndėrrohet nė njė deputet gėnjeshtar. Ėshtė e vėshtirė ta gjesh njė moment larg dyerve tė Teatrit Kombėtar. Edhe brenda tyre, ēdo minutė ėshtė e shenjtė. Prapa derės sė provave, ku njė dorė e kujdesshme ka shkruar "Mos trokit, kėtu ka prova", dėgjohet zėri kumbues i Roland Trebickės, Artistit tė Merituar tė Teatrit Shqiptar. E shkėputėm njė ēast, pėr tė mėsuar mė tepėr rreth dy komedive pėr tė cilat ėshtė duke punuar, "Karnavalet e Korēės", me regjizor Dhimitėr Pecanin dhe "Mė mirė nesėr se pasnesėr", tė regjizorit Milto Kutali. Nė tė vėrtetė nuk ėshtė shumė i lirė dhe me mirėsjellje pohon se nuk ka kohė as t'i ofrosh njė kafe. Ndėrsa paraditet i kalon me provat pėr "Karnavalet e Korēės", ku njė nga ėndrrat e tij tė hershme ka qenė roli i Nikollaqit, mbasditeve nė skenėn e Teatrit Kombėtar ai luan njė tjetėr rol, atė tė deputetit gėnjeshtar. Komedia "Karnavalet e Korēės" pritet tė vihet nė skenė nė datėn 18 tė kėtij muaji, ndėrsa "Mė mirė nesėr se pasnesėr" ishte shfaqja qė hapi edhe siparin e sezonit nė Teatrin Kombėtar. Ishte njė dėshirė e juaja pėr t'i risjellė publikut "Karnavalet e Korēės"? Jo, nuk mund tė them qė ishte krejt ideja ime. Edhe unė si aktorėt e tjerė kam pasur dėshirė tė luaj disa role nė karrierėn time dhe kam patur njė fat tė madh tė mė realizoheshin disa prej tyre, si pėr shembull, roli im te "Nata e 12-tė", te "Revizori" i Gogolit, pavarėsisht se ėshtė realizuar me vonesė dhe ishte njė pėrshtatje. Gjithashtu kam dashur tė luaj edhe Harpagonin e Molierit, qė nuk mė ėshtė dhėnė akoma mundėsia, shpresoj nė tė ardhmen, si dhe Nikollaqin. Natyrisht, kam luajtur te "Karnavalet e Korēės", nė fillim hamallin dhe karnavalin, mė pas Lonin, por dėshira ime ishte tė luaja Nikollaq Jorganxhiun. Kjo ka qenė njė vepėr e aprovuar nga Kėshilli Artistik. Para se tė merrej aprovimi, kam biseduar me mikun tim, regjizorin Dhimitėr Pecani, tė cilin e takova pas dhjetė vjetėsh dhe ai u entuziazmua, u ngacmua nga kjo, e paraqiti para kėshillit dhe ja ku jemi duke bėrė provat. Mendoj qė njė vepėr siē ėshtė "Karnavalet e Korēės", e cila i pėrket fondit tė artė dhe ėshtė njė nga komeditė mė brilante qė kemi pasur, tė rivihet nė Teatrin Kombėtar ėshtė njė gjė e mrekullueshme. Kėshtu qė nė radhė tė parė falenderoj Dhimitėr Pecanin qė mori guximin pėr ta rivėnė nė skenė dhe pati kurajon tė ma japė mua kėtė rol. Them kurajon sepse kjo komedi ėshtė vėnė nė skenė para shumė vjetėsh, 40 vjetėsh dhe e kanė luajtur aktorė tė shkėlqyer, si njė nga aktorėt mė fantastikė tė komedisė Viktor Gjoka, nė teatėr dhe ekran Ilia Shyti, nė kinekomedi Mirush Kabashi. Unė nuk kam hyrė tė bėj garė, apo tė konkurroj, kam hyrė me dėshirėn pėr tė interpretuar Nikollaqin dhe tė tregoj veten, ta justifikoj atė dhe besimin qė regjizori kishte te unė. Regjizori Dhimitėr Pecani ka premtuar qė nė kėtė rivėnie nė skenė do tė bėhen ndryshime. Si do tė jetė Nikollaqi? Kjo ėshtė pjesė e platformės regjizoriale. Komedia luhet nė ditėt e sotme, ndėrsa mentaliteti i njerėzve ėshtė po ai i viteve pėr tė cilat flet Spiro Ēomora dhe ėshtė ajo qė shohim ne sot. Njerėzit kanė kravata dhe lekė nėpėr xhepa, por kanė njė mentalitet tė vjetėruar. Dhe kjo ėshtė njė e vėrtetė e madhe, derisa ndodhin gjėra tė ēuditshme dhe absurde, kjo tregon se pėr kėta njerėz nuk kanė rėndėsi paratė, veshja, posti, vendi ku punon, por rėndėsi ka mentaliteti. Kėtu qėndron edhe e veēanta e rivėnies sė kėsaj vepre nė ditėt e sotme. Njerėzit nuk do tė shohin njė veshje klasike tė atyre viteve, do tė shohin njė veshje tė sotme, do tė shohin njė lluks nė dekor, nė tė gjitha, por nė mendėsi, nė mentalitet janė po ata njerėz tė viteve '30. Ndjeheni i lodhur? Nė tė vėrtetė duhet tė them se mė ka qėlluar nė njė situatė tė vėshtirė, pasi edhe roli i Nikollaqit ėshtė sa i bukur aq edhe i vėshtirė pėr t'u interpretuar dhe nga ana tjetėr tė dyja komeditė, "Mė mirė nesėr se pasnesėr" dhe "Karnavalet e Korēės" po vihen paralelisht, pra paradite me njėrin rol dhe mbasdite pėrsėri nė skenė me njė rol tjetėr. Megjithatė kjo ėshtė puna e artistit Jeni i njėjtė nė skenė dhe nė jetė? I njėjtė jam nė atė aspekt qė edhe nė jetė edhe nė skenė jam thjesht Roland Trebicka. Do tė qeshim edhe me Nikollaqin e ndryshuar, ashtu si edhe me deputetin? Unė nuk nisem kurrė me mendimin se njė shfaqje ka sukses vetėm kur qeshet, veēanėrisht kur spektatori kėnaqet. Se mund tė qeshėsh vetėm ato dy orė, dhe sa tė dalėsh nga dera harrohet. Sigurisht qė komedia e synon kėtė, por nuk ėshtė gjithēka. Ajo qė bėjmė ne ėshtė qė edhe pasi kanė dalė nga salla e teatrit, njerėzit tė mundohen tė reflektojnė, tė diskutojnė mbi atė qė kanė parė. Ndėrsa nė komedinė "Mė mirė nesėr se pasnesėr", a ka ndonjė pėrngjasje mes rolit tuaj dhe fushatės aktuale elektorale qė sapo lamė pas? Ndoshta kjo komedi nuk ishte nė programin e drejtorisė pėr tu vėnė kėtė shfaqje, por duke e parė qė kjo vepėr e shqipėruar dhe e pėrshtatur bukur nuk pėrkon jo vetėm pėr momentin pėr fushatėn, por pėr jetėn politike tė 13 vjetėve, ėshtė mė pėrgjithėsuese nuk ėshtė vetėm pėr momentin, atėherė u pa e arsyeshme nga Drejtoria e Teatrit Kombėtar qė ta vinte nė skenė. Unė jam pėrpjekur qė me kėtė deputet tė mos i vė gishtin "x" apo "y", pak a shumė me veprimet e tij, me tėrė veprimtarinė e tij gjoja politike, me kėtė pseudoprogresist, pseudodemokrat dhe njė pseudodeputet pėr mua, jam pėrpjekur ta pėrgjithėsoj, qė secilin nga kėta politikanė, deputetė, ministra pavarėsisht nga ngjyra partiake, ti ngacmoj me interpretimin tim. Shumė nga ata jam i sigurtė qė kanė parė plot gjėra tė vetes sė tyre tek ai personazh, por nuk e di se sa e kanė marrė guximin tė vijnė nė sallė. Politika dhe politikanėt tanė, si i shihni ju me syrin e njė aktori? Natyrisht, unė kam mendimin tim nė lidhje me politikėn e sotme dhe politikanėt tanė, tė cilin e transmetoj edhe nė skenė. Unė do tė ftoja tė gjithė lexuesit qė tė shohin shfaqen dhe aty do ta gjejnė pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje dhe do tė mund tė shikojnė nėpėrmjet lojės nė skenė cili ėshtė mendimi im pėr politikėn shqiptare. Po t'u jepej mundėsia do t'i pėrkushtoheshit politikės? Jo, nė asnjė mėnyrė, sepse do tė isha Roland Trebicka, njė politikan i mbyllur nė guackėn time dhe kishte shumė rrezik t'i ngjiste vetėm njė moment rolit tė kėtij deputeti qė luaj dhe qė 13 vjet do tė isha andej nga fundi dhe nuk do tė flisja asnjė fjalė. Kėshtu qė ėshtė mė mirė tė ligjėroj dy orė nė skenė, jam mė i lirė. Ngjani nė ndonjė pikė me personazhin qė interpretoni? Ngjaj, siē ngjasim ne tė gjithė shqiptarėt, sepse ne tė gjithė ngjajmė nga pak, pavarėsisht se mundohemi tė kritikojmė politikanėt edhe ne kemi diēka tė pėrbashkėt me ta. Edhe ata qė veprojmė kėshtu kanė gjetur terren, na kanė gjetur dhe ne. Pse pranuat ta interpretoni kėtė rol? Pranova, sepse mė pėlqejnė kėto lloj veprash, qė janė aktuale, e shkruar dhe e interpretuar nė kornizėn e komedisė, qė godet me anėn e humorit, pra qė e ka shėnjestrėn diku dhe nuk ėshtė e paadresuar. Mė pėlqen, sepse njerėzit kanė dėshirė tė flasin pėr politikė dhe ta kritikojnė politikėn, edhe atėherė kur ka momente qė gjėrat shkojnė mirė. Ne nė pėrgjithėsi jemi mėsuar tė kritikojmė. E dyta, mė pėlqen qė spektatori nėpėrmjet rolit tim shikon diēka qė e shikon nė televizion, e lexon nėpėr gazeta, kurse kėtu e shikon mė konkretisht, mė direkt, natyrisht qė tė parėt ėshtė ngritur nė art dhe sigurisht ndoshta edhe mė e zmadhuar sepse ėshtė komedi. Cilit prej politikanėve shqiptarė mendoni se i vė gishtin kjo vepėr? Aty ka pak nga tė gjithė. Nuk mund t'i vė gishtin ndonjėrit. Nėse vepra do tė ishte e fokusuar te njė politikan nuk do tė kishim arritur aty ku kemi vajtur, sepse ajo nuk ka interes tė godasė vetėm njė. Nėse do tė ishte kėshtu, edhe unė do tė isha munduar t'i pėrshtatesha edhe me mimikėn, plastikėn, qė t'i pėrngjisja ndonjėrit. Cili ėshtė roli i zėdhėnėsit nė kėtė komedi? Ai ėshtė strumbullari qė vėrtit gjithė skenėn. Po mė i keq, kush ėshtė, zėdhėnėsi apo deputeti? Mė i keq ėshtė deputeti, qė kėrkon gėnjeshtarin. Gėnjeshtari mund tė gėnjejė sot kėtu, nesėr atje, pėr mua mė i keq ėshtė ai qė kėrkon njė gėnjeshtar, aq mė tepėr qė ka pozitėn dhe pushtetin. Tė flasim pak pėr ju, sa kohė i kushtoni familjes? Edhe pse jam i ngarkuar gjithmonė i kushtoj familjes kohėn e nevojshme. Puna e njė aktori kjo ėshtė nė mėngjes nė prova dhe mbasdite nė skenė. Por sigurisht qė mė del koha t'i pėrkushtohem edhe familjes. Jeni i pasur? Sa gjithė artistėt e tjerė. Ndėrsa shpirtėrisht kam njė pasuri tė madhe, pėr faktim qė kam kėtė lloj profesioni. Ėshtė pasuri sepse nėse Presidenti ėshtė President pėr 5 vjet, Kryeministri pėr disa vjet tė tjera, artisti ėshtė i pasur sepse bėhet njė natė Kryeministėr, njė natė President, njė natė hajdut dhe njė natė bėhet shumė i ndershėm, ēdo natė bėhet dhe intrepreton njė rol tjetėr. Kjo ėshtė pasuria ime. Marre nga revista ''Spekter'' |
|
#4
| ||||
| ||||
| Yllka Mujo Ju tregoj Yllken Yllka Mujo rrefen intrigat dhe dashurite qe e ndoqen qe nga koha e Luiza Milerit. Kapercimin e viteve te veshtira. Emigrimin dhe rinisjen nga fillimi per te siguruar vendin e humbur te punes. Miqte e paket dhe triumfi me i fundit: nje stine premierash me emrin e saj Teksa te fundit spektatore zbrazin kolltuket e teatrit, Yllka Mujo ngjit e qete shkallet e brendshme te pas-skenes, qe te shpien ne dhomen e grimit. Fshin shpejt e shpejt makiazhin dhe pa bere asnje koment, me nje naten e mire kolegeve, niset drejt shtepise. Me nje fytyre tejet te paqte, sikur para pak minutave te mos kete qene e perfshire ne nje vorbull aq te madhe emocionesh si ajo qe sapo ka kaluar. Per mbi dy ore e gjysme ka recituar Cehovin, ka dashuruar dhe eshte bere kokete, ka rene ne deshperim dhe ka shperthyer ne histerizem. Brenda te njejtes pjese eshte shnderruar disa here, duke realizur nje rol krejt te ndryshem nga ai qe publiku e kishte pare pak jave me pare ne filmin Letra ere. Apo edhe me te ndryshem akoma nga dy jave para tij, ne nje tjeter premiere, ne ate te filmit Lule te kuqe lule te zeza. E nese ndonje aktor sot ankohet per mundesite e pakta qe i jep skena dhe ekrani, per Yllka Mujon eshte krejt e kunderta. Kjo eshte stina e saj e arte. Nje stine premierash dhe ofertash, ku ajo ka luksin e zgjedhjes. Dhe jo vetem ne teater. E nese ndokush kishte menduar se ajo ishte shkeputur njehere e mire nga filmi per tu marre perfundimisht me teatrin, Yllka e kishte ndjere se kjo ishte nje shkeputje e perkohshme. Nje shkeputje thuajse dhjete vjecare nga filmi, qe nuk i kishte ndryshuar asgje brenda vetes. E kishte ndjere se ato vite te kaluara ne skenen e teatrit do ta benin ndoshta me te pergatitur per rolin e saj. Sepse nese pergjate ketyre viteve degjonte ti thoshin ke lindur per skenen ajo thelle ne shpirt perjetonte te njejten ndjesi te shume viteve me pare. Kur nga skenat e festivaleve te kenges per femije mendonte: kam lindur per tu bere artiste filmi. Qe ajo vajza e vogel me emrin Yllka Mujo kendonte mire, kete e dinin te gjithe. Pasi ndersa enderronte te behej si Vace Zela Yllka nuk ia pertonte aspak te kendonte me sa e kishte ne koke ku te gjendej: ne shtepi, ne dritare madje edhe ne rruge. Dhe per tu bere kengetare nuk linte festival pa marre pjese, qe fare e vockel e deri kur zgjodhi te studionte ne lice per kanto. Festivalet e femijeve e kishin mesuar nderkaq me skenen, i kishin dhene kenaqesine e cmimeve te para dhe e kishin vendosur disa here para kamerave. Ca filmime te shpejta, qe nese do te mbesnin aty nuk do te luanin ne jeten e saj ndonje rol te madh. Por do te ishte po nje festival femijesh prej nga ku do te niste rruga e saj si aktore. Nje festival ku ajo, spektatore, ne mbarim do te takonte udheheqesen e saj te provave e cila ishte gruaja e operatorit Ilia Terpini. Pas fjaleve ceshte kjo goce e bukur, ai e kishte pyetur a te pelqen te luash ne nje film? Dhe Yllka 15 vjecare, te cilen ekrani i madh i kinemase e perthithte te gjithen aq sa te harronte ckishte rreth e rrotull, kishte thene nje po te menjehershme. Vetem pak dite me pas, Terpini e kishte mbajtur fjalen. Kishte shkuar ne mesimin e korit dhe aty kishte zgjedhur Yllken se bashku me nje vajze tjeter, te cilat do te provoheshin per rolin e Almes tek I teti ne bronx. Ndryshe nga operatori, regjisorit Viktor Gjika sdo ti dukej aspak se perpara tij qendronte aktorja e ardhshme. Cma keni sjelle kete piciruke, kishte thene ai para se ta drejtonte Yllken per tek grimi. Nuk e kisha degjuar ndonjehere kete fjale dhe aty per aty mendova: ceshte ky grim?! Tani po, qe me dogjen, tregon Mujo ate ndjesi te vecante kur nuk po kuptonte se cpo ngjiste me te. Pasi ishte grimuar dhe kishte marre pamjen e nje zonjushe te rritur, ishte vendosur para aparatit per te bere poza pafund. Me vone, kur nisi xhirimet e filmit, mori vesh se per ate rol ishin provuar nderkaq 150 vajza, se ishte zgjedhur madje nje tjeter vajze per te cilen ishte prere edhe kemisha e nates per rolin, e qe mesa duket, ne momentet e fundit regjisori kishte nderruar mendje dhe kishte vendosur per picirruken. Heren e dyte gjithcka do te ishte me e lehte. Dhimiter Anagnosti i besoi rolin te Malet me blerim mbuluar dhe vetem atehere Yllka, 17 vjecare, do te mendonte per nje rruge te ndryshme nga ajo e kenges. E nese mesuesja e saj e kantos, Shpresa Nishani e terhiqte fort pas vetes duke i thene se ajo mund te behej nje soprano e mire, Yllka terhiqej po aq fort nga nje ze i brendshem qe e terhiqte nga filmi, nga ajo bote magjike qe sapo kishte filluar ta njihte. Deri ne momentin kur ai ze i brendshemm vendosi dhe ajo jo vetem qe nuk u pendua asnjehere per ate zgjedhje instiktive, por i besoi edhe ne te ardhmen atij zeri. Mesoi ta ndjeke, duke e ditur qe vetem ai ze nuk do ta gabonte asnjehere. Me nje film te trete te realizuar, nje film gjysme dokumentar realizuar per publikun e huaj, [ku ajo me dhjete djem e vajza te bukur shetisnin Shqiperine turistike], Yllka Mujo u fut ne Akademine e Arteve. Ku ata tre filma nuk e benin qe te ndihej aspak e privilegjuar, perkundrazi. Me nje disipline tejet te rrepte ajo nisi te studionte teatrin, te punonte nga mengjesi deri ne mbremje ndersa pedagoget fillimisht nuk i vinin nota te larta, thjesht per te mos e lene te krijonte njefare rehatie. Nje vit stazhi ne teater, i detyruar per te gjithe ata qe dilnin nga shkolla e Arteve, do ta vendoste perballe miqesive te saj me te medha. Ne vend te moshatareve, miqte e saj me te mire brenda teatrit do te ishin Naim Frasheri e Andon Pano, Marie Logoreci e Sander Prosi, nje plejade aktoresh te vjeter qe do ta mbanin si nje femijen e tyre te perkedhelur, duke mos e mbushur me komplimenta por duke i dhene nderkaq mjaft dashuri. Aq sa Yllken do ta ndihmonte per te realizuar te parat role te verteta, por qe do ta mbronin edhe nga ato ngjarjet e pakendshme te shkaktuara nga xhelozite e te tjereve. Do ta mbronin aq sa ajo te mos demtohej shpirterisht nese ne situata te ndryshme ajo do ta gjente veten ne qender te vorbulles se thashethemeve e te ligesive, apo kur do te rrezikonte te nisej ne prodhim per shkak te nje bishti cigareje te gjetur ne dhomen e zhveshjes... Ka pasur momente kur jam ndjere e rrethuar nga xhelozia e te tjereve, tregon ajo. Ne ambientet e artit, xhelozite kane qene gjithmone te pranishme. Ca xhelozi qe kane tentuar te minimizojne aftesite e mia aktoreske. Por qe une duke qene nje natyre qe nuk mban inate, pavaresisht se per momentin mund te me kene lenduar, i kam kaluar. Ne ate kohe kam qene teper e re, e bukur, e talentuar, e ndieja se me priste nje e ardhme e mire ne teater dhe ate energji te deshperimit e ktheja fare lehte ne energji pune. E nese nje veprim apo nje fjale dashakeqe ndaj saj mund tia zbriste gjendjen shpirterore nje shkalle me poshte, nga ana profesionale ajo e ndjente te ngrihej ndoshta dhjete shkalle me lart. Ne kete atmosfere ajo realizoi rolet me te mira ne teater, dhe paralelisht disa te tjera neper filma. Qe nga Luiza Miler me i njohuri nder te parat role [vetem 25 vjec] tek Vizita e inspektorit, Permbytja e madhe, Nata e dymbedhjete, Prometeu, Nate me Hene... Aq shume role ne teater sa filmi do te fillonte te behej nje mall qe shuhej kohe pas kohe, duke pritur nje rol po aq te madh sa ata qe realizonte nderkaq ne teater. Nje deshire qe iu realizua tamam vetem dy vjet me pare, kur regjisori Mevlan Shanaj me Lule te kuqe, lule te zeza e riktheu ne film me nje rol dhe ajo e permbushur tha: eshte i shkruar per mua. Ndryshe nga shume aktore te tjere qe numerojne ekzaktesisht rolet ne skene apo ekran, Yllka Mujo nuk e ben aspak per modesti kur thote se nuk i mban mend te gjitha. Nje germim me nge brenda mureve te kujteses, i sjell perpara sysh momente provash, premiera te sukseshme dhe levdata. I kujtohen si ne nje film te shkeputur. Pasi ndryshe nga shume te tjere, Yllka Mujo nuk ka qene kurre tipi i aktores qe e mat suksesin me cmime e tituj te mare apo me numra rolesh. As me intervista apo artikuj gazetash. Nuk eshte as tipi qe ruan me fanatizem gjithe ceshte shkruar e ceshte thene per te. Por do te vinte nje moment kur lodhja, streset, trysnia e ambientit dukej sikur po e vinin perfund. E per te parandaluar pikerisht kete mposhtje Yllka Mujo vendosi te largohej per pak kohe. Se bashku me dy femijet e saj, ende te vegjel, per gati dy vjet, ajo aktorja aq e njohur ne vendin e saj, do te provonte emigracionin. Vendosa te ikja per tiu larguar lodhjes e streseve e per te qene pak me afer endrrave te mia. Isha duke kaluar nje periudhe te paqete dhe meqenese shpirterisht jeta me ishte bere pak e rende, kisha nevoje te hapja nje tjeter porte. Vendosa tu ikja gjerave perkohesisht, per ti lene te gjitha prapa kraheve, ne menyre qe kur te kthehesha te shihja jashte meje nje realitet me fytyre me te paster. Kur u kthye, ne fakt realiteti ishte po ai. Por tashme ishte Yllka ajo qe kishte ndyshuar. Sikur te kishte bere jo nje udhetim jashte kufijve por brenda vetes, ajo kishte arritur te ndertonte realitetin e saj. Edhe pse brenda saj gjerat ishin bere serish te bukura, ambienti rrethues nuk ishte pike per pike ne sintoni me ate paqe brenda vetes. Do ti duhej fillimisht te perpiqej te rifutej ne teater, ku vendi i punes i ishte zene. Per te paren here dhe te fundit ne jeten e vet, ne ate kohe Yllka Mujo pranoi nje rol ne komedine Tete persona plus, pa mundur te perzgjedhe. Tha menjehere po, per tu gjendur sa me pare ne skene. Edhe pse nuk ishte lloji i komedise ku ajo e sheh veten, ne njefare menyre i eshte mjaft mirenjohese atij roli qe po e kthente pas nje shkeputjeje dy vjecare ne teater. Fernando Krafi me ka shkruar kete leter, e riktheu fuqishem ne skene. Aty e kuptova se ne te vertete nuk isha shkeputur kurre. Pas kesaj ofertat nuk do te mungonin asnjehere, nga shumica e regjisoreve. Nga ajo pjese do ti mbetej kenaqesia e te punuarit me Gezim Kamen, te cilit do ti pergjigjej pozitivisht per te tjera projekte punen me te e kujtoj si nje periudhe te mbushur me komoditet psiqik dhe shpirteror. Ne listen e regjisoreve me te cilet ka punuar, Yllka kujton me nostalgji punen me Piro Manin, nje pune qe do ajo do ta quante shkollen e saj te vertete brenda teatrit. Kurse ne vitet e fundit, do te mbetej e mbushur shpirterisht nga dy role te realizuara nen regjine e Arben Kumbaros, dy pune paksa te mundimshme per Kumbaron, pasi te tilla kane qene rrethanat per te, por me rezultate te dukshme. Nderkaq qe dy pjese, fare pak te shfaqura ne Shqiperi, i kane dhene Yllka Mujos te vetmet kenaqesi te medha te njohjes jashte kufijve: Zonjusha Julia e Strinbergut me regjine e Hervin Culit dhe Neser nisemi per parajse me regji te kosovarit Dritero Kasapit. Nese kjo e fundit e njohu Mujon me nje menyre te re te te berit teater, Zonjusha Julia do ta bente qe per te paren here te ndihej e vleresuar sic duhej. Kjo ndodhi ne festivalin e Strinbergut, kur ne 100-vjetorin e lindjes se shkrimtarit flitej me superlativa per nje Julia te ardhur nga Shqiperia. Apo kur nje kritik teatri shkruante: e kam pare kete pjese ne 64 vende te botes, deri ne Hong-Kong, por Julian e vertete e pashe sonte. Ndonese pa te tilla lavde ne Tirane, kerkesat per role kane qene te shumta. Role tejet te ndryshem nga njeri tjetri. I eshte dashur te beje ne skene qenin, tek Kujdes! Kafshon me regji te Kico Londos, po aq mjeshterisht sa ka bere vajzen qe vret nenen te Mbreteresha e bukur, te luaje te cmenduren tek Kopshti me dallandyshe po aq natyrshem sa sjellja e gjendjeve shpirterore te nje aktoreje se fundmi te Pulebardha e Cehovit. I eshte dashur madje te interpretoje edhe kater role te ndryshem tek Nje njeri ne det si per te treguar se qe nga ajo dite kur Fernando Krafi... e ktheu perfundimisht ne skene, ajo nuk di te pushoje. Pervec kenaqesise se rikthimit, Fernando Krafi... do te sillte ne jeten e Yllka Mujos dhe nje miqesi te re, nje nga me te fortat e saj, me perkthyesin Robert Shvarc. Fillimisht ajo do ta cmonte Shvarcin si perkthyesin gjeni qe e kishte ngritur vepren ne majat e intelektit dhe dalengadale, tek ai shpirt rrebel, jo shume i lehte per tu pertypur nga njerezit e tjere, ajo do te zbulonte se ne momentet e mia te veshtira ishte si muzike per nje shpirt te trazuar. Shvarci do te ishte nder te paktet miq te jetes se saj. Keta pak miq qe kam pasur, te cilet kane vdekur, dhe shume pak miq e mikesha qe me shume mund i kam ruajtur si ujet e bekuar, do te me shoqerojne deri ne fund ne lumturite dhe dhimbjet e mia. Nderkaq une i ruaj per te mos i futur ne ditet e mia te zakonshme. Ca dite te zakonshme ku asaj i duhet te dale nga ai realitet i bukur i krijuar brenda vetes, te shkeputet nga bota e librave, nga muzika e saj e preferuar, nga poezite qe ajo prej vitesh shkruan duke ua treguar fare pak njerezve. Te dale nga kjo bote virtuale per tu kthyer me kembe ne toke. Per te kujtuar se ai profesion qe i duket sikur i ka zbritur nga lart, ne fund te fundit i duhet edhe per nje gje kaq tokesore sa ceshte mbijetesa. Per te kujtuar se megjithese ajo quhet Yllka Mujo dhe eshte nje aktore e madhe, eshte thjesht nje nene qe i duhet te punoje per te mbajtur femijet, qe i duhet te dale ne treg e pastaj te gatuaje, te beje te vetmen pune qe e ben vertet pa piken e pasionit. E nese nuk ka mundesi qe pasionin per femijet ta tregoje ne kuzhine, nuk ka qene e kursyer askund tjeter me ta. As ne lodrat e perbashketa e as kur ashtu ne menyre insiktive i ka terhequr ne boten e artit. Ne ate bote magjike ku ajo i ka drejtuar ne te njejten menyre sic ishte futur edhe vete. Duke ndjekur instiktivisht ate thirrme brenda vetes kur e ndjeu se fati i saj ishte shkruar qe ajo do ti perkiste kinemase dhe teatrit. |
|
#5
| ||||
| ||||
| Nikole Kidman Dy filma ne ekran. Nje tjeter qe pritet dhe kater te tjere ne proces pune. Eshte stina e yllit australian. Qe ketu rrefehet, Nga Mingella te Cruise, nga Roth te Kubrick Eshte vertet viti i Nicole Kidman. Pas nje Golden Globe dhe nje Oscar-i si aktorja me e mire me portretin e saj te Virginia Woolf ne filmin Oret, ja ku kurorezohet tani edhe nga pretigjiozja American Cinemateque me nje cmim te rendesishem. Hollivudi e ka ngritur ne piedestal. Nderkaq, Lady Nicole, 36 vjec, shfaqet ne ekrane si ne filmin Dogville te regjisorit Lars Von Trier, ashtu edhe ne Njolla njerezore, te Robert Bentonit, ne krah te Anthony Hopkinsit, ne nje adaptim i romanit te shkrimtarit Philip Roth. Ne dhjetor pastaj do te dale i shumeprituri Cold Mountain, nga Anthony Mingella, ngjarjet e te ciit jane vendosur gjate Luftes Civile amerikane. E si te mos mjaftonin, Kidman ka xhiruar Birth, me Jonathan Glazer, ne te cilin interpreton nje grua qe eshte e bindur se nje femije dhjete vjecar eshte rimisherimi i bashkeshortit te saj te ndjere [filmi del ne pranvere], ndersa tani po merret me xhirimet e The Stepford Wives te Frank Oz, para se te kaloje me te shpejte ne sheshxhirimet e The interpreter nga Sydney Pollack, Bewitched te Nora Ephron dhe Emmas War te Tony Scott. Pa ndaluar, vazhdojne nderkaq pergatitjet per nje version te ri te Aleksandrit te madh, me regji te bashkekombasit dhe mikut te saj Baz Luhrmann [me te cilin ka realizuar Moulin Rouge]. Ndersa nje aktor si Leonardo Di Caprio do te luaje mbretin e madh maqedonas, Nicole ka marre persiper rolin e te emes. Filmi eshte shtyre per tu xhiruar per ne vitin 2005, kur Nicole do te jete paksa me e lire nga punet e shumta, nderkaq qe tre vjet me pare, kyr gjithcka ishte ne prag te realizimit, projekti u shty per me vone per shkak te krizes qe aktorja kaloi pas ndarjes me aktorin Tom Cruise. Cifti ishte i martuar prej dhjete vjetesh dhe se bashku kishin biresuar edhe dy femije, Isabella dhe Conor qe tani jane 11 dhe 9 vjec e per te cilet kane kujdestari te perbashket. Aktoren e takojme pas ceremonise se American Cinemateque te Los Angelesit, ku ylli i kinemase ka nje vile te veten. Eshte ne forme te shkelqyer, si gjithmone elegante [stilistet e adhurojne], e duruar dhe mjaft e sjellshme. Duket se me ne fund eshte shkrire me meshkujt, sic pranon duke qeshur, dhe pas nje periudhe te gjate beqarie, tani eshte e lidhur zyrtarisht me kengetarin Lenny Kravitz. Por per maredheniet e mia me meshkujt, nuk dua te flas me ne publik, paralajmeron Nicole duke u shfajesuar jam djegur shume here. Eshte me mire te mos besh deklarata zyrtare kur nuk e di ekzaktesisht se crrenje ka historia sentimentale qe je duke jetuar. Ndryshe nga privatja, flet me entuziazem per filmin Cold Mountain. I frymezuar nga best seller-i i Charles Frazier, filmi eshte xhiruar ne Rumani, nje vend ky, ku problemi i femijeve jetime eshte mjaft dramatik. Dhe keta femije Nicole i ka mjaft per zemer. Gjendja e jetimoreve ishte mjaft deshperuese. Me beri te mendoja se duhej te merresha me ta. Kam organizuar nderkaq fushata per mbledhje fondesh dhe kam xhiruar nje dokumentar mbi kete ferr, na tregon ajo. Po ne te vertete, Cold Mountain ctematike trajton? Eshte nje film mbi miqesine femerore me teper sesa nje film per luften apo raportet e dashurise. Ishte nje film mjaft i veshtire. Kemi punuar per pese muaj, qe nga korriku deri ne dhjetor, ne nje krahine malore te Rumanise ku eshte mjaft ftohte, shpesh bie shi dhe jetohet mes baltes. Sheshxhirimi ishte vendosur dy ore larg nga hoteli me i afert dhe ne mbremje arrinin aq te zhgrryer me balte sa administratoret nuk na lejonin te hynim ne hotel. Nuk ishte nje rol qe e kisha parashikuar: me ra ne dore rastesisht, edhe pse mbaj mend se kur Tom lexoi librin [ne ate kohe flitej per mundesine e interpretimit te tij ne rolin qe sot e ka realizuar Jude Law], me kishte thene menjehere se isha perfekte per rolin e Ades. E pastaj Anthony Mingella ka shkruar nje nga skenaret me te bukur qe kam lexuar ndonjehere. A mund te na e tregoni subjektin? Eshte nje histori e dhimbshme qe evokon nje ndjenje largesie, pendimi, te veshtira per te ardhur ne ekran. Nje histori per te cilen kisha nevoje si nje forme katarsi per vete vuajtjet e mia. Por eshte nderkaq edhe nje film qe flet per besimin, fatin, per dashurine dhe shpresen. Me pelqeu qe pas tre filmave dramatike si Dogville, Njolla njerezore dhe Oret, te beja nje film dashurie. Ketu, askpekti i miqesise femerore mes meje dhe personazhit te interpretuar nga Renee Zellweger qendron ne qender te gjithe ngjarjes. Kush eshte Ada, personazhi juaj? Ne fillim eshte si nje femije i llastuar, por gjate rrjedhes se filmit rritet ne menyre te jashtezakonshme: meson te ndertoje, te kultivoje token, te merret me kafshet. Me pak fjale, meson te mbijetoje ne nje bote pa meshkuj. Anthony me ka detyruar mua dhe Renee-ne te ngreme gure dhe trare te rende, ka dashur qe te perballemi me punen fizike, pikerisht qe te kuptonim forcen qe kishin keto gra. Pastaj ishte situata ne Rumani qe ma shtoi me teper ankthin. Cpershtypje keni nga ky vend? Krijova kontakt me nje nga shume realitetet e dhimbshme te botes sone. Sic e thashe, Rumania eshte e mbushur me jetimore: eshte mbreselenese. U kerkova autoriteteve rumune se cmund te behet per tu dhene nje ndihme te vogel dhe ata me thane thjesht: Tu flasesh. Jetimoret kishin nevoje per cdo lloj gjeje: iu dergoj kuti me rroba pershembull, pasi femijet nuk kane cte veshin. Ndihmoj fushatat per te mbledhur ilace, ushqime, biskota. Cfaredolloj gjeje atyre u ben mire. Kjo eshte nje nga gjerat qe me pelqen me teper ne punen tone: te bashkepunoj me persona te ndryshem, te hyj ne kontakt me bote te tjera, te udhetoj. Ndonjehere nuk arrij ta besoj fatin qe kam patur, jeten qe po jetoj. A mendoni se Tom Cruise ka pasur nje rol te madh ne ecjen perpara te karrieres suaj? Te jashtezakonshem. Me ka cuar ne nje bote qe ishte shume me e madhe se ajo qe kisha njohur. Isha teper e re dhe sapo e kisha nisur karrieren me nje miniserial Vietnam, ne vitin 1986. Tom ishte aktori me i madh i botes kur e kam njohur, dhe vazhdon te jete; por ishte edhe personi qe dashuroja. E kur do shume dike, ai ta heq paksa deshiren per te punuar, te ngrihesh ne pese te mengjesit per tu shnderruar ne nje tjeter person ne kohen kur gjithe cdo eshte te qendrosh prane njeriut qe dashuron. Ne Njolle njerezore, ju recitoni rolin e Faunia Farleyt, gruas misterioze qe dashurohet pas Coleman Silk, te interpretuar nga Anthony Hopkins, edhe pse keni gjysmen e viteve te tij. A eshte e rendesishme diferenca e moshes ne maredhenien mes dy njerezve? Per mua, mosha ska rendesi. Filmi na meson se nuk duhet te gjykojme shume shpejt. Eshte nje batude e Anthony Hopkinsit ne film, qe mua me pelqen shume: Faunia nuk eshte dashuria ime e pare, nuk do te jete dashuria ime me e madhe, por eshte dashuria ime e fundit. Eshte bukur qe ne mosheen shtetedhjete vjecare nje burre te provoje nje ndjenje te tille, edhe pse per nje femer per te cilen gjithe bota thote se nuk ben per te. Me pare Virginia Woolfin, te depresuar dhe vetevrasese, pastaj deshperimin ne Dogville, nje dashuri te mallkuar tek Njolle njerezore. Pse keta role? Nuk kam nje pergjigje te sakte. Mbaj mend nje darke me Philip Roth. E pyeta per persene e dickaje dhe ai mu pergjigj: Nicole, hiqi te gjitha persete nga bisedat. Ishte si nje ndricim: ne momentin kur heq fjalen perse, cdo gje ndryshon. Provojeni. E veshtire ta besh ne nje interviste... Si ju, ashtu edhe Tom Cruise, keni thene se te punoje me nje regjisor si Stanley Kubrick ne Eyes Wide Shut ka qene nje pervoje e paharruar. A mund te na e tregoni pse ka qene e tille? Kane kaluar kater vjet qe kur kemi bere ate film dhe ende nuk arrij te ndihem objektive. Ka momente te mbushura me kujtime per Stanleyn dhe te asaj bote ne te cilen une dhe Tom ekzistonim gjate kohes se xhirimit te filmit. Ajo pune me kishte konsumuar aq shume, sa ishte bere pjese e jetes sime, dhe tani kur e shoh, te gjitha ato kujtime permbysin imazhet. Sigurisht qe mbetet dashuria dhe admirimi im per Stanleyn. Nuk do ta harroj kurre castin kur mora vesh vdekjen e tij: duhej te flisnim ne telefon nje nate me pare, por isha aq e lodhur sa vendosa ta marr diten e neserme. Isha ne Nju Jork dhe po u pergatisja mengjesin femijeve kur degjova vdekjen e tij te papritur. Ishte nje shock i tmerrshem. Ate dite kalova ore te tera duke menduar dhe duke u lutur ne katedralen St.Patrick. Dhe me mbeti gjithmone pengu qe ate mbremje nuk e kisha marre ne telefon. |
|
#6
| ||||
| ||||
| Kadri Roshi DIALOG ME ARTISTIN Takimet me Artistin e Popullit Kadri Roshi kane qene nga me interesantet dhe me mbreseleneset. Artisti nuk pranon t'i nxjerresh lapsin apo letren ose diktofonin ne komunikimin me te. Keshtu eq bisedad si gazetar i kam zhvilluar si midis dy miqsh. Por teper i mencur. NJeh mire historine e vecanerisht artin shqiptar dhe ate boteror. Por eshte shqiptar deri ne palce. Kohet e fundit i bera nje vizit ne spitalin ushtarak ku dhe ishte shtruar. U takuam si miq. Ne bashkebisedimin me te e ndjem veten mire A ke pasur vizita nga miqte shoket artiste? Perhere. Dhoma ka qene me miq e shoke, me kane ardhur nga Teatri Kombetar nga filmi nga televizionet shume e shume por dhe ministri i shendetesise dhe shume ministra te tjere. M sherojne shpirtin nerezit ndaj jam mire. Shpirti eshte ilaci me i mire (flet me lot gezimi artisti) Artiste me mjeshtrin e madh te artit shqiptar jane mbledhur ketu ne Teatrin KOmbetar miq e shoke dashamires te artit, kultures e artiste nga e gjithe Shqiperia. Jane partneret me te cilet mjeshtri Roshi ka luajtur ne skene apo ka luajtur me ta ne shehset e xhirimit. Disa nga ata nuk jetojne fizikisht por na shfaqen ne sekuencat filmike si Naim Frasheri, Sander Prosi, Loro KOvaci etj. Flet shpirti i artisteve per kolegun e tyre su Margarita Xhepa, Lazer Filipi, Andon qesari, Drita Pelingu, Violeta Manushi etj po dhe kineastet regjisoret Esat Musliu, Saimir Kumbaro e famshmja Tinka Kurti, Roza Anagnosti. Po drejtori i teatrit regjisori Kico LOndo qe eshte dhe organizatori i ketij aktiviteti se dhe drejtori mjeshtri i punes aktori i miresnjohur MIrush Kabashi. Nje portret te punuar me shume kulture te mjeshtrit Kadri Roshi ja dhuron piktori Ndini Bardhi, nje liber "Personalitete te artit shqiptar" ia dhuroi autori B.Merkaj, lule te fresketa nga shoke e miq. Kjo feste e bukur e madherishme ne tempullin e artit ne Teatrin Kombetar. Mijera urime Mjeshtrit te madh te skenes shqiptare Kadri Roshi.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#7
| ||||
| ||||
| Drita Pelingu Drita Pelingu: Ja si e kam njohur Kadri Roshin Njė nga koleget dhe partneret e shumė pjesėve teatrale tė Artistit tė Popullit Kadri Roshi ėshtė dhe Drita Pelingu. Nė njė pozicion tė tillė ajo ka shumė ē'tė thotė pėr artistin e madh, pėr 59 vitet e karrierės sė tij, pėr peshėn e fjalės sė tij nė skenė, aq sa e quan Kadri Roshin 80-vjeēar, "shkollė pėr brezin e ri". Si e keni njohur Kadri Roshin? E kam njohur 59 vjet mė parė, pikėrisht nė ditėt e para tė janarit. Kadriu sot nuk ka vetėm jubileun e 80-vjetorit, por dhe 59-vjetorin e fillimit tė karrierės sė tij artistike. Ishte dita e parė e fillimit tė mėsimeve nė Shkollėn Dramtike tė Artit, qė u hap nė fillim tė janarit tė vitit 1945. Shumė mbresa nga ajo shkollė kanė mbetur tė gjalla nė memorjen time. Ndoshta dhe sepse i kam rikujtuar shpesh nė biseda kolegėsh. Dy djelmosha tėrhiqnin mė shumė se kushdo vėmendjen time. Ata ishin Kadri Roshi dhe Naim Frashėri. Profesor Sokrat Mio me mėsimin e fjalės artistike na mėsonte teknikėn e vargut dhe muzikalitetin e tij. Naimi mė rrėmbente me botėn e tij emocionale, Kadriu mė trondiste me logjikėn e zbėrthimit tė mesazhit filozofik tė poezive. Ishte pikėrisht njė nga ato ditėt e para tė janarit kur unė e dėgjoja nė zbėrthimin e poezisė "Pragu" tė Lame Kodrės. Kjo ka ndodhur nė janar tė '45-ės, pra, 59 vjet mė parė. Kėta dy artistė edhe gjatė jetės sime artistike mė trembnin me talentet e tyre, dhe vetja mė dukej fare e paaftė. Ky ka qenė Kadriu qė nė fillimet e para tė punės sė tij si aktor. Ēfarė mendoni se e bėn kaq tė madh Kadri Roshin? Ai ishte jo vetėm i fuqishėm nė zbėrthimin e autorit, por dhe nė krijimin origjinal tė figurave tė tij artistike e nė krijimin e karaktereve me fizionomi tė veēantė. Kadriu ta jep rolin nė pėllėmbė tė dorės, kaq bukur e zbėrthen pėrpara shikuesit figurėn artistike. Kur del nga shfaqja tė bėn tė dialogosh me horizontet qė tė hap personazhi i tij dhe vepra nė pėrgjithėsi. Dhe kjo ėshtė njė mrekulli. Kjo do tė thotė qė artisti ka vėnė nė lėvizje mendjen dhe zemrėn e spektatorit, duke mos e lėnė atė pasiv; do tė thotė qė figura artistike e krijuar nga Kadriu ka hyrė aq thellė tek ty sa tė detyron tė mos harrosh kollaj, duke e vėrtitur nė pluhurin e harresės si njė limon qė i shijove mė parė lėngun. Krahas talentit, ēfarė ka ndikuar nė formimin e tij artistik? Puna e jashtėzakonshme e tij, qė ka qenė njė karakteristikė e gjithė atij brezi. Shkolla qė ka kryer jashtė shtetit, kurset mbi studimin e sistemit tė Stanislavskit, tė hapura pranė Teatrit tė Shtetit etj. Por Kadriu ėshtė rruga e shkollės sė teatrit shqiptar, sepse, ndonėse Stanislavski dhe Brehti lėnė gjurmė tė dukshme nė interpretimet e tij, e veēanta e artistit ėshtė se teoricienėt e pavdekshėm u kthyen nė njė brumė qė ai i gėlltiti brenda qenies sė vet, brumė qė ai e gatuan dhe e servir duke i futur brenda origjinalitetin e tij, si nė formė edhe nė pėrmbajtje. Mund tė na e konkretizoni me njė shembull kėtė tė fundit? Le tė kujtojmė vetėm dy batuta tek filmi "Lulėkuqet mbi mure": "Hani! Hani!". E, pra, dy fjalė, dy fjalė tė vetme. Por ē'nėntekst i thellė, ē'qėndrim emocional, ē'paralajmėrim. Dhe spektatori gajaset edhe sot kur e kujton. Pse qesh? Ato janė vetėm dy fjalė!. Ai qesh me virtuozitetin e artistit pėr tė nxjerrė nė evidencė nėntekstin e atyre dy fjalėve tė vetme dhe mllefin e kujdestarit sadist, qė, duke mos ua dalė dot mbanė ēunakėrve tė pabindur, u zė bukėn nė fyt. E pra, gjithė kjo botė emocionale zbulohet para nesh vetėm me dy fjalė: "Hani ju hani!". E solla kėtė shembull tė vogėl pėr tė dalė tek mendimi se interpretimet e mrekullueshme tė artistėve, qė kanė mbetur tė pavdekshėm nė historikun e teatrit e sidomos ato tė artistit Kadri Roshi, me kohė duhej tė ishin studiuar, zbėrthyer dhe nxjerrė pėrgjithėsime teorike, tė vlefshme pėr shkollėn e artit skenik shqiptar. E keni pasur ndonjėherė partner Kadri Roshin nė jetėn tuaj skenike? Oh, sigurisht dhe fatmirėsisht. Nė shumė role. A mund tė na pėrmendoni disa prej tyre? Nė pjesėt "I ēuditshmi", "Hamleti", "Hijet e natės", "Familja e peshkatarit", "Mirandolina", "Pavdekėsia" etj. Fatkeqėsisht asgjė nuk ka mbetur e regjistruar. A mund tė na thoni njė karakteristikė tė veēantė tė kėtij artisti tė madh? Po. Do t'u them diēka tė veēantė. Gjatė procesit tė provave, pranon vėrejtje nga kushdoqoftė, edhe nga ndonjė student i tij. Pėrqendrohet sikur ndodhet para ndonjė mėsuesi tė madh. I kėrkon, i vjel vėrejtjet, pastaj i analizon nė kokėn e tij dhe ato qė mban i verifikon nė vazhdimin e provave. Tė tjerat i hedh nė kosh. Pse, njė gjė e tillė nuk ndodh me artistėt e tjerė? Kam ndeshur me aktorė, kryesisht studentė apo aktorė tė rinj, qė gjatė punės nuk u pėlqejnė vėrejtjet, duan lavdėrime. Pėrndryshe, vėrejtjet nuk t'i harojnė kurrė. Pėr mua kjo ėshtė shenjė paaftėsie pėr tė ndryshuar dhe megallomani, qė pa vetėdije e bllokon tė ecurin e tij pėrpara. Kadri Roshi nuk i trembet ballafaqimit tė kritikės. Ai e merr atė kur i vlen, ose dialogon dhe pėrplaset hapur. Qėndrimi distancues, pa u futur nė diskutim, nuk tregon shenjė pjekurie. Nė kėtė drejtim artisti ynė i madh ėshtė dhe njė njė shkollė pėr tė rinjtė. Drita Pelingu ne nje nga interpretimet |
|
#8
| ||||
| ||||
| "KAM LINDUR PER SKENEN" Luarasi, nga heroinė nė njė rol karakteri Njė tjetėr emėr rikthehet pas afro njė dekade mungese nė skenėn e Teatrit Kombėtar. Eshtė aktorja e njohur Edi Luarasi, apo ndryshe "heroinėn", e dramave tė ngjitura nė kėtė skenė. Ajo rivjen me njė rol nė pjesėn "Cilindri" tė Eduardo De Filipos, nėn regjinė e Kastirot Ēipit. Cili ka qenė roli i fundit qė keni interpretuar nė skenėn e Teatrit Kombėtar? Roli i fundit qė kam luajtur ėshtė ai nė pjesėn "Hekurat" e Apat Gėnsit. Ka qenė pikėrisht viti 1995. Siē duket unė bėj pauza tė mėdha nga njėri rol nė tjetrin. Eshtė njė rastėsi, apo zgjedhja juaj? Jo, jo. Nuk ėshtė dėshira ime. Sė pari, unė nuk kam qenė kėtu. Sė dyti, megjithėse kam dy vjet qė jam kthyer, siē duket regjisorėt kanė oferta mė tepėr pėr aktorėt mė tė rinj, edhe rolet janė pėr mė tė reja. Ku keni qenė gjatė kėsaj kohe? Kam qėnė nė Hungari. E gjeni veten shpejt pas kėtyre pauzave? Nė fillim e kam paksa me ndrojtje, pastaj e kap menjėherė. Nuk e kam problem. Mesa duket unė kam lindur pėr skenėn. Po filmi do tė mbetet njė ish nė karrierėn tuaj? Them se po. Deri tani nuk kam ndonjė ofertė, megjithatė duhet tė them se mė tepėr mė pėlqen teatri. Diēka pėr rolin qė keni nė pjesėn "Cilindri" me regjisor Kastrito Ēipin. Roli qė kam nė pjesėn "Cilindri" nuk ėshtė shumė i madh, pasi tė gjithė rolet janė nė njė nivel, pėrveē rolit tė Ritės qė interpetohet nga Luiza Xhuvani. Megjithatė roli i Betinės qė unė luaj ėshtė shumė simpatik. Pse? Mė pėlqen shumė karakteri i saj. Ai ėshtė njė rol i spikatur nga Eduardo De Filipo. Ēfarė lloj personazhesh ju pėlqen tė luani? Me thėnė tė drejtėn kėto karaktere nuk i kam luajtur mė pėrpara, pasi gjithmonė kam luajtur heroinėn. Por mė pėlqejnė shumė karakteret. Si ndiheni mes stafit tė aktorėve dhe regjisorit tė pjesės? Shkoj shumė mirė. Jemi njė kolektiv shumė i kėndshėm. Kemi mirėkuptim me njėri-tjetrin. Akoma mė tepėr me Robert Ndrenikėn |