| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Suksesi i kėtij teatri, basti im me veten Regjizori i njohur Gėzim Kame ndėrton pėr herė tė parė njė amfiteatėr privat nė periferi tė Tiranės. Ai tregon pėr ambicien e tij disa vjeēare pėr tė patur njė sallė tė vetėn e cila do tė mund tė ishte njė teatėr i dytė kombėtar. Natyra e qetė dhe gjelbėrimi rrethojnė Teatre Park Kame. Artėdashėsit shqiptarė tashmė do tė kenė mundėsinė qė tė shijojnė njė shfaqje artistike nė bukuritė e natyrės sė virgjėr dhe tė paeksploruar. Projekte tė mėdha dhe shfaqje botėrore do tė ngjiten nė kėtė skenė verore tė kėtij teatri. Gėzim Kame pohon se suksesi i amfiteatrit ėshtė njė bast me veten qė ka vendosur ai. -Si ju lindi ideja pėr tė ndėrtuar kėtė amfiteatėr? Realizimi i kėtij amfiteatri ka qenė ambicja ime prej kohėsh. Kėto 15 vitet e fundit kam menduar qė tė kem diēka timen, njė teatėr timin apo njė skenė timėn. Sė pari dua tė jem ideator i njė Teatri tė ri Kombėtarė, gjė qė u la pėrgjysmė nė vitet 1998. Kam kėrkuar nga instancat qeveritare dhe vendore tė mė ndihmojnė tė privatizoj salla tė cilat sot e kėsaj dite janė tė mbyllura, pėr tu bėrė shoqėri aksionere e artistėve. Njė nga kėto salla ishte edhe Pallati i Pionerėve i cili pa pritur e pakujtuar u kthye nė Millenium 2. Ne ishim njė grup artistėsh si, Robert Ndrenika, Kadri Roshi, Drita Pelingu, Ndriēim Xhepa, Yllka Mujo, Agim Qiriaqi, dhe donim qė tė krijonim njė shoqėri aksionere duke u privatizuar kjo sallė e tė bėhej njė teatėr i dytė i Tiranės. Nė kėtė rast ne ngelėm pėrsėri pa sallė. Kjo ambicje e imja u projektua mė pas pasi gjeta kėtė vend tė mrekullueshėm, 20 km larg Tiranės. Kjo ėshtė njė kodrinė e bukur dhe sapo e pashė mė lindi ideja qė tė ndėrtoja kėtu kėtė amfiteatėr veror. Kėshtu u realizua projekti im dhe ambicja ime pėr tė patur njė teatėr timin. -Realizimi i kėtij amfiteatri ishte njė nismė e juaja vetjake apo me bashkėpunėtorė tė tjerė? Ky amfiteatėr ka qenė njė nismė totalisht e imja. Nisan ė fillim bashkėpunime me shumė njerėz por pėrfundova vetėm. -Cila ka qenė shfaqja e parė qė ėshtė dhėnė nė kėtė amfiteatėr? Ky amfitėatėr ka vetėm 20 ditė qė ėshtė inagurur. Shfaqja e parė ka qenė njė shfaqje e orkestrės sinfonike tė Leēes. Ishte njė program shumė i vogėl prej gati dy orėsh. Ėshtė organizuar edhe njė parti rinor, disa ditė mė pėrpara. Kemi biseduar me ministrin eMinistrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Bujar Leskaj, i cili ka ardhur disa herė dhe ėshtė shumė dashamirės pėr kėtė lloj teatri, pėr tė aktivizuar edhe pėr tė bėrė projekte tė veēanta qoftė me rininė, qoftė me mosha tė ndryshme. Kėto projekte nuk realizohen shume shpejt por mendoj se nė vitin tjetėr ky teatėr do tė ketė mjaft projekte pėr tė vėnė nė skenė. -Cilat do tė jenė shfaqjet dher projektet pėr tė ardhmen? Janė dy komedi, njėra franceze, me aktorėt Robert ndrenika, Roland Trebicka, Mehdi Malkaj, Elvira Diamanti, Naum Shundi, Ahmet Pasha, etj, mė pas ėshtė komedia Jashtė bie bore, edhe kjo me aktorėt Roland Trebicka, Robert Ndrenika, Ervin Ēulin dhe Mehdi Malka. Kėto janė dy projektet teatrore. Njė projekt i tretė ėshtė Gjashtė persona rreth njė tavoline, njė vepėr e njė autori anglez bashkėkohor. Kjo shfaqje ėshtė njė alternim i aktorėve me shumė eksperiencė. Ndėrsa si koncerte ėshtė projektuar qė tė bėhet njė koncert me familjen Qerimi, me Ethem Qerimin violinistin e shkėlqyer, Fatos Qerimin kompozitor dhe klarinetist, djalin e tij dhe mbesėn. Mendohet qė tė bėhen koncerte tė Muzikės Dhomės, mė pas janė edhe disa koncerte rinore tė muzikės Bluzz, etj. Pėrveē kėsaj kemi edhe njė projekt me fondacionin zvicerian. Projekte tė tjera qė bėhen janė disa takime ndėrkombėtare nė kėtė mjedis, si mund tė jetė takimi i Teatrit Rinor Ballkanik, Festivali i Tangos Ballkanike, Festivali i Klarinetės Ballkanike, etj. -Cilėt janė autorėt shqiptarė qė kanė zgjedhur apo kanė shprehur dėshirėn tė sjellin veprat e tyre nė kėtė teatėr? Teatri nuk ka mbaruar ende punimet dhe ėshtė shumė shpejt tė flasėsh pėr kėtė, por do ketė edhe projekte tė tilla. Mendoj se me miqtė dhe me kolegėt qė kam unė do tė ketė shumė shfaqje qė do tė vihen nė kėtė amfiteatėr. -Pse zgjodhėt pikėrisht kėtė vend pėr tė ndėrtuar Teatre Park Kame? Nė Tiranė nuk ka vend pėr ndėrtime artistike, ka vend vetėm pėr banesa, pėr magazine, pėr dyqane, dhe ėshtė e pamundur qė tė gjesh njė mjedis kaq madh prej 8000 metėr katror pėr tė ndėrtuar njė teatėr. Kam edhe njė arsye tė dytė, mua mė pėlqen shumė natyra, dhe qetėsia. Kėtu ky teatėr ėshtė larg sa mė larg zhurmės e rrėmetit. Kėtu mund tė vish nė njė vend tė qetė dhe tė bėsh vepra artistike shumė tė bukura. -Sa mendohet se do tė jetė i frekuentuar ky teatėr? Duke patur parasysh se ky teatėr ka vetėm 20 ditė qė ėshtė inaguruar, ka njė fillesė shumė tė mirė sepse dashamirėsit e artit nė pėrgjithėsi janė tė shumtė nė Tiranė dhe kėtė e kanė provuar duke shkuar nga Tirana nė Butrint pėr tė parė njė vepėr artistike tė bukur dhe tė arrirė. Ky teatėr ėshtė vetėm 20 km larg dhe jam i bindur se kjo sallė do tė frekuentohet shumė, nga njerėz qė e duan artin, e duan poezinė, e duan muzikėn dhe nga kjo pikėpamje mendoj se ky teatėr do tė jetė njė pikė shlodhėse pėr kryeqytetasit. E gjitha kjo arrihet duke vėnė nė skenė vepra tipike me vlera filozofike brenda, kjo do tė dyfishonte kėnaqėsinė tek spektatori. -Gėzim Kame regjizor, cilat janė angazhimet e tij lidhur me kėtė fushė? Unė nuk do tė fiksohem vetėm nė kėtė amfiteatėr. Ai tani shndėrrohet nė njė vepėr publike, nė tė do tė sjellin veprat e tyre regjizor tė rinj, regjizor tė tjerė por natyrisht qė edhe unė kam projektet e mia. Kam gjithashtu projekte nė Teatrin Kombėtarė, nė dy teatro tė Kosovės, kam edhe njė vepėr tjetėr tė cilėn mendoj qė ta sjell kėtu njė projekt me aktoren Yllka Mujo, me artistė, kėrcimtarė, kėngėtarė, mendoj se do tė jetė njė mbrėmje e bukur. -Cilat janė marrėdhėniet tuaja me Teatrin Kombėtar? Unė kam 6 vite qė i kam ndėrprerė marrėdhėniet me Teatrin Kombėtar me dėshirėn time. Ndėrtova njė kompani private Publimedia e cila nuk eci sepse nuk gjeti pėrkrahjen e duhur nga institucionet pėrkatėse, ose mė mirė tė themi nga shteti vetė sepse nuk ka njė ligj pėr teatrot private. -Do tė ketė njė strukturė pėr vlerėsimin e veprave? Njė strukturė jo por projekte. Akoma nuk ekziston njė status privat, ligji akoma nuk ėshtė hedhur nė treg. -Do tė ketė njė selektim tė veprave qė do tė vihen nė kėtė skenė apo kushdo qė shpreh dėshirėn do tė ketė mundėsinė tė sjelli veprėn e tij? Eksperienca ime do tė jetė ajo qė do ti selektojė veprat. Do tė pėrpiqem qė tė ketė njė nivel nė kėtė drejtim sepse edhe publiku do tė jetė i njė niveli kulturor dhe pėr teatrin elitar.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Do T'ju Bie Ndėrmend ēka Po U Them | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 5 | 05-06-2008 22:06 |
| Shekspiri ne boten shqiptare | Administratori | Letersia | 0 | 05-05-2007 19:51 |
| Gezim Nika - O sa mire me kene shqiptar | Administratori | Muzika | 1 | 05-04-2007 15:07 |
| Neritan Licaj - Teatri, dashuria ime e madhe! | Administratori | Kinemaja dhe Televizioni | 0 | 21-12-2006 11:11 |
| Kur'ani Fisnik ne Shqip | Administratori | Kurani dhe Jeta | 5 | 04-09-2003 16:15 |