| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Gazmend Paja: Kisha mall pėr skenėn e teatrit Gazeta SOT E takojmė Gaz Pajėn nė sallėn Black Box (kutinė magjike, siē e quan ai) tė Akademisė sė Arteve. Shfaqja Ėndėrr hipopotami e sjell sėrish nė skenėn e teatrit dhe kėsaj here ndryshon edhe roli i tij. Nga tragjikja tek komikja, nga djali i turpshėm tek dashnori, Gazi vjen gjithnjė ndryshe dhe pikėrisht pėr kėtė ėshtė aq i pėlqyer. Shfaqja komedi- tragjike vjen pas katėr vitesh mungesė, atėherė kur pėr herė tė parė u ngjit nė skenė nga disa djem e vajza studentė tė AA. Me regji tė Genc Gjinecit dhe aktorėt Ervina Kotolloshi, Gentian Zenelaj dhe Erjona Kakeli, vepra shfaqi mbrėmė nė premierėn e saj njė dimension tjetėr, tė ndryshuar.Po kėshtu edhe personazhi ynė, qė ndryshe nga skena, nė jetė ėshtė njė tjetėr karakter, mė i panjohur. Pėr ēfarė flet nė thelb vepra Ėndėrr hipopotami? Kjo ėshtė njė pjesė qė tregon haptazi sesi degradon njė shoqėri, sesi njerėzit para hapjes sė demokracisė mendonin se kur ajo tė vinte do ti hidhnin pas hallet. E prisnin krejt ndryshe, ndėrkohė qė kjo erdhi me pasoja tė tjera. Nuk jam kundra fenomenit demokraci ose kėsaj qė ne po jetojmė, por mėnyra sesi po zhvillohet kėtu dhe nė vende tė tjera tė botės nuk ėshtė ajo qė pritej. Ėshtė njė dramė jashtėzakonisht e vėshtirė. Pėrveē kėsaj, ka edhe njė problem, se tre prej aktorėve tė saj: unė, Genti dhe Ervina, jemi shumė tė ngarkuar. Pėrveē roleve kėtu jemi tė angazhuar edhe me Portokallinė dhe kjo na bėn tė sforcohemi pak. Regjisori i veprės ėshtė Voctor Liapin, njė autor i ri rreth tė 40- ave. Patėm fatin qė kontaktuam me tė edhe nėpėrmjet e-mailit dhe nė ftesat e shfaqjes kemi edhe disa rreshta tė cituara prej tij. Si e gjen veten nė dramėn ruse? Nuk ėshtė hera e parė qė unė marr pjesė nė njė dramė ruse, sepse edhe gjatė kohės sė studimeve nė Athinė dhe nė Tiranė kam luajtur nė disa pjesė ruse, kryesisht Ēehovin. Unė kam simpati nė pėrgjithėsi pėr popullin rus. Gjithmonė mė vijnė nė mendje shembuj tė lavdisė sė dikurshme. Mua mė pėlqen fryma shumė kolektive, ndoshta edhe ajo ndjenja e revolucionit. Padyshim, stili ėshtė i veēantė nė kėtė lloj dramaturgjie, e sidomos nė kėtė pjesė qė luajmė tani. Stili ėshtė shumė i veēantė, absurd. Kjo ėshtė njė pjesė aktuale pėr shumė vende. Ėshtė hera e parė qė unė marr pjesė nė njė vepėr tė njė autori kaq tė ri rus. Ėshtė hera e parė, po ashtu, qė jam lodhur me tė vėrtetė shumė pėr njė rol. U rikthyet nė teatėr. Si ndiheni pėr kėtė? Mua mė pėlqen teatri. Tani qė merrem me televizion, e ndjej qė mė kishte munguar skena e teatrit. Edhe pse para dy- tre muajsh kam bėrė njė shfaqje tjetėr, qė fliste pėr luftėn e Bosnjės, njė vepėr belge. Mė kishte marrė malli pėr kėtė kuti magjike! Si ishte roli i Sergeit? Ēfarė ju tėrhoqi nė radhė tė parė tek ky personazh? Sergei ėshtė njė viktimė e shoqėrisė, sikurse tė katėr personazhet e kėsaj vepre. Ai ka njė monolog gjatė pjesės, ku shpjegon se ēfarė i ka ndodhur deri mė sot nė jetė. Ai na shfaqet nė fillim si njė dashnor, qė hyn nė kėtė shtėpi, ku ėshtė dukja e fenomenit tė degradimit. Me zhvillimin e ngjarjeve, ai tregon se pse ėshtė detyruar tė bėjė kėtė gjė, pra tė joshė gratė. E kanė detyruar disa kushte, jo se e bėn me pasion. Ka edhe ai anėt e tij pozitive. Sa i afėrt vjen pėr realitetin shqiptar subjekti i kėsaj vepre? Cili nga personazhet e transmeton mė qartė mesazhin e saj? Tė katėrt e shprehin mė sė miri atė qė ndodh nė shoqėrinė shqiptare. Vepra ka edhe nota grotesku, megjithatė ky fenomen del ashtu siē ndodh pėrditė. Siē e ndjejmė unė, ti, tė gjithė. Vepra vjen e rivėnė. Cilat janė elementet e reja qė sjell? Po, kėtė pjesė ne e kemi vėnė edhe para katėr vjetėsh, kur kemi qenė tė gjithė studentė. Tani jemi rikthyer me ide tė reja, me potencė tjetėr, qoftė edhe atė ekonomike. Tė gjitha kėto ndikojnė dhe tregojnė njė lloj rezultati nė pjesė. Ėshtė njė dramė qė tė bėn tė jesh i vėmendshėm gjatė gjithė shfaqjes, pėr mos tė tė shpėtuar diēka. Vepra ėshtė pėrshtatur me realitetin shqiptar, ėshtė parė nė njė fokus tjetėr, por gjithsesi ka linjat bazė tė vėnies sė parė. Nga gjithė pjesėmarrjet tuaja, nė ekran dhe teatėr, ēfarė pėrfitoni ju si aktor? Nga ana profesionale? Pėrveē parave qė marr (qesh)... je nė aktivitet. E bėn me dashuri kėtė punė dhe unė nuk mendoj tė bėj nė jetėn time gjė tjetėr pėrveē kėsaj. Ndihem mirė dhe mendoj se mund tė jap nė kėtė profesion. E ke menduar ndonjėherė veten nė njė rol tjetėr brenda artit skenik, regjisor pse jo? Jo. Unė kam studiuar pėr aktrim tetė vjet: katėr jashtė Shqipėrisė dhe katėr nė Akademinė e Arteve. Ne kemi shumė regjisorė tė talentuar dhe qė e bėjnė mirė punėn e tyre. Nuk do doja tė ngatėrrohesha nė regjisurė. Unė mund tė jap ndonjė sugjerim si aktor, brenda rolit tim apo pėr kolegėt e mi, siē edhe mua mė japin. Jam marr dikur me Rinfest, qė ėshtė njė lloj regjisure. Nė plane profesioniste nuk e mendoj veten, tė paktėn tani pėr tani. Mund tjua kenė bėrė shpesh kėtė pyetje: gjeni kohė pėr tė gjitha? Faktikisht, strapacohemi shumė, por na bėhen edhe lėshime. Regjisori Gjineci na ka bėrė lėshime pėr oraret qė duhet tė jemi andej dhe andej pėr oraret qė duhet tė jemi kėtu. Njerėzit me tė cilėt ne punojmė nė Portokalli merren vetė me art dhe e kuptojnė shumė mirė pozitėn tonė, ndaj kemi gjetur edhe njė mirėkuptim. Tė gjithė lodhemi shumė nė kėtė profesion, por kur e do diēka ėshtė si vallja, qė po hyre duhet tė kėrcesh. Kėrcen shumė Gazi? Jashtėzakonisht kėrcej! Ku mė shumė, nė skenėn e teatrit apo nė ekran? Tani pėr tani jam fokusuar nė televizion. Padyshim, njė dashuri jo vetėm e imja, por edhe e tė gjithė atyre qė merren me kėtė profesion, ėshtė teatri. Teatri ka vetėm njė problem tė vogėl: ėshtė mė i vėshtirė pėr tu organizuar dhe ėshtė mė pak fitimprurės. Kėto besoj se janė arsyet pse teatri po zbehet shumė. Do tė vazhdonit pėr shumė kohė tė bėnit tipin e varietesė sė Portokallisė nė televizion, por nė forma tė tjera? Ne jemi nė njė betejė pėr tė jetuar dhe unė nuk mund ti pėrcaktoj fatet e betejės, se jam shumė i vogėl. Por do mė pėlqente tė merresha me film. Mua mė pėlqen shumė kinemaja dhe nė tė ardhmen do doja tė merresha me filmin. Mendoni se sot ka njė menaxhim tė mirė tė artistėve tė rinj qė dalin nga Akademia? Situata ėshtė shumė e vėshtirė, sidomos nė tregun e artit. Pėr kėtė ndikojnė shumė gjėra. Pėrveē punės qė duhet tė bėjė gjithsecili, ėshtė edhe fati nė mes. Ne kur mundemi, shohim provimet e studentėve qė kanė hyrė nė Akademi apo janė nė pėrfundim dhe shikojmė elementė goxha tė mirė. Ėshtė e vėshtirė edhe pėr ne, aq mė tepėr pėr ata qė janė tė rinj dhe nuk janė shpėrfaqur ende. Kur udhėtoj, gjė qė mė pėlqen shumė, qėllon tė takoj njerėz me njė talent tė paparė dhe janė aty, duke u marrė me diēka tjetėr dhe nuk dalin nė skenė. Kėto gjėra janė tė kopsitura nė kėtė mėnyrė. Jo mė larg se para dy ditėsh njė nga shokėt e mi tė Akademisė tentoi tė hynte nė Portokalli, do bėnte njė audicion. Pėr mua ėshtė njė aktor shumė i mirė, por ai minutazh qė ty tė vihet nė dispozicion pėr tė luajtur ėshtė vendimtar dhe duhet tė jesh nė formė, sepse mund tė rrėzojė gjithēka. Pra, ėshtė edhe ēėshtje fati. Mendoni se e meritoni kėtė sukses tė madh tani, pas kaq vitesh? Keni bėrė maksimumin pėr ta arritur? Unė kam bėrė maksimumin. Jam i kėnaqur nė fazėn qė ndodhem apo jo, ėshtė tjetėr gjė. Pengesa ka kudo, por unė mendoj se ai qė punon shumė shpėrblehet. E besoj kėtė. Ėshtė njė valle, pra, qė kur i hyn duhet ta mbash. Ėshtė mė e vėshtirė ta mbash vallen apo tė hysh? Ta mbash ėshtė mė e vėshtira. Pėr tė hyrė mund tė jetė e lehtė. Megjithatė, mirė jam. Karakterizoheni nga optimizmi apo pesimizmi? Kryesisht jam optimist, por kam momentet e mia pesimiste, qė ty sdo ti tregoj (qesh)... Cili ėshtė shembulli juaj nga aktorėt e skenės shqiptare? Babai juaj, pse jo? Padyshim, unė kam fatin e madh qė kam babain tim aktor dhe pėr ēdo gjė kėshillohem me tė. Ndihem shumė krenar pėr kėtė gjė. Nga profili komik do tė veēoja Aleko Prodanin, ndėrsa nga ai tragjik tė madhin Kadri Roshi, tė cilin e kam patur edhe nun, mė ka vėnė emrin kur unė kam lindur. Ka edhe shumė aktorė tė tjerė. Ēfarė merrni dhe jepni me kolegėt tuaj tė rinj, me tė cilėt punoni? Unė, pėrpara se tė futesha nė Portokalli, nuk kisha provuar njė eksperiencė tjetėr si ajo, flas nė shpejtėsinė e gjėrave dhe prodhimin kolosal qė bėhet atje. Tani qė jam vetė aty, e kuptoj qė ata djem dhe vajza janė heronj. Tė prodhosh ēdo javė humor, tė jesh edhe i suksesshėm, mė bėn mua tė ndihem krenar qė jam mes tyre. Ėshtė kjo periudha mė e mirė pėr karrierėn tuaj, apo mund tė presim nga ju tė tjera projekte, mė pėrfshirėse? Padyshim qė janė kohėra aktive pėr mua. Kjo edhe sepse unė jam nė njė spektakėl qė ėshtė me ritme gjigande tė shpejta. Mirėpo, do doja qė aktiviteti tė vazhdonte po kėshtu. Aktualisht, jam nė njė moment shumė tė ngjeshur, gjė qė mė bėn shpesh nervoz nga lodhja dhe stresi i pėrditshėm. Megjithatė, nė pėrqindjen mė tė madhe mė bėn tė ndihem mirė. Nga aktori tragjik nė atė komik, ku e shihni mė mirė veten? E kam thėnė edhe herė tjetėr qė mė pėlqen shumė drama. Siē mė pėlqen edhe komedia. Tė bėsh njerėzit tė qeshin ėshtė pak e vėshtirė, sidomos kėtu. Ne jemi popull me dilema tė mėdha, me shumė strese. Nga ana tjetėr, njeriu ka mė shumė nevojė tė qeshė. Nuk di ti ndaj. Cila ėshtė ėndrra e hipopotamit? Ėshtė njė simbol. Hipopotamin e prek mė tepėr babai i familjes, qė nė rol ėshtė Gentian Zenelaj. Hipopotami ėshtė njė kafshė qė nuk lė njeri ti hyjė nė territorin e vet, njė kafshė e fuqishme, tė paktėn vizualisht. Ėndrra e hipopotamit ėshtė ėndrra universale e ēdo njeriu, qė na kthen nė vitet 80, para demokracisė, kur tė gjithė njerėzit mendonin se ajo do tė ishte mė e bukur. Ndėrkohė, ajo erdhi me antrakse, terrorizėm etj. Ky ėshtė simboli i ėndrrės.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Tekste te ndryshme kengesh shqiptare! | Qershija | Muzika | 389 | 26-04-2007 09:31 |
| Kico Londo - Do te na kapin per veshi dhe do na fusin ne Europe | Administratori | Kinemaja dhe Televizioni | 0 | 22-04-2007 17:47 |
| Karafil Shena - Jeta ime eshte nje teater pa fund | Administratori | Muzika | 0 | 21-12-2006 14:43 |
| Prof. Dr. Sali Berisha rrėfen jetėn e tij | AlbShkodra | Politika shqiptare | 7 | 26-12-2004 19:18 |
| Pirro Mani, regjisori i madh shqiptar | AlbShkodra | Kinemaja dhe Televizioni | 0 | 15-10-2004 23:16 |