Filmat shqiptarė transmetohen pak nė kinema Prodhimtaria kinematografike vitet e fundit nė Shqipėri duket se ka qenė e konsiderueshme, ndėrkohė qė publiku nė mbarė vendin thuajse nuk arrin ta shohė atė. Mjaft njerėz shprehen se, tashmė janė mėsuar t'i shohin filmat shqiptarė mbas shumė kohė nga data e prodhimit vetėm nė televizor. Tė tjerė thonė se, edhe pse ka njė numėr filmash qė prodhohen edhe me kompani kinematografike tė huaja, kjo pėr publikun mbetet e largėt dhe gati e panjohur. Nė fakt qė prej vitit 1990, numri i filmave shqiptarė ka ardhur gjithnjė nė rritje, pavarėsisht se nė ato pak kinema qė funksionojnė sot nė tė gjithė vendin, sundon filmi hollivudian. Pėr kėtė, punonjės tė kinemave mė tė mėdha nė kryeqytet si "Millenium 1" dhe "Millenium 2" shprehen se interesi dhe 'etja' e publikut kryeqytetas pėr filmin artistik shqiptar, ėshtė evidentuar gjatė shfaqjes sė filmave "Sllogans" tė Gjergj Xhuvanit dhe "Tirana Viti zero" i Fatmir Koēit. Lidhur me kėtė fakt burime nga Qėndra Kombėtare Kinematografike nė Tiranė shprehen se, ky mosfunksionim i shfaqjes sė filmit artistik pėr publikun ėshtė difekt i distribucionit, i mungesės sė kinemave dhe sallave tė cilat nė disa qytete tė vendit aktualisht nuk funksionojnė. Deri sa nė Shqipėri nuk do tė funksionojnė kinematė nė tė gjitha qytetet e vendit duket se tė rinjtė do tė vazhdojnė tė ndjekin vetėm filmin hollivudian ndėrsa moshat e rritura do tė vazhdojnė tė ndjekin me nostalgji vetėm filma tė kohės sė shkuar nė televizor. |