Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Kinemaja dhe Televizioni

Femrat, imazhi perfekt i Reklames

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 22-03-2007, 10:17
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Femrat, imazhi perfekt i Reklames

Femrat, imazhi perfekt i Reklamės
Olsi Kolami
Resita MAPO

Tė jesh e bukur ėshtė vetėm njė kusht, por kur kthehesh nė imazhin i njė kompanie apo produkti, loja bėhet akoma mė e fortė. Ato vajza qė shpesh shohim nė ekran teksa pėrcjellin mesazhe promocionale, nuk e kanė pasur aspak tė lehtė tė arrijnė aty ku sot realisht janė. Nėse pėr to tė qenit njė vajzė sharmante ėshtė njė dhuratė e natyrės, pėr ata qė i pėrdorin kėto cilėsi, shpesh edhe “pa mėshirė”, gjithēka duhet tė vizatohet me konturet e njė imazhi mė se perfekt. Pesė vajza nga mė tė njohurat e tregut aktual tė reklamave, tregojnė ekskluzivisht pėr revistėn Mapo hapat qė kanė ndjekur pėr tė qenė gjithmonė nė krye: nė billbordera gjigantė, reklama disasekondėshė apo fletėpalosje, tė cilat bėjnė efektin e tyre tek blerėsit. Kompanitė duan tė arrijnė tek klientėt nėpėrmjet imazhit perfekt tė njė femre tė bukur dhe deri tani ja kanė arritur qėllimit.

Shumica e vajzave vijnė nga bota e fotografisė, tė tjera nga modelingu, pasarelat apo televizioni, pėr tė provuar magjinė qė tė dhuron reklama. Megjithė suksesin, nė kėtė treg tė fortė konkurrence, imazhi i vajzave tė reklamave paguhet nė nivele tejet tė ulėta si dhe fotot e tyre shumėfishohen nė tė gjithė botėn, pa u dhėnė atyre asnjė qindarkė, edhe nė rastet kur kontratat tejkalojnė afatet apo fytyra e tyre udhėton pėrtej tregut vendas. Kjo ėshtė njė arsye qė sipas modeleve shqiptare i detyron ato qė shumė shpejt tė lėnė vendin dhe t’u drejtohen tregjeve tė tjera, ku mund tė ndihen disa herė mė tė vlerėsuara se nė atdhe.

Tė trashėgosh modėn
Ėshtė rritur nė njė familje ku pėr modėn ėshtė folur qė kur ajo ishte e ende vogėl, por duket se tani sė fundmi e ka ndier vėrtet se duhet tė provojė emocionin e tė qenit nė qendėr tė vėmendjes, kjo edhe pėr faktin, se nuk i mungon as sharmi dhe zgjuarsia. Kejti Kondit, duket sikur rrugėt e suksesit i janė hapur rastėsisht, vetėm sė fundmi, teksa ėshtė kthyer nga java e modės nė Beograd, ku looku i saj ėshtė pėlqyer tej mase. Kjo ka qenė edhe nja arsye e fortė qė u zgjodh mes vajzave tė tjera pėr tė pozuar pėr disa prej markave mė tė njohura tė botės sė modės. “Tė rritesh nė njė familje ku gjithmonė bėhet modė, ka pasur shumė ndikim tek mua, por vetėm tani jam dedikuar mė shumė. Imazhi im ka njė konsulente mjaft tė fortė, ėshtė nėna ime, stilistja Zina Kondi”-rrėfen Kejti, vajza qė sė fundmi ka qenė protagoniste e disa prej revistave tė kryeqytetit.

Edhe pse ende nuk e di me siguri se fotografia dhe pasarelat do tė jenė realisht e ardhmja e saj, ajo tregon se sėrish do tė mbetet njė prej pasioneve tė saj. “Tani sė fundmi jam zgjedhur, sė bashku me vėllain tim nga njė kompani e njohur reklamash dhe pres shumė shpejt tė fillojmė punėn, kjo ndoshta do tė mė shtyjė mė shumė pėr tė vijuar me modelingun”-rrėfen pėr Mapo Kejti Kondi, e cila nuk e fsheh se prirjet e saj janė mė tė theksuara drejt shkencave tė natyrės.

Njė adoleshente e suksesshme
Ajo ėshtė vetėm 17 vjeē dhe pėr pak ditė mbush tė 18-at, por ka filluar qė 14 vjeēe tė provojė drithėrimėn e blicit tė aparatit fotografik. Erisa Pera, brenda njė periudhe shumė tė shkurtėr ėshtė kthyer nė imazhin e disa prej kompanive mė tė mėdha nė tregun vendas, por megjithatė ajo beson se jashtė vendit, mund tė ndihet mė e vlerėsuar se kaq.

“Pas mbarimit tė studimeve mendoj qė tė zhvendosem nė Gjermani, ku edhe mendoj se do tė jem mė e vlerėsuar, krahasuar me ofertat qė mė bėhen kėtu, shumica e tė cilave janė tė papėrfillshme”-tregon adoleshentja e suksesshme e Gjuhėve tė Huaja. Ka filluar qė tė jetė nė treg qė nė moshėn 14-vjeēare, qė kurse edhe ka nisur tė firmosė kontratat e para, me disa banka tė rėndėsishme, butiqe nė kryeqytet apo dyqane tė njohura. “Mė pėlqen shumė fotografia, por atė nuk e ndaj as nga modelingu, tė dyja kanė tė bukurėn e tyre”-tregon ajo.

Edhe pse nė moshė tė vogėl, ajo ka ditur qė tė dalė nė krye kur vjen puna pėr tė rėnė dakord me firmat e njohura qė e kanė zgjedhur tė jetė imazhi i tyre, kjo edhe pėr faktin se shpesh nė krah tė saj i qėndron e ėma. Por, megjithė ofertat, ajo rrėfen se gjithmonė do tė bėjė zgjedhjen e duhur, para kėrkesave qė vijnė. Ka edhe ajo kushtet e saj, asnjėherė me veshje intime, por vetėm brenda cakut qė ia lejon edhe mosha e saj, pėrpos hapave gjigantė qė ka bėrė deri tani.

Njė balerinė me tipare aziatike
Ajo ishte bukuroshja e fjetur nė njė filxhan kafe, zgjohej dhe nėn efektin e pijes magjike kėrcente pėr tė joshur njė mashkull qė tė vendoste buzėt pėr tė pirė. Kėtė marifet kanė pėrdorur ideatorėt e njė reklame kafeje pak kohė mė parė, ku protagoniste ishte Erinda Zalla, njė prej vajzave tė reklamave, fytyra e sė cilės ka kohė qė ėshtė pjesė e ekranit. Ajo ėshtė njė balerinė dhe prej vitesh ka qenė pjesė e magjisė sė spektaklit, megjithatė pėrpos kėsaj eksperience, ajo rrėfen se tė qenit imazhi i njė kompanie apo produkti, e ka joshur gjithmonė. “Kontaktin e parė mė reklamat e kam pasur vite mė parė. Luaja rolin e Borėbardhės nė njė reklamė tė njė kompanie qė ishte nė treg me njė llotari mjaft popullore dhe qė nga kjo kohė jam pėrpjekur tė zgjedh ofertat mė tė mira, pėr tė qenė vėrtet imazhi qė mė pėlqen”-rrėfen Erinda. Ajo e pranon se ka hyrė nė tregun e reklamave me elementė tė fortė, fytyrėn e saj, atė qė njė prej miqve tė saj e ka cilėsuar si aziatike. “Dua tė jem imazh, por me kusht qė tė mos ketė asnjėherė ekzagjerime, siē mund tė jetė reklamimi i tė brendshmeve, por do tė mė pėlqenin syzet apo parfumet”-pohon Erinda.

Pėrsa i takon ofertave, duke qenė se prej vitesh ėshtė nė treg edhe si njė balerinė, ajo e di se ku duhet tė zgjedhė, qoftė edhe kur bėhet fjalė pėr pagesat apo tė zgjedhė tė jetė imazhi i njė produkti, qė sipas saj, duhet ta pėrfaqėsojė atė shumė denjėsisht .

Silvi, njė imazh i qėndrueshėm
Tė gjitha eksperiencat e deritanishme nė botėn e reklamės pothuajse kanė qenė tė papėrfillshme pėr Silvi Bakiri, vajzėn qė prej dy vitesh ėshtė kthyer nė imazhin e njė vaji ushqimor, mjaft tė fuqishėm nė treg. Kjo ka qenė edhe njė arsye e fortė, pėr ta bindur atė qė tė rinovojė pėr tė dytin vit rresht edhe kontratėn me kompaninė e njohur. “Jam studente nė fakultetin Ekonomik dhe kjo qė po bėj tani mė ndihmon shumė pėr tė vėnė nė praktikė gjithė teorinė e shkollės”-rrėfen pėr Mapo, Silvi Bakiri. Ka provuar edhe disa eksperienca tė tjera nė media, por edhe nė lidhje me promocionin, por tani qė kam nėnshkruar kėtė kontratė pėr mua ato janė pothuajse tė papėrfillshme. Pėrsa i takon anės financiare, brenda tė gjitha sekreteve tė profesionit, Silvi refuzon tė tregojė pėr shifra konkrete, por thekson se ajo ē’ka fiton ėshtė e mjaftueshme.

“Mendoj se ana financiare ėshtė e rėndėsishme pėr mua. Nė fund tė fundit edhe pėr faktin se ėshtė njė motiv i fortė qė tė nxit pėr tė punuar. Nė fillim nuk pretendoja shumė, por tani qė kam eksperiencė dhe kam nėnshkruar kontratėn e dytė e kuptoj vėrtet rėndėsinė e pagesės”-shpjegon imazhi i njė prej produkteve mė tė reklamuara nė treg. Pėrpos ofertave qė ka pasur ajo rrėfen se aktualisht do tė respektojė kushtet e kontratės se saj, e cila sipas saj ka gjasa tė zgjasė pėr njė periudhė tė gjatė, ē’ka ė bėn tė jetė pėr njė kohė tė gjatė nė treg.

Nga Miss nė fotomodele
Dy herė nė Miss Albania dhe njė eksperience nė njė spektakėl tė ngjashėm bukurie nė Turqi, nuk i kanė zbehur pėr asnjė moment dėshirėn pėr tė eksploruar me fotografinė. Oferta e parė pėr tė qenė pjesė e reklamave i ka ardhur vite mė parė nga njė prej kompanive celulare dhe ajo nuk i rezistoi dot. “Kam pasur disa eksperienca si modele edhe nė sfilita, por mė pėlqen shumė tė jem edhe pjesė e reklamave, sigurisht nėse plotėsohen disa kushte, qė tė mos dal nė bikini”-tregon Olta Ēobani, njė prej vajzave tė reklamave. Pothuajse tė gjitha modelet vendosin kushte, pėrballė atyre qė duan tė pėrdorin imazhin e tyre dhe jo rrallė herė ndodh kjo gjė. Njė prej ofertave tė fundit qė Olta ka pasur ka qenė propozimi qė iu bė pėr tė qenė imazhi i njė marke tė njohur cigare dhe ajo e pranoi. Fytyra e saj tani ka udhėtuar edhe nė Greqi, ku edhe kjo markė e njohur duhani po bėn njė fushatė promocioni. “Nė Shqipėri nuk ka ende njė treg tė sigurt dhe tė drejtė pėr vajzat qė punojnė si fotomodele apo imazhi i njė kompanie. Shpesh fotot qė merren nuk paguhen sa duhet si dhe mund tė pėrdoren kudo pa pyetur”-thotė Olta, e cila tashmė rendit njė sėrė reklamash tė forta nė CV, mes tė cilave njė prej kompanive celulare, pije freskuese dhe nė median e shkruar, ē’ka e bėn tė ndihet mė kėmbė nė tokė.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg Erisa_Pere-Foto_nga_Bevis_Fus.jpg (20.8 KB, 0 vezhgime)
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Mashkulli perfekt lostparadise Letersia 0 03-02-2008 19:28
Kush mendoni qe jan femrat me sexy?? Alboy_Usa Radio Parajsa 0 26-01-2008 01:31
Punesimi, femrat, shume me pak te paguara se meshkujt Administratori Tema shoqerore 5 12-04-2007 20:14
Proverba te ndryshme! Administratori Filozofia 11 27-02-2005 08:55


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 01:26.




Parajsa Shqiptare