| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Faust, tragjedia spektakėl Alma Mile Njė Faust shumėkombėsh po shfaqet nė Teatrin e Operės. Spektakėl 4-orėsh i pėrkthyer edhe nė shqip. Kėshtjellat dhe femrat janė njėlloj, i mposhtim lehtėsisht. Ja, kėshtu kėndonin burrat nė Gjermaninė e shek. XVI. Si kėshtjellat, edhe femrat nuk ishin tjetėr gjė, veēse trofe qė duheshin fituar, e paskėndaj nėse tė mėrziten edhe mund tė braktisen. Kėshtu mendon edhe Fausti sadoqė, ndryshe nga tė tjerėt, mban nė shpatulla dy pėrvoja jete dhe urtėsinė e njė shkencėtari. Por urtia nuk i vlejti pėr asgjė kur nėnshkroi paktin me djallin Mefistofel, kur gėnjeu Margaritėn dhe e braktisi atė. Por kjo ėshtė tragjedia e njerėzimit, ajo mban emrin Faust, dėshirėn pėr tė qenė gjithnjė i ri, pėr tė qenė i pėrjetshėm, pėr tė qenė gjithnjė i dashuruar. Njė tragjedi qė nė 4 orė flet pėr publikun shqiptar nė operėn me tė njėjtin titull, qė prej disa ditėsh po shfaqet nė skenėn e Teatrit Kombėtar tė Operės dhe Baletit, si njė produksion i pėrbashkėt me Operėn e Marsejės. Ashtu si edhe fabula e operės, qė vjen prej legjendės, gjithēka nė skenė ėshtė mistike. Mure tė lartė tė zymtė, kryqe tė trishtė, kapela kishash, shfaqje demonėsh me sy tė zjarrtė, mjegull, magji, flakė, kostume qė vijnė prej shekujsh larg Atmosferė e krijuar nga skenografia dhe kostumografia e ardhur nga Marseja, e qė i pėrmbahet tėrėsisht epokės nė tė cilėn ndodh ngjarja. Nė katėr orė shfaqje, fatmirėsisht aspak e mėrzitshme, tė shfaqet nė skenė njė Faust i plakur, dramatik, nė zgrip tė vetėvrasjes, qė mė pas fiton rininė e bashkė me tė energjinė, por edhe lirizmin. Figura e njeriut me dy anėt e medaljes erdhi natėn e tretė pas premierės nga loja e tenorit rumun Arseni Arsov, i cili u shqua mė sė shumti pėr interpretimin vokal se sa atė skenik. Shtati i tij i shkurtėr bėnte kontrast tė thellė me figurėn e Mefistofelit interpretuar nga baritoni bullgar Zvetozar Rangelov, i cili falė grimit, ngjyrave tė kuqe tė rrobave dhe pelerinės sė gjatė, dukej tėrėsisht si i ardhur nga thellėsitė e ferrit. Po kaq interesante ishte edhe paraqitja e tij vokale, groteske, tallėse, zotėruese, sidomos nė arien qė kėndon poshtė ballkonit tė Margaritės, pas braktisjes sė Faustit dhe nė pėrballjen me Valentinin. Krejt tjetėr ėshtė Margarita, e ėmbėl, e dashur, naive, ėndėrrimtare e qė vokalisht i shkon mė sė miri sopranos Mariana Leka, por qė ashtu si tė gjithė mund ta kenė imagjinuar heroinėn e Gėtes, nuk ėshtė flokėverdhė. Detaj ky qė gjithsesi nuk i ul pikėt interpretimit tė hijshėm tė sopranos Leka, e cila sė fundmi ka realizuar disa role tė suksesshme nė skenėn operistike. Tjetėr personazh mashkullor, me njė paraqitje tė lavdėrueshme skenike dhe vokale ėshtė Valentini, i interpretuar nga baritoni Venēisllav Anastasov, i cili nuk e ka pėr herė tė parė nė skenėn tonė. Ka interpretuar edhe nė operėn La Boheme, tri vjet para. Ndėrsa nė radhėt e interpretueseve femra, por qė renditet sėrish nė anėn e personazheve meshkuj ėshtė Vikena Kamenica, tė cilės kėtė hetė iu desh tė futej nėn lėkurėn e njė djaloshi tė ri, Ziebelit, tė dashuruar me Margaritėn. Si gjithmonė Kamenica nuk i ka lėnė gjė mangut interpretimit skenik, aftėsi qė shtyu regjisoren Panthon e dirigjentin Pirona tė zgjidhnin pikėrisht atė pėr tė luajtur kėtė rol. Nuk duhet lėnė pa pėrmendur personazhi kor, me tė cilin ka bėrė njė punė mjaft tė mirė dirigjenti Dritan Lumshi. Mund tė veēohen nė momentet e festimeve, apo kthimeve nga lufta. Gjithsesi asgjė nuk do ishte arritur pa punėn e orkestrės, e cila sillte pėr herė tė parė kėtė vepėr madhore, nėn drejtimin e mjeshtrit italian Fabio Pirona. Gjithēka nė shfaqje ėshtė klasike si muzika e Sharl Gunosė, prej skenografisė, deri tek interpretimi i artistėve, lėvizjet nė skenė, shprehja e deklaratave tė dashurisė E prirur gjithnjė kah veprave klasike regjisorja me origjinė afrikano jugore Patrizia Panthon, solli njė version tė tillė edhe nė Tiranė, gjė qė i shkoi pėr shtat edhe artistėve shqiptarė, por edhe publikut i familjarizuar mė shumė me modelet klasike tė operės. Prej kėsaj rryme devijon pak koreografia, e pėrgatitur nga Luan Shtino, ku gėrshetoheshin lėvizjet klasike me elementė tė dancit modern. Fatkeqėsisht kostumet, tė bėra enkas tė tilla, pėr tė treguar lakuriqėsinė nė njė natė orgjie (nata e Valpurgės) tregonin kilet e tepėrta tė disa balerinave, soliste nė Teatrin e Operės dhe Baletit. Krahas spektaklit qė ofroi Fausti, ajo qė vlen tė pėrgėzohet ėshtė titrimi i veprės, e cila u kėndua nė gjuhėn origjinale, nė frėngjisht. Publiku mundi tė kuptonte ēdo fjalė tė kėnduar, falė njė ekrani tė vendosur nė krye tė skenės, qė nė tė vėrtetė ka qenė i pranishėm edhe nė veprat e tjera, por ka ofruar shkurtimisht ngjarjet qė vijojnė. Opera Faust, premiera historike nė Tiranė, shfaqet sot nė mbrėmje, dhe nė 30 prill.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Tragjedia e Gerdecit, Rama viziton familjen Cani | informuesi | Shtypi i dites | 0 | 31-03-2008 01:17 |
| Tragjedia e Gėrdecit ėshtė pa dyshim njė ngjarje e rėndė | informuesi | Politika shqiptare | 0 | 17-03-2008 21:03 |
| Tragjedia e Lures, vajza qelloi mbi 22 vjecarin | informuesi | Shtypi i dites | 0 | 11-12-2007 19:40 |