Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Kinemaja dhe Televizioni

Etjet e Kosoves

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 02-11-2006, 12:00
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Etjet e Kosoves

Etjet e Kosovės
Oliverta Lila

Filmi hap i pari konkurrimin nė seksionin e filmit artistik. “Kam ende pėr tė folur pėr luftėn e Kosovės”. Sunaj Raēaj vjen nė Tiranė me: “Etjet e Kosovės”.

Realitet dhe dhimbje kosovare. Kėto ishin imazhet e para qė filmi artistik ofroi nėpėrmjet ekranit tė madh tė kinema “Millenium 2”, nė ditėn e parė tė edicionit tė 12-tė tė Festivalit tė Filmit Shqiptar.”Etjet e Kosovės”, prodhim kinematografik i vitit 2005, ėshtė njė nga tre filmat kosovarė qė konkurrojnė nė seksionin e filmit artistik. Regjisori dhe njėkohėsisht skenaristi Sunaj Raēaj, i pranishėm nė Tiranė, shprehet se ėshtė mjaft i kėnaqur qė filmi i tij ėshtė pjesė e konkurrimit. Mė tepėr se sa fakti qė “Etjet e Kosovės” ėshtė i pari nė paradėn njė javore tė filmave shqiptarė, Raēaj shprehet se ėshtė shumė i rėndėsishėm organizimi i kėtij aktiviteti pas 6 vjet mungesė. “Jam shumė i kėnaqur qė jemi pjesė e festivalit. E rėndėsishme ėshtė qė pas 6 vjetėsh mungesė dhe njė udhe tė gjatė konsolidimi, ky festival vazhdon traditėn e vet”, - thekson regjisori.

Pas jehonės qė pati nė media realizimi i kėtij filmi kosovar, ai ėshtė shfaqur dje nė mbrėmje pėr jurinė e festivalit dhe do tė rishfaqet sėrish sot paradite, pėr njė masė mė tė gjerė publiku. Vetėm pak kohė mė parė, “Etjet e Kosovės” kaloi sprovėn nė Festivalin Ndėrkombėtar “Palm Beach” nė Florida. Ishte filmi i vetėm qė foli shqip nė kėtė festė tė madhe tė kinemasė botėrore. Por pavarėsisht kėsaj, regjisori shprehet se pėr tė ėshtė shumė e rėndėsishme qė filmi i tij tė marrė gjykimin e publikut shqiptar. Raēaj tregon se “Me kėtė film konkurruam nė Florida dhe tashmė ka marrė konfirmimin nga “Black Box” nė Berlin e mė pas nė Kalkuta, njė festival ndėrkombėtar nė Indi. Megjithatė, pėr mua ka njė vlerė tė veēantė prezantimi para publikut shqiptar. Artistikisht mes nesh nuk ka kufij”. Ndonėse ka zbritur nė Tiranė nė listėn e emrave nė konkurrim, ai shprehet se prania nė kėtė festival ėshtė njė vlerėsim i mjaftueshėm.

Etjet e Kosovės
Imazhet filmike tė ofrojnė Kosovėn nė katastrofėn e vitit 1999. Personazhet janė viktima tė luftės qė mbi supe mbajnė edhe pasojat e saj. Ata pėrpiqen tė gjejnė atė ēka u ka mbetur mes rrėnojave pėr tė shuar etjen e rindėrtimit tė jetės. Ajo qė i mban gjallė ėshtė shpresa. Ndėrthurja e jetės sė katėr personazheve krijojnė panoramėn e dhimbjes qė bashkėjeton njėkohėsisht me dėshirėn pėr tė rilindur. Me kėtė motiv mundohen tė ecin pėrpara dhe kėrkojnė tė gjejnė tė dashurit e tyre qė kanė humbur.

Njė temė kjo qė ka gjetur reflektime tė ndryshme artistike nga krijuesit kosovarė. Regjisori Sunaj Raēaj shprehet se ky film qė ėshtė realizuar vetėm dy vjet mė parė, nuk do tė thotė se ai e ka mbyllur kėtė temė. “Pėrderisa kam pėr tė shprehur pėr luftėn e Kosovės dhe pasluftėn, do ta shpreh nė mėnyrėn time nėpėrmjet filmit. Mjafton qė tė kem ndonjė inspirim ose shqetėsim tė brendshėm”, shprehet ai. Edhe pse ka qenė njė realitet i prekshėm pėr tė gjithė, nė mediat kosovare ka pasur edhe nota kritike. E lidhur kjo me mėnyrėn e trajtimit tė temės dhe detaje tė tjera teknike e regjisoriale. Ngjarjet dhe personazhet vijnė nėpėrmjet gėrshetimit tė njė kasti aktorėsh kosovarė, shqiptarė dhe maqedonas.

Drama e njė Kosove tė pasluftės mbartet nėpėrmjet interpretimit tė Sheqerie Buēajt, Blerim Destanit, Rajmonda Bulkut, Faruk Begollit, Ermela Telit, Tinka Kurtit, Bislim Muēajt dhe Meto Jovanovskit. Producentė tė filmit janė Sali Limani, Blerim Destani dhe Sunaj Raēaj. Pėr kėtė pėrzgjedhje aktorėsh regjisori shprehet se “Jam munduar tė thyej klishenė qė nė filmat shqiptarė luajnė vetėm aktorė tė Shqipėrisė dhe nė prodhimet kosovare aktorė nga Kosova. Nė kast ka edhe aktorė tė mirėnjohur tashmė si zonja Tinka Kurti, por edhe aktorė tė rinj”. Raēaj shprehet se nė pranverė do tė nisė punėn me njė skenar tjetėr interesant. Pėr detajet ėshtė herėt tė flitet.

Filmi nė Kosovė
Nė edicionin e 12-tė tė festivalit tė Filmit Shqiptar, “Etjet e Kosovės”, “Kukumi” dhe “Anaema”, janė 3 filmat qė pėrfaqėsojnė prodhimet kinematografike kosovare nė kėto vjet. Regjisori Raēaj shprehet se ngjarjet nė Kosovė kanė lėnė njė boshllėk tė madh nė kinematografi. “Filmi shqiptar ka krijuar njė traditė tė tijėn, ndėrsa filmi nė Kosovė ka ngecur mjaft pėr rrethana tė caktuara. Kemi 17 vjet qė nuk kemi pasur film. Tre vitet e fundit janė krijuar tre filma dhe shpresojmė qė do tė vazhdojmė tė plotėsojmė vakumin 17- vjeēar”, shprehet ai. Ndėrsa me idetė e tij shkon edhe mė tej. Raēaj thekson se duhet tė ekzistojė vetėm njė Qendėr Kinematografike Kombėtare pėr tė dyja vendet. “Kjo qendėr duhet tė pėrfshijė edhe Qendrėn e Kosovės dhe tė Shqipėrisė. Kjo do tė ishte mundėsi e mirė pėr krijuesit”, - shprehet Raēaj.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 26-08-2007, 20:29
Minifotoja e anetarit leorinda
I/e Sapoardhur
 
Reg: 26-08-07
Postime: 1
Kryesore

flm shum shum
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Veprimet qė flisnin dhe qė flasin vetė Sabahi Politika shqiptare 0 20-12-2007 01:03
Kosova midis pavarėsisė dhe autonomisė serbe(!) Sabahi Politika shqiptare 1 25-08-2007 13:54
Kush e ka keqperdorur dhe kush po e keqperdor Luften Clirimtare te Popullit tone? trimja Politika shqiptare 2 07-06-2007 23:30
Bisedimet me Serbinė,vetėm... Sabahi Politika shqiptare 0 06-06-2007 20:39
Shqiperia dhe Kosova, cfare strategjie? Administratori Shtypi i dites 1 21-03-2006 14:18


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 11:43.




Parajsa Shqiptare