| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Rikthehet Marigoja Ervis Maja Pas njė mungese tė gjatė nė kinema dhe teatėr, oferta e fundit e regjisorit Sajmir Kumbaro do tė risjellė pranė publikut Elvira Diamantin, nė rolin e drejtoreshės sė njė azili pėr tė moshuarit. Aktorja ka vendosur ti thotė po ftesės, menjėherė pasi u njoh me skenarin. Vetė aktores, ky rol i duket mė i pėrshtatshmi pėr njė rikthim nė ekranin e gjerė. Roli i drejtoreshės nuk ėshtė i panjohur pėr Diamantin. Puna e saj e pėrditshme si drejtoreshė e Teatrit tė Kukullave prej mė se 4 vitesh, ėshtė njė tjetėr arsye pėr tė pranuar rolin, ku nuk nguron tė shprehė edhe frikėn qė e mbizotėron. E sigurt nė vendimet e saj, por edhe fanatike e ndryshimeve tė herėpashershme, Elvira pranon se nuk e ka tė lehtė tė pėrballet me publikun pas shkėputjes disavjeēare. Ka gjetur rehatinė dhe komoditetin e kėrkuar nė Teatrin e Kukullave, njė institucion ku ka shumė pėr tė dhėnė. Idetė dhe projektet e saj kanė bėrė qė puna nė tė vetmin institucion kulturor pėr fėmijėt tė mbushė sallat e shfaqjes dhe tė marrė njė rėndėsi mė tė lartė. Elvira Dimanti, nėnė e dy fėmijėve; Edra 18 vjeēe dhe Markos 14 vjeē, hedh poshtė tė gjitha thashethemet e botuara nė media kohėt e fundit pėr njė divorc tė mundshėm duke u shprehur se ka raporte tė shkėlqyera me bashkėshortin dhe dy fėmijėt e saj. Ajo nuk lė pa pėrmendur edhe rolin e famshėm tė Marigosė si njė ndėr sukseset mė tė mėdha tė saj qė vazhdon ti rezistojė kohės edhe pas 20 vjetėsh. Intervista Ēfarė ka ndryshuar tek Teatri i Kukullave nga momenti kur ju morėt nė dorė drejtimin e kėtij institucioni? Nuk kam pasur dėshirė tė them atė ēfarė unė kam gjetur dhe ēfarė kisha dėshirė tė bėj. Vetė teatri ka kaluar njė lloj tranzicioni pasi ka qenė nė kompetencat e Bashkisė dhe tashmė ėshtė njė institucion kombėtar. Tė gjitha kėto ndodhėn nė kohėn kur unė drejtoja. Ka pasur po ashtu njė dyfishim tė pagave dhe kjo nuk ėshtė vetėm merita ime. Dua tė them qė ishte njė punė shumė e madhe dhe e lodhshme por qė i dha rezultatet e saj. Mos vallė gjithė ky angazhim ėshtė arsyeja e mungesės suaj tė gjatė nė kinematografi? Jo, nuk mund tė them qė ėshtė kjo arsyeja. Nė teatėr edhe nuk kam dashur tė jem, sepse do tė ishte njė angazhim shumė i madh, do tė mė shkėpuste nga puna, nga familja. Pėrsa i pėrket filmit, pėr tė qenė e sinqertė, nuk kam pasur shumė oferta. Nė film ėshtė njė angazhim mė i shkurtėr, por megjithatė theksoj se u shkėputa me idenė se pėr ca kohė duhej tė bėja njė punė tjetėr dhe kisha disa pakėnaqėsi me veten. Nuk po mė ofroheshin role qė unė kisha dėshirė. Kėtu nė teatrin e fėmijėve kam mundėsi tė bėj gjėra tė bukura. Ēfarė mendon Elvira pėr filmat shqiptarė tė prodhuar vitet e fundit? Ka pasur filma mjaft cilėsorė. Pak kohė mė parė, isha anėtare jurie nė Festivalin e Filmit Shqiptar. Megjithatė, mund tė them se filmat e sotėm shqiptarė nuk bėhen pėr tė na ngacmuar shpirtėrisht ne shqiptarėt sesa pėr t`u pėlqyer tė tjerėve, duke theksuar anėn dramatike qė kemi ne. Mė duket paksa e ekzagjeruar. Mendoj se kemi nevojė pėr mė shumė optimizėm. Duhet tė kemi mundėsi qė edhe nėpėrmjet filmit tė japim njė frymė optimizmi. Nuk u rikthehem kurrė eksperiencave tė mia, qoftė pėr tė shuar nostalgjinė, pasi do ta kritikoja veten pa masė. I thoni Po ftesės sė regjisorit Sajmir Kumaro pėr tė interpretuar nė filmin e tij mė tė fundit. Ēfarė ju tundoi nė kėtė ofertė? Notat humaniste qė kishte filmi. Aty pasqyrohet bota e moshės sė tretė, tė moshuarit qė kanė nevojė pėr ngrohtėsi tė cilėn e dhuron vetė personazhi i drejtoreshės sė azilit. Nuk ėshtė njė rol kryesor apo njė rol qė do ta dėshironte ēdo aktore sepse do tė shpėrfaqte shumė plane tė saj sidomos nė moshėn time, por pėr mua ishte i duhuri dhe uroj tė pritet mirė. Mos ndoshta sepse ky rol i pėrshtatet edhe punės suaj tė pėrditshme, pikėrisht postit tė drejtoreshės? Mbase do tė jetė e lehtė por mund tė jetė edhe mė e vėshtirė pikėrisht pėr kėtė arsye. Kėtė nuk e di akoma. Filmi ėshtė gjithmonė njė surprizė. Tė luash vetveten ka rrezikun e figurės tėnde artistike. Ėshtė risia e tė prezantuarit diēka tė re. Nė kėtė pikė ekziston rreziku. Duket qartė qė ndiheni paksa e frikėsuar nga ky rol. Patjetėr qė kam frikė, kam emocion. Dua qė tė jap gjithēka qė kam dhe frika ėshtė: A do tė arrijė dot vallė? Dėshiroj tė kthehem prapa nė vite. Ēfarė tė risjell nė kujtesė roli aq i suksesshėm i Marigosė, nė filmin 14 vjeē dhėndėr? Marigoja filloi si njė rol shumė i bukur, me njė ekip aktorėsh tė shkėlqyer, po ashtu me njė regjisor tė shkėlqyer dhe ashtu pėrfundoi. Unė vetė nuk e pata menduar kurrė qė filmi do tė kishte aq sukses. E pėlqeva shumė skenarin dhe vėrtetova qė ishte njė rol shumė i mirė, por gjatė kohės sė xhirimeve, nuk isha e ndėrgjegjshme pėr suksesin nė kohė qė do tė kishte filmi. E veēanta e asaj periudhe ishte se unė nuk e dija qė kisha shumė nga Marigoja brenda vetes dhe kisha dyshime pse pikėrisht unė. Nuk jam lodhur aspak nė atė rol. Ishte njė moment qė mė ka shqetėsuar gjatė xhirimeve, teksa isha mbi mur dhe mė duhet tė qaja pasi po ndahesha nga njerėzit e dashur tė familjes e tė martohesha me dikė qė nuk e doja. Unė jam tip qė nuk derdh lot edhe pse mund tė kem dhimbje tė madhe nė shpirt. Pritėm e pritėm, por mė kot sepse lotėt e mi rrodhėn atėherė kur kamerat u fikėn dhe kisha zbritur nga muri. Unė kam njė logjikė tė hekurt qė nuk mė lė tė jem modeste e tepruar por nuk mė lė po ashtu tė mė pėlqeje vetja. Sot pas 20 vjetėsh mendon se Marigoja ėshtė ende realitet i jetės nė Shqipėri? Absolutisht po. Gruaja ka ndryshuar shumė pak nė pozicionet e saj. Mjafton tė shikosh sesa pak gra politikane kemi dhe sa vrazhdė sillen burrat nė njė debat me gratė politikane ku janė gati tė pėrdorin dhunė dhe jo forma tė debatit tė kulturuar dhe argumente. Vetė Elvira sa vėmendje i kushton politikės? Vetėm nė momentin kur unė votoj. Nuk mė pėlqen tė merrem me politikė. Edhe sikur tė mė ofrohej njė post i caktuar nuk do ta pranoja kurrė. Dua tė mbetėm gjithmonė jashtė politikės. Nė Shqipėri po bėhet njė politikė shumė konfliktuale, agresive dhe fare pak produktive. Ēfarė mendon pėr aktorėt e rinj shqiptarė? Mendoj se aktorėt e brezit tim kanė pasur mė shumė fat se aktorėt e sotėm. Nė kohėn tonė kishte mė shumė filma qė prodhoheshin sikurse mė shumė aktivitete kulturore. Po ashtu fakti qė nė atė kohė ne ishim tė vetmit aktorė nė tė vetmin ekran qė shihnim; TVSH. Tani ka televizione tė huaja dhe filma tė huaj, ndaj dhe publiku u kushton vėmendje edhe kėsaj ane tjetėr tė aktrimit, megjithatė edhe aktorėt e sotėm po punojnė dhe kanė vlerėsime. Keni njė aktor tė preferuar? Ka njė moment qė kolegėt bėhen miq. Takohem me shumė prej tyre dhe i vlerėsoj shumė. E kam tė vėshtirė tė zgjedh pasi kam marrėdhėnie tė shkėlqyera me tė gjithė kolegėt e kohės time. Rehatinė dhe komoditetin qė kam krijuar nė vendin tim, nuk do ta zėvendėsoja me asgjė tjetėr. Ndihem mirė kėtu ku jam. Jeta juaj private, jashtė teatrit tė kukullave. Kjo ėshtė pjesa mė e bukur dhe e ngrohtė qė kam, jetėn nė familje. Kam njė raport familjar shumė tė mirė kjo pėr faktin se unė jam rritur nė njė familje tė madhe. Kjo gjė ka bėrė qė nė familjen time tė kem jo rrallė miq e tė afėrm. Jam njė natyrė e duruar, kam dhėnė dashuri dhe kam marrė shumė dashuri. Ruaj marrėdhėnie tė mrekullueshme me bashkėshortin tim Drinin si dhe me dy fėmijėt tanė, Markos dhe Edra. Raporti i ngrohtė ka bėrė qė unė tė jem shumė pranė tyre dhe i kėshilloj vazhdimisht, sigurisht nė tė mirė tė edukimit tė tyre, nė moshėn mė delikate tė adoleshencės. Preferoj qė tė kaloj kohė nė shtėpi, tė evitoj daljet e tepėrta nė publik dhe rrallė herė dalim pėr tė drekuar diku jashtė kryeqytetit, veēanėrisht nė Vlorė, njė ndėr qytetet mė tė preferuara tė familjes time. Njė ndėr plagėt mė tė rėnda tė shoqėrisė shqiptare; emigracioni. Sa e keni pėrjetuar? E kam ndier edhe vetė emigracionin gjatė tre viteve tė mia nė Zvicėr, sikurse e ndjej tani tek motra dhe vėllai i bashkėshortit tim qė nuk janė asnjėherė pranė familjes nė rast kur duhet tė jenė. Ėshtė njė plagė e madhe e shoqėrisė por pėr fatin tim tė mirė, motrat e mia ndodhen kėtu. Keni menduar ndonjėherė tė largoheni pėrgjithmonė nga Shqipėria? Nuk e mendoj kėtė. Pasi u ktheva nga Zvicra nuk konceptohet fare, sė pari sepse nuk dua ti rikthehem edhe njė herė asaj ndjesie sado mirė financiarisht tė jesh dhe e dyta mė pėlqen tė jem kėtu. Ka shumė probleme, por mund tė jetohet edhe kėtu. Do tė dėshiroja ta mbyllja me urimin pėr njė punė sa mė tė mbarė stafit tė gazetės Albanian Mail, sikurse me njė urim pėr tė gjithė ata shqiptarė nė mbarė Anglinė pėr njė jetė tė qetė e tė lumtur pranė njerėzve tyre tė dashur!
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Luan Krasniqi rikthehet nė fillim tė 2008-tės | informuesi | Sporti Shqiptar | 0 | 16-11-2007 20:00 |
| Rikthehet nė parlament ēėshtja e heqjes sė Prokuorit tė Pėrgjithshėm | informuesi | Arena Nderkombetare | 0 | 14-10-2007 22:00 |
| Nuri Seferi rikthehet nė ring | informuesi | Sporti Shqiptar | 0 | 10-10-2007 22:50 |
| Kosove, rikthehet AKSH. Pas Sejdiut reagon Tadic | informuesi | Politika shqiptare | 0 | 06-10-2007 12:44 |
| Elvira Diamanti, do ti rikthehet kinemase | Administratori | Kinemaja dhe Televizioni | 2 | 29-01-2007 14:29 |