Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Kinemaja dhe Televizioni

Drama ruse aktuale per Shqiperine e sotme

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 22-04-2007, 17:18
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Drama ruse aktuale per Shqiperine e sotme

Drama ruse aktuale pėr Shqipėrinė e sotme
Gazeta SOT

Cili ishte ndikimi i parė kur morėt nė dorė veprėn e kėsaj shkrimtareje kaq tė njohur ruse? Me thėnė tė drejtėn, titullin e veprės “Zyshė e dashur” e kisha dėgjuar shumė kohė pėrpara. Mė tėrhoqi titulli, por edhe duke qenė shkrimtare ruse mendova se si gjithė rusėt kontemporanė edhe ajo do tė kishte shumė ndikim nga Ēehovi, qė ėshtė njė nga shkrimtarėt e mi tė preferuar. Edhe nė kėtė shfaqje, mund tė ketė nota nga Ēehovi. Por, kur e shfletova me vėmendje kėtė vepėr kuptova qė pėrveē kėsaj fryme vepra, qė e ka titullin origjinal “E dashur Elena Sergejevna”, ėshtė njė letėr.Ėshtė njė ngjarje e vėrtetė, nė fakt.

Disa nxėnės kanė marrė peng zyshėn e tyre dhe i kėrkojnė ēelėsin e kasafortės ku ajo mban provimet e tyre tė maturės. i bėjnė presion, i presin linjat e telefonit, por ajo prapė nuk ua jep, pasi ajo gjė bie ndesh me parimet qė ajo ka. Janė njė sėrė gjėrash qė kanė marrė kuptimin simbolik, ėshtė matura, janė ndryshimet tek psikologjia e kėtyre tė rinjve, kėshtu qė nga ana filozofike e sociale subjekti merr njė ngarkesė mė tė madhe emocionale. Unė jam marrė pikėrisht me subjektin e veprės dhe me zbėrthimin e saj. Kjo mė tėrhoqi fillimisht, por kur e lexova mė me kujdes kuptova qė ka pėrtej dramės sė Ēehovit, e cila merret me dramat e njeriut nė vetvete, problemet e brendshme tė tij. Nė fakt, drama merr paska nota alla dostojevsk. Dhe Dostojevski, nė njė nga romanet e tij mė tė shquara “Krim dhe ndėshkim” merret me problemet tė sė mirės, tė sė keqes. Heroi i saj Raskolnikov vret njė njeri. Ėshtė njė student qė ka shumė respekt pėr veten e tij, por ėshtė i varfėr dhe thotė qė do ta vras njė plakė pėr t’i marrė lekėt dhe s’ka asgjė tė keqe, se unė jam njė njeri i ditur, me ambicie, njė ‘supernjeri’ do tė thoshte Niēja.

Karakteristikė e Dostojevskit ėshtė qė mė pas heroi i tij kalon nėpėr tė gjithė atė kalvar tmerri tė pastrimit tė ndėrgjegjes dhe tė shpirtit. Kėtu ka njė ngjashmėri me veprėn qė unė kam vėnė nė skenė tė shkrimtares Ludmilla Razumovzkaja. Kėta tė rinj e konsiderojnė atė zyshė njė njeri tė kotė, mediokre, qė s’ka bėrė asgjė interesante nė jetė. Ata kanė motivet e tyre. Kėshtu, Pavli, njė nga personazhet, do ta marrė ēelėsin e kasafortės qė tė vendosė notėn 10 nė matematikė, sepse edhe pse ai do tė studiojė pėr Letėrsi, kėrkohet mesatarja e lartė edhe nė lėndė si matematika. Ata mundohen qė pėrmes motiveve qė kanė tė justifikojnė krimin e tyre, sepse ata e dhunojnė shtėpinė e zyshės. Kėtu e ka fillesėn ndikimi im nga kjo vepėr. Nė tė ka njė sėrė problemesh dhe konflikte brezash, ka njė sėrė kategori njerėzish. Kėto tė dhėna tė veprės mė bėnė qė tė mendoj se po, kjo ėshtė njė vepėr e mirė, me dimension dhe subjekt aktual. Ajo na kujton shkollėn, guximin e kėtyre tė rinjve. Ka diēka qė tė intrigon brenda, por sidomos them se do ketė ndikim shumė tė madh tek tė rinjtė.

Cilat elemente regjisoriale keni zgjedhur si kyēe pėr veprėn?
Shqetėsimi im ka qenė qė tek skenografia tė krijoj njė ambient real ku do tė luhet kjo pjesė, pra skenografia tė ketė edhe anėn e saj funksionale. Por nė fakt, shqetėsimi i regjisorit nuk qėndron vetėm kėtu. Ideja ėshtė sesi mund ta kthesh kėtė skenografi nė njė metaforė, njė simbol qė tė thotė diēka pėrtej asaj qė ne shohim. Faktikisht, pėrveē shtėpisė qė unė kam krijuar dhe ku do tė luhet kjo pjesė, unė jam munduar tė krijoj edhe njė teatėr brenda teatrit, sepse faktikisht kjo ka lidhje me subjektin. Kėta gjimnazistė bėjnė njė lojė, ėshtė si njė bast, eksperiment, njė aventurė. Pra, shtėpia e zyshės kthehet nė njė skenė teatri ku ata luajnė aktin e fundit tė fėmijėrisė sė tyre ose tė pjekurisė sė tyre, tė vrasjes sė tė pafajshmes, tė engjėllit brenda vetes sė tyre. Provimi i tyre kthehet nė njė simbol tė kufirit midis kėtyre dy moshave, njė simbol i faktit se tėrė jetėn e tyre ata do tė duhet tė luajnė nė drama tė tilla. Tė shesin veten e tyre, tė bėjnė kompromise, tė fitojnė me ēdo kusht atė qė i janė betuar vetes qė do ta marrin. Ėshtė jo vetėm njė shtėpi, por edhe njė teatėr brenda teatrit.

Si ka qenė bashkėpunimi me kompaninė private, qė bėn tė mundur realizimin e kėsaj vepre? Ftesa pėr tė realizuar projektin mua mė erdhi nga njė person privat, njė biznesmen shumė i suksesshėm, Vasil Jovani, i cili ndėr sipėrmarrjet e tij fitimprurėse ka edhe njė ambicie, mbase edhe njė iniciativė qė tė tjerė nuk e kanė vlerėsuar, por qė Vasili mund tė ketė sukses, pėr tė hapur njė teatėr privat.

Nė kėtė treg goxha tė cunguar tė teatrit qė ekziston sot, tė them tė drejtėn kjo ėshtė njė gjė e mrekullueshme. Fakti qė dikush mendon qė mund tė jetė efikas edhe duke financuar nė projekte artistike. Ai ka ngritur teatrin “Kronos”, qė nė fakt themelohet me kėtė shfaqje. Ftesėn e pranova pa ngurrim dhe u kombinuan kėto tė dyja, edhe shfaqja, edhe lloji i projektit. Mė pėlqeu edhe fakti qė kjo shfaqje do tė bėhet nė bashkėpunim me Teatrin Kombėtar, nė kėtė skenė shumė prestigjioze dhe padyshim duhet tė ndihen me fat tė rinjtė qė luajnė kėtu, aq mė tepėr qė sė fundi kjo sallė mban edhe emrin e tė madhit Kadri Roshi. Kjo ėshtė njė gjė qė edhe kėta tė rinj e kanė vlerėsuar shumė dhe e kanė justifikuar me punėn e tyre tė pėrkushtuar.

Mė veēoni njė nga emrat mė tė talentuar mes tė rinjve qė keni zgjedhur...
Aktorėt nė njė shfaqje janė si ata fėmijėt, qė nėna nuk i ndan dot, se kush ėshtė mė i mirė, apo mė i dashur apo mė i preferuari im. Ata janė gjithsecili nė rolin e vet dhe nė individualitetin e vet. Kanė punuar me frymėzim dhe mė kanė nxitur edhe mua tė punoj mė shumė. Jam shumė i kėnaqur nga grupi dhe padyshim dua t’i pėrmend. Rozina Prendi, njė aktore me krijimtari tė pasur. Ajo ėshtė nė rolin kryesor, tė zyshės Elena, Indrit Ēobani qė luan rolin e Vladit, qė ėshtė ideatori dhe organizatori qė e ēon deri nė fund kėtė aventurė, ai qė udhėheq e qė pėr ēudi nuk ėshtė se ka ndonjė interes direkt. Ai do studiojė pėr drejtėsi, do bėhet politikan i ardhshėm, por gjithė kėtė e bėn pėr ‘praktikė profesionale’, qė do ta bėjė edhe nė tė ardhmen.

Njė rol shumė tė mirė ka edhe Eftiola Laēka, qė ėshtė nė atė grupin e djemve, njė nga ato vajza mbi tė cilat abuzojnė dhe e pėrdorin. Djemtė bėjnė njė lojė sikur e pėrdhunojnė, pėr t’i bėrė presion zyshės dhe atėherė ajo dorėzohet, u jep ēelėsat. Erjon hinaj, i cili ėshtė njė student qė ka mbaruar pėr regjisurė, e kam patur student nė Akademinė e Arteve, ku unė jam pedagog dhe ėshtė njė djalė goxha interesant. Padyshim njė figurė mjaft me humor, por edhe tė dhimbshme do thoja, qė ėshtė figura mė ēehoviane nė kėtė vepėr, ėshtė Denard Xhillari qė ka rolin e Vitos. Ai pi gjithė kohės dhe ka ardhur vetėm pėr tė marrė pesėn. Vjen nga njė familje e mirėqenė, por rri gjithė kohės i dehur, sikurse i ati. Ėshtė problemi i klimės nė tė cilėn ata rriten, dramat qė pėsojnė njerėzit sot. Ka njė batutė zysha qė thotė “Kė po rrisim ne?!”, ndėrsa njė nga personazhet i kthehet “Pse s’e merr nga ana tjetėr: kush po na rrit ne?!”. Kjo ėshtė ajo lufta e brezave qė dominon nė subjektin e veprės.

Sė fundi, vepra me regjinė tuaj ka marrė ēmimin e Monodramės sė vitit, qė u bė pėr herė tė parė nė Tiranė. Si e pėrjetuat kėtė trofe?
Atė ēmim e fitoi aktorja, sepse ishte ēmim i monodramės, por padyshim qė edhe unė kam pjesėn time tė kėnaqėsisė nė marrjen e kėtij ēmimi. Ka qenė monodrama e njė autori tė ri shqiptar, Odise Plaku, “Klithma e njė nėne tė marrė”, qė ėshtė realizuar me njė bashkėpunim edhe gjatė procesit krijues, kur u motivua, u thellua dhe iu dha dimensioni i plotė. Unė e konsideroj si njė punė qė mė ka falur kėnaqėsi dhe me kėtė rast falėnderoj aktoren Hajrie Rondo, pėr tė cilėn kam njė konsideratė tė veēantė, e cila ka potencialitet. Mua mė ka bėrė shumė pėrshtypje puna e saj me njė dramė tė tillė, kur e luan vetėm njė aktor.

A mund tė pėrfaqėsohet dhe shfaqet nė tė tjera skena teatrore, brenda apo jashtė vendit, kjo dramė?
Objektivi imediat ėshtė tė nxjerrim me sukses premierėn, e cila do tė vazhdojė tė shfaqet kėtė javė dhe javėn tjetėr nė teatėr. Pasi tė kalojmė kėtė fazė, qė ėshtė mė e rėndėsishmja e shfaqjes, ne do tė bėjmė edhe njė projekt tė veēantė, pėr ta shėtitur veprėn nė qytete tė tjera dhe pėr tė marrė pjesė edhe nė evenimente tė tjera, qoftė kombėtare, qoftė ndėrkombėtare.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Njė grua ruse lind njė foshnje "gjigante" rreze dielli Tema shoqerore 2 14-05-2008 17:59
Patriku i Kishes Ortodokse ruse, Aleksej: Kosova "e shenjte" per serbet. informuesi Politika shqiptare 0 03-10-2007 01:30
SHPK dhe UNMIK "blindojne" zyren ruse ne Prishtine informuesi Politika shqiptare 0 12-09-2007 17:22
Xhorxh Fred Uilliams - Ditari i ministrit amerikan ne Shqiperine e Princ Vidit Administratori Historia 0 21-03-2007 23:58
Bemat e Gjergj Kastriotit te perkthyera ne rusisht Administratori Letersia 0 17-12-2006 19:33


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 11:29.




Parajsa Shqiptare