| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Rilindja e Hygerta Sakos me anė tė dietave. Prezantuesja televizive dhe ish-Miss Albania rrėfen katėr muajt e sakrificės sė saj pėr tė humbur 13 kilogramė. Regjimi qė u rekomandon ajo vajzave obeze. Telefoni i saj kėto ditė nuk pushon sė rėni. Janė njerėz tė panjohur qė e marrin nė shtėpi e nė rrugė. Jo detyrimisht fansa tė saj. Por fansa tė dietės sė saj tė fundit. Tani nuk e ka mė bezdinė e komenteve pėr obezitetin, por shqetėsimi i ri i Hygerta Sakos janė telefonatat dhe njerėzit qė e ndalojnė nė rrugė pėr t'i kėrkuar dietėn efikase qė e ka bėrė tė bjerė nga pesha ish-Miss Albanian dhe prezantuesen televizive. Ajo mė nė fund i ėshtė afruar formės sė saj tė mirė. Shumėkush e ka vėnė re dhe kjo nė sajė tė ekranit tė TVSH, vitrina e saj mė e fundit qė e ekspozon afėr mesnatės pėr publikun kryesisht mashkullor dhe tifoz tė sportit. Gjithēka falė disiplinės sė rreptė qė Hygerta Sako po ndjek qysh prej katėr muajsh nė tė ushqyer, pėr tė mos qenė mė shembulli i elegancės sė humbur. Megjithėse do t'i duhet edhe ca kohė e ca dieta tė tjera qė tė bėjė pjesė tek elegantet. Sido qė ka fituar njė betejė, duket se luftėn e ka ende pėrpara. Por ja se si arriti Hygerta, pas gjithė kėtyre viteve gjatė tė cilave ka akumuluar kile tė tepėrta, tė humbasė 13 kilogramė nė katėr muaj. Ajo vetė tregon pėr Spektrin sekretin e formės sė saj tė rigjetur, tė cilėn e quan rilindje edhe nga pikėpamja shpirtėrore, cilat janė llojet e dietave qė ajo ka ndjekur dhe ēfarė u rekomandon femrave mbi peshė pėr tė luftuar kundėr kilogramėve tė tepėrt. Dietat qė mė rilindėn. Dietėn e parė, njė dietė spartane dhe e shpifur, siē e cilėson ajo, e ka nisur nė muajin shkurt tė kėtij viti, kohė kur vendosi befas tė luftojė pėr tė fituar formėn e humbur trupore. Me gjithė moskokėēarjen e saj tė shpallur dhe ekuilibrin e brendshėm pėr tė sfiduar tė jashtmen, e kuptoi qė mbipesha po shndėrrohej nė njė andrallė tė vėrtetė pėr tė. Filluan tė mė shqetėsonin komentet pėr dukjen time dhe njė ditė tė bukur, krejt papritur, nuk e di as vetė se si, m'u mbush mendja dhe vendosa tė mbaj dietė seriozisht, sepse deri atėherė kisha nisur plot tė tilla e nuk kisha pasur durimin e forcėn pėr t'i ēuar deri nė fund, gjithnjė i lija nė mes, - thotė ajo. Dieta e parė zgjati njė javė dhe ishte njė ditė supe, duhet tė them shumė e shpifur, sepse nuk mė shijonte aspak, por edhe e rreptė. Me anė tė saj humba vetėm 3 kilogramė. Nuk do t'ua rekomandoja vajzave qė duan tė bien nga pesha. Dietat e tjera mė rezultuan mė pozitive, - shton Hygerta. Me anė tė dietės sė dytė ka rėnė 6 kilogramė nga pesha, por ka qenė njė dietė e gjatė, pėr tė cilėn ka sakrifikuar 24 ditė radhazi. E respektova me rigorozitet kėtė dietė, mund tė them se ishte e vėshtirė, por jo e pamundur. Bėhet fjalė pėr njė dietė kimike, e cila konsiston nė dieta ditore specifike. Kėshtu, gjatė njė dite merr vetėm albuminėn. Nė njė ditė tjetėr vetėm karbohidratet e kėshtu me radhė, - tregon ajo duke shtuar se e rėndėsishme ėshtė qė pas dietės tė mos nisėsh me tė ngrėnėn si mė parė. Pas ēdo diete kam mbajtur gjithashtu njė regjim strikt, kryesisht me fruta ose perime tė gjalla, sigurisht pa bukė fare. Dieta e saj e tretė i ka shkaktuar mė tepėr andralla dhe ėshtė e vetmja qė nuk e ka ēuar deri nė fund. Duhej ta mbante pėr njė javė, por e ka lėnė nė ditėn e pestė, sepse siē tregon nuk ia ka mbajtur organizmi: M'u ul tensioni dhe pata vėrtet shqetėsime, prandaj u detyrova ta braktis. Ishte njė dietė karote dhe vezėsh tė ziera. Dietėn e katėrt po e vazhdon ende dhe do tė zgjasė dy javė. Ende nuk e di sa e suksesshme do tė jetė, por thotė se shigjeta e peshores sė saj ndalet tashmė tek pesha 62 kilogramė dhe jo tek 76, ku ndalej para katėr muajsh. Tani jam vetėm 500-600 gramė mbi peshėn time ideale. Sidoqoftė, unė po kujdesem ende dhe pasi tė pėrfundoj kėtė dietė tė fundit nuk kam ndėr mend t'i futem prapė ushqimit pa kujdes. Aktualisht ha shumė kivi, qė ėshtė njė tretės shumė i mirė, por edhe fruta e zarzavate tė tjera. Kafen e pi gjithnjė pa sheqer, vetėm me pak qumėsht dhe nė kėtė mėnyrė vazhdoj tė humbas ēdo ditė nga 100 gramė. Por pėrveē formės ajo shton se ka pėrfituar shumė edhe nė aspektin shpirtėror. Jam pėrmirėsuar shumė edhe nga pikėpamja shpirtėrore. Ama, dua tė falėnderoj shumė babanė tim, i cili mė ka ndihmuar shumė pėr tė mbajtur dietėn, pasi duhet njė kujdes i veēantė dhe njė njeri qė tė pėrkujdeset pėr ushqimin kur mban dietė. Pas gjithė kėtyre dietave mė nė fund ka vendosur tė bėjė edhe palestėr, por jo para shtatorit, kohė kur do tė ketė mbaruar edhe pushimet, qė thotė se do t'i kalojė me shoqėrinė nė Sarandė. Tani edhe nė radio. Megjithatė, forma nuk se luan ndonjė rol pėr programin e ri qė Hygerta Sako drejton nė radion Boom Boom Room, njė emision qė ajo e drejton tri herė nė javė, paradite pėr dy orė, nga ora nėntė deri nė 11. Emisioni quhet Boom Boom Summer dhe mbushet me muzikė, tė cilėn e prezanton ajo sė bashku me informacionet pėrkatėse. Nuk mund tė them se jam dashuruar me radion, por po argėtohem shumė. Aq mė tepėr qė emisioni ėshtė muzikor dhe nga ajo lloj muzike paksa nostalgjike dhe e vjetėr qė mua mė pėlqen shumė personalisht. Ka edhe muzikė tė viteve '60, tuist, kishtare etj. Ama, kemi nė projekt qė emisionin shumė shpejt ta kthejmė nė tė pėrditshėm dhe nga 3 orė, - tregon pėr punėn nė radio, duke shtuar se televizioni megjithatė ėshtė gjithēka ajo kėrkon pėr veten. Emisioni sportiv qė drejton nė TVSH sė bashku me gazetarin Genc Ymeraj ia jep atė qė do: kėnaqėsinė e shfaqjes nė ekran ēdo natė. Pas eksperiencės sė parė nė njė emision sportiv me Reis Ēiēon para pesė vjetėsh, Hygerta i ėshtė rikthyer njė emisioni tė ngjashėm, qė nuk quhet mė Sport & Shou, por Euro Shou. Ajo vetė ėshtė tifoze e Partizanit nga skuadrat e vendit, e Italisė nė sportin e huaj dhe e Milanit nė sportin italian. Shfaqjet e Hygertės. Pas shpalljes Miss Albania ėshtė njėra nga drejtueset e tri festivaleve tė dimrit radhazi: mė 1997, mė 1998 dhe mė 1999. Dy vitet e para drejton edhe dy festivalet e pranverės. Prezanton nė Miss Shqipėria 2000 dhe nė Miss Shqipėria 2002, nė Mbretėresha e Detit 2001. CV-ja e saj si prezantuese vazhdon me Netėt e klipit shqiptar 2001, prapė mė 2004, nė Miss dhe Mister Kosova 2002, nė emisionet Sport and Shou, Kolazh, Zoom, mandej nė Kosovė, ku pėr gjashtė muaj drejton emisionet Shou i sė shtunės dhe Ndryshe nga tė tjerėt. Look. Po pėrgatitet tė rinovojė garderobėn sepse veshjet nuk i bėjnė mė pas rėnies nga pesha. Thotė se paratė preferon t'i shpenzojė kryesisht nė Itali, ku blen thuajse tė gjitha veshjet. Ndėrsa veshjet pėr ekranin gjatė shfaqjeve tė fundit nė Euro Shou i blen nė butikėt e Tiranės. Thotė se preferon tė jetė veēanėrisht klasike dhe e veēantė nė mbrėmje, por nuk duket mė pak e kujdesshme dhe ekstravagante edhe nė look-un e ditės, nė momentin qė dekoltenė e thellė nuk e mėnjanon as nė kafet e ditės nė ish-Bllok. Mban vetėm njė orė qysh prej shumė kohėsh dhe njė unazė, qė thotė se, megjithėse nuk ėshtė aq e bukur, e mban sepse ia ka dhuruar motra. Sė fundi ka lidhur nė kyēin e dorės njė byzylyk me emrin e vet, shenjė e tė gjitha vajzave tė grupit tė saj shoqėror, qė mbajnė ashtu sikurse ajo byzylykė tė tillė me emrat e secilės. Thotė se i pėlqejnė shumė aksesorėt, sidomos vathėt dhe varėset. Pėrdor linjat kozmetike mė tė mira, si Lancome, Christian Dior e Yves Saint Lorent, pėr trupin Vichy dhe Lancome, por thotė se nuk ėshtė manjake pas produkteve kozmetike.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Personazhe! | Administratori | Kinemaja dhe Televizioni | 13 | 12-11-2006 04:29 |