Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Kinemaja dhe Televizioni

Depardieu, "perbindeshi" i kinemase franceze

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 02-07-2006, 10:07
Minifotoja e anetarit keeper
Veteran/e
 
Reg: 24-06-06
Postime: 73
Images: 2906
Faqe ne Ditar: 2
Depardieu, "perbindeshi" i kinemase franceze

Depardieu, "pėrbindėshi" i kinemasė franceze
Yllka Parllaku

Rinia kriminale dhe vitet e udhėheqjes sė aktorit 57-vjeēar, qė ka luajtur nė mbi 150 filma. Aktori mė i paguar nė Francė, si pjesė e skenės mbarė botėrore dhe asaj hollivudiane.

Kritika franceze e konsideron njė pėrbindėsh, nė kuptimin e mirė tė fjalės. Ndėrkohė qė ėshtė quajtur "dhurata e Francės ndaj kinemasė botėrore" si dhe "De Niro francez". Me mė shumė se 150 filma nė karrierėn e tij, Gerald Depardieu nuk ka nevojė pėr prezantim. Aktori 57-vjeēar ėshtė njė nga meshkujt mė popullorė tė kohėve tė sotshme. Duke u veēuar nga tė tjerėt, ai gjendet rahat nė ēdo lloj roli qė luan. Si nėn petkun e burrit tėrheqės, personazhit mafioz apo klasik ashtu edhe nė rolet qesharake.

Terapia aktoriale
Pėr Gerald Depardieu thonė se ka lindur nėn njė yll fatlum nė Chateauroux tė Francės. Por rinia e tij nuk ishte edhe aq fatlume. I treti nga gjashtė fėmijėt e njė punonjėsi metali, Depardieu la shkollėn nė moshėn 12-vjeēare dhe pati njė rini tė trazuar, detajet e sė cilės pėrfunduan si pjesė e skenarit tė filmit "Green Card". Depardieu pėrcaktohej si njė kriminel ordiner, i cili u largua nga shtėpia dhe jetonte me prostitutat. Ai iu fut aktrimit si njė tip terapie, e rekomanduar nga njė psikolog burgu. Ndėrkohė qė trajnohej nė shkollėn e dramės, ai bėri shfaqjen e parė si aktor nė moshėn 16-vjeēare. Njė kriminel nė rini dhe njė bredharak nė tė shkuarėn, Gerald Depardieu e nisi karrierėn e tij aktoriale nė teatrin e vogėl endacak tė "Cafe de la Gare".

Vitet e udhėheqjes
Gjatė bumit tė viteve '70, Depardieu pėrkufizohej si njė burrė i fortė, me njė prezencė tė fuqishme, me tipare shprehėse tė parafinuara. Por ai evoluoi gradualisht nė njė personalitet tė ekranit: imponues, i shumanshėm dhe shumė produktiv. Deri nė mes tė viteve '70, Gerald Depardieu kishte qenė pjesė e trupės sė aktorėve nė 11 filma francezė. Punoi nė teatro si protagonist i dhjetėra pjesėve nga Margarite Duras, Molieri, David Storey etj. Por karriera kinematografike ėshtė trashėgimia e tij mė e madhe. Ndėrkohė qė nė vitet '80, Depardieu u bė njė prej aktorėve udhėheqės tė Francės, nė vitet '90 ai filloi tė pėrhapte famėn e tij edhe nė Amerikėn Veriore.

Realizimet e tij mė tė rėndėsishme nė gjuhėn angleze janė "Green Card" ("Karta e gjelbėr") dhe "1492:Pushtimi i parajsės". Me mbi 40 vjet karrierė mbi shpatulla, Gerald Depardieu ėshtė aktori mė i paguar nė Francė dhe njė nga mė tė fuqishmit brenda industrisė sė filmit.

Pasaporta
Emri: Gerard Depardieu
Datėlindja: 27 dhjetor 1948
Vendlindja: Chatearoux, Indre, Francė
Profesioni: aktor

· Ai ka qenė kandidat 14 herė pėr ēmimin "Ēezar", si aktori mė i mirė.
· 1985 Ēmimi "Aktori mė i mirė", nė festivalin e Venecias pėr rolin nė filmin "Police"
· 1990 Ēmimi "Aktori mė i mirė", nė Festivalin e Kanės pėr rolin nė filmin "Camille Claudel"
· 1991 fitues i "Globit tė Artė" si aktori mė i mirė pėr rolin nė filmin "Green Card"
· 1997: "Luani i Artė", nė Festivalin e Venecias.
· Ai ka drejtuar vetveten nė "Tartufin" mė 1980

Karriera 40-vjeēare
Kinemaja franceze prodhoi kėto lloj aktorėsh: nga Jouvet te Simon, nga Gabi tek Brew, nga Belmondo te Montand. Gjigantė qė luajtėn tė gjithė, me regjisorėt mė tė mėdhenj nė filmat dramatikė, klasikė dhe nė komedi. Ata nuk ngurruan kurrė qė tė ndryshonin etiketėn e tyre, qė tė rrezikonin. Depardieu nė njė kohė rekord ėshtė bėrė njėri prej tyre. Duke luajtur me tė njėjtin intensitet dhe aq mirė si komeditė, dramat apo filmat klasikė, talenti dhe determinimi i tij ndaj punės filloi tė shihte frytet e veta. "Palma e Artė", dhe ēmimi "Ēezar" si aktori mė i mirė ishin shpėrblimet e tij tė para. Ky ėshtė vetėm njė fragment i vogėl i ēmimeve tė panumėrta qė ka marrė gjatė karrierės sė tij 40-vjeēare. Ai ėshtė i vetmi qė ka parė 39 filma gjatė karrierės teksa rizbulonte vetveten midis miliona hyrjeve filmike nė Francė. Midis kėtyre filmave, numėrohen "Metroja e fundit" (1980), "The goat" (1981), "John of Flerette"(1986), "Burri me maskė tė hekurt" (1998) dhe "Asteriksi dhe Obelisku kundėr Ēezarit" (1999).
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg Gerard-Depardieu-1.jpg (69.0 KB, 1 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg Gerard-Depardieu-2.jpg (45.5 KB, 0 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg Gerard-Depardieu-3.jpg (62.6 KB, 0 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg Gerard-Depardieu-4.jpg (121.7 KB, 0 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg Gerard-Depardieu-5.jpg (55.8 KB, 0 vezhgime)
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Franceze mund te behesh leopardi Moda Shqiptare 2 08-02-2008 10:01
Mediat franceze: “Cana, nė top-formė” informuesi Sporti Shqiptar 0 05-10-2007 19:10
Dy franceze, ne kerkim te Shqiperise se harrueme Administratori Arti shqiptar 1 14-03-2007 17:57
Elvira Diamanti, do ti rikthehet kinemase Administratori Kinemaja dhe Televizioni 2 29-01-2007 14:29
Libra te rinj dhe rekomandime! Administratori Letersia 22 12-03-2006 13:04


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 06:19.




Parajsa Shqiptare