Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Kinemaja dhe Televizioni

Denard Xhillari - Artistet e rinj, pa mbeshtetjen e duhur

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 22-04-2007, 17:30
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,060
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Denard Xhillari - Artistet e rinj, pa mbeshtetjen e duhur

Denard Xhillari: “Artistet e rinj, pa mbėshtetjen e duhur”
Gazeta SOT

Sė pari, dy fjalė mbi personazhin tuaj dhe ndikimin qė pati tek ju ky karakter?
Pjesėn e kam lexuar edhe mė parė dhe nė fillim tė provave kisha frikė se mos mė jepnin rolin e Pavlit (qesh). Zakonisht nė shfaqje mė kanė dhėnė role qė janė tė natyrės sime. Kur mė dhanė Viton u emocionova. Mė pėlqeu shumė, sepse ‘frika’ zakonisht mua mė ndihmon tė punoj mė tepėr. Mė pas, fillova tė gjej shumė gjėra nga vetja tek ky rol. Pėrveē faktit qė nuk pi alkool (qesh), gjėrat e tjera tek Vito i ndjeja shumė pranė vetes sime. Ai ėshtė njė njeri i sinqertė dhe sinqeriteti i tij bėn qė tė tjerėt ta mbajnė afėr, sikurse edhe zysh Elena.Ėshtė njė karakter qė vuan nga ky lloj sinqeriteti, besueshmėrie ndaj tė tjerėve. Mėnyra e vetme e vuajtjes sė kėtij fakti, ėshtė se e poshtėrojnė, ai bie nė intrigat e tė tjerėve pa e kuptuar.

Duke folur konkretisht pėr pjesėn, ai i beson tė gjitha gjėrave qė thuhen. Ka njė moment, qė mė pėlqen mė shumė, kur Elena u thotė kėtyre tė rinjve pėr herė tė parė “Largohuni sa nuk ėshtė vonė” dhe ai ikėn, se mendon qė ėshtė mirė tė ikė. Ėshtė kėmbėngulja e Pavlit pastaj, qė e bėn tė rrijė dhe ai deri nė fund nuk merr vesh vėrtet ēfarė bėhet aty. Edhe pėr pėrdhunimin fillimisht thotė “Mos e bėni kėtė gjė”, trembet dhe pastaj bie dakord qė ta bėjnė. Sinqeriteti i tij ėshtė njė gabim, nėse mund ta quash kėshtu, edhe pse sinqeriteti ėshtė i bukur, se e kam provuar edhe vetė.

E kishit tė vėshtirė tė ktheheshit disa vite pas, tė bėheshit edhe njė herė gjimnazist si dikur? Gjatė punės e kemi ndjerė veten shumė gjimnazist. Unė jam mė i vogli nė kėtė trupė, jam 24 vjeē, prandaj e kisha mė tė lehtė nga tė gjithė. Kam parė disa gjeste tė vėllait tim gjimnazist dhe mendoja se duhet tė bėj gjimnazistin nė rol, ato gjeste mė bėnin tė mendoja pėr sjelljen qė duhet tė kisha. Unė jam tip spontan dhe ndihem mė afėr kėtyre moshave. Ndonjėherė edhe gjatė provave kapeshim me fjalė, se puna e aktorėve shqiptarė i ka kėto...

Pse, ēfarė kanė aktorėt shqiptarė?
Jo aktorėt shqiptarė, por mesdhetarė, qė ta zbus pak (qesh). Ka njė lloj disipline nė art. Unė kam punuar me njė regjisor tė huaj kur isha student nė Akademi dhe ai ēuditej me antidisiplinėn tonė. Me pak marifet ai diti si tė na disiplinonte dhe qė aty unė fillova tė krijoj njė disiplinė brenda vetes sime. Teatri do njė lloj disipline, nė orare, nė prova etj. Po tė punohet siē duhet, edhe puna del shumė e mirė.

Si shfaqet Vitoja nė rrethin e intrigės? Si ta kuptojmė mė mirė karakterin e kėtij tė riu ndryshe nga tė tjerėt?
Unė mendoj se naiviteti i Vitos ka tė bėjė me sinqeritetin e tij. Njerėzit qė janė naivė tė pastėr, bien brenda shumė shpejt dhe gjithmonė njerėzit qė ata duan mė shumė dhe besojnė se i kanė mė pranė vetes, janė ata qė i nėnvlerėsojnė. Nga eksperienca ime kėshtu e kam parė.

Vitoja nuk e ka fare tė vėshtirė jetėn dhe ėshtė nga tė vetmit personazhe nė kėtė dramė qė ka para pa limit. Ėshtė Elena dhe pėrplasja me parimet e saj, qė bėjnė tė dalin nė pah difektet e Vitos, pijanecllėku, pandershmėria, jo se ai i ka kėto krahasuar me tė rinjtė e tjerė. Vitoja bėn njė balancė mes tė rinjve qė e rrethojnė dhe zyshės me parimet e patundura. Vito ėshtė mė mirė nga tė gjithė nė shoqėri, sepse njė gjimnazist ka shumė nevojė pėr para dhe ai i ka. Paraja i jep fuqi nė rrethin e tij. Atė nuk e tremb as sjellja e sė ėmės, ka vetėsiguri, por i vetmi problem qė ka Vito ėshtė cėnimi nga tė tjerėt. Ai ka afeksion tė veēantė me tė atin dhe urren tė ėmėn, e kundėrta e tė rinjve tė tjerė. Vitoja ėshtė shumė pranė me karakterin e zysh Elenės. Ai vuan nė shumė momente, por kėshtu ai bėhet i besueshėm pėr tė tjerėt, qė tė tillė e duan.

Ēfarė rolesh keni luajtur mė parė nė Akademinė e Arteve?
Nė programin e katėr viteve nė Akademi, kontakti i parė i studentit aktor ėshtė nė vit tė dytė, kur ai merr rolin e parė. Njė nga shfaqjet qė edhe sot e kėsaj dite e kam shumė tė afėrt, qė mė duket se kam bėrė njė nga gjėrat mė tė bukura tė jetės sime, ka qenė “Kėngėtarja tullace” e Joneskos, qė e kam punuar me prof. Niko Kanxherin dhe Rozin. Kjo mbase se ka qenė edhe roli i parė. Njė nga momentet e mia mė tė bukura ka qenė njė dramė e Niko Kazanzaqis e titulluar “Komedi”, por ishte tragjedi, ku kam patur rolin e njė plaku. Isha student nė atė kohė dhe shumė i impenjuar me rolin. Jam ndjerė mirė me atė rol, qė pėr mua ka qenė njė rol i brishtė. Nė shfaqjen “Babai” tė Strinbergut.

E ēuditshme ishte qė unė kam marrė aty rolin e doktorit, pikėrisht atė qė doja. Punova shumė me atė rol. Ndėrsa pe prof. Metin kam punuar nė njė komedi tė Gogolit, nė rolin e Fergesės, njė rol ndryshe, meqė ishim mėsuar me njė metodė tjetėr nė drejtimi ne mėsimdhėnies. Ishte njė eksperiencė, ku pėrfitova shumė nga prof. Meti si regjisor, jo si pedagog.

Me shfaqjen tuaj hapet edhe teatri privat “Kronos”. Ju si aktor i ri, si e shihni pėr brezin tuaj njė iniciativė tė tillė?
Unė jam aktor nė Teatrin Kombėtar tė Fėmijėve. Shumica e tė rinjve tė brezit tim janė punėsuar nė televizione, me punė tė ndryshme, por ėshtė tjetėr profesioni pėr tė cilin jemi diplomuar. Unė prapė e ndiej tė vėshtirė tė luaj nė Teatrin Kombėtar, sepse edhe nė botė teatrot janė kryesisht private. Po nuk pati teatėr privat dhe qė tė menaxhohet mirė, nuk mund tė ecet. Nuk ėshtė faji i aktorėve dhe as i atyre tė TK. Kjo duhet tė stimulohet, t’i jepet njė shans dhe jo tė ndalohet. Megjithatė, njė teatėr privat ėshtė e pamundur qė tė ketė fitim tė madh qė nė fillim. Populli shqiptar nuk i jep rėndėsi tė madhe kulturės dhe kėtė e shoh nė tė gjitha institucionet kulturore, gazetat apo televizionet. Nė botė ka shumė lloje teatri, si teatri i hijeve, i lėvizjesh, gjestesh, improvizimi, rruge etj. Kėto gjejnė vend nė teatrot e vendeve evropiane dhe jo vetėm. Egjipti psh, ka njė festival teatrosh rruge tė jashtėzakonshėm, kurse kėtu vetėm takimi i Butrintit qė ia vlen pėr tu parė dhe ka frymėn moderne.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
artistet, denard, duhur, mbeshtetjen, rinj, xhillari

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Haveri dhe Miri, anėtarėt e rinj tė KLD informuesi Politika shqiptare 0 08-12-2007 16:30
Gjata e Karamuēo, anėtarėt e rinj tė KLD informuesi Politika shqiptare 0 28-11-2007 18:50
Kroacia akuzon pesė tė rinj pėr sulme ndaj shtėpive tė serbėve informuesi Arena Nderkombetare 0 03-10-2007 05:33
Zhani Ciko - Nje shfaqje e integritetit dhe e te rinjve Administratori Kinemaja dhe Televizioni 0 22-04-2007 17:50
Historia Shqiptare : Rilindja Kombėtare. AlbShkodra Historia 163 27-10-2003 21:15


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 11:54.




Parajsa Shqiptare