Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Kinemaja dhe Televizioni

Dashuria qė erdhi nga lulet e sė keqes

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 15-01-2005, 22:36
Minifotoja e anetarit Qershija
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Kryesore Dashuria qė erdhi nga lulet e sė keqes

Balada e dashurive tė pathėna nė Shqipėrinė e parealizuar dhe pastotalitare. Lojė e mrekullueshme e Yllka Mujos e Elia Zaharisė, femrat fatale nė frymėn e krijesave “alla Moravia”. Njė realizim ku sipas njė tradite tė kinemasė neorealiste, Shanaj rrezikon me zbėrthimin e simboleve psikologjike tė dramaturgjisė sė skenarit tė Natasha Lakos
Dashuria qė erdhi nga lulet e sė keqes

“M’u kujtua rėnia e Pompeit dhe dy tė dashuruar nė mes tė rrėnojave. Por nuk janė llavėt e Vezuvit ato qė djegin dashurinė, janė edhe erozione tė tjera, si ato tek “Lule tė kuqe, lule tė zeza”. Ky ėshtė njė version tjetėr i erozionit tė dashurisė sipas skenaristes Natasho Lako, pasi qysh nė krye tė ngjarjeve ka parashikuar dramėn e dy femrave fatale, e dy historive tė ngjashme mes nėnės dhe bijės.
“Lule tė kuqe, lule tė zeza” filmi i regjisorit Mevlan Shanaj, premiera e djeshme nė kinema Millenium 2, ėshtė njė baladė e dashurive tė gabuara e tė pėrgojuara nė njė “fshat pa shkallė” nė jug tė Shqipėrisė. Eshtė njė fshat ku njerėzit janė satelitė tė njėri-tjetrit, ku burrat e mbetur vrapojnė pas njė demi qė do tė bėhet kurban pėr dasmėn e bijės sė Golemėve. Mundimi i tyre ėshtė i madh, pasi nuk ka mė nga ata burra qė e kapnin dikur demin prej brirėsh, por nga ata qė flasin pėr sofistikimin e tė bėrit seks.
Nė kėtė mjedis tė tredhur mashkullor e social, Ana Golemi (interpretuar nga Elia Zaharia) sheh nė ėndrra para martese lule tė kuqe dhe lule tė zeza. Gjithmonė i ka parė. Sė shpejti do tė bėhet grua, por jo grua e burrit tė vet, e burrave tė fshatit pa shkallė. Fati i tė bijės ndjek rrotėn e fatit tė sė ėmės Lilianės (Yllka Mujo). E martuar me njė ish-oficer tė rėnė nga vakti, Nan Golemi gjithmonė ka dyshuar se babai i vajzės ėshtė tjetėrkush, ai Sfinski, mėsuesi i fshatit. Kjo ėshtė dėshmi e zhbėrjes sė celulės qė e bėn tė shėndoshė, njė komunitet, shoqėrinė nė tėrėsi, familjen. Shanaj-Lako, mund tė thuhet se e tejkalojnė kėtė problem, jo pėr ta ezauruar, por pėr tė qėndruar mė shumė tek individi, tek kjo paepuri e tij pėr tė pėrsėritur gabimet, historitė drejt tė cilave na ēojnė nė mėnyrė tė pashmagshme jo vetėm rrethanat e disfavorshme, se sa frenimi i dėshirave dhe kapėrcimi i kufijve tė lirisė. Jashtė leximit tradicional tė kinematografisė, ėshtė privilegj tė shohim nė njė realizim shqiptar, pėr tė parėn herė ndoshta, njė dyshe brilante, njė marrėdhėnie obsesive, arrogante, kryeneēe, njėherėsh, njerėzore e tė vėrtetė tė kordonit ombilikal, nėnė e bijė. Dy gra fatale qė tė kujtojnė si nė njė peizazh “alla Moravia”, Ēoēaren, interpretuar nga Sofia Loren dhe bijėn e saj Rozetė, nė lirinė dhe vetminė e tyre nė zemėr tė Luftės sė Dytė Botėrore. Shanaj i ka hedhur ato me njė frymė shumė pranė kinemasė neorealiste, ku ngatėrrohen fatet e personazheve me fatin e njė vendi tė braktisur, ku jeta e mundimshme edhe pse nė njė mjedis rustik i kthen historitė e rėndomta nė rrėfime tė dorės sė parė, dialogėt e ndyrė e banalė nė gjuhė tė gjallė, njerėzit e zakonshėm qė s’kanė parė kurrė pėrtej fshatit pa shkallė, nė heronj tė jetės sė vet qė ia vlen t’ua dėgjosh ėndrrat dhe pallavrat ku fshehin sekretet e fatkeqėsisė dhe palumturisė sė tyre.
Me “Lule tė kuqe, lule tė zeza” qė sipas Lakos nuk ėshtė njė film kronikal, “por njė film qė bisedon”, regjisori Mevlan Shanaj rrezikon me zbėrthimin e simboleve psikologjike tė dramaturgjisė sė skenarit. Nė disa raste Shanaj ia ka dalė mbanė, nė disa tė tjera, vėrtet ka rrezikuar. Lulet nė ėndrrat e Anės, demi i pėrgjakur, adoleshenti qė bėn tregtinė e vezėve pėr tė blerė njė vizė dhe masturbohet sa herė pas dritares nga sheh aktet dashurore tė Anės, kėpucėt me takė gruaje tė Lilianės qė janė edhe arma pėr tė ndjellė e pėr tė pėrzėnė me sharje burrat e saj, janė “lightmotive” dhe lirika e filmit. Si dikur njė grua qė tradhton pėr hir tė dashurisė quhej pėr gjithė jetėn prostitutė, ashtu edhe tani kjo grua e quajtur Liliana, me shpirt tė lirė, ėshtė peng i dashurisė sė parealizuar. Njė nga skenat e parafinales sė filmit e mishėron kėtė. Pasi ka humbur tė bijėn, ja tek ėshtė e lidhur trup mė trup me mėsuesin e saj i mbiquajturi Sfinksi (interpretuar nga Mevlan Shanaj). Kishin shkatėrruar jetėt e secilit dhe tek janė tė lidhur ashtu siē kanė dashur gjithė kohės tė jenė.
Formula e “tė pabesėve” ėshtė njė tjetėr rrethanė interesante e “Luleve…”. Taksisti (Bujar Lako), prifti (Kastriot Ēaushi), perėndimori (Petrit Malaj), njė ish- polic (Vasjan Lami), tė gjithė duan tė hyjnė nė parajsėn e shtratit tė dy yjeve tė kėputur Ana e Liljanė, ku me shumė humor, ata janė nė anė tjetėr matrapazėt e vizave, hamshorėt e tredhur tė perėndisė, misionarėt bukėshkalė, beqarėt e papunė. Por tė gjithė bėhen viktimė e kėtij fshati tė mallkuar tė braktisur nga emigrimi.
Nuk mund tė harrosh lehtė burrin e tradhtuar, njė leshko me durim tė kalitur, por qė nuk fal. Nan Golemi ėshtė interpretuar nga Enver Petrovci me mjeshtėri. Njė rol ku kufiri i komikes me dramėn ėshtė shkrirė me finesė. Ajo qė tė mbetet nė mendje nga Nani i Petrovcit, nuk ėshtė lehtėsia e njė burri palaēo qė tė tjerė ia kapin pėr brirėsh demin e dasmės sė tė bijės, por pesha dramatike e njė njeriu qė thyen heshtjen nga paburrėria.
Ajo ku Shanaj dhe Lako kanė rrezikuar vėrtet me “Lulet…”, e cila ndodh pikėrisht nė finalen e filmit, tė krijon idenė e njė gruaje qė nuk e lind dot fėmijėn e saj nėntėmuajsh. Duket sikur filmi zbehet sė tepėrmi me daljen nga skena tė grave fatale Anės dhe Lilianės. Janė pėrdorur disa “deus ex machina” duke i shkaktuar njė rrjedhje tė menjėhershme historisė sė shėndoshė tė “Luleve…” rrėfyer deri para epilogut. Njė nga ato ėshtė vdekja e papritur e Anės, largimi nga skena i tė cilės duket disi artificial. Pastaj ėshtė vetėvrasja e taksistit, i ashtuquajturi “Shengen”, njė matrapaz vizash e pasaportash qė hidhet nė gropėn e gėlqeres pasi i grabitėn dorėn e radhės tė dollarėve. Ndėrsa ajo qė e bėn fatal rrezikun e gjuhės simbolike tė dramaturgjisė filmike tė Lakos, ėshtė riciklimi i fatsjellėsit, njė lolo qė endet nėpėr fshat me njė skelet kaliqafė. Njė figurė e predestinatave nė legjendat ballkanike tė cilėn Lako e ka pėrdorur edhe nė njėrin nga filmat e saj tė mėparshėm “Muri i gjallė”, por qė nė kėtė rast e teatralizon dhe skematizon finalen e filmit qė deri atėherė kishte pasur gjetjet inteligjente tė skenarit.
__________________
Nobody is perfect ...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
A ekziston 'Zoti'? Administratori Teologjia 96 03-05-2008 10:34
Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit Sabahi Teologjia 0 05-01-2008 11:26
Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. The Postman Politika shqiptare 0 30-11-2007 02:31
Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 1 27-06-2006 10:30
Proverba te ndryshme! Administratori Filozofia 11 27-02-2005 08:55


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 22:33.




Parajsa Shqiptare