Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Kinemaja dhe Televizioni

Bujar Cici - Une, trashegimtari i muzikes origjinale popullore

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 21-12-2006, 13:38
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,966
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Bujar Cici - Une, trashegimtari i muzikes origjinale popullore

“Unė, trashėgimtari i muzikės origjinale popullore”

Kėngėtari i njohur i muzikės popullore Bujar Ēiēi tregon pėr fillimet e karrierės sė tij. Megjithėse ėshtė shkeputur pėr njė kohė tė gjatė nga publiku shqiptar kėngėtari ka qenė prezen nė Diasporė dhe rikthimi i tij ka qenė mė i bujshėm. Bujar Ēiēi ka sjellė nė tregun muzikor albumin e tij tė fundit me kėngė origjinale tė Shqipėrisė sė Mesme. Ai pohon se ėshtė trashėgimtari i muzikės autentike popullore dhe se do tė pėrpiqet tė ruaj vlerat origjinale tė saj. Bujar Ēiēi shprehet lidhur me kėtė fakt se, “Ne jemi ata tė cilėt duam qė tė vazhdojmė traditėn e kėngės popullore pa e devijuar atė dhe pa ndryshuar asgjė nga muzika popullore pavarėsisht qė brenda kėtyre ne bėjmė edhe diēka komerciale.Kėto janė shtysat qė na bėjnė distributorėt pėr efekte tregu”.

-Bujar Ēiēi ka vite qė interpreton muzikėn popullore tė tė gjitha trevave. Ndėrkohė qė jeni shkėputur pak nga skena, pse?
Po. Nė vitin 1995 kam marrė pjesė nė spektaklin “12 nė Holli[ud”. Ishte njė spektakėl qė pati vėrtetė shumė kėrkesa dhe shumė kėngėtarė qė kėrkonin tė ishin pjesėmarrės nė tė. Unė pata fatin tė hapja natėn e parė tė kėtij spektakli sė bashku me Valbona Memėn, Drita Makashin, Lindita Zyberin dhe njė kėngėtar nga Maqedonia. Ishte njė ndėrthurje shumė e bukur dhe vėrtetė jam paraqitur me njė kėngė shkodrane dhe dy kėngė tipike kosovare. Nė atė periudhė vija nga turnetė qė kisha bėrė nė Maqedoni dhe Kosovė dhe u paraqita nė kėtė spektakėl si njė kėngėtar tipik kosovar. Menjėherė pas spektaklit pata njėofertė tjetėr pėr tė kėnduar pėr shqiptarėt nė Diasporė. Kėtu fillon shkėputja e viteve tė zjarrta nė Perėndim dhe mė pas u ktheva nė Tiranėn tonė tė dashur.

-Ju i kėndoni mjaft bukur kėngėt tiranase…
Ju thoni qė unė i kėndoj bukur por unė nuk mendoj kėshtu sepse ka ende kėngėtarė tė cilėt e kėndojnė mė bukur se unė. Janė kėngėtarė tė mėdhenj, janė emra tė pavdekshėm qė janė ende gjallė megjithėse ka emra tė cilėt janė ndarė nga ne. Ne jemi ata tė cilėt duam qė tė vazhdojmė traditėn e kėngės popullore pa e devijuar atė dhe pa ndryshuar asgjė nga muzika popullore pavarėsisht qė brenda kėtyre ne bėjmė edhe diēka komerciale. Kėto janė shtysat qė na bėjnė distributorėt pėr efekte tregu.
-Albumi juaj i fundit ka kėngė komerciale?
Po, ka kėngė tė tilla edhe nė albumin tim tė fundit. Normalisht qė kėto kėngė janė tė bazuara nė tekste tė pastra dhe tekste tė bukura, asnjė tekst banal, asnjė muzikė e vjedhur por ėshtė gjithēka e krijuar. Natyrisht qė brenda albumi ka edhe kėngėt tipike. Pėr sa i pėrketė komercit duhet t’i shikosh tė dyja anėt sepse duhet tė bėsh edhe muzikė edhe komerc.

-Ju jeni njė interpretues i shkėlqyer i muzikės sė Shqipėrisė sė Mesme, ndėrkohė qė ju jeni nga trevat e veriut. Si e shpjegoni kėtė fakt?
Ėshtė evėrtetė qė origjina ime ėshtė nga veriu por qė kam lindur edhe rritur nė Tiranė. Jam krenar qė jam nga veriu. Origjina ime nuk ka ndikuar fare nė kėngė sepse diksioni im nuk ka lėvizur fare edhe nė kėngė tė veriut, jam shumė i saktė edhe nė kėngė tė Shqipėrisė sė Mesme jam po aq i saktė.
-Si ndodhi, erdhi Bujar Ēiēi tek kėnga apo erdhi kėnga tek ju?
Kjo ėshtė njė pyetje shumė e vėshtirė sepse unė nuk e di as vetė nėse ka ardhur kėnga tek unė apo kam ardhur unė tek kėnga. Por unė do i vija tė dyja nėpeshore sepse edhe kėnga ka ardhur tek unė edhe unė e kam kėrkuar kėngėn.

-Si kanė qenė fillimet e karrierės suaj?
Fillimi im si kėngėtar ka qenė njė rastėsi sepse si tė gjithė tė tjetėr nė familjen time kėnga ėshtė njė traditė. Duke filluar nga gjyshi im, mė pas tek gjyshja, mamaja ime dhe motra gjithashtu kėndojnė. Vetėm unė nga familja ime u lanēova nė muzikė. Rastėsisht nė njė gėzim familjar tek fqinji im i kėrkova dikujt nga orkestra qė tė kėndoja njė kėngė. Dhe kėshtu tė shtunėn kam qenė kėngėtari i asaj dasme tė dielėn kėndova tek dhėndrri e me radhė deri mė sot. Kam qenė pjesė e aktiviteteve tė ndryshme dhe pas viteve ’90 kam qenė pjesė e aktiviteteve nė Diasporė. Mė pas nė spektaklin “12 nė Hollivud”, nė Radio Televizion e tė tjerė.

-Po fėmijėt tuaj e ndjekin rrugėn e muzikės?
Fėmijėt e mi kanė tė drejtėn e zgjedhjes por mendoj dhe besoj se e kanė tė trashėguar nė gjak kėngėn. Nė fillim kisha besim tek vajza por djali ėshtė mė i zoti nė kėngė.
-Pėrveē kėnaqėsisė artistike ju jep kėnga edhe kėnaqėsi financiare?
Absolutisht qė po. Veēanėrisht nė kėtė kohė ana financiare ėshtė shumė e rėndėsishme. Tashmė jemi nė kapitalizėm dhe pa para nuk mund tė jetosh. Por paraja nuk ėshtė gjithēka. Kėtė e kam treguar rregullisht, me distributorėt, nė raport me punėn, nė gėzimet familjare. Duke besur tek grupi im muzikor dhe tek kolegėt e mi nuk e kemi vėnė shumė nė plan tė parė anėn financiare.

-Nė tregun muzikor ėshtė njė dundje kėngėtarėsh tė rinj. Sa e ndien konkurencėn Bujar Ēiēi? Jo nė treg porn ė dasma dhe nė punė ēdo kėngėtarė ėshtė i barabartė, mjafton qė tė marri mikrofonin dhe tė kėndojė. Kur flasim pėr tregun kėtu fillon ndryshimi. Shtėpitė Diskografike tani kėrkojnė kėngėtarė qė shiten vetėm njė muaj dhe jo ata qė shiten dhjetė vjet me radhė. Mendoj se gjithkush ka fatin e vet por mendoj se do tė jetė koha ajo qė do t’i rregulloj tė gjitha, disa do t’i ngrejė dhe tė tjerė do tė rrėzohen. Ėshtė mirė qė muzika popullore tė mos bastardohet nga tė gjithė. Ne jemi ajo pjesė e cila kėrkon qė tė ruhet muzika popullore autentike.

-Bujar Ēiēi ėshtė njė kėngėtar i cili kėndon kėngė nga tė gjitha trevat. Ku e ndjeni veten mė mirė?
Mendoj se ndihem mė mirė nė kėngė tė Shqipėrisė sė Mesme. Shqipėria e mesme ėshtė ajo qė mė ka dhėnė kėtė emėr. Kjo muzikė tė jep njė kėnaqėsi tjetėr dhe tė jep njė emocion tjetėr. Absolutisht qė edhe kėnga e veriut ėshtė shumė e bukur, ka tekste shumė tė bukura, por unė jam partizan i kėngės sė Shqipėrisė sė Mesme dhe nuk do heq dorė asnjėherė nga kjo muzikė. Nuk do e tradhėtoj mė asnjė sekond.

-Keni bashkėpunime gjatė karrierės suaj, dhe nė albumin tuaj tė fundit keni ndonjė bashkėpunim me kėngėtėrė tė tjerė?
Bashkėpunimet duhet tė jenė patjetėr sepse kėshtu del nė pah ndarja e karaktereve tė kėngėtarėve. Bashkėpunimi mė i afėrt ėshtė me kolegun tim Reshitin dhe njė bashkėpunim tjetėr me kolegen time Greta Zanin, me Babeta Shahinin, njė kėngėtar nga Shkupi, dhe mė nė fund me Suadėn. U krijua ky duet i cili gjendet nė albumin tim tė fundit. Pėr Suadėn ishte njė fat i madh qė kėndoj nė krahun tim dhe pėr mua gjithashtu ishte njė kėnaqėsi qė kėndova me njė kėngėtare tė re.
-Sa kėngė nga albumi juaj i fundit keni realizuar nė videoklipe?
Janė vetėm dy kėngė qė janė realizuar videoklipe. Ėshtė realizuar videoklip kėnga e parė “Kur pėr ju kėndon Bujari” dhe kėnga e dytė ėshtė dueti im me Suadėn.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Mehdi Zena - Nje jete me kengen qytetare elbasanase Administratori Muzika 0 22-04-2007 17:53
Edi Balili - E drejta e autorit, kura e muzikes shqipe Administratori Muzika 1 26-02-2007 00:16
Ermira Bodinaku - Muziken popullore e kendoj me dashuri Administratori Muzika 0 21-12-2006 14:56
Loreta Kosho - Une linda me kengen lirike Administratori Muzika 0 21-12-2006 12:32
Ledia Halili - Deshira ime, kthimi ne identitet i muzikes popullore Administratori Muzika 0 21-12-2006 12:20


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 02:02.




Parajsa Shqiptare