| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Buburreci, njė komedi mbi spiunėt Njė deputet i akuzuar gabimisht pėr ish- spiun. Kjo ėshtė nė mėnyrė tė pėrmbledhur tema qė prek komedia Buburreci. Pushteti absolut nė komunizėm ka ardhur si pasojė e njė ushtrie informatorėsh, tė cilėt e ēuan diktaturėn nė skajet mė tė larta. Ata janė tentakulat pėr tė kontrolluar gjithēka. Kėtė fakt mė mirė se kushdo e pėrfaqėsojnė nė shfaqjen e sotme nė Teatrin Kombėtar pjesėtarėt e njė familjeje tė kamufluar; edhe mė keq akoma, njė fisi tė tėrė nėn petkun e shėmtuar tė spiunėve tė komunizmit.E shkruar para dy vjetėsh, nxitur nga njė artikull gazete, qė fliste pėr njė deputet tė akuzuar pėr njollė nė biografi, sikur ai ishte informator i sigurimit tė shtetit. Mė pas faktet nxjerrin njėra- tjetrėn dhe zbulohet se ai nuk ishte i tillė. Kėshtu ndodh me personazhin e Denit, I cili jo vetėm nuk ėshtė spiun, por e tėrė familja e tij ėshtė dhe kjo absolutisht pa dijeninė e tij. "Sot tema e ditės ėshtė pikėrisht kjo: emrat e spiunėve dhe numri i tyre, qė mendohet se ėshtė mė shumė se 100 mijė. Pėr kėtė arsye, simbolika e buburrecit ėshtė mė e pėrshtatshmja- ka deklaruar autori i saj Ilir Bazhani. Ėshtė dashur mė shumė se dy muaj pėr ta realizuar shfaqjen, e cila ka njė trupė aktorėsh tė njohur, por edhe debutantė nė TK, siē ėshtė edhe Desantila Kristo. Njė shfaqje qė pėrmban realizėm dhe lojė karakteresh, me bashkėregji tė Mėrkur Bozgos dhe Bezhanit. Ajo ka njė skenografiVepra ka dy vjet qė ėshtė shkruar. Ai e zbėrthen simbolikėn e tragji- komedisė, nė intervistėn e mėposhtme. Ēfarė materialesh keni shfrytėzuar pėr tė shkruar njė vepėr me temė kaq konkrete? Unė kam shfrytėzuar kryesisht materialet e Nafiz Bezhanit, xhaxhait tim. Ai ka qenė shef i Komisionit tė Verifikimit tė Dokumentave dhe ka shkruar edhe tre libra dhe nė pėrgjithėsi, dokumentacionin e gjithė infoprmatorėve shqiptarė e ka kaluar nėpėr duar. Detyrimisht unė kam marrė informacionet qė mė interesojnė pėrsa i pėrket anės teknike, tė mėnyrės sesi bėheshin spiunėt atėherė, ndėrsa pėrsa i pėrket anės sė ideve, unė kam patur mendimin tim. Mė ėshtė dashur tė merrem me njė kontrapunto tė kėtij lloji, qė sjell komedia. Njė personazh qė akuzohet si i tillė dhe qė nuk ėshtė, gjėra qė janė paradoksale sot nė tranzicionin tonė. Ku janė elementet e komikes nė shfaqje? Elementet e komikes janė nė situatat kur kėta tė gjithė akuzojnė, zbulojnė dhe tallin njėri- tjetrin dhe qė gjithė kohės ankohen se ky ėshtė njė zanat shumė i vėshtirė, duhet tė na kuptoni, e kemi bėrė kėtė gjė kėshtu, por nuk i kemi bėrė gjė njeriu, sepse nuk ka ndodhur asgjė prej nesh E gjitha kjo kalon nė njė tallje, sepse nėse ka patur ndonjėherė njerėz qė u kanė bėrė keq tė tjerėve, kanė qenė pikėrisht kėta. Edhe sot, kur ndonjė del dhe justifikohet nė kėtė mėnyrė, ėshtė vėrtetė qesharake, sepse ai smund ta dijė nėse ka bėrė keq duke firmosur njė dokument nė atė kohė, apo tė pretendojnė se nuk kanė raportuar kurrė. Nuk mund as tė shpifnin, se rrjeti informativ ka qenė i organizuar nė formėn tė gjithė kundėr tė gjithėve, kontrollonin njėri- tjetrin. Kjo ka qenė njė plagė shumė e madhe, e cila nuk vjen nga skema jonė, por nga skema ruse e Xherxhinskit, i cili thoshte se nė katėr veta njėri duhet tė ishte spiun. Pra, llogaritni sa kanė qenė ky numėr nė Rusi. Po nė spektatorin qė do tė shohė shfaqjen, a mund tė ketė njė proporcion tė tillė spiunėsh? (qesh) Po, mbase. Mbase ndonjėrit do ti vijė pėr tė vjellė- le tė dalė pėrjashta. Disa do jenė duke qeshur, disa duke qarė, por skemi ēfarė tė bėjmė. Nė pėrgjithėsi, tronditja do tė jetė brenda tyre. Do lavdėrohet apo hidhet poshtė shfaqja juaj, pėr faktin se ka prekur njė temė kaq delikate? Shqetėsimi im sigurisht ėshtė i madh, por ama guximi pėr tė thėnė diēka tė vėrtetė ėshtė edhe mė i madh,. Kėshtu qė, meqė triumfon kjo e dyta, them se do tė pėlqehet. Si e vlerėsoni lojėn e aktorėve, a ėshėt ajo siē e prisnit? Ata kanė bėrė njė lojė shumė tė bukur, si Mehdi Malkaj, apo Natasha Sela, ashtu edhe Desantila Kristo ėshtė interesante, gjithashtu Sokol Angjeli. Ėshtė njė kompleks aktorėsh, qė do tė kenė ngjyra vėrtet tė veēanta. Kjo shfaqje ėshtė realizuar nė bashkėpunim me TK, qė do tė thotė se ju e keni financuar vetė atė? Po, ne kemi bėrė kėtė qė jemi bashkuar gjithė aktorėt pėr tė bėrė brumin dhe kemi vendosur se duhet ta ngjisim nė skenė kėtė vepėr, sepse na intereson shumė si komb, le tė themi. Artistėt kanė parė mė shumė ineteresin artistik, sesa atė ekonomik. Pasioni pėr teatrin ka bėrė kėtė qė ne ta realizojmė pa fonde, TK ka ofruar vetėm ambjentet. Por, duke patur besim tek spektatori, mendojmė do ta zgjidhim kėtė me fitimet nga salla. Por, meqė kjo sallė ėshėte vogėl, detyrimisht do ta kemi tė vėshtirė. Do ta kemi edhe pėr shkak tė repertorit, do na e lėnė mė gjatė sallėn apo jo, sepse ka edhe tė tjera shfaqje nė program. Pas nesh psh. po pėrgatitet tė vihet nė skenė njė dramė e huaj, e cila mund ta okupojė sallėn pėr dy javė. Shfaqja e Hajrie Rondos para dy ditėsh e elktrizoi sallėn, sepse prekte njė temė aktuale, ndėrsa veprat nga letėrsia e huaj nuk rezonojnė nė realitetin shqiptar. Sigurisht, lėnia e ambjenteve tė sallės ėshtė shumė e kufizuar, por nėse ka sukses dhe e rishfaqim, do tė mund tė kemi fitime. Megjithatė kjo ndodh rrallė, sepse njerėzit nuk para kanė interes pėr kulturėn. Indiferenca e kapitalistėve tė rinj nuk preket shumė nga kėto shfaqje. Gjithashtu, kjo ndodh edhe pėr faktin se nuk kemi hapėsira menaxheriale nė teatėr. Ju ka munduar realizimi i kėsaj shfaqjeje? Shumė, sepse tė luash edhe vetė, tė merresh edhe me regjizurėn Natyrisht, ka qenė e vėshtirė edhe si shfaqje, sepse ėshtė tragji- komedi, ka pėrbrenda emocionet tragjike dhe ato komike. Ti gėrshetosh kėto ėshtė tepėr e vėshtirė. Aq mė tepėr na ėshtė dashur tė punojmė mė shumė, sepse na duhet tė marrim edhe paret, apo jo?
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Shtypi shqiptar nė 1913-ėn, nė mbrojtje tė Kosovės | Sabahi | Historia | 1 | 16-06-2008 12:21 |
| Dialog mes nje Muslimani dhe Krishteri! | Muslimani | Teologjia | 12 | 25-05-2008 20:39 |
| Historia e Shqiperise - ILIRET | AlbShkodra | Historia | 29 | 25-10-2003 00:05 |
| Kur'ani Fisnik ne Shqip | Administratori | Kurani dhe Jeta | 5 | 04-09-2003 16:15 |
| Grimca humoristike | kureshtari | Qeshni dhe ju | 3 | 28-02-2003 05:09 |