| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Bien dhe bien
kėmbanat e muzgut Josif Papagjoni Milosao Bien dhe bien kėmbanat "Kėmbanat e muzgut" Kėmbanat e vdekjes, e arrestimeve, e internimeve. Kėmbanat e dhunės dhe tė diktaturės, tė cilat po vinin mes tymit e terrorit nė Shqipėrinė e djegur nga liria (dhe pėr lirinė). Kėmbanat e dashurisė sė ndaluar, e lirisė sė burgosur, e fjalės sė cunguar... Autor i 13 dramave dhe komedive, tė vėna nė skena tė ndryshme tė teatrove mbarėshqiptare, Teodor Laēo para viteve 90 (brenda kufizimeve estetike tė kohės) u dallua, sidoqoftė, pėr kapjen e konflikteve tė forta si dhe sjelljen e realiteteve tė vrazhdėta. Kujtojmė posaēėrisht dramat "Gjėmimi i atij dimri", 1976 dhe "Qyteti i akuzuar" 1982. Nė disa pjesė si "Ditė dhe njerėz", 1977, "Dorina", 1978, "Njė det helmi", 1997, ai spikati pėr zhbirilime nė shpirtrat e ndrydhur njerėzor e nėn trysni, qė kėrkonin tė ēliroheshin nga meskiniteti dhe rėndomtėsia, nga tutela e kamufluar maskiline apo virtualiteti i njė morali nė bjerrje e sipėr. Por, pėr zemėr dhe mė shumė i suksesshėm, sipas meje, Laēo ka qenė nė komedi, filluar me "Shtėpia nė rrugicė" (1968), "Njė nuse pėr Stasin" (1970), pėr tė mbėrritur nė komedinė e ēlirėt "Shi nė plazh" (1983). E thėna e autorit... Kryekreje mė duhet tė pohoj se drama "Kėmbanat e muzgut" ka njė mbartje tė fortė politike e shoqėrore duke dashur ti dhurojė publikut njė gjasė njohjeje mbi periudhėn e zymtė fill pas Luftės II Botėrore, kur jakobinėt e pushtetit tė ri, tė pamėshirshėm sikundėr qenė, me hejbet ideologjike mbushur plot e pėrplot dogma, utopi, iluzione, formula tė huajtura nga teoritė e darvinizmit social, u turavrapėn brinjėve tė Shqipėrisė sė lodhur me dufe e shpirtra tė vrazhdėt hakmarrės. Kjo aradhe e re pushtetmarrėsish ia hypėn kalit tė dhunės e tė vrasjeve pėr tė realizuar pogromet e tmerrshme e tė parapara ndaj njerėzve fisnikė e tė kamur (me djersė) sipas tė ashtuquajturės "luftė e klasave", qė pėrkthehej fillimisht si "likujdim pasuror e fizik i borgjezisė". O tempora, o mores! Kjo teori ogurzezė, e ardhur nga shėmbėlltyrat ngjethėse tė stepave tė Rusisė, u kuptua si njė giotinė shfarrosėse nga rishtarėt fshatarė qė binin era dhi dhe kishin mbushur pėrplot zyrat e pushtetit asoherė. Kam patur rastin ta pėrcjellė botimin e kėsaj drame do kohė mė parė dhe, nė thelb, kam bėrė me dije mendimin se vepra, gjithsesi, nuk ka mundur dot ti shpėtojė tėrėsisht ristrukturimit qė ka pėsuar, qysh nga koha e konceptimit fillestar tė saj diku nga vitet 80. Sidoqė njė rikonceptim, ajo ka mbetur, si tė thuash, njė "xhaketė e kthyer" dhe penjtė e bardhė nga dje, gjithsesi, bien nė sy. Nisur nga njė optri e tillė vlerėsuese, mbeta ndėrdyshas, as po e as jo, edhe kur pashė vėnien nė skenė tė dramės, paēka se regjisorėt, sikundėr do ta them nė nyjen pasuese, kishin bėrė mjaft pėr ti dhėnė sens e logjikė personazheve dhe subjektit. Mė dukej sikur vinin tek unė edhe "erėrat" e njė trupi letrar tė vjetėr ende tė pakallur, edhe avujt e njė trupi tė ri e nė jetė. Qė tė dyja sė bashku. Po. Ato pėrziheshin dhe krijonin njė "aromė" midis asaj tė kėndshme dhe asaj jo tė kėndshme. Kjo pasi drama ngjan si diēka e dyzuar e sinkretike, edhe e asaj-hershme edhe e kėsaj-hershme. Mjaft gjėsende kanė rėnė pre e "vijave tė bardha" estetike (tė dikurshme), tė cilat duket se pėrcaktojnė kornizėn e shikimit ideor tė personazheve. Duhet thėnė se ajo ėshtė e tipologjisė epiko-dramatike; pikturon tablo tė zymta tė jetės, sikundėr edhe pak gėzim e shpresė na jep. Pasiguria dhe tmerri i sė ardhmes pllakos familjen e kamur Gajtani, tė cilėsuar si "borgjeze". Zhgėnjimi nga metodat kriminale tė rregjimit tė ri tė komunistėve mbyt shpresat pėr liri e demokraci tė profesorit atdhetar, Mitrush Belshaku. Njė kohė e pamėshirshme kish ardhur. Skish kurrfarė vendi pėr poezitė e Pavlin Palukut, sepse poeti dhe poezia pėrēmohen. Me figurėn e Llukė Rasės, autori sjell njeriun nė udhėkryq midis dashurisė sė tij ndaj njė vajze tė "deklasuar", nga njėra anė dhe pėrkatėsisė klasore, si vėllai i njė funksionari tė lartė partiak, nga ana tjetėr. Ai zgjedh dashurinė me Amalia Gajtanin e "deklasuar", duke pranuar, madje, largimin nga detyra si oficer, prishjen me vėllain, gjer edhe burgun, me shpresėn e mugullt tė njė arratisjeje diku, dikur. Nuk e di se sa e vėrteta e kėtij tipi mund tė shprehej kėsisoji, se sa qėndron nga pikėpamja logjike dhe historike qėndrimi i tij nė atė kohė? Bėjmė fjalė pėr njė vepėr dramatike realiste Sigurisht, nuk pėrjashtohen edhe raste kėsilloji nė CV-tė e diktaturave si ky i Llukės; domethėnė kur partizanė apo oficerė tė regjimit komunist kanė refuzuar pėr dashurinė pjesėmarrjen e tyre tė mėtutjeshme nė shėrbim tė rregjimit, duke u vėtėsakrifikuar. Nė fund tė fundit, kjo bėn pjesė nė tė vėrtetat njerėzore. Po a ėshtė Lluka njė i tillė tip, botėkuptimi i tė cilit tė vihej nė konflikt me kufizimet qė parashihte ideologjia komuniste ndaj dashurisė, natyrės universale e gjithėnjerėzore tė saj? Jo, ai sėshtė i atij formati. Se ka atė nivel pėrfaqėsimi. Ai dhe gjithė drama e tij tė lė pėrshtypjen e njė shestimi tė "dikurshėm", tė "mėpėrparshėm", por qė ėshtė rikonceptuar vite mė vonė pėrkitazi frymės sė re tė pas viteve 90 duke e ruajtur, gjithsesi, fabulėn dhe ngjarjen e kahershme. Kjo krijon njė farė zhurme, mosujdisjeje. Nė fillim tė dramės ky Llukė Rasa paraqitet si mos mė keq, mbushur me vese, njeri i vrazhdėt, mburravec, me urrejtje tė skajshme "klasore" pėr tė pėrmbysurit, madje edhe njė farė qylaxhiu e spiuni qė pėrgjon pas dyerve. Njė skuth. Dhe befas, na shfaqet i sinqertė, i ndershėm, kėmbėngulės, largėpamės, me dashuri pėr ata qė i urrente, gati njė hero. Edhe veshja i ndryshon, nga robe "polici" nė robe dashnori. Them se ky ėshtė pikėrisht njė handikap pėr vetė dramėn, qė vjen nga konceptimi i "dikurshėm" i konfliktit tė saj. Dhe kėtė "skorje", as regjisorėt nuk mundėn tia hiqnin dhe ti hidhnin pėrsipėr njė vesk a pelerinė tjetėrsoj. Ndoshta gaboj, por pėrshtypje tė tilla vijnė herė drejtpėrdrejt, herė tė nėnkuptuara nga veprimet si dhe struktura fillestare e kundėrshtisė sė ngritur, e cila ngjan si i paraparė por qė mė pas ėshtė rimodeluar. E njėjta mbresė, pėr fat tė keq, herė-herė mė vjen edhe nga personazhet e ashtuquajtur "negativė" (Sandėr, Maria e Justina Gajtani, Pavlin Paluku), nė dramė njerėz me vese, dikush tinzar, dikush servil, dikush tjetėr jashtė kohe e fluturak, kurse nė shfaqje mė tė krehur. Riparimi qė autori (them) u ka bėrė personazheve, qėndrimeve dhe fateve tė tyre pėr ti rikuperuar ka krijuar njė farė shproporcioni. Megjithatė, duhet pohuar se sensi realist e ka forcuar objektivitetin e veprės, duke gjetur tek kėta njerėz mes tė zezės edhe tė bardhėn dhe anasjelltas, ēka i ka bėrė mė tė besueshėm e mė kompleks se dikur, jo skematikė. Njė "dialektikė" e tillė nė formatimin dramaturgjik tė personazheve (e arritur vite mė vonė, mendoj), i ka dhėnė dramės mė shumė vėrtetėsi historike duke e bėrė mė tė pranueshme, gjithashtu, pėr kohėn e re dhe spektatorin e saj, gjithpo tė ri. E "rithėna" regjisoriale Bien dhe bien kėmbanat "Kėmbanat e muzgut" Kėmbanat e vdekjes, e arrestimeve, e internimeve. Kėmbanat e dhunės dhe tė diktaturės, tė cilat po vinin mes tymit e terrorit nė Shqipėrinė e djegur nga liria (dhe pėr lirinė). Kėmbanat e dashurisė sė ndaluar, e lirisė sė burgosur, e fjalės sė cunguar. Kėshtu e nisin rrėfimin e tyre regjisorėt Alfred Bualoti dhe Andon Qesari, falė trajtimit epiko-dramatik qė i kanė bėrė vetė dramės, zgjidhjes skenografike lakonike tė Ilia Xhokaxhiut si dhe metaforave tė tyre teatrore. Metafora qė njėmendėsohen, mė sė pari, nė marrėdhėniet e brishta tė personazheve me njėri-tjetrin, tek ajo frikė bashkėshoqėruese, tek ai makth e ajo pasiguri, nė kuptimin e situatave dhe, mėpastaj, nė disa imazhe tė pėrshfaqura qė vijnė pėrmes mizanskenės, ritmit dhe dinamikės, gjetjeve nė dekor dhe posaēėrisht tė projeksioneve. Njė mori kėmbanash, qė sikur trokasin nė portėn e shtėpisė sė Gajtanėve Tė tjerė tė arrestuar, tė burgosur. Tė tjerė tė vdekur. Tė pushkatuar. Pa varr. Si Kola, babi i kėsaj shtėpie. Kėmbana qė pushtojnė krejt hapėsirėn, madje edhe sallėn, e sikur na gllabėrojnė. Na godasin: tam-tam-tam. Fatale. Tė pėrzishme. Kėrcėnuese. Njė simbolikė e deshifrueshme regjisoriale kjo. Goditėse. Njė "semiotikė" qė kishte nevojė, sipas meje, tė krijonte koherencė, kod e gjuhė teatrore me simotra tė tilla edhe mė tutje, nė rrjedhėn subjektore. Sepse e bukur ėshtė edhe kur dy trandafilė ēelin petalet si dy zemrat dhe trupat e tė dashuruarve, edhe kur rrahja e zemrės nė fundjetė deshifrohet me oshilogramėn e projektuar Kureshtar pėr tė ditur se nė ēmėnyrė tė "re" regjisoriale kjo dramė do ta sillte atė kohė tė egėr, isha i vėmendshėm sidomos pėr faktin se si do tė shikoheshin personazhet prej regjisorėve. A do tė kishte njė rrotullim 180 gradėsh tė syrit vlerėsues (si tek autori), ku i "miri" dhe "heroi" i dikurshėm do tė bėhej i "keqi" dhe "krimineli" i sotėm dhe vice-versa? A do tė bėrtiste "tendenca politike" si nė dramat e realizmit socialist, porse nė njė kah tjetėr (le ta quajmė, nė mėnyrė anekdotike, dramat e "realizmit kapitalist")? Ky ishte pėr mua problemi qė duhej pėrballuar me dinjitet nga ana e shkrimtarit, sikurse edhe nga koncepti regjisorial. Tapa e shpėtimit kėrkonte njė mendje e ndėrhyrje tė mprehtė, fort tė kujdesshme, pėr tė shmangur ēdo kundėrshti, keqkuptim tė krijuar apo artific letrar e teatror. Pikėrisht "gjilpėra" rikonceptuese e regjisorėve, duke e ndjerė cohėn e moēme tė materies dramatike, ėshtė pėrpjekur qė tė bėjė qepjet e nevojshme me qėllim qė "prerja" tė ishte mė bashkėkohore. Qė penjtė tė bėheshin mė tė padukshėm. Sidomos, mos tė krijoheshin keqkuptimet logjike. Detyrė e vėshtirė pėr Bualjotin dhe Qesarin kjo, qė kėrkonte monedhat e Hadesit. Dhe "monedhat" duket se u paguan nga regjisorėt, ndaj dhe ata kaluan matanė Shikoni! Nė zanafillė tė mendimit regjisorial vendoset enkas rrethi i mbyllur metaforik i krimit. I zoti i shtėpisė sė Gajtanėve ėshtė arrestuar dhe burgosur qė tė paguaj njė tjetėr kėst shkatėrrimtar nga komisioni hajdut i tatimit tė jashtėzakonshėm. Ai vdes nga torturat nė burg, me amanetin dhe dėshpėrimin pėr tė ardhmen e familjes. Kėshtu e nis picirin shfaqja, duke e zvarritur trupin e tij nė skenė. Dhe e mbyll kėtė picir me gjithpo atė mizanskenė: zvarritjen e Llukės (apo Lukės, mėsjė Lyk) nė skenė, pse pat guxuar ti thoshte zemrės "po" pėr vajzėn e kėsaj familjeje. Pra, fare qartė, parabola e diktaturės mbyllet, duke mbėrritur nė sintezėn tashmė tė njohur pėr ne shqiptarėt: pushteti i dhunshėm komunist shfarrosi jo vetėm kundėrshtarėt e vet politik, por edhe bashkėpunėtorėt mė tė afėrt. Ndryshe thėnė: Revolucioni ha bijtė e vet. Njė mėsim historik, qė ėshtė nėnvizuar edhe nė kumtin regjisorial: "Jo mė ndėrrimit tė pushteteve me dhunė, lot, dhembje, diskriminim e pėrjashtim ". Ne e kuptojmė se giotina pret. Dhe pret. Sot Andrea, ky emisar demagog, ndoshta dhe utopist i pushtetit tė ri, arreston vėllain e vet pėr tė mos dėmtuar karrierėn politike personale (qoftė edhe i nisur nga bindjet a njė mendje e indoktrinuar me tollumbace ideologjike). Por me siguri nesėr ai do tė arrestohet prej njė sivėllai tė vet politik, rishtar i pamėshirshėm i arrivizmit, njė pėrbindėsh edhe mė i keq. A si kemi parė kėto monstra vallė? Unė do desha qė gjer kėtu tė mbėrrinte ideja regjisoriale, paēka se njė spikamė e tillė nuk se mungoi krejt (si veshje e aktorėve, si sjellje dhe si nėnkuptim). Realitete tė tilla monstruoze tė "shportės sė karavidheve" janė tejet tė njohura pėr diktaturat, por zanafilla kėsilloji gjenden edhe nė demokracitė e brishta e tė papjekura, pse jo. Andaj mesazhet e dramės, pėr mua, nuk mbyllen pėrjashtimisht brenda logosit tė saj. Pėrkundrazi, pata pėrshtypjen se ato shkonin edhe kah tė tilla ideve qė pėrmenda; kjo falė thekseve regjisoriale, sidomos nė fjalėt-konkluzione tė profesor Belshakut duke na rikrijuar qėllimisht paradigmat universale politike tė abuzimit me pushtetin, tė shkeljes sė tė drejtave tė njeriut etj. (A stė kujtojnė kėta Andrea Rrasa-t e djeshėm gjer edhe "militantėt" e verbėr dhe "besnikėt" partiakė tė sotėm, qė largojnė teknokracinė nga tavolinat e punės dhe ulen vet aty, shkelin ligjet si "pardon" tė ligjit dhe abuzues tė vullnetit politik tė votuesve?!). Dhunėn, vrazhdėsinė, vdekjen, krimin regjisorėt rreken ta bashkėshoqėrojnė me tingujt e njė pianoje, me telat e njė kitarre, me butėsinė dhe zėrat njerėzorė prej njė gėzimi familjar apo njė fejese. "Njerėzorja" pėrball antinjerėzores. Eh, kjo metaforė qė tejshkon hapėsirat, qysh nga Gilgameshi dhe Troja! Ndoshta ishte pjesa mė e brishtė, ajo mė e pėrshpirtshmja e shfaqjes (falė edhe luajtjes nė piano tė aktores Sonila Kapidani nė rolin e Amalisė. Brenda dhe jashtė hullisė Njė histori dashurie Mund ta filloja me aktorėt e rinj Kreshnik Xhelilaj si Lukė dhe Sonila Kapidani si Amali, por do tė ishte njė luks. Ndaj dua tė filloj me Mirush Kabashin nė rolin e Sandėr Gajtanit. Ishte njė oshilim gjendjesh, njė drithėrimė njerėzore, me tjetėrsime dramatike, edhe me ndoca tinėzi dhe tradhėti tė vogla pėr mbijetesė, me frikė dhe tmerr nė zemėr, sikundėr plot dashuri, pėrkushtim familjar, diēka edhe poezi e harruar nė nostalgjitė e hershme ja, ky ėshtė roli i Kabashit. Hir pati, si ngaherė, interpretimi i Robert Ndrenikės me profesor Belshakun. Sidoqė nė ca ujra tė njohura letrare, ai ravijėzoi portretin e njė intelektuali pėrparimtar, qė ka simpatizuar lėvizjen ēlirimtare tė komunistėve pėr liri, qė di tė dialogojė e konfliktojė me ish nxėnėsin e vet Andrean, dhe qė nė fund, sikundėr e dėshironim, bėn rezumenė e situatės politike e morale tė pasluftės si njė pėrvojė jete tė kthyer nė sintezė ekzistenciale, duke apeluar pėr humanizėm dhe dashuri. Pjesėn e "errėt" tė pushtetit komunist u mundua tė na e sjellė interpretimi i Dritan Boriēit nė rolin e Andrea Rrasės (kėta emisarė brutalė tė ideologjisė sė diferencimit dhe masakrės sociale). Paraqitja e parė e tij ishte mė e pėrpunuar (sipas meje), mė e "arsyeshme", duke na dhėnė, si tė thuash, robespierėt puritanė tė giotinave kolektive qė hanė "patate tė pjekura", qė besojnė deri nė idjotėsi tek "drejtėsia" e tyre. Mė pas figura e tij, pėr fat tė keq, sikur ligėshtohet enkas, rifutet nė klishetė e reja kur e "keqja" shikohet dhe mbetet gjithpo e "keqe". Aktori mund ti mėshonte mė fort arsyes pse Andrea se pranon martesėn e tė vėllait me bijėn e njė borgjezi (pėr karrierėn vetjake natyrisht, por edhe pėr bindjet politike). Sikundėr mund ta bėnte mė tė shfaqshme dhimbjen dhe vuajtjen e "humbjes" sė tė vėllait, ndėshkimin e pritshėm qė detyrohej ti jepte. Kur gjėrat bėhen tė vėrteta, klishetė bien (tė vjetrat apo tė rejat). Kontrapunktet e herėpashershme midis fjalės dhe gjestit mund tė ishin zgjidhja e pėlqyer regjisoriale tok me trajtimin aktorial gjegjės tė kėtij roli tė vėshtirė. Kėsisoji figura e Andreas, e kėtij militanti komunist tė shkolluar, fillimisht si njė idealist e "rilindės", mė pas si njė tinzar e pėrfaqėsues i segmentit mė tė dhunshėm e mė tė pamėshirshėm tė regjimit tė ri, do tė pėrligjej logjikisht. Nga tė rinjtė mė la mbresė Sonila Kapidani pėr ngarkesėn liriko-poetike tė rolit, Elona Hyseni pėr shkathtėsinė dhe ngjyrat optimiste gazmore, mė tutje Kreshnik Xhelilaj pėr performancėn e tij posaēėrisht fizike, Jozef Shiroka pėr gjasat komike; kurse nga tė tjerėt, Anila Bisha me pak fjalė por tė thėna me vend dhe lezet, Marjeta Ljarja pėr sentimentalizmin prej gruaje dhe nėne.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. | The Postman | Politika shqiptare | 0 | 30-11-2007 02:31 |
| Gjergj Kastrioti - Skenderbeu | AlbShkodra | Historia | 13 | 21-04-2007 17:33 |
| Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 3 | 31-10-2006 20:22 |
| Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 1 | 27-06-2006 10:30 |
| Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur! | informuesi | Politika shqiptare | 2 | 14-03-2006 14:41 |