Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Kinemaja dhe Televizioni

Anton Krosaj - Ne kulm te fukarallekut, behet edhe humori me i madh

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 22-04-2007, 18:03
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Anton Krosaj - Ne kulm te fukarallekut, behet edhe humori me i madh

Anton Krosaj: “Nė kulm tė fukarallėkut, bėhet edhe humori mė i madh”
Gazeta SOT

Anton Krosaj ėshtė i fundit talent i humorit shkodran i dalė nga grupet amatore, tė cilat kanė qenė edhe fabrika e vėrtetė e tė qeshurės nė Shkodėr. Ai e quan veten “I fundit i Mohikanėve” dhe me sa duket, tashmė nuk ka asnjė rast pėr tė dalė talentet nė kėtė mėnyrė. Me krenari thotė se ėshtė zbuluar nga Gėzim Kruja dhe se idhull tė tij ka Tano Banushin. Ai tashmė ėshtė i gėzuar, se luan si profesionist pėrkrah gjigandėve: Zef Deda, Zyliha Miloti dhe Besnik Ēinari. Gjithmonė i qeshur dhe me biēikletėn e tij,qė ėshtė edhe mjeti mė i mirė pėr tė. Krosaj ka origjinalitetin e batutės dhe plastikėn e pėrveēme,qė e bėn tė dashur nė Shkodėr, duke shkaktuar tė qeshura tė shumta nė teatrin “Migjeni”, por edhe nė skenat e televizioneve dhe teatrove tė vendit. Antoni ka role tė shumtė, por duke bėrė shaka thotė se janė kaq shumė “sa numėrohen me gishtat e dorės dhe ....kėmbės”. Anton Krosaj, nė fakt, ėshtė i prirur drejt origjinales dhe kapacitetit tė madh, qė ėshtė batuta dhe humori thellėsisht shkodran dhe krahinor.

-Anton, kur e ke filluar aktivitetin dhe ku?
Po e kam filluar nė fabrikėn e madhe tė humorit shkodran qė ėshtė quajtur “Duhan Cigaria” Imagjinoni se prej saj kanė dalė Tano Banushi, Gėzim Kruja, Muharrem Nurja dhe Besnik Ēinari. Kanė dalė edhe shumė tė tjerė dhe unė jam “I fundit i Mohikanėve”. Viti ku kam dalė nė skenė ka qenė viti 88-tė.

-Kush ka qenė “zbuluesi” i talentit tėnd?
Ka qenė Gėzim Kruja i cili mė ka dhėnė dorėn i pari pėr tu futur nė botėn e spektaklit nė humor. Unė i jam atij brezi humoristėsh, tepėr mirėnjohės.

-Kjo ka qenė fundi i diktaturės, po nė fillimet e demokracisė?
Me ardhjen e demokracisė sė bashku me Muhamet Ēekinin, Bujar Ademovin, Rudina Smajlin dhe Alketa Gjonin formuam grupin “Thumbi”i cili shumė shpejt u bė i famshėm jo vetėm nė Shkodėr, por edhe nė Shqipėri.

-Kush ėshtė kulmi i kėtij grupi sipas jush i cili ju bėri me famė?
Patjetėr qė ka qenė programi televiziv nė TVSH, “Personazhe nė kurth”. Pėr kėtė gjė duhen falenderuar producenti Arben Mazi dhe regjisori, pėr mua famoz, Arjan Ēuliqi.

-Pastaj, si vazhdoi kariera e juaj?
Po, pastaj unė kam marrė pjesė nė pothuaj tė gjithė filmat e humorit tė regjizorit Ēuliqi dhe kjo ka qenė eksperienca profesioniste nė humorin e njohur timin edhe nė ekranin e vogėl.

-Po nė pėrfaqėsimin tėnd televiziv, cila mendon se ka qenė pjesa mė e arritur dhe e pėlqyer?
Po mendoj se ka qenė kur kam dalė “me dritare nė krah” ku luaja si i “ftuar” nė emisionin “ditare e hapur” e Rudina Xhungės.

-Me ēfarė keni vazhduar pastaj nė pėrfaqėsimin tuaj tė humorit?
Po, unė mund tė them se kam rreth 12 shfaqje tė agjensisė “Buna 1” dhe patjetėr, recitalet e Bujar Qamilit dhe Mond Halilit. Kam shfaqje tė ndryshme, me dhjetra dhe tre komedi tė regjizorit Mond Mėhilli nė Shkodėr.

-Largohemi nga kujtimet dhe futemi nė tė tashmėn. Ku jeni sot?
Tani jam nė “Teatrin e Estradės” nė Shkodėr dhe mund tė them me plot gojėn “ma mirė vonė se kurrė”. Kjo sepse tashmė, jam pėrkrah tė mėdhenjve Zyli Miloti, Zef Deda, Besnik Ēinari dhe Drande Xhai.

-Mirė, po materialet e humorit prej kujt i ke?
Materialet me thanė tė drejtėn i kam prej “axhės” tem Paulin Selimit. i them axhė Paulinit, sepse ai vet me thotė nip. Nuk e kuptoj pse, por ai diēka ma “tepėr duhet tė dijė”. Mund tė them se materialet e tij si “fejesa” dhe “polici i trafikut” janė kulmet e mia si interpretim dhe skeēe nė skenė.

-Kush ėshtė idhulli juaj i homorit?
Idhulli im ėshtė i madhi i homorit shkodran dhe shqiptar Tano Banushi.

-Kujt i ngjan Anton Krosaj dhe kė ke zėvendėsuar?
Nuk i ngjaj kėrkujt dhe kam zėvendėsuar veten.

-Sa role ke luajtur dhe kur ėshtė kėnaqėsia jote mė e madhe aktoriale?
Jam i lumtur se kam luajtur shumė role sa numėrohen me gishta.....bashkė me ato tė kambės. Kėnaqėsia ime mė e madhe ėshtė po mora 5-sė nė Shkodėr, sepse kjo do tė thotė se marr 10-tė nė rrethe tė tjera.

-Anton, a bėhet humor sot?
Bėhet edhe nė “Portokalli”. Edhe aty bėjnė humor. Kush thotė se bėjnė humor banal unė i pėrgjigjem se edhe ky lloj humori ėshtė pjesė e jetės. Pastaj edhe aty artistėt “vijnė tu ju rritė” dhe gjithsesi prej atje fitohen 3-4 artistė tė mirė nė vit.

-Pėr ēfarė ke mbaru Anton?
Unė “kam mbaru me tė tana”.

-Jo, tė pyeta pėr shkollėn?
Kam mbaru tė “mesmen industriale”, por ditėn ama.

-Po nė Shkodėr kush ban humor Krosaj?
Policėt nė trafik nė radhė tė parė. Kryetarėt e komunave dhe azili i pleqve, pastaj vijnė deputetėt tonė tė nderuar?

-Po ju tė estradės?
Ne vjedhim prej tyre, sepse shkrimtarėt e humorit kanė mbetur shumė pak.

-Pse nuk shkon edhe ti nė Tiranė?
Kam problem qeranė e shtėpisė. Jo vetėm kjo, por unė baj humor thellėsisht krahinor dhe ai ėshtė kryesisht me batutat e shkodranėve, i bazuar nė sensin e tyre tė humorit.

-Diēka pėr familjen tuaj?
Kam dy fėmijė njė djalė dhe njė vajzė qė “i kam ba tek e tek”, por me njė grua. Nuk kam shumė punė. Jam lirshėm, se pazarin ma ban vjehrri.

-Si tė duket Shkodra?
Shumė kush thotė se Shkodra “asht nė fukarallėk”. Por prej kėsaj gjėje kam pėrfituar unė. Sepse nė kulmin e fukarallėkut “asht edhe humori ma i madh”. Ka raste qė artdashėsit nė Shkodėr janė me lekėt e fundit, por salla ka qenė gjithmonė plot.

-Po rroga, a tė del?
Me gjithė respektin pėr veten, mund tė them se rroga mė del me pagu dritat, se unė i edhe paguj kopshtin e fėmijve, edhe ujin! Pėr tė tjerat, djali i vogėl mė thotė “hangsh vedin”.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Dialog mes nje Muslimani dhe Krishteri! Muslimani Teologjia 12 25-05-2008 20:39
Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. The Postman Politika shqiptare 0 30-11-2007 02:31
Gjergj Kastrioti - Skenderbeu AlbShkodra Historia 13 21-04-2007 17:33
Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. Muslimani Kurani dhe Jeta 3 31-10-2006 20:22
Kur'ani Fisnik ne Shqip Administratori Kurani dhe Jeta 5 04-09-2003 16:15


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 09:54.




Parajsa Shqiptare