| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Unė aktorja qė theva tabutė e femrės Aktorja e madhe e Estradės sė Durrėsit, Aishe Stari tregon pėr karrierėn e saj. Ajo tregon pėr dashurinė e madhe qė ka pėr aktrimin dhe tabutė qė ka thyer pėr tu bėrė njė aktore. Pyetjes se kush ėshtė roli i saj mė i dashur ajo i pėrgjigjet Ėshtė njėlloj sikur ti thuash njė nėne se cilin nga fėmijėt e saj do mė shumė. Pra edhe unė nuk zgjedh dot. Se kush ėshtė mė i arriri profesionalisht s`mė takon mua ta gjykoj, por mund tė them se tė gjitha rolet i kam luajtur me ndjenjė, kam vėnė shpirtin pėr ti interpretuar saktė dhe me shumė dashuri. Aishe Stari pohon se ėshtė ndjerė mirė dhe e privilegjuar pėr faktin se ka arritur tė realizojė ėndrrėn e saj mė tė madhe nė jetė. Ka qenė zgjedhja juaj profesioni i aktores? -Pas mbarimit tė gjimnazit mė doli e drejta pėr tė vazhduar shkollėn e lartė pėr Biokimi, por unė qė e vogėl kisha njė ėndėrr tė zjarrtė tė bėhesha aktore. Ngulmova nė kėtė drejtim, theva tabutė e asaj kohe ndaj opinionit pėr femra, guxova dhe mendoi se bėra mirė. E preka ėndėrrėn dhe e shijova. Megjithėse profesioni i aktorit ėshtė vėrtet i vėshtirė e i lodhshėm pasi duhet tė harrosh gjithēka kur je nė skenė e tė pėrqėndrohesh tek personazhi artistik qė interpreton, gjithsesi jam ndjerė mirė dhe e priveligjuar nė kėtė drejtim. -E gjeni vetėn tuaj me shumė nė humor, dramė apo film ? -Kam mbaruar njė shkollė pėr aktore dhe si e tillė duhet tė di tė interpretoj njė rol pavarėsisht nga preferencat. Nė kohėn time ishte gjė e rrallė tė quheshe aktore e arsimuar, e formuar nė kuptimin e plotė tė fjalės. Filma xhiroheshin fare pak, pėr vetė kushtet nė tė cilat ishin, ndaj u angazhova me trupėn profesioniste tė estradės, e cila kishte njė aktivitet tė gjerė kulturor dhe mė jepte mundėsinė tė shprehja talentin tim. Gjithsesi kam luajtur edhe nė disa filma artistikė, pėr shembull nė filmin Fije qė priten etj, por megjithatė pėr shkak tė angazhimit nė estradė dhe zhvendosjes sė herė pas hershme pėr shfaqje, nuk arrija dot ta pėrballoja edhe estradėn edhe filmin, kėshtu qė zgjodha tė parėn. Secila gjini ka rėndėsinė e vet, por pėr mua aktrimi ėshtė si ajri qė mė ndihmon tė jetoj, ndaj nuk bėj dot dallime. -Si kanė qenė marrėdhėniet tuaj me kolegėt ? -Mund tė them vetėm fjalėt mė tė mira. E them kėtė shumė sinqerisht. Kemi gjetur mirėkuptim pėr bashkėpunimin e shfaqjeve, por edhe pas kaq vitesh kemi mbetur miq tė mirė edhe jashtė skenės. -Si e pėrjeton njė aktore e humorit situatėn e vėshtirė politike qė po kalon vendi ynė? -Nė radhė tė parė unė jam njeri dhe si e tillė kam ndjenja gėzimi dhe hidhėrimi. Jam mjaft e ndjeshme ndaj dhunės qė ekziston, papunėsisė e varfėrisė, por qoftė kėto probleme madhore qoftė ato personale, familjare e shoqėrore pėrpiqem ti kaloj me humor. Jo sepse jam profilizuar nė kėtė drejtim, por nga qė ėshtė mėnyra mė e drejtė pėr tė mos rėnė nė depresionin shkatėrrues e pėr ti kaluar gjėrat sa mė lehtė. -Ju keni drejtuar njė sėrė emisionesh pėr fėmijė nė televizionet lokale. ǰtė veēantė gjeni tek ata ? -Fėmijėt i dua vėrtetė shumė dhe nuk jam e kėnaqur qė atyre nuk u kushtohet vėmendja e duhur. Duhet patjetėr tu rezervohet njė hapėsirė mė e madhe nė media, pasi ata janė e ardhmja e vendit, por duhet tė edukohen me kulturėn e pse jo tu krijohen kushte qė ta shijojnė fėmijėrinė, kėtė pjesė tė jetės qė sdo tu pėrsėritet. Edhe unė jam rritur me pėrrallat me gjithēka fėminore, ndaj mungesa e disa gjėrave elementare por mjaft tė domosdoshme pėr fėmijėt mė dha shtysėn tė bėja diēka pėr tu kthyer buzėqeshjen e pafajshme, qoftė dhe pėr pak orė. -Sa role keni luajtur gjatė karrierės suaj? -(Qesh) Kam 27 vjet punė dhe tė them tė drejtėn si mbaj mend. Bėnim 4-5 premiera nė vit, por nuk kam qenė ndonjėherė maniake pėr ti numėruar. E rėndėsishme ishte qė tė bėja njė punė tė mirė dhe shikuesit tė mbeteshin tė kėnaqur. Ky ka qenė parimi im qė me njė realizim perfekt tė rolit tė respektoja profesionin, tė justifikoja punėn e tė nderoja qytetin tim. -Kush ėshtė roli juaj i preferuar? -Ėshtė njėlloj sikur ti thuash njė nėne se cilin nga fėmijėt e saj do mė shumė. Pra edhe unė nuk zgjedh dot. Se kush ėshtė mė i arriri profesionalisht s`mė takon mua ta gjykoj, por mund tė them se tė gjitha rolet i kam luajtur me ndjenjė, kam vėnė shpirtin pėr ti interpretuar saktė dhe me shumė dashuri. -Personzhi qė ju ka mbetur peng, qė keni vėrtet pėrzemėr tė realizoni ? -Si shpirt artisti jam gjithmonė nė riprodhim tė ideve e personazheve, dhe me kėmbėnguljen, punėn e talentin, kam realizuar gjithēka qė kam dashur. Nuk do tė kem asnjė peng derisa tė funksionojė ky burim shkėndijash i mendjes artistike. -Projekti juaj mė i afėrt anon nga pushimet e sezonit apo sėrisht tek shfaqjet ? -Nuk e njoh fjalėn pushim sepse puna ėshtė gjithēka pėr mua, edhe shlodhje. Para disa kohėsh ishim me trupėn tonė nė qytetin e Vlorės ku u paraqitėm denjėsisht, dhe tani po pėrgatitemi pėr njė shfaqje tė mirėorganizuar e cilėsore, me rastin e rihapjes pas kaq vitesh tė universitetit Aleksandėr Moisiu nė Durrės. Shpresoj dhe besoj se do tė dalim mirė, pasi i jemi pėrkushtuar shumė, qė tė gjithė, kėtij programi tė veēantė.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Luan Zhegu - Nje brez i arte qe nuk vdes | Administratori | Muzika | 0 | 15-02-2007 17:10 |
| Michelle Pfeiffer - Aktorja ''flutur'' e hollivudit | keeper | Kinemaja dhe Televizioni | 0 | 02-07-2006 10:22 |
| Bibla ne Shqip | Administratori | Bibla dhe Jeta | 11 | 27-02-2005 01:51 |
| Prof. Dr. Sali Berisha rrėfen jetėn e tij | AlbShkodra | Politika shqiptare | 7 | 26-12-2004 19:18 |
| Kur'ani Fisnik ne Shqip | Administratori | Kurani dhe Jeta | 5 | 04-09-2003 16:15 |