| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Celularin nuk e fik kurrė, pushimet mund ti braktis pėr ēdo punė Adi Krasta - Vera e nxehtė e njė prezantuesi Preferon Jugun pėr tė pushuar Admirina Peēi Ėshtė gjithmonė nė punė. Stinėt qė i lėnė vendin njėra-tjetrės, nuk krijojnė ndryshime tė mėdha nė ditėt e Adi Krastės. Por vera e nxehtė domosdoshmėrish ėshtė ndryshe, me preokupimet, shqetėsimet, ditėt e pushimeve, dhe kėnaqėsitė e saj. Ditėt verore tė prezantuesit, janė tė mbushura me kėto detaje. Raportet e tij me kėtė stinė janė pak tė veēanta. Thotė se verėn e sheh si njė armike ndaj tė cilės mbrohet me vėshtirėsi, ndėrsa tek dimri gjen detajet qė e mbushin, ato qė do mė shumė. Pėr tė mėsuar gjėra qė nuk i kemi ditur pėr Adi Krastėn, detajet e imėta tė ditėve tė tij verore, manitė qė lidhen me pushimet, vendet e bukura dhe kujtimet e hershme, pushimet e kėtij viti, shqetėsimet dhe dukuritė qė mund tė kapė syri i njė personazhi tė veēantė si ai, i dėrgojmė njė grup pyetjesh, ndarė nė minigrupime mbi tema tė caktuara. Krasta pėrgjigjet pa doreza. Edhe pėr temat sociale tė kryeqytetit, problemet e turizmit nė Shqipėri, apo heshtjen paradoksale tė jetės skenike gjatė verės nė kryeqytet. Nė fund, na rrėfen planet e vjeshtės. Pėr Krastėn kjo stinė thuajse ka mbėrritur dhe punėt e saj kanė nisur tė mbushin ditėt e gushtit. Mendime Ēfarė janė pushimet pėr Adi Krastėn? A je tradicional lidhur me to...e zėmė, plazh ose mal apo shkon pak mė pėrtej me njė zgjedhje vėrtet tė veēantė? Cili ėshtė pėr ty vendi ideal pėr tė pushuar? Tashmė unė mund tė jem i bindur se dimri mė pėlqen mė shumė. Verėn e gjej njė armike ndaj sė cilės mbrohem me zor. Dikur e kam konsideruar shprehjen shkojmė nė plazh pėr fėmijėt, si njė gėnjeshtėr tė bardhė. Sot, realisht mendoj se pėr familjet, motivi i pushimeve verore janė fėmijėt. Do kisha preferuar tė shkoj nė mal. Diellin nuk e dua. Nė plazh qėndroj vetėm nė hije, lahem rrallė dhe vitet e fundit pėrdor gjatė gjithė kohės kremin mbrojtės me numrin 30. Mundohem qė tė gjitha pushimet ti kthej nė pushimet mė tė bukura. Ndonjėherė nuk ia arrij. Por ne shkojmė ēdo verė nė Qeparo. Nė tė njėjtėn shtėpi qė qėndron mbi det. Kjo verė Si ka qenė kjo verė pėr ju? Nxehtė, dhe nė Tiranė. Ēju mungon me shumė kėtyre ditėve: uji, ajri pa smogun e kryeqytetit, qetėsia pa zhurmat e forta deri vonė pas mesnate...? Cili shqetėsim social i kėtyre ditėve tė ngacmon mė shumė? Kur ishim fėmijė, mbaj mend qė zifti i asfaltit bėnte flluska nga temperatura e lartė e Tiranės nė verė. Vitet e fundit verės sė Tiranės i ėshtė shtuar smogu qė ka inkapsuluar brenda rrugėve gjithė tmerrin e vapės. Patėm njė alarm tė madh nė lagje pėr shkak tė Hepatitit A, por nuk rezultuam tė prekur. Nuk e ndjejmė veten tė kėrcėnuar prej ndonjė shqetėsimi social konkret. Jeta nė shtėpi vazhdon e qetė. Nė fakt e ndjejmė se nuk dalim shumė dhe televizori vazhdon tė mbetet njė pikė e fortė reference. Mbresa ose plane Keni bėrė pushime kėtė vit? Po. Mi pėrshkruaj pak, ku i kaluat, me cilėt njerėz, a ishin pushimet qė i ėndėrroje? Pėr pushimet e kėtij viti u mblodh e gjithė familja e madhe. Unė nuk ėndėrroj mė pushime spektakolare. Mė mirė pėrpiqem tė realizoj ato qė janė tė mundura. Nė Qeparo dhe nė gjithė Bregun e Poshtėm kishte mė pak pushues nė korrik. Nga veranda jonė deri nė plazh duhej tė zbrisnim 72 shkallė. Ditėn rrinim nė tendė, pasditen e vonėt si shumė tė tjerė bėnim ndonjė barbecue, nata mbyllej me serialin Lost qė transmetohej nė njė kanal grek. Kėtė vit e kemi mbyllur me pushimet dhe kemi filluar punėn. Ndoshta do i lejojmė vetes tė vizitojmė disa miq qė pushojnė nė Palasė, por vetėm nė ndonjė fundjavė. Shpenzimet Sa shpenzoni pėr javėt e pushimeve? Mė mirė pak shpenzime nė njė vend ku nuk shėrbehet mirė, por qetė, ku tė duhet tė gatuash, tė kėrkosh njė dyqan pėr pije dhe ushqime... apo njė vend i zhurmshėm ku gjen gjithēka mjaft tė fusėsh dorėn nė xhep? I konsideron tė shtrenjta pushimet nė Shqipėri? Nė fakt pushimet nė Shqipėri janė tė shtrenjta. Ti paguan shumė para nė njė vend ku nuk ka shumė argėtim, nė njė vend ku rrethohesh nga plehra dhe ndotje, nė njė vend ku nuk tė shėrbejnė me pėrkushtim. Por ne vazhdojmė tė mendojmė se na pėrket natyra e vendit tonė. Se mund tė pushojmė nė tė me njė tė drejtė qė na e jep fakti qė jemi qytetarė tė kėtij vendi. Them se turizėm patriotik po bėjnė qytetarėt e Shqipėrisė dhe askush tjetėr. Tė gjithė tė tjerėt janė larguar ose po largohen, me njė ndjenjė tė pėrzierė pėrbuzjeje dhe mėrzie. Punė I ngatėrron ditėt e pushimeve me punėn? E fik celularin kur ikėn? Pėr ēpunė mund ti braktisje pushimet? Tė ka ndodhur ndonjėherė ti braktisėsh? Puna ėshtė jo vetėm pjesė e pushimeve. Ėshtė njė dimension qė kushtėzon gjithė jetėn tonė. Celulari im ėshtė gjithmonė i hapur, por atė e hedh andej kėndej dhe nuk para e trajtoj mirė kur jam me pushime. Pushimet i ndėrpres ose i braktis fare pa problem. pėr ēfarė do lloj pune. Mani Ke bėrė ndonjėherė pushime krejt i vetėm? Bėn fotografi nė plazh? I ke mani rrobat e banjės, tė nxihesh, tė merresh me sporte tė ndryshme...? Kur kam qenė nė universitet i kam bėrė pushimet vetėm, nė Dhėrmi dhe kam fjetur nė kamp, nė ballkon. Kanė qenė pushime tė bukura. Nuk dua mė ti bėj pushimet vetėm. Do kisha rėnė nė depresion nėse do i bėja vetėm. Nuk mė pėlqen tė bėj fotografi nė bregdet, ose mė saktė kur jam me rroba banje. Nuk i kam fare mani ato dhe nuk i vlerėsoj. Vesh ēfarė tė mė japin. Rrobat e banjės nuk i blej vetė dhe asnjėherė nuk e vlerėsoj se si mė rrinė. Nė tendė zakonisht nuk lėviz. Mė pėlqen tė rri nė hije e tė lexoj. Dikur kam dėgjuar radio. Tani mund tė dėgjoj muzikė me cd-player. Pushime nė Shqipėri A mendon se Shqipėria ėshtė njė vend i pėrshtatshėm pėr tė kaluar pushime tė paharruara? Vendi mė i bukur qė ke zbuluar nė Shqipėri? Ēfarė na mungon mė shumė infrastruktura apo idetė? Pavarėsisht se jam fyer nga njė shkrim nė Sunday Times pėr shqiptarėt, them se autori nuk do ishte urryer po tė fliste pėr bregun jugor tė Shqipėrisė. Nė pėrgjithėsi mendoj se vetėm flasim e ankohemi pėr ēfarė na sheh syri dhe nuk veprojmė. Ambienti ėshtė tejet pis. Pirgje me plehra qė kanė disa vjet qė nuk hiqen, e bėjnė kėtė zonė shumė tė pabukur. Ka qese tė mbushura me plehra qė kundėrmojnė edhe nė vende tė pazakonta. Plazhet janė tė mrekullueshme, por ato janė tė patrajtuara, ose tė keqtrajtuara si nga fshatarėt ashtu dhe nga pushuesit. Rruga e Qeparoit ėshtė pothuaj e shkatėrruar dhe fshatarėt thonė se njė VIP i medias duhej ta ndėrtonte atė. Ata e akuzojnė VIP-in e medias se nė rrugėtimin e tij pėr tu bėrė milioner e ka gjetur tė udhės tė vjedhė fondet e rrugės duke e lėnė atė nė gjendje tė mjerueshme. Nė radhė tė parė mungojnė paratė, pastaj idetė, pastaj dėshira pėr tė bėrė diēka tė mirė dhe sė fundi infrastruktura. Kur rruga ėshtė e shtruar siē ndodh nga Vlora deri nė Palasė, natyra tė duket realisht pėrrallore. Nėse do tė ishte e pastėr dhe e mirėmbajtur, atėherė realisht do kishim shumė mė shumė pushues. Nė Tiranė Tė ka shqetėsuar ndonjėherė heshtja paradoksale e jetės artistike nė Tiranė gjatė verės? Do tė doje tė shihje teatėr gjatė kėsaj stine? Ēdo tė propozoje pėr jetėn e verės nė njė kryeqytet qė ėshtė kaq pranė bregdetit? Tirana nuk ėshtė Parisi. Nuk mund ta kriminalizojmė Teatrin e Operas qė nuk ka shfaqje tė mėdha nė verė. Ne konstatojmė se nuk ka publik nė mes tė dimrit, mė duket e tepėrt tė pretendosh njė jetė tė madhe artistike nė vapė. Ēka duket se mungon totalisht ėshtė angazhimi pėr tė bėrė jo vetėm nė Tiranė, por edhe nė qytetet bregdetare, aktivitete tė ndryshme qė do ti jepnin shije tė veēantė pasditeve dhe mbrėmjeve. Angazhim jo sporadik dhe ide interesante, qė nga shfaqjet e hapura dhe koncertet, panairet e ushqimit, ekspozitat e artit pamor, gjithēka qė do ti bėnte pushuesit tė kuptonin se janė tė pranishėm nė njė qytet ku ka gjallėri dhe ku tė rrish nė diell apo tė shėtisėsh nė breg nuk ėshtė e vetmja kėnaqėsi. Preokupimet profesionale Cilat janė preokupimet e tua profesionale kėto muaj tė nxehtė? Ke plane pėr vjeshtėn? Mund tė zbulosh diēka prej tyre? Kemi filluar nga puna pėr tė hedhur nė letėr e pėr tė rrahur mendimet pėr programet televizive tė sezonit tė ardhshėm televiziv. Kėtė vit do tė ketė Ethe tė sė premtes mbrėma nė versionin e tyre mė tė madh, tė pėrhapura nė gjithė qytetet e Shqipėrisė. Ėshtė njė aktivitet i rėndėsishėm qė kėrkon impenjim tė jashtėzakonshėm. Puna me kolegun Pali Kuke ka filluar qė tani. Po konsultojmė disa formate tė momentit tė televizioneve britanike dhe po hedhim ide tė reja pėr njė shfaqje dinjitoze ku tė ketė shumė emocion. Pėrveē kėsaj, po pėrgatitem pėr kthimin nė radio si ēdo vit. Vjeshta sikur ka ardhur dhe duke iu shmangur sa mė shumė vapės dhe monotonisė, kemi bėrė aleat punėn dhe kondicionerin. Thėnie Plazhet tona Nė pėrgjithėsi mendoj se vetėm flasim e ankohemi pėr ēfarė na sheh syri dhe nuk veprojmė. Ambienti ėshtė tejet pis. Pirgje me plehra qė kanė disa vjet qė nuk hiqen, e bėjnė kėtė zonė shumė tė pabukur. Ka qese tė mbushura me plehra qė kundėrmojnė edhe nė vende tė pazakonta. Plazhet janė tė mrekullueshme, por ato janė tė patrajtuara, ose tė keqtrajtuara si nga fshatarėt ashtu dhe nga pushuesit. Tirana hesht Tirana nuk ėshtė Parisi. Nuk mund ta kriminalizojmė Teatrin e Operas qė nuk ka shfaqje tė mėdha nė verė. Ne konstatojmė se nuk ka publik nė mes tė dimrit, mė duket e tepėrt tė pretendosh njė jetė tė madhe artistike nė vapė. Ēka duket se mungon totalisht ėshtė angazhimi pėr tė bėrė jo vetėm nė Tiranė, por edhe nė qytetet bregdetare, aktivitete tė ndryshme qė do ti jepnin shije tė veēantė pasditeve dhe mbrėmjeve Shqetėsim Rruga e Qeparoit ėshtė pothuaj e shkatėrruar dhe fshatarėt thonė se njė vip i medias duhej ta ndėrtonte atė. Ata e akuzojnė vipin e medias se nė rrugėtimin e tij pėr tu bėrė milioner e ka gjetur tė udhės tė vjedhė fondet e rrugės duke e lėnė atė nė gjendje tė mjerueshme. Nė rradhė tė parė, nė Shqipėri mungojnė paratė, pastaj idetė, pastaj dėshira pėr tė bėrė diēka tė mirė dhe sė fundi infrastruktura
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Shtypi shqiptar nė 1913-ėn, nė mbrojtje tė Kosovės | Sabahi | Historia | 1 | 16-06-2008 12:21 |
| A ekziston 'Zoti'? | Administratori | Teologjia | 96 | 03-05-2008 10:34 |
| Fakte dhe arritje ne mjeksi | Administratori | Njeriu dhe shendeti | 53 | 03-05-2008 08:01 |
| Aforizma | suzi00 | Letersia | 4 | 21-10-2007 15:42 |
| Grimca humoristike | kureshtari | Qeshni dhe ju | 3 | 28-02-2003 05:09 |