Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Per nje jete me te mire | Kendi i njoftimeve

Lexoni me kujdes Rregulloren!

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme
  #1  
Te vjeter 04-08-2007, 01:25
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,031
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Lexoni me kujdes Rregulloren!

Pershendetje te gjitheve,
Me keqardhje kam vene re se disa anetare, perdorin kete forum, per te shprehur indinjatat e tyre personale, duke share, keqperdorur apo keqlakuar emra te ndryshem bashkeatdhetaresh shqiptare.

Tek forumi yne eshte treguar nje tolerance ndaj anetareve duke i lejuar qe te shkruajne lirisht ate qe mendojne, deshirojne apo shpresojne te komunikojne nepermjet postimeve te tyre ne syte e anetareve te tjere.

Por kjo nuk do te thote qe te abuzohet me kete liri, te cilen po e keqinterpretojne disa anetare te cilet edhe pse kane marre mesazhe paralajmeruese, kane vazhduar ne moskokecarje disintegrimin e figurave bashkatdhetare shqiptare.

Me hapjen e kesaj teme, ajo liri e pakufizuar ne duart e anetareve te vjeter dhe te rinj te forumit tone, tashme do ti nenshtrohet rreptesisht pa toleranca rregullores sone, te cilen e kemi anashkaluar disa here, duke lejuar shkelje te vogla. Tani e tutje kushdo qe do te abuzoje edhe do te kryeje veprime qe bien ne kundershtim me kete rregullore te forumit tone, do te ndeshkohet nga forumi, edhe nuk do te lejohet te publikoje me ne te.

Me poshte do te vendos ate rregullore e cila pranohet nga te gjithe anetaret qe regjistrohen per here te pare ne forumin tone:


Rregullore Forumi


I. Regjistrimi ne kete forum eshte falas! Ne ju kerkojme vetem te pranoni rregullat dhe politiken e detajuar qe do te ndiqet ne forumin tone.


II. Gjuha shqipe eshte gjuha zyrtare e ketij forumi. Te gjithe anetaret duhet te shkruajne ne gjuhen shqipe ne forum. Te gjitha dialektet e gjuhes shqipe jane te lejuara por preferohet gjuha letrare shqipe, duke qene se eshte gjuha me e lehte per tu kuptuar nga shumica e shqiptareve.


III. Administratoret dhe moderatoret e Parajsa Shqiptare Forum nuk do te lejojne postimin e asnje mesazhi te pakendshem, te pamoralshem, antisocial, antikrahinor, antinjerezor, dhunues, kercenues dhe keqdashes ne kete forum.


IV. Ne lidhje me ruajtjen e te drejtave te autorit, cdo material apo artikull qe ju do te postoni ne forumin tone ne lidhje me nje teme te caktuar diskutimi, duhet te jete i shoqeruar me burimin nga eshte marre, mundesisht emrin e autorit te saj dhe daten e botimit.


V. Nuk eshte e mundshme per ne te mbajme nen kontroll te gjitha mesazhet, prandaj mundohuni te zbatoni rregulloren sepse nese veproni ne te kundert do te ndeshkoheni. Te gjitha mesazhet pasqyrojne autorin e tyre, dhe jo zoteruesit e Parajsa Shqiptare Forum, dhe jane pikerisht ata autore te tyre qe do te mbajne pergjegjesine e postimeve, temave apo imazheve te bera.


VI. Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria! Ne forumin tone nuk do te tolerohen dhe do te merrem masa ekstreme ndaj personave qe dashje/padashje hapin konflikte, acarime, sharje, ofendime apo cenojne harmonine e bashkejeteses se paster shekullore fetare shqiptare.


VII. Nuk ju lejohet te dergoni mesazhe ne mase tek te gjithe anetaret e forumit, duke i ftuar ne ndonje faqe personale apo grupim tuajin, nese ndonjeri nga ju e injoron kete gje, edhe nuk e zbaton kete rregullore, do te ndeshkohet perfundimisht nga forumi. Ne te njejten kohe nuk ju lehohet reklamimi i faqes suaj personale ne firme apo ne titull, me perjashtim te perfshirjes se tij ne profilin tuaj, si edhe ne nenforumin perkates qe eshte vendosur ne dispozicionin tuaj per kete gje.


VIII. Nese rregjistroheni ne kete forum, bejeni ate per te qene pjese aktive e ketij komuniteti, nese synimi juaj eshte thjesht per te reklamuar veten apo aktivitetin tuaj, atehere beni mire qe te mos rregjistroheni fare!
Duke pranuar keto rregulla, ju garantoni dhe mbani pergjegjesine se nuk do te postoni asnje mesazh te kategorive te permendura me pare, apo te kryeni veprime te cilat ndeshkohen nga ligji.


IX. Zoteruesit e Parajsa Shqiptare Forum kane te drejte te padiskutueshme te fshijne, modifikojne, zhvendosin ose te mbyllin cdo teme, per cfaredolloj arsyeje e gjykur e drejte nga ata.


Ju uroj gjithe te mirat,
Administratori.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
kujdes, lexoni, rregulloren

Alternativa Teme

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Kosova, Topi: Institucionet e reja kujdes me axhenden informuesi Politika shqiptare 0 22-11-2007 03:04
Berbatov do kujdes: Nga Shqipėria morėm mėsim informuesi Sporti Shqiptar 0 10-10-2007 16:42
Horoskopi vjetor 2007 keeper Chit-Chat 0 15-12-2006 13:28
Bibla ne Shqip Administratori Bibla dhe Jeta 11 27-02-2005 01:51


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 17:01.




Parajsa Shqiptare