| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Historia e popullit shqiptar permban ngjarje dhe personalitete qe zene vend edhe ne historine boteror.Me kete nenkuptohet se,ajo eshte e bujsheme, edhe pse e vonshme ne krahasim me popuje te tjere boteror.Per derisa ne historine e shume popujve, perveq luftrave pershkruhen edhe lulzimet e tyre, qofte ne spektrin ekonomik ,social a kulturor, kjo shkence tek populli shqiptar, kryesisht eshte e pershkruar me luftrat per lirine e cila, pastaj do t'i mundesonete lulezimete e permendura ....... Mendojme dhe shpresojme se lufta e fundit e shqiptareve te jete ajo qe e lame pas ndermjete Ushtris Qlirimtare te Kosoves ,dhe te gjitha forcave policore ushtarake dhe paraushtarake te Serbise. Zahir Pajaziti ,i cili eshte shume kompleks per nga veprimtaria. Dhe me studimin e tij kuptohet se, ai jo vetem qe dha kontribut in e tij ne formimin e nje organi i cili e ndryshoji historine e Kosoves ,por gjate tere jetes se tij punoje ne forma te ndryshme ne per kete drejtim . Kush ishte Zahir Pajaziti?
__________________ Nobody is perfect ... |
|
#2
| ||||
| ||||
| Kenga per Zahir Pajazitin (Ne shqip) Mblidhuni o burra Gjaku I Skenderbeut Paska rrit Kosova Gjoksin e atdheut Malli per liri U dogj vjet per vjet Zahir Pajazitin burre qe prźt rufe Nanlokja llapjane nqrihet Si ajkune Ate dite gjaku I Arberit Rridhte porsi lum Djalin po e kerkonte Zjarr digjej zemra Syte dy kroje mali Nje pishtar ne dore, hej Kur e pa driten e syre E beri zemren gur Foli pors burre Qenkan nisur djemt Rrugen per qlirim Jeta e tyre u qofte Fale popullit tim Mbi fusha te Kosoves Loti behet vese Po vijne qlirimtaret lidhur besa-bese Zahir Pajaziti nje plumb neper qiell Gjaku yne Kosove Ju baft drite e dielle (Ne anglisht) Man, get together Skenderbeg's blood Kosova has raised Homelands breast Longing for freedom Was burned year by year Zahir Pajaziti man who waits for thunder Llapjane mother stands up Like a wolf (because) that day blood of Arber was flowing in a river she was looking for her son heart was burning like fire eyes like two mountain springs one ? in her hand when she saw light of the eagle she made her heart like a stone she spoke as a man Boys are set off on a journey In round for free liberation Let their lifes be Given to my people Over the valleys/fields of Kosova Tear becomes dew Liberations are coming holded thoth to throth Zahir Pajaziti a dore in the sky Our blood (for) Kosova Let become light and sun
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#3
| ||||
| ||||
| VIGANI QĖ HYRI NĖ SHPIRTIN E ATDHEUT Nė rininė e tij tė pa rini, thellė nė shpirtė i kishte shpėrthyer dufi si vullkan. Ai ēdo kund i shihte rrembyesit e tokės tė cilėt ēdo ditė pamėshirshėm po shkelnim mbi lulet e atdheut. Turuēica e Gllapit ishte vendi prej nga ishte nisur pėr nė Olimp. Kėshtu njė ditė kur retė e dendura tė qiellit pikonin lot e gjak ai un nis kaloi ēdo skaj tė atdheut dhe bashkėkombasėve u solli vandakun e fletėve tė shkruara, qė aq shumė u ngjanin zjarrit. Zjarri u rindez por qielli nuk ndryshoj imazhin e tij. Qė nga viti 1989 e kėndej Zahiri me shokėt i mbanin pushkėt e mbushura dhe herė pas here mbi kokat e armiqėve shkrepėtinte rrufeja. Jeta e tyre ilegale ia kishte kthyer maleve bukurinė, ishte kohė kjo kur klasa jonė politike me famozjetin e fjalėve po sprovonte vetėn pėr ta pushtuar kėshtjellėn e lirisė. Derisa nė kryeqytetin e Kosovės sė robėruar priteshin e pėrcilleshin delegacionet "shpėtimtare" tė cilat na ndanin mirėnjohje pėr "durimin qė na e kishte lakmi bota", ai kushedi pėr tė satėn herė bashkė me trimin legjendar po takohej aty ku Drini me Drinin pėrqafohen.Pėr Zahirin kjo rrugė kishte bashkuar ēdo kthesė e ēdo lis dhe si njė freski pranverore ėshtė paluar nė zemrėn e tij pėr tė shpėrthyer e shumė fishuar anė kėnde atdheut tė shumėvuajtur. Nuk kalonte shtrėngatė aj pa kaluar andej. Ajo rrugė pėr tė ishte bėre pjesė e pa ndalėshme e jetės. Gjithė ėndėrrat e shpresat ja kishte dhuruar asaj rruge. Shpeshherė ndalej e mendonte: Vallė do tė jemi tė fundit nga brezat ėndėrrplagosur tė do tė kalojmė kėtyre rrugėve? Njė zė nga bendėsia ia shtonte krenarinė dhe kjo ia lumturonte shpirtin deri nė paskajėsi. Rruga, shokėt dhe luftėtari me emrin Zahir Pajaziti ishin tri pika tė ndritshme qė kishin filluar tė ndriēonin horizontin, ishin yllėsi ndriēuese e rrugės qė kishte filluar, ishin shakullinė e tmerrshme pėr monsturmėt, kalaboracioistėt e spiunėt. Zahit Pajaziti qė herėt kishte vėrejtur se pėrgaditja ideore e luftarake nė shkallėn mė tė lartė tė organizmit ishin domosdoshmėri e pashmangshme, andaj nė frymėn e njė militanti tė paepur jepte gjithēka nga vetvetja pėr luftėn qė po fillonte, ai dėshironte qė pėr tė, tė ishim tė pėrgaditur ushtarakisht e shpirtėrisht. Ai ishte shpirti i aksionit konkret, nkėrsa urrejtja dhe pėrbuzja e tij ndaj armikut dhe dashuria e flaktė pėr lirinė ishin i shkrirė nė qenien dhe shpirtin e djaloshit. Zahiri punonte vazhdimisht, punonte kurdoherė qė i paraqitej edhe mundėsia mė e vogėl. Intensivisht ishte i lidhur me organizimin dhe aksionin. Duke bėrė kėshtu njė punė tė themeltė, ai kishte depėrtuar nė thellėsitė e shpirtit tė atdheut tė robėruar. Ai ishte njėri ndėr organizatorėt e demonstratave gjithėpopullore nė Llap dhe qė nga ajo kohė nuk e kishte ndalur veprimtarinė. Njėherit ishte kordinatori kryesor i formimit tė celulave tė njėsiteve tė para guerile tė UĒK-sė nė tėrė Kosovėn. Kishte krijuar lidhje tė forta me shumė shokė pėr t'ju kundėrvėnė sa mė fuqishėm armikut, dhe tėrė kėto njėsite i kishte furnizuar me armėt tė cilat i kishte sjellur nė krah nga Shqipėria. Por jo vetėm kaq, ai vet ishte njeriu qė u paraprinte gjitha aksioneve. EPILOGU OSE JANARI I PĖRGJAKUR Dėbora dhe pikat e gjakut mbi tė kishin filluar t'ia dritėsonin nurin atdheut, krismat e pushkėve nė Kosovė ia kishin ndėrprerė Zahirit vizitėn nė Shqipėri. Fare pa hezituar dhe nga dėshira e madhe qė tė ishte pranė shokėve u nis nė rrugėn tė cilėn shumėherė e kishte pranė shokėve u nis nė rrugėn tė cilėn shumėherė e kishte rrahur. Ballėlartė kalonte shtigjet e dėborės, pakuptuar se diku larg, njė mendje ezezė po pėgadiste skenarin qė kjo tė ishte rruga e fundit e tij. Ende nuk kishte mbaruar janari, muaj ky i Kastriotit, Jusufit, Kadriut, Bardhoshit, Bajramit, Rexhepit e Nuhiut, kur Zahir Pajaziti bashkė me Edmond Hoxhėn nga Juniku dhe Hakif Zejnullahun u gjenden ballė pėr ballė nė kurthėn e atyre qė mendonin se fare lehtė vritet liria. Kėshtu nė luftėn e pabarabartė mes tyre, nė fshatin Pestovė tė Vushtrisė tre pishtarė ia falin jetėn dhe veprėn pavdeksisė sė pėrjetshme. Vdekja e papritur e Zahir Pajazitit do tė ngjallė pikėllimin dhe do tė shumėfishojė urrejtjen ndaj armikut, nė tė gjithė ata qė e kanė njohur dhe kanė ditur ta kuptojnė mendimin, idealin e veprintarinė e tij, dhe ta ēmonjnė ndikimin e tij mbi epokėn tonė. Vdekja e tyre ishte njėra ndėr goditjet mė tė rėnda qė iu dha UĒK-sė, mirėpo ajo ishte e vetėdijeshme se dhembja duhej ti kthehej nė forcė, e forca nė krenari kombtare. Atdheu pėrherė do t'i skalitė nė zemėr bijtė e bijat e tij, do t'u ngritė lapidare tė lavdisė, sepse veprat e tyre pėrherė do tė mbeten shembull pėrballė shtrėngatave. Sot nė vend se tė pikėllohemi, le tė veprojmė e vazhdojmė nė frymėn e dėshmorėve tė rėnė, le tė pėrpiqemi me tė gjitha forcat qė tė realizohet deri nė fund ajo qė kanė synuar e gjakuar martirėt. Vetėm kėshtu do tė nderojmė kujtimin pėr ta, sepse vdekja nuk ishte ndėshkimi i tyre ajo ishte vetėm porta e pagjumėsisė, pėr tė mbetur nė mbamendjen e paharruar dhe pėr t'u balsamur pėrgjithmonė nė panteonin e lartėsisė kombėtare.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#4
| ||||
| ||||
| EPOKA E RE nė familjen e Zahir Pajazitit KOSOVA NUK KA GJENERALA PĖR BURGJE - ATA I DUHEN USHTRISĖ Ishalla hatri fėmijėve dhe gjakut tė dėshmorėve na ndihmon Zoti, se boll keq i kemi punėt. Jemi ēuar peshė dhe po tutna po bėhet edhe ndonjė kiamet, thotė baca Qerim, i cili e konsideron humbje tė madhe pėr Kosovėn shkuarjen e Rugovės dhe tė Dacit nė Vjenė nė mėnyrėn se si e bėnė tėrė kėtė. Burim Etemaj Me rastin e dyzet e njė vjetorit tė lindjes sė dėshmorit tė kombit Zahir Pajaziti, Epoka e re ka vizituar familjen e tij nė Orllan tė Besianės. Njė foto e madhe e Zahirit nė uniformė tė UĒK-sė afėr fotos sė Skėnderbeut, tė shoqėruara nga flamuri kombėtar, qėndrojnė tė varura nė murin e odės, ku na presin me dashamirėsi Qerim dhe Ejup Pajaziti, babai dhe i vėllai i Zahirit. Nė fillim tė bisedės Baca Qerim tregon se familja e tij vizitohet shpesh nga shokėt e Zahirit si dhe nga disa prej krerėve tė institucioneve kosovare, ndėrsa qė disa prej tyre, thotė ai, as qė ka dėshirė ta vizitojnė. Ende mė kujtohen fjalėt e Zahirit, kur mė thoshte: Babė, pak po i duket Rugovės se po na ndjekė policia e ushtria e serbe, por po e kėrkon edhe INTERPOL-in e po na fyen duke na quajtur dorė e zgjatur e Serbisė, terroristė etj.,, kujton fjalėt e Zahirit, baca Qerim. Pas njė pauze tė shkurtėr, plaku i urtė Qerim Pajaziti fillon tė flas pėr atė qė i djeg mė sė shumti- pėr tė ardhmen e Kosovės. Ndryshe kemi menduar e ndryshe na doli i ligu i paska gjithmonė borxh tė fortit, por, sado tė ligė me qenė, kur tė jemi tė bashkuar- ndryshe ėshtė, por te ne ėshtė e kundėrta; jemi pikė e pesė, bre axhė, thotė me gjysmė zėri ai. Kėtu o burra hala po punon Serbia me kėta tė huajt e besa edhe me do burra tė mirė shqiptarė Babai i Zahirit thotė se kėta tė huajt po na prekun ku na dhėmb mė sė shumti, duke aluduar kėshtu qartas nė burgosjen e ēlirimtarėve, ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė apo tani tė TMK-sė. Sipas tij, ushtria, pėr atė qė di diēka, ėshtė e para, e tek pastaj vijnė institucionet e tjera. Kėtu o burra hala po punon Serbia me kėta tė huajt e besa edhe me do burra tė mirė shqiptarė, thotė baca Qerim, duke pėrmendur arrestimin e komandant Remit me shokė, pastaj arrestimet e shumė ushtarėve tjerė tė UĒK-sė, tė cilat, thotė ai, nuk janė aspak nė tė mirė tė Kosovės. Nė koncertin e organizuar tė shtunėn nė sallėn 1 Tetori nė Prishtinė, pėr nder tė ditėlindjes sė dyzet e njė tė Zahirit, kur ėshtė lexuar letra, tė cilėn e kishin shkruar nga burgu shokėt e Zahirit, baca Qerim thotė se e ka lagur gjoksin me lot. Lot kam derdhur, por nuk jam ligėshtuar. Pėr ish-ushtarėt e UĒK-sė duhet tė mburremi tė gjithė. Pėr njerėzit qė ju prijnė institucioneve kosovare, baca Qerim thotė se ata sillen e pėshtillen, por pėrgjegjėsi nuk kanė. Sipas tij, udhėheqėsit e institucioneve kosovare nuk kanė asgjė nė dorė, edhe pse, shton ai, me ua dėgjuar fjalėt-tė gjithė thonė se po punojnė, por ndryshe po flasin e krejt ndryshe po punojnė. Baca Qerim shpreh habinė edhe se si liderėt tanė i kanė formuar me dhjetėra parti politike e secili po ia grah qysh po don vetė. Ai pėrmend SHBA-nė, qė ėshtė njė shtet aq i fuqishėm dhe i ka vetėm dy parti, ndėrkaq, thotė ai, kėtu te ne liderėt tanė si ti tubojnė 100 vetė shkojnė e formojnė parti. Ishalla hatri fėmijėve dhe gjakut tė dėshmorėve na ndihmon Zoti, se boll keq i kemi punėt. Jemi quar peshė dhe po tutna po bėhet edhe ndonjė kiamet, thotė baca Qerim, i cili e konsideron humbje tė madhe pėr Kosovėn shkuarjen e Rugovės dhe tė Dacit nė Vjenė. Ai kujton fjalėt e mėdha tė Dacit, i cili para takimit tė Vjenės deklaronte: O do tė shkojmė tė gjithė nė Vjenė, o sdo tė shkojmė hiē. Tė ju them tė drejtėn, ia pata nxan pėr begeni Dacit, por sikur harroj se ēka tha e u quan dy tarakat (Rugova e Daci) e shkuan nė Vjenė, ndėrkaq kėta liderėt tjerė mbeten kurrkund nuk mbahet shtėpia me bishta, se le mė shteti, shprehet baca Qerim. Sipas tij, Rugova e Daci, para se tė shkojnė nė Vjenė, ėshtė dashur ta pyesin Kuvendin e Kosovės, e jo ta marrin atė rrugė ashtu siē e morėn, si njėshi dhe dyshi, tė cilėt nė anėn tjetėr, pas takimit deklaruan se nuk ua kanė dhėnė dorėn shkive. Daci po shetė mend, po i pėrmend dekoratat qė ia ka dhėnė Tita- po thotė se i din tė gjitha Nuk ka po takohem e nuk po i japim dorėn. Trimi edhe armikut ia jep dorėn, por kur tė ėshtė nevoja ia jep edhe plumin, pohon baca Qerim. Daci, thotė mė tutje baca Qerim, po shetė mend e po i pėrmend dekoratat qė ia ka dhėnė Tita, ai po thotė se i dinė tė gjitha Veq allahu nalt i dinė tė gjitha, por ai qė ėshtė i prisht zbulohet vetė, ska nevojė me e zbulu kurrkush, thotė babai i Zahirit. Ndėrkaq, Ejupi, i vėllai i Zahirit, mendon se mė sė miri ka qenė qė nė Vjenė tė mos shkonte hiē askush, sepse, thotė ai, para se me ia filluar bisedimeve me palėn serbe, Serbia ėshtė dashur ti plotėsonte disa kushte. Gjatė bisedės baca Qerim pėrmend edhe incidentin e ushtarėve francezė me familjen e Komandantit Legjendar tė UĒK-sė, Adem Jashari, pėr tė cilin thotė se ėshtė tmerruar kur ka dėgjuar. Ushtarėt francezė, thotė ai, e kanė pasur pėr qėllim me ia shkel dinjitetin familjes Jashari, e kjo gjė nuk duhet tė tolerohet. Edhe pėr arrestimin disaorėsh tė Komandantit tė TMK-sė, gjenerallejtėnant Agim Ēekut, nga autoritetet sllovene, baca Qerim thotė se i ka ardhur keq dhe se fill tė nesėrmen, posa ka ardhur Ēeku nė Kosovė, ka shkuar dhe e ka takuar. Fatmirin e burgosen nė Slloveni. Tash Ēekun. Nuk duhet me u ēudit nė sllovenė, sepse sllavė janė edhe sllovenėt, e prej sllavėve nuk pritet gjė e mirė pėr popullin shqiptarė, thotė ai, duke shtuar se Kosova nuk ka gjenerala pėr burgje, por ata i duhen ushtrisė, nė tė cilėn i kemi sytė tė gjithė. Pėrkundėr tė gjitha kėtyre, baca Qerimi shpreh optimizimin se njė ditė Kosova do tė jetė e pavarur, e dėshiruan kėtė apo jo tė huajt. Kosova njė ditė do tė jetė e pavarur, edhepse ndoshta unė nuk do ta pres atė ditė. Populli shqiptar mė nuk duron ta sundojė as Serbia e as kėta tė huajt. Nėse don Evropa e bota pėr tė pasur rahati, duhet mė ia dhanė Kosovės pavarsinė, thotė babai i Zahir Pajazitit.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Mediat amerikane per Haradinajn: U dorezua si kryeminister, kthehet si hero! | informuesi | Politika shqiptare | 0 | 06-04-2008 01:27 |
| A fantasitc story of 'true' love! Is he a modern-day hero ⦠or what? | Sultan | Family & Relationships | 3 | 11-07-2007 15:16 |
| Peshėngritja | AlbShkodra | Sporti Shqiptar | 12 | 10-05-2007 14:34 |
| Gjergj Kastrioti - Skenderbeu | AlbShkodra | Historia | 13 | 21-04-2007 17:33 |
| Gjergj Kastrioti - Skenderbeu, nje Hero i te gjitha koherave | AlbanianMail | Gazeta Shqiptare ne UK | 0 | 28-02-2007 16:54 |