Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Historia

Xhorxh Fred Uilliams - Ditari i ministrit amerikan ne Shqiperine e Princ Vidit

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 21-03-2007, 23:58
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,031
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Xhorxh Fred Uilliams - Ditari i ministrit amerikan ne Shqiperine e Princ Vidit

Xhorxh Fred Uilliams, Ditari i ministrit amerikan nė Shqipėrinė e Princ Vidit
Admirina Peci
Gazeta Shqiptare

Kush ėshtė? Xhorxh Fred Uilliams (1852-1932) lindi nė Dedham tė Masaēusetsit. U arsimua nė degėn e ligjeve nė Masaēusets mė 1872 dhe pas studimeve tė tjera u bė avokat. Gjatė viteve 1880-1887 kreu redaktime tė botimeve tė rėndėsishme ligjore nė vitet. Mė 1889, ishte anėtar i legjislaturės sė Masaēusetsit dhe gjatė viteve 1891-1893 ishte anėtar demokrat i Kongresit Amerikan. Gjate viteve 1913-1914 ishte Ambasador i SHBA nė Greqi dhe Mal tė Zi.

Kėto janė shėnimet e njė diplomati amerikan nė Shqipėrinė e 1914- ės. Pėrmbajnė gjykimin e njė tė huaji mbi Shqipėrinė. Ai e krijoi kėtė vetgjykim duke qenė njė periudhė kohe tė rėndėsishme nė kontakt me shqiptarėt e duke parė me sytė e tij
ēdo gjė qė ka shkruar.“Shqiptarėt” ėshtė njė tablo mbi prejardhjen e kėtij populli, mbi rrėnjėjt pellazgjike, traditat dhe kultet, mbi sundimin turk nė Shqipėri, i cili e nxorri Shqipėrinė nė gjendje tejet mjeruese nė fillimshekullin e XX-tė, por mbi tė gjitha pėr atmosferėn, porapaskenat, dėshmitė dhe personazhet e kohės kur nė krye tė Shqipėrisė erdhi princ Vidi.

Autori i kėtyre rreshtave Xhorxh Fred Uilliams mė 1914 ishte Ministri i Amerikės nė Greqi dhe nė Mal tė Zi dhe vėzhgues i Komisionit Ndėrkombėtar nė Durrės, komision i cili do tė udhėhiqte dhe do tė bashkėpunonte me qeverinė e Vidit. Por siē shkruan pėrkthyesi i kėtij libri nė vitin 1934 Shaban Balla, zoti Uilliams e pa tė pamundur bashkėpunimin mes tyre. Ai kuptoi se punėt po shkonin mbrapsht, marrėveshja e Londrės e kishte mbjellė shumė ters farėn. Pas shumė mundimesh pėr marrėveshje sa me kryengritėsit e Shqipėrisė sė mesme, sa me ata tė Jugut, Uilliams u bind se kėto punė ishin tė kota dhe vendosi tė marrė njė masė tė fundit. Shkoi nė Shqipėrinė e Jugut ku arriti njė marrveshje mes “epirotėve” kryengritės dhe vlonjatėve qė tė bashkoheshin e tė shpallnin pavarėsinė e tyre. Ai kishte si qėllim qė sapo tė zhdukej qeveria e Vidit e cila doemos nuk kishte jetė tė gjatė, t’i bashkonte kėsaj pavarėsie edhe pjesėn e sipėrme tė Shqipėrisė. Por shumė shpejt kėtė marrveshje e pėrmbysėn diplomatėt e Europės, tė cilėt dėrguan nė Vlorė dy luftanije qė pėrmbanin anėtarė tė komisionit tė Durrėsit. Ata e ndaluan kėtė bashkim. Atėherė Uilliams e Kuptoi se marrveshja e Londrės kurrėsesi s’kishte qėllim tė krijonte njė Shqipėri tė lirė.

“Kėsisoj ai vendosi ta lėrė kėtė skenė mėkatesh, por njėherazi edhe tė shfaqė publikisht “komedinė tragjike dhe shpirtin e zi tė diplomacisė Europiane”, shkruan Balla.
Njė libėr i rikthyer nė libraritė shqiptare pas 60 vjetėsh me njė ribotim sipas botimit tė parė tė ’34-ės, “Shqiptarėt” ėshtė njė vepėr qė vlen mjaft t’i rikthehesh edhe sot.
Numrin e shkuar nė “Milosao”, botuam njė pasazh nga kapitulli “Rėnia e qeverisė sė Vidit”. Kėtė herė do tė botojmė vijimin e kėtij kapitulli dhe disa pjesė tė tjera tė shkurtra nga shėnimet e kėtij diplomati nė vitin 1914.

Mbėrrita nė Durrės me datėn 18 Qershor. Gjatė njė jave qė kalova nė Gjirokastėr me kryetarėt e kryengritėsve unė pata mėsuar pėr vrasjen e 70 mohamedanėve tė pa armatosur, tė cilen komisioni e kishte vėrtetuar por kryengritėsit e mohuan dhe e pata vurė vehten nė dijeni me gjithė mosmarrėveshtjet qė qėndronin nė mes tė “epirotasve” dhe komisionit nderkombetar per te bėrė paqe. Unė jo vetėm qė u habita, por edhe u tmerrova pėr ngatėrresat qė gjeta nė Durrės. Secili anėtar i komisionit ishte me armė nė dorė kundra tjetrit dhe nė vend qė tė ndėgjonin lajmet e dobishme qė solla une, secili e shkonte kohėn duke mė pėrshpėritur nė vesh gjėrat pa mend dhe keqbėrjet e tjetrit. Asnjeri nuk kishte as mė tė voglėn ide se kush e kishte sundimin ose komandėn mė tė lartė, e cila kėrkohej me njė farė autoriteti nga princi, nga komisioni, nga oficerėt hollandezė dhe nga kabineti. (Sepse marrėveshja e Londrės e kishte zhytur kėtė punė duke ia dhėnė nė njėrėn anė komandėn njėrit e nė njė tjetėr tjetrit, herė komisionit e herė Princit e herė oficerėve hollandezė – shėn. pėrkth.).

Me i pėrshkruar hollėsirat e ngatarresave qė ēdo ditė u bėnė edhe mė tė kėqija nė Durrės, nuk do tė ishte edhe aq e dobishme. Qeveria shkoi njė herė nė Vlorė dhe iu desh me u kthyer prapė nė Durrės pėr arsye kompllotesh dhe aty gjeti kryengritjen e Esad Pashės. Njė oficer italian u zu natėn nė Durrės duke i bėrė shenjė kryengritėsve e nė kėtė mėnyrė duke iua drejtuar udhėt e operacionit. Kur e arestuan u gjet se ai qe duke bashkėpunuar me oficerin qė kish pas qenė ngarkuar me mision nga Princi pėr tė mbrojtur Durrėsin nga kryengritėsit; atėhere misioni u pezullua. Njė oficer hollandez mė tha se Princit nuk mund t’i mbushej mendja kurrėsesi pėr t’i prirė ushtrisė e as me u dukur mė para luftės. Luftaniet e gjashtė fuqive rrinin nė njė qetėsi tė vdekur nė port. Kur qyteti u mėsye, komandantėt e tyre u thirrėn pėr tė shtirė ca topa sa me trembur kryengritėsit, por ato kundėrshtuan duke thėnė se kanė urdhėra tė rrepta me vepruar vetėm pėr mbrojtjen e personit tė princit e tė familjes sė tij.

Kjo tregoi qartazi se fuqitė e mėdha kishin vendosur mos me shtirė asnjė top pėr mbrojtjen e qeverisė qė kishin marrė pėrsipėr me themeluar. Pėrvoja ime e fundit nė Durrės qe njė natė para se tė largohesha, kur qeshė zgjuar prej njė krisme tė tmerrshme pushkėsh nė kėnetė pothuaj nėn dritaret e mia. Oficerėt mė lajmėruan nė mėngjes se kishin dėrguar nja 15 vetė nėpėr kėnetė pėr tė kėrkuar tė vrarė e tė plagosur, por njerėzit e tyre duke i kujtuar kėta se ishin armiku qe po iu afrohet, shtine mbi ta dhe i vranė tė gjithė. E lashė kėtė skenė mėkatesh, ngatėrresash tė ndyra dhe gjakderdhjesh me njė zemėr plot mėri kundėr krimit tė madh tė Europės dhe plot simpati pėr popullin qė iu desh me derdhur gjak pėr tė mbajtur larg zgjedhen dhe njė nga gabimet mė skandaloze nė historinė e Europės. Tre muaj pas kėsaj, princi, familja e tij, oborri e kabineti i tij, komisioni ndėrkombėtar, ministrat e huaj, xhandarmėria dhe luftanijet ikėn nga Durrėsi dhe Shqipėria u la sikurse ėshtė sot, pa qeveri.
(Domethėnė nė kohėn e Luftės I Botėrore – shėn. pėrkth.).

Masa pėr shpėtim
Tė nesėrmen, pasi pata lėnė Durrėsin mbėrrita nė Vlorė. Kryetarėt e Vlorės ishin besnike tė princit Vid dhe i patėn dhėnė ushtarė pėr tė luftuar kyengritėsit e Shqipėrisė sė mesme dhe “epirotet” nė Jug tė Vlorės. Prandaj kėta gjindeshin nė njė frikė tė pėrditshme prej ndonjė mėsymjeje nga vėllezėrit e vet. Qė mos tė vazhdohej mė rrėnimi nė mes tyre, i kėshillova qė tė shpallin pavarėsinė dhe tė bėjnė paqe me vėllezėrit e vet. Nė emėr tė tyre shkova nė Delvinė dhe takova kryetarin e qeverisė sė perkohshme tė Epirit, Zografo, i cili ishte i sėmurė nė zemėr pasi po kthehesh nga varrimi i 14 djelmoshave Delvinnjotė qė sapo ishin vrarė nė shpat tė malit, ndėrsa 40 burra shtriheshin tė plagosur. Ai qe gati me bėrė paqe me vlonjatėt dhe kur ky lajm mbėrriti Vlorėn u prit me shumė kėnaqėsi dhe duartrokitje. Atė mbasdreke dy luftanije tė fuqive tė mėdha qė bėnin pjesė nė komisionin ndėrkombetar, u ngulėn nė port dhe nėn hijen e topave tė Europės nuk lejuan bashkimin qė unė kisha parashtruar. Ata e dinin mirė qė qeveria e tyre po kotesh mbi fronin e saj dhe se do tė binte. Po ashtu e dinin qė pėrmbajtja e veprave tė tyre do tė shkaktonte edhe mė shumė gjakderdhje vllazėrore. Prej asaj kohe e mbrapa fuqitė “epirote” dhe kryengritsit e Shqipėrisė sė mesme pėrparuan. Mė tepėr se 100 000 barinj dhe bujq, gra, burra, fėmijė dhe foshnje lanė shtėpijat e tyre, tė cilat ua dogjėn e ua shkatėrruan dhe kėta vetė emigruan nė Vlorė. Kur unė u largova nga Greqia, sėmundja e lisė po pėrhapej nėpėr kėta emigrantė qė pa ndihma dhe pa shpresė vdisnin nė qarkun e Vlorės. Pak mbas largimit tim, u raportua se nga kėta 100’000 emigrantė 30’000 kishin vdekur urie dhe s’kishin as mbulesė e as kasolle ku me shtirė kryet. Jam informuar qė nėpėr gjithė Shqipėrinė ka zi. Nė pranverė nuk ka me patur misėr pėr farė pėr ata qė do tė shpetojnė.

Zbulimi i padrejtėsisė
Mirė do ishte po ta kishte pėrshkruar gazeta Times e Londrės skenėn e Durrėsit si njė komedi tragjike, qė brenda pallatit mbretėror luheshin shakatė cinike mė tė mėdha, qė mbrapa maskave buzėqeshėse tė diplomatėve tė Europės fshiheshin fytyrat e errta e kriminele, shkaktare tė vdekjes sė kėtyre njerėzve, se jashtė nė kėnetė shtriheshin qindra Shqiptare mbrojtes tė vatrave tė veta, tė fortė e tė ngrirė, me sytė e tyre dhimbisurisht tė drejtuar kah qielli i cili dukej e pamėshirshėm per ta. Dukesh njė detyrė njerėzore, haptazi, me shqyer maskėn qė mbulonte diplomacinė Europiane e me nxjerr fytyrėn e saj tė lyer me gjak atdhetarėsh dhe shikimin e dobėt tė saj mbi dėshirat e zjarrta pėr liri tė njė race tė fortė. U ktheva nė Athinė dhe pasi qeshė i shtrėnguar e tregova kėtė panjerzi dhe kėtė padrejtėsi tė fuqive Europiane dhe dhashė dorėheqjen si ministėr i Amerikės nė Greqi e nė Mal tė Zi, sikurse patjeter qeshė i shtrėnguar me bėrė. Drejtesia dhe e vėrteta nuk janė mbrojtje nė sallat e dipllomacisė! Qe shorti im me ngritur perden qė t’i jepja dritė kėsaj komedie, e cila qe loja mė tragjike qė ėshtė vu nė skenė prej duarve tė njerėzve.

Ky veprim qe ai qė me ka hapur rrugėn me iu lutur popullit tė lirė tė Amerikes tė ndihmojė Shqiptarėt qė po mundohen me luftė e me vdekje pėr lirinė dhe pavarėsinė e tyre. Kur Europa, e pėrgjakosur, e mjeruar, e shfarosur, e falimentuar dhe e kėputur do tė hyjė duke ēaluar nė njė periudhė tė re qytetėrimi, atėhere le tė mėsojė prej vuajtjeve tė veta mėshirėn qė duhet tė ketė pėr kombin e vogėl malėsor; e cila dėfrehesh me shtėrngimet e shpirtit e me britmat e vdekjes sė tij dhe vepronte paturpėsisht duke i quajtur asgjė tmerret dhe vuajtjet e kėtij populli pėr liri dhe humbjen e lirisė tė njė populli e quante njė sakrificė tė zakonshme pėr qejfin e tyre
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
amerikan, ditari, fred, ministrit, princ, shqiperine, uilliams, vidit, xhorxh

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Oketa: Raporti nuk ishte vetėm pėr Shqipėrinė informuesi Shtypi i dites 0 04-03-2008 01:29
Nis konferenca e Kėshillit tė atlantikut pėr Shqipėrinė informuesi Politika shqiptare 0 20-10-2007 20:50
Ditari juaj Personal Administratori Kendi i njoftimeve 0 02-09-2007 10:36
Nga Ditari i Bonapartit: Isha nė Shqipėri Poseidoni Historia 0 12-02-2006 03:55
Metal lyrics Engel Lyrics 57 09-02-2005 22:56


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 04:49.




Parajsa Shqiptare